Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi-Skënder Zogaj:Urim dhe falenderim

Shko poshtë

Mentor Thaqi-Skënder Zogaj:Urim dhe falenderim Empty Mentor Thaqi-Skënder Zogaj:Urim dhe falenderim

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 09, 2011 9:06 pm

Mentor Thaqi-Skënder Zogaj:Urim dhe falenderim

Mentor Thaqi-Skënder Zogaj:Urim dhe falenderim 70767_100000582437455_4648114_n
Mentor Thaqi:E gëzofsh Ditëlindjen!

N´Fushë-Kosovë deri n´Prishtinë,
kemi festë, jehon, oshëtinë,
ka ditëlindjen miku im,
që një jetë shkrou për Shqipninë!

Dikush tha: Feston Rilindja,
me Revista dhe Gazeta,
Vendbanimi dhe Vendlindja,
ku u lind dhe lulëzoi jeta!

Po po, vet Letrari, vëlla Skënderi,
Rugovisti i përbetuar,
e mbanë Besën, atë fjalë Nderi!
Paç Bekimin, qofsh i Uruar!

Agim Gashi merr Sharkinë,
ia nisë këngës plot vullnet,
vëlla Skënderit një Urim,
n´vargje kënge, urim përjetë!


Mentor Thaqi-Skënder Zogaj:Urim dhe falenderim 49296_100000361960920_1332_n
Skender Zogaj:TU GËZOFTË ZEMRA VËLLA

(Të përgjegjun mikut tim, Mentor Thaçi)

Falemnderit o Mentor
Shkëlqimtar si meteor.
Fjalët mjaltë i ke o mik
Djalë poet – burr titanik.

Tu gëzoftë zemra, o trim!
Fort i bukur ky urim.
Që më erdhi e më tha:
- Ti e ke edhe një vëlla!

Po i thash, nuk ka më mirë
Se kur ke shokë të dëlirë,
Je i fort, je zemër zjarrtë
Gjithmonë je krye-lartë.

Urimi yt plot ngrohtësi
Se ç’më ktheu në djalëri
Njëqind vjet të jetës sime
I shpalova ndër kujtime.

Pash e ndjeva unë gjithçka
Por kur s’isha pa një vëlla,
Nga Rilindja madhështore
Me Ali Sutajn përdore…

E kur plasën toka e qielli
Dhe na kafshoi krokodili,
Gjetëm strehë të vigani trim
Te Shenjëtori - Ibrahim.

Flasin tash e thonë gjithçka
Po rrejnë shumë, o vëlla -
Kur ka luftu Adem Jashari
… kush shkoi andejpari?!

Legjendari trim me mjekërr
Zemrën zjarr e besë hekur,
Me bekimin e Rugovës
Ka mbrojtë namin e Kosovës.

M’fal, larg treta në kujtime
Nga e trenta kjo jeta ime,
E rënë shpesh n’sitë e shoshë
Por kurrë mbetur zemërbosh!

Nuk dorëzohëm as në pleqëri
Do të qëndroj si djalë i ri.
Gjithnjë të trenta vitet e mia
Le të përhapen tek miqësia.

Skënder Zogaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi