Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Organizimi i diasporës, për fat të keq, akoma është në baza partiake

Shko poshtë

Organizimi i diasporës, për fat të keq, akoma është në baza partiake Empty Organizimi i diasporës, për fat të keq, akoma është në baza partiake

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 18, 2011 12:06 am

Organizimi i diasporës, për fat të keq, akoma është në baza partiake

Bisedoi: Ramiz Dërmaku

Organizimi i diasporës, për fat të keq, akoma është në baza partiake Bised_16

Bisedë me veprimtarin e dramaturgun, z. Mustafë Shabani

Mustafë Shabani rrjedh nga një familje, të mesme fshatare por e djegur për Lirinë dhe çështjen kombëtare. Gjatë të gjitha regjimeve të kaluara kjo familje ishte shpallur "armike" e popullit. Pas luftës së dytë botërore kjo familje nuk e njohu regjimin barbarë serbosllavë.
Bota sot: Në fillim të bisedës, z. Mustafë Shabani, na tregoni, çka ju shtyri të largoheni nga KOSOVA?
M.Shabani: Situata e krijuar në Kosovë në fillim të viteve të 90-ta, pas suprimimit me dhunë edhe të asaj autonomie që e kishim ne shqiptarët, e që u shoqërua edhe me pushtimin e të gjitha instuticioneve ekonomike e kulturore, mua dhe të gjithë shqiptarët e Kosovës, na solli ne një gjendje të vështirë; nuk kishim mundësi të vazhdonim aktivitetin tonë shkencor dhe publicistik, Sigurimi barbar serb na e bëri të pa mundur jetën në Kosovë. Ne mungesë edhe të sigurisë për jetë e të kërcënimeve të vazhdueshme nga okupatori serb në fillim të viteve të 92-të u largova nga Kosova. Ishte ky një moment shumë i rëndë që me fjalë nuk përshkruhet dot. Në ato vite shpresonim se ky largim do të ishte i shkurtër..., disa muajsh .., apo edhe një vit, mirëpo tani e shohim se kaluan shumë vite largë Kosovës, familjes, miqve, shokëve, shkollës e Universitetit. Por jeta në mërgim është shumë e rëndë, sidomos për ata që kanë bërë jetë intelektuale.
Bota sot: Vite te tëra jetoni në Freiburg të Gjermanisë , si e vlerësoni organizimin e Komunitetit shqiptarë në Diasporë?
Mustafë Shabani: Organizimi i diasporës siq e dini edhe ju Ramiz, për fat të keqë, akoma është në baza partiake. Shumë energji është shpenzuar kundër njëri tjetërit, në vend se ajo të kanalizohej në drejtim të unitetit dhe të anemimit të qendrave ndërkombëtare të vendosjes, si dhe publikimit indiferent Europian. Për fat të keq, njerëzit që merren me politikë në diasporë nuk kanë as njohurit më elementare për ( organizim, unitet)..,politikë dhe e tërë forca e tyre bëhët në baza diletanteske. E çka është më tragjike këta " politikaj " pa identitet intelektual, janë analfabet poltik, lehtë mund të manipulohen nga qendra e caqe të caktuara dhe individ të ndryshëm, të cilët përmes tyre tentojnë ti lincojnë kundërshtarët e tyre politik e ti arrijnë qëllimet e sëmuara karrieriste. Viktima te këtyre klaneve janë edhe një pjesë e bukur e mirë e bashkatdhetarëve tanë të sinqertë të cilët nuk hezituan të vëjnë gjithëçka në shërbim të cëshjes kombëtare e Atdheut. Gjatë kësaj periudhe vazhdon, z. Mustaf Shabani, ishte prezent edhe fenomeni i dromcimit, fragmentarizmit të subjektit politik dhe i potencialit kombëtar. Viteve të fundit në diasporë, (por çka është më traagjike edhe në Kosovë), vërehet fenomeni i erozionit i dekompozimit të vlerave kombëtare të shqiptarëve. Prandaj është momenti vendimtar për ta ndalur këtë erozion të vlerave kombëtare. Pra ne këtë kontekst ne na duhet një bashkëpunim dhe bashkim i të gjitha forcave të diasporës (nën një ombrellë- pra nën përcjelljen e aktiviteteve të diapores sonë nga Institucionet kompetente të shtetit të Kosovës dhe ministrisë së diasporës. Njiherë e përgjithmonë duhet ta braktisim gjuhën e ekskluzivitetit si; "trathtar" , " i kuq", " i zi ", " marksistë "..., etj, sepse këta antagonizma dhe urrejtja deri në vdekje e njëri tjetërit e zbehë imazhin e shqiptarit në diasporë. Mirëpo, disa demagogë dhe analfabetë politikë duke patur frikë se do t'i humbin ; priviligjet, postet, etj, tek mërgimtarët tanë mbjellin urrejtje, krijojnë përqarje, huti dhe trillojnë lloj llojë intrigash, vetëm e vetëm për ti penguar të tjerët. Përvoja e popullit tonë dhe ajo e popujve të tjerë ka treguar se bashkimi i mirëfilltë mund të jepë rezultate dhe është i qëndrueshëm vetëm nëse para interesave të vogla personale, familjare, karieriste, korruptive.., etj, vendosim interesat madhore kombëtare.
Zoti; Mustafë Shabani, Ku i shihni shkaqet e përqarjes e mos unitetit të diasporës sonë?
Mustaf Shabani : Unë mendoj se përqarjet e mërgatës sonë janë rezultat i qarqeve dhe individëve të caktuar këtu në diasporë. Thënë troç, përqarjet janë importuar nga Kosova. Ne këtë drejtim rol të keq ka luajtur edhe shtypi ynë i cili në vend se të gjindet pranë mërgimtarve tanë të shumëvuajtur, në vend se t'ia ngris moralin rinisë në luftë kundër së të keqes, e kundër zgjedhës së okupatorit serb, shumë shpshë ka ndodhur që disa gazeta tona ishin te mbushura me shpifje, sharje, akuza, urrejtje, e çka jo tjetër. Ne këtë kontest përgjegjësisë nuk mund ti ikin as Qeveria, e asë - Ministria e Mërgatës. Që nga çlirimi i Kosovës e deri më sot Qeveria e Republikës së Kosovës, jo që nuk është angazhuar aq sa duhet.., por ne shumë raste i ka penguar disa aksione të diasporës sonë. Qeveria e Kosovës, le që vetë nuk është angazhuar...,, por kemi raste kur ajo e përqau diasporën tonë. Në diasporën tonë viteve të fundit kanë dalur shumë kuadro te profileve te ndryshme, dhe të cilat janë të gatshme të kthehen në Kosovë për ti ndihmuar asaj, mirpo organet kompetente të Republikës së Kosovës, le që nuk kanë shprehë interesim, por kemi raste kur kërkesa e kandidatit nga diaspora nuk është marrë në shqyrtim ! Po të ishte punuar ashtu siq ka qenë dashur të punohet me siguri se rezultatet nuk do te mungonin ne këtë drejtim.
Bota sot: Sa janë të angazhuar intelektualet tanë në mërgim ?
Mustafë Shabani: Unë mendoj se çdo kush nuk mund të jetë intelektual, ai që me " skriptë " e ka marrë një notë sa për ta kaluar vitin. Me letra kemi shumë intelektual, por na mungojnë intelektualët e mirëfilltë, ata që do ta prezantonin çështjen kombëtare para të huajve. Mendoj se intelektuali i vërtetë në këto ditë të vështira pak me fajin e tij e më tepër me ate të subjektit tonë politik është mbetur jashtë rrjedhave.
Bota sot: Si e shihni organizimin e mërgatës sonë, ne të ardhmen në diasporë?
Mustafë Shabani: Kjo është një pyetje e vështirë për mua, mendoj se kjo formë e ndejtjes dhe ky organizim jo produktiv që po zhvillohet ne një stad të zhurmshëm duhet të ndryshohet sa më parë. Pra kjo mund të arrihet vetëm me bashkimin e subjekteve politike në baza kombëtare. Nëse të gjithë e dëshirojmë një gjë të till, mundësitë dhe rrugët do të gjinden , në fund të fundit le të bashkohemi për hir të atyre që kanë derdhur gjakun, dhe për hirrë të atyre që e çliruan atdheun KOSOVEN, nga robëria shekullore serbe. Këto ishin disa fjalë të cilat na i tha veprimtari dramaturgu Mustaf Shabani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi