Miranda HAXHIA:Tetë dhjetorët
Faqja 1 e 1
Miranda HAXHIA:Tetë dhjetorët
Tetë dhjetorët
Miranda HAXHIA
Janë disa pika takimi për njerëz, ngjarje dhe përvjetorë. Ditët kur ndodhin. Dhe tetë dhjetori për të gjithë shqiptarët do të kujtohet si protesta e parë antikomuniste e rinisë në Shqipëri dhe do të festohet si Dita e Rinisë, edhe pse pjesëmarrësit e asaj proteste nuk janë më të rinj, nga 18 apo 20-vjeçarë po u afrohen të dyzetave, apo edhe më shumë.
Natyrisht, për njerëz që nuk shënojnë kombësinë "shqiptar" në pasaportën e tyre, kjo datë u kujton ngjarje që lidhen me katastrofa njerëzore, me vrasjen e këngëtarit John Lennon, apo kapjen e një krimineli të rrezikshëm që ndiqej për krime kundër njerëzimit. (8 dhjetor 2005 - Kapet në Spanjë nga policia spanjolle, Ante Gotovina, gjeneral kroat i kërkuar për krime lufte).
Në tetë dhjetor dhe pas kësaj date të atij viti të ndryshimit të madh në Shqipëri kanë lindur dhjetëra e qindra të rinj e të reja. E ata sot janë në moshën e rinisë.
Ç'e bën një ditë të rëndësishme që nuk ndryshon as moshë, as ideal dhe as shpresa, këtë më mirë e dëshmojnë të gjithë studentët që i dhanë emër datës 8 dhjetor.
Janë njëzet e një vjet që përbëjnë një kujtesë të madhe për të justifikuar atë ngjarje, atë ëndërr për demokraci.
Shqipëria ka tashmë një ditë të sajën për të kujtuar shembjen e murit të diktaturës, që filloi më 8 dhjetor, si shenjë e Lëvizjes Studentore në 1990 e që i hapi rrugën shembjes së komunizmit dhe vendosjes së pluralizmit në vend.
Ishte një ëndërr që shqiptarët të provonin shijen e lirisë dhe sot, si ata që nuk besonin, si të tjerë që shumë shpresonin, po edhe ata që kur lindën ëndrra nuk qe më ëndërr, por prekej me dorë e shihej me sy. Sot shqiptarët lëvizin të lirë përgjatë gjithë gurëve kilometrikë që na lidhin me Europën. Jo vetëm udhët janë të lira, por edhe shpresat e njerëzve janë afër njëmendjes se ato realizohen kur vullneti dhe dëshira bashkon mijëra shqiptarë për qëllimin e vetëm e të shenjtë- demokracinë.
Të rinjtë e sotëm nuk e panë me sytë e tyre guximin, kurajon, trimërinë e Azem Hajdarit dhe shokëve të tij, por kanë mësuar se ato ëndrra kërkonin shpirtin e madh të sakrificës, e sot të gjithë, të rritur e të vegjël mësojnë e shqiptojnë bashkë me emrin demokraci edhe atë të pishtarit Azem Hajdari, drita e të cilit është ende e nevojshme për të mbërritur aty, ku drita e madhe e ëndrrës së dhjetëra studentëve bashkëkohës të tij, të jetë e bardhë, e paqme dhe e paturbulluar nga asnjë hije apo tymnajë që del nga oxhaqe të paskrupullt ithtarësh të asaj diktature komuniste.
Kur e nisën ëndrrën studentët e dhjetorit kishin besim tek e ardhmja. Ajo e ardhme e asaj dite, e atij viti, sot është një realitet, ndoshta jo aq e trëndafiltë sa ëndërruan, jo aq e arrirë sa guxuan atë ditë, por është një realitet që prindërit tanë kurrë nuk e besuan se do të prekej, është një jetë që një pjesë veteranësh, gjyshërit ende nuk e besojnë që ka ndodhur, edhe pse të mirat e kësaj kohe i kuptojnë dhe i çmojnë.
Është një histori e brishtë që filloi me atë ditë dhjetori. Fundi i vitit do të shënonte fillimin e një rrugëtimi që nuk do të njihte kthim mbrapa. Në udhëtimin të shpresës sonë drejt në vitet e demokracisë kemi shkelur mbi dhoga dhe gurë, kemi ecur mbi rënkimet e pafundme të të vrarëve të pagjetur ende, kemi kapërcyer dhimbjen dhe jemi mbërthyer fort te dashuria njerëzore. Sot, një kthim koke pas, shikojmë se dëshira e shqiptarëve për një jetë më të mirë është e fortë sa edhe dëshira për t'u ndjerë europianë si në gjithë kontinentin. Në një kthim koke pas shikojmë se një kapilar i tërë rrugësh është ndërtuar në gjithë atdheun tonë, e, natyrisht, ka të tilla që janë më të rëndësishme e të tjera më pak, por jeta gëlon në çdonjërin skaj, në çdonjërin fshat apo qytet, ashtu si vetë çdo qelizë gjaku lëviz nga një e vetme deri te aorta e madhe, afër zemrës. I gjithë atdheu është një pemë e fortë që na mban dhe ne në degët e tij shënjojmë dëshirat, shpresat dhe projektet tona. E gjithë Shqipëria është një pemë me rrënjë të forta e sado t'i presin ndonjë krah, bashkë me ndonjë regëtimë foleje jete ndër fletët e saj, ajo ka gjithë lëngun e jetës për t'u ribërë, për t'u ringritur.
8 dhjetori nuk njeh ndarje, në të majtë e në të djathtë, është dita që nuk njeh dyzimin e politikës për t'u festuar në tetë apo në dhjetë dhjetor, ashtu si ndodh me 28 dhe 29 nëntorin. Ndoshta ky është motivi më i fortë që e bën këtë festë rinie të gjejë dhe të përkëdhelë çdo banor të këtij vendi, socialist apo demokrat. Shqipëria jetoi një ëndërr dhe që ajo të realizohej kërkonte shpirtin rinor, bij e bija që edhe pse lindën në mot diktature, nuk i besuan asnjë fije asaj. Indoktrinimi që përndoqi prindërit e tyre, mbeti pa gërvishtur asnjë fije ëndrrën e bijve.
Do të donim një 8 dhjetor jo vetëm për të kujtuar se si u vra John Lennon, apo si u kap një ish-kriminel lufte. Do të donim një tetë dhjetor edhe për të shënuar gjetjen e varrit të fundit të paemër të të vrarit të fundit nga diktatura komuniste; do të donim një tetë dhjetor për respektin më të madh për gjithë ish-të vuajturit e të përndjekurit e diktaturës. Do të donim një tetë dhjetor për gjithë ata që do të lindin këtë vit e pas këtij për të besuar se Shqipëria nuk është më një vend ku gëlojnë bashkë nostalgji komuniste me shpresa dhe betejë për konsolidim të demokracisë.
Do të donim të kishim një tetë dhjetor që të mos harronim kurrë se diktaturat zakonisht lindin edhe në kulmin e demokracisë. Sepse kemi një tetë dhjetor, në të cilin kujtojmë gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre dhe jo vetëm atë mot të vështirë, por gjithë gjysmëshekullin që u përcëllua në flakën e tetë dhjetorit. Sepse kemi një tetë dhjetor kur respektojmë çdo ëndërr dhe shpresë që ende duhet besuar dhe realizuar. Sepse kemi një tetë dhjetor që të mos harrojmë kurrë, por të ftojmë çdonjërin prej atyre ish-studentëve që të kontribuojnë për ndërtimin e Shqipërisë. Nëse pas asaj dite, ëndrrat e tyre u shpërndanë udhëve të botës, të gjitha rrugët dhe shpresat kanë një ditë kthimi- tetë dhjetor.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Miranda HAXHIA:Ato të Sharlatanit
» Miranda Haxhia:Pseudonim
» Miranda Haxhia: 20 vjet Rilindje demokratike
» Miranda HAXHIA:Kush do t'i vrasë gënjeshtrat e Nexhmije Hoxhës?
» Miranda Haxhia:Elegji për Pano Taçin, "vagabondin" e diktaturës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi