Kristaq Shabani:RRUGËTIM PEGASI INTERNACIONAL PJESEMARRES NE SIMPOZIUMIN NDERKOMBETAR PRILL 2011
Faqja 1 e 1
Kristaq Shabani:RRUGËTIM PEGASI INTERNACIONAL PJESEMARRES NE SIMPOZIUMIN NDERKOMBETAR PRILL 2011
Krisaq Shabani:RRUGËTIM PEGASI INTERNACIONAL
PJESEMARRES NE SIMPOZIUMIN NDERKOMBETAR PRILL 2011
Më i çlirët, më figurues në “AKPOLOLI I SHPIRTIT”
Vështirësia e krijuesit gjithmonë qëndron te kapërcimi për në një fazë tjetër më të nivelit. Të etur për të botuar produktet e tyre shumë krijues, apo “simpatizantë” të poetikës hedhin hapin e parë dhe ngecin. Nuk ndodh kështu me krijuesin Shezair Koko, nga Picari i Gjirokastrës, i cili del para lexuesit me një libër tjetër të arkitekturuar ndryshe. Nga libri i parë “Ëndra mbi det”, i cili pati reagime në kahje pozitive dhe tregoi se krijuesi i ri, mësues i profilizuar për shkencat ekzakte, ka botë të thellë shpirtërore, të bukur, mendim të ngjizur, ritualizon në fushën poetike, çuditërisht, me nerv dhe ka etje për konkurrim vlerash. Duhet theksuar se Shezairi, duke patur një pëlqesë të krijimtarisë popullore si dhe, duke qenë interpretues i këngës, pas titullit intrigues të librit të tij të parë “Ëndrra mbi det” (dhe përkthimit të tij në anglisht) si dhe pjesëmarrjes aktive në dy, tri veprimtari Ndërkombëtare të LNPSHA ”PEGASI” ALBANIA (Simpoziume me objekte të përcaktuara), kontaktit me modernizmin, përfaqësues të tij nga disa vende të botës; botimit të disa krijimeve të tij dhe jashtë vendit si në Greqi dhe Itali, del me një vëllim tjetër të titulluar intrigueshëm “Akropoli i Shpirtit”. Këto libra kanë një lidhësi shpirtërore dhe i dyti përvijon në ngjitje e risi të parin. Si rrjedhojë e përftesës dhe rritjes së nivelit shkrimor, ky libër ka trajta dhe tematikë të larme, ka më koincizitet, figurim dhe “hyrje” më me aftësi dhe pjekuri në “pasurinë kreative” të popullit, e sidomos të trevës nga origjinohet…Është më i çliruar nga kornizat krijimore, tenton që të përsiatet në figurimin dhe trajtimin e letërsisë numerike dhe lëndore, duke përdoruar “ termime” të shkencave të sakta e të përpikta. Ky, natyrisht, është një kontibut edhe në aspektin e trajtesës, por edhe në planin e kuptesës dhe shpjegimit metodik, një formatim të këndshëm, që sjell ngulitje në kujtesë të mendësisë, të nocionit, të përkufizimit nga lexuesi, e sidomos nga kontaktuesi me literaturën. Kjo vërtetësi përcaktohet vetëm nga njohësit e letërsisë së sotme moderne. Një prirje e tillë shpjeguese ka të bëjë me bashkërendimin dhe procesin e metodëdhënies në shkolla në këto objeksione progresiste.
Lirshmëria për të krijuar e Shezairit është rritur, krijimi ka më frymëmarrje, ka pëdorim të figurave të ndritshme, por ka ndryshesë edhe në arkitekturën poetike, grafikimin e vargut që kjo “panoramikë fizionomike“ e bën më tërheqës produktin e paraqitur…
Kjo ecuri, pra, është e përligjur, pasi kjo buron nga qëllimësi vetiake të autorit, i cili i ka kërkuar shumë vetes, për të konkurruar e garuar në këtë fushë.
Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S
Gjirokastër, dhjetor 2010
I. Zemra ime 1000 fletëza
“Mëngjes”
U ndava nga ëndrra,
ndryshova kodin e shikimit,
për t’ju përshtatur
botës së gënjeshtrave…
Hapa perden
xhamat m’u ngjyrosën
kaltërsive.
Natyra ishte zgjuar më herët,
kishte ndezur zjarrin e saj
majë një mali
dhe cigarebardha e mëngjesit
po digjej
nga flakërimverdha e zjarrit.
*
Kot që të mendohesh,
i ka natyra të gjitha.
Hasmitari, për çudi,
thellonte themelet e gardhit;
një çift, diku larg,
shijonte muajin e mjaltit,
Pranvera kishte mbjellur
Fidanishten e pafundme
me punëtorët e padukshëm...
Mbylla sytë, “shkunda” kokën,
vesha bluzën, pandallonat
dola në rrugë i shkujdesur,
bërrylat më takuan
qindra bërryla njerëzish
(edhe vajzash bukurane),
bërryla nxitimi,
jo bërryla ngacmues.
Lokali, ku më çuan këmbët,
ishte mbushur plot,
Grupi i shokëve më priste
rreth tavolinës artistike,
si sufran i gjyshes sime...
Me gotën e rakisë
këmbeva të puthurën e parë...
Tri çështjet e bisedës:
Droga, Paratë,
Hiret e Femrave
dhe u përhumba
në thithjen e koçimares.
Pastaj nxita lirshmërinë
në rrëfimin e gjerave,
Pluhurin e çmendinës
e thithja me kënaqësi,
Xhepat i ktheva mbi tavolinë.
*
Kështu tabutë e mia
përfundimisht i groposa...
Vrasje në shtëpi,
vrasje në rrugë
Plagosje fëmijësh,
femrash,
meshkujt,
të gjitha gjinitë.
Çava guackën e turpit dhe dola,
nuk u fola asnjë fjalë budallenjve...
I flisja vetes së trullosur...
Përkufizim për veten
Sytë e mi: 1000 thjerza,
Koka ime: 1000 drejtëza,
Shpirti im: 1000 “menca”,
Zemra ime: 1000 fletëza
Trupi im: 1000 eshtërza
Malli im: 1000 heshtëza
Ndjenjëza ime: 1000 geishëza.
Dhimbja e nënës
Dhimbje syri,
dhimbje fjala,
dhimbje zemra,
dhimbje ëndrra,
dhimbje shpirti,
dhimbje mendja,…
Dhimbje çdo qelizë e gjallë…
Tharë syri,
vrarë fjala,
therur zemra,
tretur ëndrra,
djegur shpirti,
prekur mendja...
Si duron mëma për djalë?
I pakorruptueshmi
Lindën...
U rritën...
U poqën...
Bënë nga një shtëpi.
U martuan secili.
Bënë nga një fëmi.
Mbollën nga një pemë.
Pa dallim I varfëri
dhe I Pasuri i korruptuar...
Dolën një ditë në rrugë.
Shkarkesa qiellore i vrau të Dy.
Ishte llogari e një të pakorruptueshmi.
Kuptimi kafes
Kafja
nuk
është
vetëm
pije,
por
një
njerëzore
me
hije.
Puthje me sy të mbyllur
Mos më thuaj të dua
me sytë e ndritur,
Mos më thuaj, o shpirt,
sa të kam pritur.
Mos më thuaj
të dashuroj
dhe të kam idhull,
por puthëm,
sa të rroj,
me sy të mbyllur.
Xixëllonja
Shpirti yt, central i rrallë,
fik e ndez, s’di sa mall,…
Mos yllit mbi Gjeshnikosh
Ti ia bën me sy nga poshtë?!
Shezair Koko ka lindur në Picar të Gjirokastrës, ku edhe përfundoi shkollimin 8 vjeçar dhe të mesëm. Mandej vijoi studimet në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, në Faklultetin e Shkencave Dega Matematikë Fizikë . U diplomua dhe aktualisht është mësues i këtyr elëndëve në Shkollën 9 vjeçare Nepravishtë. Në fillesë të ushtrimit të të profeionit ka punuar si mësue si këtyre lëndëve në shkolën 9 vjeçare “Avni Rustemi” të qytetit të Libohovës.
Me krijimtari letrare dhe veprimtari kulturore artistike është marrë që në moshë fare të vogël,
ka botuar librin “Ëndërr mbi det” vëllim poetik, në vitin 2008 në Shtëpinë botuese “Marin Barleti “ Tiranë . Mandej përktheu këtë libër në anglisht”....................”. Ky është libri i tij i tretë
“Akropol i Shpirtit”
Është anëtar I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, qysh nga viti 2009.
“…Lirshmëria për të krijuar e Shezairit është rritur, krijimi ka më frymëmarrje, ka pëdorim të figurave të ndritshme, por ka ndryshesë edhe në arkitekturën poetike, grafikimin e vargut që kjo “panoramikë fizionomike“ e bën më tërheqës produktin e paraqitur…
Kjo ecuri, pra , është e përligjur, pasi buron nga qëllimësi vetiake të autorit, i cili i ka kërkuar shumë vetes, për të konkurruar e garuar në këtë fushë”.
Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kristaq Shabani:LNPSHA “PEGASI” ALBANIA-RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-Joniana Merjo Marqeshi
» Kristaq Shabani:Personalitetete te etikes dhe te mirefillesise letrare marrin pjese ne Simpoziumin Nderkombetar 'MUZA POETIKE PEGASI 2011..." ME OBJEKT "LIRIZMI NE LETERSI DHE RRUGETIM PEGASI INTERNACIONAL"[/
» Kristaq Shabani:SIMPOZIUMI NDERKOMBETAR "MUZA POETIKE PEGASI 2011" ME OBJEKT "LIRIZMI NELETERSI DHE RRUGETIM PEGASI INTERNACIONAL"
» Kristaq Shabani:Pas perfundimit me sukses te Simpozimit Nderkombetar "MUZA POETIKE PEGASI 2011" GJIROKASTER, TIRANE , PRISHTINE 13-18 PRILL 2011
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, "PEGASI" KOSOVA
» Kristaq Shabani:Personalitetete te etikes dhe te mirefillesise letrare marrin pjese ne Simpoziumin Nderkombetar 'MUZA POETIKE PEGASI 2011..." ME OBJEKT "LIRIZMI NE LETERSI DHE RRUGETIM PEGASI INTERNACIONAL"[/
» Kristaq Shabani:SIMPOZIUMI NDERKOMBETAR "MUZA POETIKE PEGASI 2011" ME OBJEKT "LIRIZMI NELETERSI DHE RRUGETIM PEGASI INTERNACIONAL"
» Kristaq Shabani:Pas perfundimit me sukses te Simpozimit Nderkombetar "MUZA POETIKE PEGASI 2011" GJIROKASTER, TIRANE , PRISHTINE 13-18 PRILL 2011
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, "PEGASI" KOSOVA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi