Albert Zholi:VETMINI(skicë)
Faqja 1 e 1
Albert Zholi:VETMINI(skicë)
Albert ZHOLI Athine, 1997 VETMINI Ndalova në autostradën e lagjes Nea Zmirni (Athinë), përballë një dyqani të madh e të bukur, ku në vitrinë të prishnin sytë paisje qelqi e porcelani me artin e bukurisë brenda… - Zotin Dhimitër dua, pronarin, ju luta një mesoburri që rrinte tek dera në pritje të klientëve. - Ja tek është, më tregoi ai me dorë një burrë të shëndoshë e mbi 70 vite mbi supe. - Eca me kujdes se mos rrëshqisja nga shkëlqimi i qelqeve, që ndjeja sikur më shikonin mua dhe iu prezantova pronarit: - Zoti Dhimitër, jam miku i Janit, erdha për atë punën. - Oh shumë mirë,- dhe më dha dorën pastaj vazhdoi. - Nga je mor djalë? - Jam nga Shqipëria – dhe e pashë në sy pronarin, që do më punësonte. - Shqiptar safi ? – më foli ai me një shqipe disi të deformuar . - Shqeto, pa sheqer ...-ia kthej unë duke qeshur para fytyrës së tij babaxhane. Ai u kënaq nga përgjigja ime dhe foli : - Edhe unë rrënjën andej e kam, dhe nisi të më tregojë greqisht, për të folur më rrjedhshëm. – Stërgjyshi im ka ardhur këtu para 200 vjetësh. Është histori e gjatë ajo e stërgjyshit tim, por unë do ta them shkurt se do punojmë apo jo ?! - Po. - Stërgjyshi im ishte djalë i ri atëherë - Nuk i kishte bërë të njëzetë vjetët. Donte të ikte në kurbet siç i thonë të ikurit. Priti një javë në skelën e Durrësit sa erdhi një vapor nga përtejdetet. Vapori ishte nga Spanja, por se ku vente nuk dihej. E le të vente ku të donte, stërgjyshi im djalë ishte e donte të vente matanë botës. Priti sa u ngarkua vapori dhe fshehur e fshehur, iu ngjit si kërmill. Kur iu mbush mendja se duhej të delte, doli në guvertë. Shqyen sytë ata të vaporit . Ca donin ta mbanin në vapor, ca ta hidhnin në det. Por kapiteni nuk bëri as njërën dhe as tjetrën. “Nuk është barbar ky, jo- tha kapiteni – është djalë i bukur dhe nuk e tregoi atë që kish vendosur në trurin e tij. Sa erdhi anija në molin e Pireut e zbritën “djalin e bukur”. Anija vazhdoi rrugën e saj ai mbeti i vetëm në Pire. Punën e donte. Hop këtu e hop atje deri sa erdhi në këtë vend e nguli themelet. Kjo lagje ka qenë ferra, gurë e baltë e kuqe. Erdhën të ikurit nga turku, që e donin jetën dhe kush e do jetën e bën që të jetohet. Edhe stërgjyshi im ishte i vetëm pa nënë e pa baba, pa motra e pa vëllezër (ndaj vuri atë mbiemër). Por halli të bëhet shok … Dhe bëri familje stërgjyshi im, e bëri fëmijë, e ja tek jam unë tani pas kaq brezash. Nga ajo kohë e deri më sot ne mbajmë emrin e fisit VETMINI. Edhe mua Dhimitër Vetmini më thonë. Edhe dyqani VETMINI e ka emrin, e sheh?- më tërhoqi nga krahët deri tek sytë e dyqanit, ku shkruhej me gërma të mëdha VETMINI. Hë do punojmë apo jo ?- foli pastaj miqësisht dhe më tregoi se ku do të punoja. |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Albert Zholi: Njeriu që vuan ndershmërinë (Skicë)
» Albert Zholi: Era të dua
» Albert Zholi: Unë dhe ai
» Albert ZHOLI:VAJZA
» Albert Zholi: Tradhëtia
» Albert Zholi: Era të dua
» Albert Zholi: Unë dhe ai
» Albert ZHOLI:VAJZA
» Albert Zholi: Tradhëtia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi