Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Është edhe një pyetje tjetër përveç kush është Nazim Bllaca. Kush është SHIK-u?

Shko poshtë

Është edhe një pyetje tjetër përveç kush është Nazim Bllaca. Kush është SHIK-u? Empty Është edhe një pyetje tjetër përveç kush është Nazim Bllaca. Kush është SHIK-u?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 13, 2009 3:19 am

Është edhe një pyetje tjetër përveç kush është Nazim Bllaca. Kush është SHIK-u? 15532_212823303680_187205523680_3078499_4586653_n

Është edhe një pyetje tjetër përveç kush është Nazim Bllaca. Kush është SHIK-u?

Nga Petrit Musolli

Gati krejt energjia publike është koncentruar në zbulimin dhe ndërtimin e profilit të Nazim Bllacës. Mësuam se ndoshta mentalisht është jo stabil! Mësuam se ndoshta ka qëndruar në Serbi! Mësuam se ndoshta është shantazhues! Ajo çka ka munguar gjithë këto ditë, është ajo për çka flet Nazim Bllaca. Nuk e kam fjalën për vrasjet dhe vrasësit që ai përmend. E kam fjalën për pyetjen më të madhe që, në një farë forme, ai e ngrit para neve:

KUSH ËSHTË SHIK-u?!

Ndoshta rrëfimi befasues e shokues i Nazim Bllacës, në fund nuk do të na zbulojë asgjë. Ndoshta tregimi i tij nuk do të na dal shkëndija që do të ndriçojë sadopak periudhën më të errët të vrasjeve enigmatike të pasluftës. Ndoshta edhe sektori i vrasjeve dhe vrasësit e tij do të na dalin të pavërteta. Por, Nazim Bllaca e ka zbuluar një të vërtetë! Ka zbuluar mjerimin tonë politik e shoqëror për të treguar të vërtetën, dhe vetëm të vërtetën. Është vërtet tronditëse paraqitja publike e Nazim Bllacës, për të gjitha ato që ai rrëfen. Por, hiq më pak tronditëse nuk është as qasja publike ndaj rrëfimit të tij dhe sidomos situatës së krijuar pas këtij rrëfimi. Trajtimi që i kanë bërë kësaj ngjarje shumica e mediave dhe sidomos opinionistët e tyre është njësoj shokues, por jo befasues. Prej ditës së diele, kur Nazim Bllaca me paraqitjen e tij publike tronditi opinionin tonë duke rrëfyer për disa nga vrasjet më të errëta të pasluftës, mund të shohim një angazhim dinamik publik, i cili më shumë ka për qëllim për të mbytur një tregim sesa për ta ndricuar atë. Shumica e mediave, gazetarët dhe analistët e tyre u mobilizuan, si rrallë herë, dhe u përkushtuan për të hetuar dhe zbuluar “të vëretetën”. Për të na “ndricuar” në këtë situatë konfuze e të frikshme. Gati krejt energjia e tyre është koncentruar në zbulimin dhe ndërtimin e profilit të Nazim Bllacës. Kush është njeriu që po rrëfen? Dhe, nga këto hetime e zbulime mësuam gjithcka për të. Mësuam se ndoshta mentalisht është jo stabil! Mësuam se ndoshta ka qëndruar në Serbi! Mësuam se ndoshta është shantazhues! Kanë mbetur edhe disa ditë aktive hetimi e zbulimi, për t’u vërtetuar – dhe, ja ku e kem të vërtetën. Të vërtetën që do të na lehtësojë. Një të vërtetë, që në fakt, do të na e fsheh të vërtetën e madhe! Ajo çka ka munguar gjithë këto ditë, është ajo për çka flet Nazim Bllaca. Nuk e kam fjalën për vrasjet dhe vrasësit që ai përmend. E kam fjalën për pyetjen më të madhe që, në një farë forme, ai e ngrit para neve: KUSH ËSHTË SHIK-u?!

Çka dimë për SHIK-un?

Krejt ajo çka dimë për SHIK-un është se; nuk duhet të pyesim për të!
I gjithë aktiviteti, përgjegjësia e llogaridhënia e SHIK-ut u përmbyll e ndryen me një paraqitje publike, para dy vjete, të shefit të tij, Kadri Veseli, i cili e shpalli të përfunduar misionin dhe veprimtarinë e kësaj organizate. Ndonëse nuk e dinim kush janë e cka kanë bërë, prap, zgjedhëm të mos pyesim. Nuk pyetëm, sic nuk lam kënd pa e pyetur për Nazim Bllacën. Nuk e hetuam, zbuluam dhe ndërtuam kurrë, sot e kësaj dite, profilin e njeriut më kontravers të organizatës më kontraverse të luftës dhe pasluftës. Nuk pyetëm kurrë se kush është ky njeri civil që shumëherë e shohim përkrah kryeministrit të Kosovës. Nuk pyetëm kurrë se kush është ky njeri civil që ka komoditetin të pranojë publikisht ekzistimin dhe udhëheqjen (gjatë gjithë kësaj kohe ) të një organizatë që nuk e dime as kush janë e as çka kanë bërë! Nuk e dimë as të kujt janë! Kjo elita e analistave e gazetarëve hulumtues, që zbuluan deri në detaje kush është Nazim Bllaca, asnjëherë nuk u mobilizuan e atraktuan të kuptojnë e mësojnë se kush është Kadri Veseli. A ka kërkuar ndonjëherë ndihmën e neuropsikiatrit Fatmir Xhelili, siç e zbuluan se Nazim Bllaca e kishte kërkuar. Nuk e hetuan dhe zbuluan kurrë se ku ka qëndruar dhe kah ka udhëtuar Kadri Veseli, siç i zbuluan e mësuan, kaq shpejt, të gjitha vendodhjet e Nazim Bllacës. Nuk pyeti as Qeveria, nuk pyeti as policia, as Kuvendi e asnjë politikan i vetëm.

Ramush Haradinaj, kohëve të fundit ndoshta ishte politikani i vetëm që nisi njëfarë sulmi publik kundër kësaj organizate, duke e akuzuar kryesisht për përfshirje në krimin e organizuar dhe si parapolitikë të kryeministrit Hashim Thaci. Dhe, rasti më i mirë kur Ramush Haradinaj është dashur, jo vetëm të flas, por edhe të bërtas – është rasti i Nazim Bllacës. Për çudi, Haradinaj, më shumë u shqetësua pse Bllaca po flet sesa për çka po flet. Haradinaj më shumë u preokupua pse policia nuk e arrestoi Nazim Bllacën sesa pse policia nuk po e heton rrëfimin e Nazim Bllacës. Kur, ndoshta të gjithë kemi pritur që Haradinaj të kërkojë ndalimin dhe marrjen në pyetje të Azem Sylës (njeriut më të përfolur në këtë rrëfim) ai kërkoi arrestimin e Nazim Bllacës, të njeriut që po flet. Është çudi se si politikën kosovare e bashkon gjithmonë një pikë, atëherë kur kërkohen hetime, qofshin për krime, qofshin politike, qofshin ekonomike. Ose tregohen neglizhent ose kontribuojnë direkt për t’i penguar ato. Por, t’i kthehemi pyetjes së madhe. Si është e mundur që, krahas Nazim Bllacës, të mos ketë as më të voglën kurreshtje publike për njeriun që gjithë këto vjet ka udhëhequr me organizatën më misterioze të Kosovës. Si është e mundur që madje as Kuvendi e asnjë parti politike nuk i ka bërë thirrje shefit të kësaj organizate të dëshmojë, qoftë edhe në ndonjë seancë të mbyllur për publikun – por, të hapur për të gjitha subjektet politike në Kuvend. Keq a mirë, drejt a shtrembët – të paktën, Nazim Bllaca, i’u nënshtrua pyetjeve, edhe atyre publike. U përballë me pyetjet. U përballë sepse kishim pyetje për të.
Si është e mundur që gjithë këto vjet nuk kemi pyetje për SHIK-un dhe reprezentuesit e tij publik?! SHIK-u nuk është e vërteta për të cilën nuk duhet pyetur! Atëherë, kush do të na rrëfejë për të?! Nëse ata jo – gjithmonë do të dal dikush që do të rrëfejë për ta. Por, mos të tronditen mandej.

Nazim Bllaca

Nuk është vetëm njeriu që na shokoi me rrëfimin e tij. Nuk është vetëm njeriu që na e prishi ditën e vikendit. Edhe nëse asgjë nuk ka të vërtetë në rrëfimin e tij, ai na vuri para sfidës më të madhe në Kosovë. Sa jem të gatshëm të luftojmë për të vërtetën. Për të vërtetën që mund të dhemb. Nazim Bllaca, nëse asgjë tjetër, na ka zbuluar fytyrat e vërteta të njerëzve të rremë. Të atyre njerëzve që nuk kanë as më të voglin respekt për të vërtetën. Përgjigja nuk mund të gjendet duke bërë vetëm pyetjen; kush është Nazim Bllaca – pa pyetur edhe; kush është SHIK-u?!


Marrë nga faqja e LDD-së në Gjermani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi