Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miranda Haxhia: 20 vjet Rilindje demokratike‏

Shko poshtë

Miranda Haxhia: 20 vjet Rilindje demokratike‏ Empty Miranda Haxhia: 20 vjet Rilindje demokratike‏

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 11, 2011 2:17 am



Miranda Haxhia: 20 vjet Rilindje demokratike‏ U1_MirandaHaxhia
20 vjet Rilindje demokratike

Nga Miranda Haxhia

Kur dilnin numrat e parë të Rilindjes Demokratike, jetoja në një qytet të vogël, mbushja ujë në zorrën që rridhte mbas ndërtesës së Postës në Lushnje për të larë beben time të vogël. Kur njerëzit shtyheshin në pritje të makinës së gazetës, lija enët në radhën e ujit, në të gdhirë, dhe e mbaja frymën mes njerëzve, pa u bërë merak se qumështi më rridhte deri mbi fustan e mbi triko. Ishim mësuar me radha pafund, por kjo radhë ishte më sublimja në botën tonë të vogël. Pritnim Zgjimin! Me gazetën në njërën dorë, me enët e mbushura në tjerën ngjitja shkallët e shtëpisë.
Sa i rëndësishëm ishte uji në një qytet ku ai mungionte për orë dhe ditë të tërë, e dinë të gjithë, sidomos gratë, por rëndësinë që kishte ajo gazetë në duart e mia, tek e lexoja duke mbyllur veshët për shmangur të qarat e vajzës që nuk e kishte mbushur një vit nga jeta e saj, e kuptova dalëngadalë, pak e nga pak, tek shikoja si demokracia merrte formë dhe konsolidohej në Shqipëri. Kuptoja se “Rilindja Demokratike” nuk ishte vetëm Rilindja e Shqipërisë, por edhe rilindje për mua, për vajzën time, për të gjithë njerëzit që kishin jetuar në terr duke harruar pothuajse konceptin e dritës dhe të lirisë.

***

Bota e gazetës dhe botimeve kujton Gli acta diurna (vendimet e ditës), të parin botim, të postuar në forumin romak dhe vende të tjera publike duke filluar nga viti 59 përpara Krishtit, e shkruar me bojë dhe dorë. Por lindja e lajmit të shkruar, është shënuar në 1450 nga gjermani Johann Gutenberg. Gazeta e parë e përditshme lindi në Lajpcig në korrik të vitit 1650 dhe u quajt Leipziger Zeitung. Ishte koha kur Shqipëria vuante nën sundimin otoman; kur Shqipëria kishte problemin e madh të mbijetesës, problem që e ndoqi deri në shpalljen e pamvarësisë. Viti 1909 ka hyrë në historinë e shtypit shqiptar si viti i rritjes e zhvillimit të gazetave dhe gazetarisë kombëtare. Duke shfrytezuar lirinë e përkohshme të regjimit xhonturk në disa qytete kryesore të Shqipërisë dhe treva etnike të atyre kohëve nën sundimin e Portës së Lartë të Stambollit dolën, njëra pas tjetrës, disa në gjuhën shqipe, si "Lidhja Orthodokse" dhe Kalendari "Korca" në Korçë, "Bashkimi", "Koha" në Shkodër, "Tomorri" në Elbasan, "Bashkim'i Kombit" dhe "Kalendari "Aferdita" në Manastir etj. Duke kapërcyer vitet kujtojmë se gjatë gjysmë shekulli të sundimit të Hoxhës, gazetat u përqëndruan në duart e ish - PPSh dhe të gjitha u përdorën për propagandë dhe demagogjinë e socializmit; një izolim i plotë nga kultura, filozofia dhe politika botërore. Sot “The sun” e përditshmja britanike është gazeta që shitet më shumë në botë, me rreth 3 milion kopje; apo 100 mije kopje u shit revista Esquire” e cila përdori për herë të parë bojë elektronike në kopertinën e saj.

***

Jam e bindur se gazeta shqiptare ““Rilindja Demokratike”” nuk do hyjë në asnjë lloj kurioziteti të kësaj natyre, as për numrin e kopjeve të shitura, as për teknologjinë e lartë të përdorur. “Rilindja Demokratike” do kujtohet për një gjë shumë herë më të rëndësishme, më të plotë, më të denjë për tu kujtuar- ajo do kujtohet si gazeta e parë opozitare. Në kuptimin e saj fillestar - Rilindja - është një transformim radikal në kuptimin e gjerë që përfshiu gjithë komunitetin intelektual, letrar, filozofik dhe artistik që lulëzoi prej fundit të shekulli XIV deri në shek. XVI e që u përqëndrua në bazë të rinovimit të kultit të klasiçizmit; u përhap shpejt në Europë si shenjë e fundit të mesjetës dhe fillimin e civilizimit modern. Pas katër shekujsh, kjo fjalë mori një kuptim shumë më të thellë, kur u shënua si fillim i një tribuni politik- të Partisë Demokratike, partisë së parë opozitare në vendin me regjimin e egër diktatorial- në Shqipëri. Bëhej fjalë jo më për një rilindje letrare, as artistike, por për një rilindje politike që do të sillte edhe ndryshimin e filozofisë për jetën, lirinë, të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Gjatë njëzetë vjetëve kanë dalë në treg shumë gazeta, të llojeve dhe ngjyrimeve të ndryshme politike, por “Rilindja Demokratike” në këtë vorbull titujsh, mbijetoi dhe ecën duke u treguar të gjithë qytetarëve shqiptarë se Rilindja nisi njëzetë vjet më parë, shëmbi regjimin gjysmë-shekullor, ideoi bazat e demokracisë shqiptare, eci gjurmë më gjurmë të zhvillimit dhe forcimit të saj duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin politik dhe në respektin ndaj fjalës së lirë. Kontributi im në këtë gazetë është i vogël dhe së fundmi, ndaj Rilindja për mua do të thotë syri i së ardhmes, do të thotë kuptimi i gazetës si një vlerë e madhe kombëtare e cila qëndron në këmbë, lexohet, rrit aftësitë për bashkëpunime me njerëz të fushave të ndryshme që ndihmojnë në verifikimin e vlerave demokratike, pa rënë në batakun e allishverisheve me fjalë, akuza e vulgaritete. Për ata që shkruan numrat e parë, për gazetarët që ideuan këtë gazetë, për shitjen e jashtëzkonshme të gazetës, flasin më mirë kolegët që sot janë edhe nuk janë më në këtë gazette, fjasin njerëzit e thjeshtë, lexuesit, intelektualët, të gjithë njerëzit që besojnë ende te RD-ja. Gazeta “Rilindja Demokratike” nuk përcjell te lexuesi lajmin e fryrë politik, as kronikat e hiperbolizuara të zeza, kjo gazetë nuk shitet për asfiksimin e jetës sociale e politike, por për fjalën e lirë dhe të vërtetë, për rrëfimet e jetës shqiptare dhe këndvështrimin e analizën e ngjarjeve që lidhin botën me Shqipërinë. Gazeta mbush njëzetë vjeç nga dita e saj e parë. Shqipëria sot është një vend i nderuar dhe i respektuar, një vend ku të drejtat dhe liritë e njeriut janë në në qendër të gjithë objektivave të qeverisë demokratike. Të festosh ditëlindjen e njëzetë të RD-së, do ët thotë të gjurmosh rrugën e gjatë e cila e sjell gazetën në këtë ditë kur konkuron me mendimet dhe vlerat, me informacionet cilësore të zgjedhura nga shtypi botëror dhe panorama e vërtetë dhe reale e dinamikës së ngjarjeve të ndodhura në Shqipëri, me pikëvështrime të jetës së politikës, shoqërisë dhe kulturës në Kosovë, me analiza e debate, të cilat i janë përmbajtur kodit të etikës dhe të mirëkuptimit për botën intelektuale.

***
Pas njëzetë vjetësh, gazeta “Rilindja Demokratike” vijon të botohet dhe të shitet, e, ndërsa unë fillova ta lexoj kur isha 26 vjeç, ime bijë e lexoi kur mbushi gjashtë vjeç. Kjo është vlera e demokracisë sonë shqiptare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi