Albert Zholi: Tradhëtia
Faqja 1 e 1
Albert Zholi: Tradhëtia
Tregim
Albert Zholi
Tradhëtia
Të nesërmen e asaj dite dasme, çifti u nis drejt Greqisë. Flora akoma ndjente në trup dhimbjen e çvirgjërisë e të pagjumësisë. Doriani qe mbështetur në ndenjësen e autobuzit e shihte jashtë i menduar e indiferent. Flora, me kokën te supi i tij, here pas here i shtrëngonte dorën Dorianit. Sesi i dukej vetja. Në moshën midis adoleshentes dhe rinisë ajo ishet nuse. Akoma s’kish mbaruar maturën kur Doriani i propozoi. Pas disa takimeve, ai nxitoi për t’u kthyer në Greqi se “humbas punën”. Ajo nuk pranoi të largohej pa bërë martesë. Ai në fillim hezitoi, por pastaj pranoi që të martoheshin. Vëllezërit e saj, 26 e 20 vjeç nuk donin që motra të martohej në atë moshë…. Së fundi çdo gjë mbaroi dhe ajo po bënte rrugën bashkë me Dorianin drejt Kakavijës. Në Athinë mbërritën në mesnatë. Qyteti i mitologjive llamburiste nga dritat. Rrugët ishin plot makina. E para kërkesë e saj ishte që ta çonte në një gabinë për t’i telefonuar familjes. Formoi numërin, priste në ankth.
-Alo, urdhëro-u dëgjau zëri i vëllait të saj nga larg.
-Gëzim, vllaçko, jam Flora, sa mbërritëm në Athinë. Më jep pak nënën të lutem.
-Na, foli!
-Mama, si je mama?
-Shpirti i mamit, si mbërrite? Si ndihesh?
Të dyja qanin. Nxirrnin gjysmafjalësh.
-Eja se vajti vonë!-foli i zëmëruar Doriani-kemi telefon në shtëpi.
Ajo nuk i priste këto fjalë. Mbylli telefonin e zëmëruar.
-Të më kuptosh Flora, ndjehem i lodhur e nuk jam mirë. Ajo ndryshoi menjëherë. Ju hodh në qafë dhe e puthi. U ndje e gëzuar. Athina i kishte pëlqyer menjëherë. Sa hynë në shtëpi, Doriani lëshoi çantën e iu turr frigoriferit nga nxorri një “Amstel” të ftohtë. U shtri në divan dhe hapi televizorin. Ashtu, i shtrirë siç ishte, e ktheu me mjë frymë shishen e birrës, duke lëshuar një “uaa” kënaqësie. Flora nduk ngopej së pari atë shtëpi që i kish bërë shumë përshtypje. Ngjitja me ashensor, mobilimi i dhomave, paisjet elektronike, ishin një syprizë e këndëshme. Gjithëmonë e kish ëndërruar një shtëpi të tillë, të vetën, pa njerëz nëpër këmbë.
-Dori, dua të bëj një dush.
-Ul poshtë atë dorezën e zezë, lëre disa minuta e pastaj lahu-sqaroi ai pa lëvizur nga vendi.
Ajo nisi të nxjerrë rrobet nga çanta e t’i sistemoi në dollapin e murit. Për çdo send të sajin diçka ndjente. Një kujtim e erë-familjeje. Pasi e sistemoi dollapin u zhyt në vaskën ngjyrëmente nën peshën e ujit të ngrohtë. Ishte hera e pare që lahej në këtë mënyrë. U fërkua ku donte ajo e nuk i bëhej të delte jashtë asaj kënaqësie. Kur po i vinte gjumë e detyroi veten të dilte nga vaska. Hyri në salon e pa Dorianin. E kish zenë gjumi me gjithë roba. Nuk dinte ç’të bënte, ta zgjonte apo ta linte në gjumë? Iu afrua dhe e kapi lehtë nga supet. Mori një batanie dhe e mbuloi. U ul përballë. Nuk i flihej. Ndjente një frikë e pasiguri. Nuk u shtri në krevatin dopio të dhomës. Mori edhe ajo një batanie dhe u mbulua në divanin e sallonit. Vetëm kur po zbardhte e mundi gjumi. Kur u zgjua pa se Doriani nuk ishte në shtëpi. I erdhi keq që nuk mundi t’i bëjë kafenë e të hanë mëngjesin bashkë, siç kish ëndërruar. Përgatitja e drakes nuk i zuri shumë kohë. Qoftet me mish të grirë dhe pilafin e bëri me kënaqësinë dhe ankthin e pritjes. Mori një portokollatë dhe u ul përballë televizorit. Me pultin e drejtimit nisi të luaj me stacionet e shumtë. U mërzit me ato pamje dhe nisi të shtronte tryezën që ta gjente gati Doriani kur të kthehej. Befas u hap dera e hyri ai. Ajo u ngrit e iu hodh në qafë. Ai e puthi ftohtë në faqe e u ul në tryezë. Do jetë i lodhur tha ajo me vete, për ta nxjerrë veten nga shqetësimet.
-U mërzite që sot?-pyeti ai. Kështu e ka Greqia. Problemi i parë është puna, për punë kemi ardhur. Koha për qejfe është e kufizuar…
-Po për mua do të gjendet punë-foli ajo më shumë për të thyer heshtjen se për seriozitetin e fjalëve që tha.
-Që sot. Bvisedova me një pronar lokali që e njoh prej kohësh. E pranoi kërkesën pasi kishte një vend bosh edhe për ty. Të dy do të vemë ndonjë lekë mënjanë. Eh, Greqia është shumë e vështirë, ka racizëm e ne shqiptarëve nuk na kanë shumë për qejf. Prandaj pronares nuk do t’i kundërshtosh për asgjë se një telefonatë policies i bën ajo dhe, hop policia e përfuindojmë në Kakavijë. Jemi hallexhi, s’kemi ardhur për qejf.
Ajo dëgjonte duke u dridhur. Nuk e mendonte se do të niste punë që ditën e pare, aq më tepër që nuk dinte gjuhën. Donte t’i thoshte që të rrinte disa ditë sa të mësonte disa fjalë, por ajo vetë e kish pyetur për punë dhe do i dukej i padrejtë çdo lloj justifikimi. Çdo gjë i dukej e turbullt e shumë e turbullt. E shihte të shoqin në sy e s’dinte se ç’fshihesh tek sytë e tij. Në orën 7-30 të mbremjes dolën nga shtëpia. Hypën në një taksi që ajo s’dinte ku do e çonte. Pas pesëmbëdhjetë minutash, që kish dredhuar në një lagje me ndërtesa të vjetra, taksia ndalio në një ndërtesë tre katëshe. Te shkallët i priste një grua rreth të pesëdhjetat, e mbajtur dhe serioze. Ajo e pa nga koka në këmbë Florën, me një imtësi të tillë sikur do i priste fustanin e martesës.
-Më pëlqen!-i foli ajo Dorianit në gjuhën greke.
-Dakord, do të vi ta marr pas punës.-foli Doriani-kjo është pronaria jote. Mos kundërshto se na morri lumi. Në mëngjez do të vi të të marr unë-i foli ai Florës në shqip dhe doli.
Flora mbeti e ngrirë-statujë. Pronaria e futi në një dhomë aty pranë. Dhoma kishte vetëm një krevat dopio, një karige, një komodinë me një kane ujë sipër. Në dritare e në mure ishin varur perde të rënda kadifeje, që e bënin më të ëmbël dritën.
-Dëgjo!-i foli ajo me një shqipe që të kallte datën-puna unë, ata lekë.
Flora po hapte sytë e habitur. Pronaria e la në hutimin e saj dhe doli.. Pas pak hyri me një vajzë rreth njëzetë vjeçe, që mbante vetëm të mbathura e sytiena të kuqe. Flora u drodh kur e pa ashtu.
-Nga je ti?-pyeti e porsaardhura, në shqip pa kurfarë ndrojë.
-Nga N.-ia ktheu Flora duke mos e pare në sy.
-Vetëm je apo me dashnorin?
-Jo, jam me burrin!
-E di, e di, të gjitha kështu themi ne kur vijmë këtu, por dëgjo këtu: do të veshësh rroba si dhe unë. Ja, t’i kam sjellë. Me meshkujt do të jesh e kujdesëshme. Do të bësh ç’duan ata. Mardhëniet do t’i kryesh me kontraceptiv. Mundohu t’i kalosh në orgazëm sa më shpejt. Sa më shumë klientë të kesh, aq më shumë para do të fitosh-dhe vazhdoi t’i tregonte marifetet e saj. Flora nuk po u besonte veshëve e syve të saj. Ndjehej si në një planet tjetër.
-Hajde, vishu tani!-i tha ajo duke e tundur nga supet.
Flora as mendonte e as vepronte. Vetëm në vesh i vinin fjalët e Dorianit me polici e Kakavijë. Nuk morri vesh se si u zhvesh e si u vesh me ato mbathje e sytjena që i digjnin trupin. Pastaj erdhi mashkulli i parë e pastaj me rradhë meshkuj të tjerë… As nuk e morri vesh kur erdhi Doriani për ta marrë. Ai hyri drejt e në dhomën e saj, mbasi ajo po vonohej. As ndjeu keqardhjen më të vogël, kur e pa ashtu “viktimë e qejfit të meshkujve”. Nisi ta vishte vetë. Ajo i bindej si fëmijë. Pronaria e priste tek dera. I dha paratë Dorianit duke i thenë se kishte shumë mangësi, ndaj duhej që ta instruktonte mire për të vazhduar ditë t e tjera. Hypën në taksi dhe morën udhën për në shtëpi. Sa hyri, u drejtua drejt e në banjo. Mbushi vaskën e rrinte ashtu pa lëvizur. Pas pak hyri dhe Doriani. U ul te cepi dhe e pyeti:
-U lodhe?-dhe i ledhatoi flokët.
Ajo nuk reagoi fare. As hyrjen e tij në banjë nuk e kish ndjerë.
-Pse nuk flet? Ke marrë inat me mua? S’ka arsye, ti je gruaja ime dhe unë të dua si më pare. Ti bën punë si të punoje në një punë tjetër. Sa të grumbullojmë paratë e nevojshme, për një shtëpi e një dyqan. Do të lindim edhe një fëmijë e do të kthehemi në Shqipëri.
Ai fliste ndërsa ajo ndjente vetëm freskinë e ujit.
-E shikoij që je lodhur sot. Unë do të dal në punë. Ti shlodhu, ha bukë dhe shtrihu.-E puthi dhe doli.
Ajo po jetonte një botë tjetër. Donte që trupi t’i tretej në ujë e të mos ishte më trupi i saj. As vetë nuk e morri vesh sa ndenji në atë gjendje jashtë vetes. Fshiu me peshqir kokën, thau flokët, trupin e la ashtu pa fshirë. U vesh me një robdeshambër e u drejtua për te telefoni. E mori telefonin dhe u shtri në shesh. Nuk e mbanin këmbët. Nga celulari i vëllait u dëgjua “Urdhëro!” Frymëmarrja e vëllait dëgjohej si të ishte aty pranë. Ajo nuk po fliste. Pas disa sekondash, mbodhi veten dhe foli: “Flora jam!” Vëllai nuk e njohu atë zë-motre.
-Flora, motra, çfar ke? Folë!
-Gëzim vëlla, eja të më marrësh…Eja sa më shpejt!-dhe lotët e mbytën.
-Flora, motra më merr pas 10 minutash.
Vëllai u nis menjëherë te babai i Dorianit. Babai i Dorianit po krasiste hardhinë në oborr. Ra përsëri zilja e celularit. Ai ia dha të jatit të Dorianit. Eshtë Flora nga Greqia-, i tha ai me gjysëm zëri, vjehrrit të motrës.
- “ Vëlla eja më merr menjëherë, Doriani më tradhëtoi, më çoi te ai vëndi që është turp ta them, më vrau jetën, më poshtëroi…” Babait të Dorianit i ra telefoni nga dora. “Doriani nuk është më djali im. Ai për mua është i vdekur. Nuk është më djali im. Po nuk e vratë ju do ta vras unë!”
***
Dy vëllezërit, Gëzimi e Altini, kaluan kufirin në këmbë dhe zunë taksinë që i priste matanë. E kishin sqaruar shoferin që t’i çonte në Athinë, në adresën e dhënë, para ores CAPut!’-të. Ishte ora që Flora përgatitej për punë. Në orën 18-30 ata i ranë ziles. Derën e çeli Doriani, që sa pa dy vëllezërit e Florës shtangu. Flora iu hodh në qafë Altinit pastaj Gëzimit. Doriani rrinte si mbi gjemba. Vëllai i vogël e mori motrën mënjanë dhe i tha të bëhej gati për të ikur. Me Dorianin do të flisnin ata. Ajo hyri në dhomë për t’u veshur. Gëzimi me një sfungjer i zuri gojën Dorianit dhe Altini e goditi me tetë thika në zemër. Trupin e pajetë e mbështollën me tapetin që ishte pasdere dhe e zhytën nën divan. Pastaj u pastruan shpejt e shpejt, sa motra nuk morri vesh asgjë nga ajo që kish ndodhur, kur doli nga dhoma. E morën motrën, ashtu të qetë, siç kishin organizuar planin, dhe morrën taksinë që i priste te porta. Të nesërmen në mesditë mbërritën në Tiranë. Gëzimi me të motrën u nisën drejt shtëpisë ndërsa Altini tek i jati i Dorianit. Ai shtangu kur e pa, edhe pse e priste. “Urdhëro!’ i tha Altini dhe i zgjati një shami me diçka të mbështjellë. Kur e mori ne dorë, me prekljen e mollëzave ndjeu një copëz mishi me kërc.I jati e mori me mend : ishte veshi i prerë i djalit. “Mirë ia bëre!” foli me një zë të humbur dhe mbylli derën. Gjatë rrugicës për në shtëpi përpara syve i kaloi një gjethe hardhie e zverdhur. Gjethe vjeshte. Stinët ndjekin rregullsinë e tyre mijëravjecare. Ndërsa njerëzit, eh , njerëzit….
Tiranë, 2001

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Albert Zholi: Era të dua
» Albert Zholi: Unë dhe ai
» Albert Zholi:GËZIMI
» Albert Zholi: Përçmimi
» Albert ZHOLI:VAJZA
» Albert Zholi: Unë dhe ai
» Albert Zholi:GËZIMI
» Albert Zholi: Përçmimi
» Albert ZHOLI:VAJZA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi