Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Jusuf Gërvalla

Shko poshtë

Poezi nga Jusuf Gërvalla Empty Poezi nga Jusuf Gërvalla

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 06, 2011 12:14 pm

T'i nderojmë të rënët për lirinë e kombit, përmes Manifestimit tradicional "Flaka e Janarit" - një nderim i denjë përmes artit pamor, skenik, muzikor dhe atij letrar, i nisur në Gjilan me këtë emër që nga 18 -19 janari i vitit 1992 dhe ate, në 10 vjetorin e vrasjes tinzare afër Shtutgartit, të shkrimtarit, këngëtarit, publicistit dhe atdhetarit Jusuf Gërvalla, bashkë me Kadri Zekën dhe vëllaun e tij Bardhoshin.
Sabit Rrustemi

Poezi nga Jusuf Gërvalla Jusuf_gervalla1
Poezi nga Jusuf Gërvalla
Bekimi i NËNËS

le të piqen pemët kur të kesh ardhur sërish

bari i zverdhur fare le të jetë

nën çatitë e kullës le të pikoj shi

le të vërë trashë cipa e tëmblit në kusi

le t'i marrë lumi urat e trerët le të thyhen

në cung le të ketë një shtëpi për dru

lulet e verës le t'i ketë prerë me barë kostari le të ftohet

ka stinë kur veç parzma e nënës do të ngrohet.


SHTËPIA QË RRËZOHET

tash shtrati rri në oborr dhe do rraqe

t'zënë këmbët e merr në thua

gjësendet që shkëlqenin para një çasti tani prapë

si në kohëra të praptisura me pluhur mbuluar

hamenjtë e nxjerrin me kujdes një arkë korridorit

ora e madhe në mur ka pushuar

vetëm fëmijët tani lodrojnë e shkelin barin

këtë ditë do ta kalojnë si zogjtë nën qiellin blu

SHTËPIA QË NDËRTOJ

në një skutë do të ketë më shumë dritë

në tjetrën vend për shtratin dhe minjtë

një derë do ta ketë për në rrugën kryesore

një tjetër për kopshtin me lule të bardha

një verandë do ta ketë me një fuçi druri portokalli

do ta llogarisë këndin e diellit mbi dritare

2.

do të ketë aty pak trosha buke do të zihet çaji

një komë e shtruar në mesore do gazeta dite

do të vë portretin e një dashurie në dhomën e pritjes

do të më vijnë shokë e do të më vijnë prindër

s'do të ketë kurtina të larme në dritare

dhe krejt dyert e drurit do t'o ngjyej

me bojë plepi e gjethesh me të gjelbër

e do të kthej për çdo mbrëmje aty

SHTËPIA NË KORNIZË

në vitrinat e verdha nga drita një natë e kam parë

mes do gjësendesh prej kashte dhe pëlhurash

rrinte pak si e shtrmbëruar mbi përfytyrimin

dhe erë luleshqerrash shpërndante nëpër trotuar

njerëzit ktheheshin nga turnet e natës të lodhur

aty kishte drunj të vjetër dhe trungje rrëzuar

një shteg i ngusht barin e kishte tharë me shkelje

aty e pash t'ime amë me govatë në dorë e vetmuar

shkonte e gëmuqur shtegut drejt derës së saj

s'di a do të ketë qenë ditë apo në rreze hëne larë

tym nga oxhaku i kërrusur dhe në kusi diçka që zien

do stiva drunjsh të nxira shiu rrinë te shkallët.


Zgjodhi për publikim:Sabit rrustemi
Poezi nga Jusuf Gërvalla 49292_1563102666_1656_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi