Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DV: Disa qendra të votimit pa energji elektrike

Shko poshtë

DV: Disa qendra të votimit pa energji elektrike Empty DV: Disa qendra të votimit pa energji elektrike

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 09, 2011 9:30 pm

DV: Disa qendra të votimit pa energji elektrike



Bota Sot
DV: Disa qendra të votimit pa energji elektrike Kqz-konferenca09-1
Drejtuesit e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) në konferencën e dytë për media kanë bërë të ditur pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në ora 12.00. Sipas këtyre të dhënave në komunën e Drenasit kanë votuar gjithsej 7 mijë e 694 votues apo 16.49 për qind, në Skënderaj 7 mijë e 100 votues apo 14.40 për qind dhe në Malishevë në një qendër votimi 350 votues apo 11.36 për qind dhe në Lipjan në një qendër votimi gjithsej 370 votues apo 15.70 për qind.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, në konferencën e parë të mbajtur të dielën, ka njoftuar se procesi i rivotimit po zhvillohet në rregull, ndërsa kërkoi nga anëtarët e këshillave të vendvotimeve dhe vëzhguesit, të veprojnë sipas ligjit dhe rregullave të KQZ-së.

(E plotësuar)-Koalicioni “Demokracia në Veprim” (DV) ka raportuar për shumë parregullsi në procesin e rivotimit të evidentuara deri në orën 16:00. Ky koalicion ka bërë të ditur se në orët e mbrëmjes në shumë qendra votimi është ndërprerë energjia elektrike. Votimi sipas këtij rrejti ka vazhduar me qirinj, apo me ndihmën e baterive të policisë.
Dirton Selmanaj nga “Demokracia në Veprim” ka raportuar për dhjetëra raste të votimit të dyfishtë të regjistruara kryesisht në komunën e Skenderajt dhe të Drenasit.
Po ashtu është raportuar për më shumë se 400 raste të votimit familjar që janë regjistruar deri në orën 16h në të gjitha qendrat e votimit në 5 komuna ku po përsëriten zgjedhjet parlamentare.
Problem tjetër sipas “Demokracisë në Veprim” ka qenë edhe votimi pa dokumente identifikuese. Edhe kësaj here, “Demokracia në Veprim” ka dhënë shifra të pjesëmarrjes së votuesve më të larta nga ato që ka dhënë KQZ-ja.
* * * * * * *
KQZ: Procesi zgjedhor po rrjedh kryesisht pa probleme
Drejtues të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) kanë bërë të ditur se deri në ora 16.00 në komunën e Deçanit të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 27.8 për qind e qytetarëve, në Drenas 44.83 për qind, në Lipjan në një qendër votimi 45.76 për qind, Skenderaj 41.19 për qind dhe në Malishevë në një qendër votimi 30.55 për qind.
Drenas: Kërcënohen vëzhguesit e DV-së
Koalicioni i OJQ-ve "Demokracia në Veprim" ka tërhequr vëzhguesit nga qendra e votimit në Koreticë të Epërme të Drenasit, meqë, siç ka thënë aktivisti Driton Selmanaj, vëzhguesi ka marrë kërcënime serioze nga persona të autorizuar, për shkak se ata kanë pasur distinktivë, por nuk kanë qenë anëtarë të Komisionit të Këshillit të Vendvotimit.
“Meqë kërcënimi ka qenë tejet serioz, ne kemi konsideruar se është e rëndësishme jeta e tij, ose integriteti i tij. Kemi vlerësuar që nga ajo qendër e votimit duhet t’i tërheqim vëzhguesit tanë. Nga ky moment, kjo qendër e votimit në Koreticë të Epërme të Drenasit nuk mbulohet nga ana e 'Demokracisë në Veprim'", ka thënë Selmanaj.
Ai e ka bërë këtë njoftim në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarë.
Ndryshe, ky koalicion ka raportuar për parregullsi të evidentuara në Koreticë dhe në disa vendvotime tjera në komunën e Drenasit dhe Skënderajt.
“Në Drenas dhe Skënderaj janë evidentuar 31 raste të votimit të dyfishtë në 10 vendvotime, madje në Koreticë të Epërme edhe kryesuesi i Këshillit ka votuar dy herë pa u penguar nga askush. Në Runikë të Skënderajt janë evidentuar tri raste të votimit pa dokumente identifikimi dhe tri raste të votimit të hapur. Në Likoc janë evidentuar raste kur nuk janë kërkuar dokumentet e identifikimit”, ka bërë të ditur Besnik Ramadani nga "Demokracia në Veprim".
Ky rrjet ka thënë se deri në orën 12 janë regjistruar 300 raste të votimit familjar.
Ndërkohë, DV ka dhënë rezultate tjera nga ato të KQZ-së të pjesëmarrjes së votuesve deri në orën 12.
Sipas "Demokracisë në Veprim", deri në orën 12 në Skënderaj kanë votuar 23.77 për qind, në Deçan, 12.54 për qind, në Drenas, 20.72 për qind, në Malishevë, 14.6 për qind dhe në Lipjan 23. 56 për qind.
* * * * * * *
KQZ: Komisionarët dhe vëzhguesit, të veprojnë sipas ligjit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vlerësoi se deri në orën 12:00, procesi i rivotimit është zhvilluar qetë dhe se nuk është raportuar ndonjë incident që do të cenonte procesin. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, publikoi të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve në pesë komunat ku po përsëriten zgjedhjet parlamentare.
Në Deçan sipas saj, kanë votuar 11.25 për qind; Drenas: 16.49 për qind; Lipjan: 15.70 për qind; Skënderaj: 14.40 për qind dhe në Malishevë: 11.36 për qind. “Në emër të KQZ-së, i ftoj të gjithë anëtarët e Këshillave të vendvotimeve të emëruar nga KQZ-ja, dhe vëzhguesit e akredituar, të veprojnë sipas ligjit dhe rregullave të KQZ-së”, bëri të ditur Daka.
Komisioni Qendror Zgjedhor dha versionin e vet në lidhje me deklaratat për parregullsi në Kopiliq të Ulët të Skenderajt të Vetëvendosjes dhe PDK-së. “Në raportin që kemi marrë nga zyrtari ekzekutiv, është raportuar se ka pasur një numër të madh të vëzhguesve në këtë fshat dhe ka pasur vëzhgues që kanë pasur bexha të 12 dhjetorit dhe ne e dimë se në këto zgjedhje kemi akredituar vëzhgues të rinj, ndërsa, bexhat kanë dizajn tjetër, sikurse edhe validitet”, tha kryeshefi ekzekutiv i KQZ-së, Xhemajl Peqani.
Ai nuk bëri të ditur se cilit subjekt politik i takonin këta vëzhgues. Qytetarët e Skenderajt, Drenasit, Deçanit, si dhe të dy vendvotimeve në Malishevë e Lipjan, rihedhin sot votën e tyre.
Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00, ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.Mësohet se numri i përgjithshëm i votuesve është 138,657; ndërsa rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” ka bërë të ditur se me rreth 500 vëzhgues do të monitorojë procesin e sotëm zgjedhor.
Rivotimi, sipas Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka ardhur si rezultat i dëshmive të dorëzuara nga partitë politike për, siç thuhet, shkelje të mëdha gjatë votimeve të 12 dhjetorit.
* * * * * * *
DV: Disa qendra të votimit pa energji elektrike Votime0901
Drenas: Interesim i madh i qytetarëve për të votuar
Procesi zgjedhor në Komunën e Drenasit ka filluar me kohë, përveç tollovive dhe numrit të madh nga vëzhguesve, gjithçka deri në këto momente po shkon në rregull, kanë njoftuar përfaqësuesit e Komisionit Komunal Zgjedhor. Anembanë kësaj komune vërehet interesim i madh i qytetarëve për të votuar.
* * * * * * *
Vetëvendosje, PDK, LDK dhe DV raportojnë për disa parregullsi
Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se procesi i sotëm zgjedhor në pesë komuna të Kosovës po shkon i qetë. Por, kjo parti ka denoncuar parregullsi në fshatin Kopiliq të Ulët të Skenderajt.
“Në qendrën e votimit në fshatin Kopiliq të komunës së Skenderajt ka pasur një grup të militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët nuk janë nga komuna e Skenderajt dhe që kanë tentuar të hyjnë në qendrën e votimit, përkundër rregullave që e ndalojnë një gjë të tillë, ku edhe është tentuar të prishet procesi i votimit”.
“Por, fatmirësisht, komisionerët e partive tjera politike, vëzhguesit lokalë dhe në radhë të parë vëzhguesit ndërkombëtarë që kanë qenë prezentë aty që nga fillimi i procesit, e kanë evituar një gjë të tillë dhe procesi nuk është cenuar”, ka thënë në një konferencë për gazetarë zëdhënësi i PDK-së, Memli Krasniqi.
Ai i ka quajtur të rreme deklaratat e “Vetëvendosjes” së në këtë qendër votimi vëzhguesit kanë hasur në kuti gjysmë të mbushura, ende pa filluar procesi i votimit.
Më herët, “Vetëvendosje” ka thënë se vëzhguesit e saj nuk janë lejuar të hyjnë në qendrën e votimit në Kopiliq të Ulët dhe se ata ishin kërcënuar nga militantë të PDK-së.
* * * * * * *
DV: Disa qendra të votimit pa energji elektrike 09ldk09999
LDK: Parregullsi në Drenas
Lidhja Demokratike e Kosovës ka denoncuar parregullsi në qendrat e votimit në fshatrat Terstenik, Polluzhë, Orllat, si dhe në shkollën “Skënderbeu” në Drenas.
Përmes një komunikatë për media, kjo parti ka thënë se vëzhguesit e saj janë penguar të vëzhgojnë procesin zgjedhor.
“Ata nuk janë lejuar të hyjnë fare në qendrat e votimit, ndërsa votimi ka vazhduar. Vëzhguesit janë penguar nga menaxherët e qendrave, si dhe nga grupe militante të PDK-së”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
“Në Trestenik, komisionerët e LDK-së nuk po lejohen as të lëshojnë qendrën e votimit, meqë janë kërcënuar nga grupe militante të armatosura të PDK-së, që po qëndrojnë para qendrës së votimit gjatë tërë kohës”, ka bërë të ditur LDK-ja, duke shtuar se në Trestenik nuk ndodhet asnjë vëzhgues ndërkombëtar.
LDK-ja thotë se “në qendrën e votimit në Polluzhë është vërejtur se është falsifikuar kartela e vëzhguesit të LDK-së dhe në vend të tij në qendrën e votimit ka hyrë një vëzhgues që nuk i takon LDK-së”.
Në komunikatën për media, Lidhja Demokratike e Kosovës bën thirrje që partitë politike të respektojnë kodin zgjedhor dhe kodin e mirësjelljes, ndërsa nga menaxherët e qendrave dhe komisionerët kërkon të sillen konform ligjit dhe detyrimeve qe kanë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se përsëritja e parregullsive të 12 dhjetorit, që dëmtuan rëndë procesin zgjedhor në tërësi, do të pamundësojë edhe korrektimin më të vogël në komunat në të cilat po votohet sot”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
* * * * * * *
DV: Disa qendra të votimit pa energji elektrike 09dvxxxxx
DV: Ka filluar rivotimi, shënohen disa parregullsi
Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” (DV) ka raportuar se deri në orën 08:00, janë hapur të gjitha vendvotimet në Skënderaj, Drenas, Deçan, Malishevë e Lipjan. Në këto komuna po përsëriten votimet si pasojë e gjetjes së parregullsive më 12 dhjetor.
Vëzhguesit e DV-së kanë raportuar se janë mbyllur për 45 minuta dy vendvotime në fshatin Zabel të Ulët të Drenasit, për shkak të pranisë së madhe të vëzhguesve partiakë, të cilët kanë refuzuar t’i lëshojnë vendvotimet.
Ky koalicion ka njoftuar se në Syriganë të Skënderajt, vendbanim i banuar nga komuniteti serb, është duke u votuar në shtëpi private e jo në shkollë.
Përfaqësuesi i “Demokracisë në Veprim”, Kreshnik Basha, në emër të koalicionit i ka ftuar subjektet politike që të demonstrojnë përgjegjësi politike dhe të mundësojnë një garë korrekte e demokratike.
“Demokracia në Veprim”, kësaj radhe, ka të angazhuar mbi 500 vëzhgues, nga dy për çdo vendvotim, një nga komunat përkatëse dhe një nga komuna të tjera të vendit.
* * * * * * *
“Vetëvendosje”: Parregullsi në Skenderaj
Lëvizja “Vetëvendosje” ka raportuar për parregullsi në një qendër votimi në komunën e Skenderajt. Përmes një komunikate për media, kjo lëvizje njofton se “vëzhguesit e saj nuk janë lejuar të hyjnë në qendrën e votimit 2124b në Kopiliq të Ulët të Skenderajt, me arsyetimin se janë nga komuna të tjera e jo nga ajo e Skenderajt".
“Gjatë përpjekjes për të hyrë brenda, vëzhguesit tanë kanë vërejtur se kutitë kanë qenë gjysmë të mbushura, si dhe ka munguar spreji dhe llambat ultra-vjollcë”, thuhet në komunikatë.
“Vetëvendosje” vë në pah se vëzhguesit e saj nuk janë lejuar të hyjnë brenda nga ana e policisë, të cilët kanë thënë se “nuk bëjnë asgjë pa marrë urdhër nga komisionari kryesor”.
Kjo lëvizje ka raportuar se “disa vetura të militantëve të PDK-së janë endur atypari, duke i kërcënuar vëzhguesit e “Vetëvendosjes””.
* * * * * * *
KQZ: Procesi i rivotimit po zhvillohet në rregull
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, në konferencën e parë të mbajtur të dielën, ka njoftuar se procesi i rivotimit po zhvillohet në rregull, ndërsa kërkoi nga anëtarët e këshillave të vendvotimeve dhe vëzhguesit, të veprojnë sipas ligjit dhe rregullave të KQZ-së.
* * * * * * *
Ka nisur rivotimi në pesë komuna
Në Kosovë sot po zhvillohen zgjedhje të pjesshme në pesë komuna për deputetë të parlamentit të nivelit qendror. Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thonë se me kohë janë hapur qendrat e votimit në pesë komunat e Kosovës, ku procesi për zgjedhjet parlamentare të nivelit qendror po i nënshtrohet procesit të rivotimit pas parregullsive, që u shënuan në zgjedhjet e 12 dhjetorit të vitit të shkuar.
Përsëritje të tërësishme të zgjedhjeve zhvillohen në komunat, Skenderaj, Drenas dhe Deçan, ndërsa, zgjedhje të pjesshme po zhvillohen në disa qendra votimi, në Lipjan dhe Malishevë. Të hapura janë gjithsej 69 qendra votimi në të gjitha këto komuna.
Të drejtë vote kanë afro 130 mijë qytetarë të këtyre komunave. Mbi dy mijë vëzhgues janë akredituar nga KQZ-ja, për të mbikëqyrur këtë proces votimi me qëllim të shmangies së manipulimeve të mundshme. Shefi i zyrës civile ndërkombëtare Peter Faith, i cili koordinon ekipet ndërkombëtare të vëzhguesve, ka thënë se zgjedhjet e sotme janë një test për imazhin e Kosovës.
* * * * * *
Sot rivotohet në pesë komuna të Kosovës
Për shkak të parregullsive të evidentuara në procesin zgjedhor të 12 dhjetorit, sot në pesë komuna të Kosovës do të përsëriten zgjedhjet. Qytetarët do t’iu drejtohen sërish kutive të votimit në Drenas, Skenderaj, Deçan, si dhe në qendrat e votimit të caktuara në Lipjan dhe Malishevë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi