Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, "PEGASI" KOSOVA

Shko poshtë

Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, "PEGASI" KOSOVA Empty Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, "PEGASI" KOSOVA

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 12, 2011 12:17 am

Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, "PEGASI" KOSOVA 383352_10150449147498186_678723185_8491681_1137572592_nKristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, "PEGASI" KOSOVA 211458_678723185_2799306_n

Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL
LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, "PEGASI" KOSOVA


E FOKUSUAR POETJA SHKENDIJE HODA, GJAKOVE, KOSOVE


Gërmat e Alfabetit të dashurisë në vëllimin poetik ‘Energjia e virtytit” (Fund me diell)
Nga Kristaq F. Shabani, I.W.A, W.P.S, A.M.O


Poezia e Shkëndije Hodës është një poezi me ngjyrim, pa zgjaturina dhe figura del beftësisht, spontanisht, e kapshme në detaje dhe në “rekuiziten” poetike gjë, e cila e driton poezinë dhe krijon pëlqesën për ta lexuar me këndshmëri, por ka dhe larmi, e cila dallohet për së largu, pa iu afruar ende afër, “shkrepëtima” dhe “ylberizime” të dukshme vetiake … Gjetjet në çdo poezi të tërheqin vëmendjen, pavarësisht se mund të jenë të tematikës së njëjtë, por e veçanta del e nusëruar dhe e ornamentalizuar, nëpërmjet një “rrëfimi’ saktik idilik, duke shpëtuar nga rrëfimet e zakonshme, që çuditërisht ka ditur t’u shmanget, kjo sjell përmastim emocional.
Të përshtypëzon se në këto poezi të metrimit të shkurtër, vargëzim i lirë, por aty, këtu ka dhe rimim të brendshëm dhe të jashtëm, idea dhe mesazhi vjen fluturimthi, ndalje në pragje për t’u çlodhur, për të soditur lotin, për të ndjerë pikëllimin, dridhjen , mërgimin, lëngatën, dashurinë për ikjen dhe të ikurin e sakrifikuar sublimisht; prezencën e një pabesie të konturuar keqazi, e cila ka vjedhë ylberet, dritëzimin, dinamikën, ka plagosur e vrarë shpirtëroren, ka përndjekë ikjen e së bukurës…
Në vëllimin poetik “Energjizmi i virtytit”(Fund me diell) “derdhet” një temë mbizotëruese e dashurisë, por e dashurisë në formate të botës shpirtërore e natyrore , e cila është dhënë pas të tërës, jo vetëm të veçantës, gjendjeve të syrit, të buzës, të “afshimit” , të të prekurit të ndjeshëm, që prodhon veç lindësi të reja . Kontaktim syri petale – pistil në kurorën e një luleje, një proces i eliksiritetit të çuditshëm, të puthur betimshumë dhe ndjenjëshumë, të puthërimit të qerpikut, të tallandesës së gushës, të lidhësisë së përbetuar , të dashurimit nimfian, por edhe të kundërtës: të ikjes, të humbjes së syrit të bukur, të së zhdukurës, të kërkimit, të lotimit dashuror, të pritjes syhapur e syëndërrues e tjerë.
Këto tablo poetike janë të ndërlidhura me njera - tjetrën me një njerëzi, qytetërim nismëtar dhe të fsnikëruar…, e cila tregon nivelin kulturor dhe prezantues të një prej përfaqësueseve të feminilitetit dinjitoz të përparuar kosovar.
Vëllimi rrëfen dinamikisht botën e poetes me emër Shkëndije,por e shkeëndijëzuar në mijëra skëndijëza prezente, e cila shkëndizon momentet, i qëndis ato siç qëndis fatet, profecon për të ardhmen, duke hedhur hapa të studiuara dhe duke mbjellur mesazhe në kurmin e vëllimit..
Situata drithëruese jepet eshe në këtë vëllim tipik të energjizimit të virtytit dhe të ngrohësimit diellor.., i cili njeh deri në pikëzat më të vogla , apo në porëzime forcën e tij për të rrezatuar te njerëzit, për t’u dhënë atyre shkëndijat e triumfimit jetësor…
Duhet theksuar se ky vëllim ka dhe prezencë të një simbolike të gjerë të pranisme, ka trajta gjuhësore që të ndalin dhe nxitin përfytyrimin dhe fantazinë..
Në këtë përmbledhje poetike poetja Shëndija Hoda, nga Gjakova e Kosovës, zbulon dijeninë dhe forcën e saj ndjenjësore në të dy kahjet vepruese, në një skenë psikologjiko-morale, e cila ka nevojë të paraqitet dhe studiohet për këndvështrimin ndaj fenomeni të përbotshëm dhe të veçantë dashurisë njerëzore.
Hapësirimi dashuror, aktrimi fals, frikimi i humbjes, gjyqësimi i dashurimit dhe mbrojtja e tij, krijimi i trup-shpirtëzimit në këtë botë mëkatare...., pse-të e pranishme të pyetëzuara, trajta e vërtetë e ëndrrës së ëndërruar…,
peizazhet e ndjenjave në mozaikë ngjyrorë të shndërruara me aftësi poetike e paraqesin këtë kreaturë poetike për të realizuar kontektin e kontaktit të shkëmbimit universal të vlerave, një demarshim i dukshëm i Shëkëndije Hodës premtuese.
Poetja kërkon dhe bën çmos të zbulojë “Alfabetin e dashurisë”, një synim i saj i plotëkuptimtë, duke synuar të hedhë hapa konstruktivë në kuptesën e drejtë të kuptimit jetësor për të energjizuar shoqërinë në drejtim të një qetimi aktiv dhe të progresivitetit jetësor, sherbesë kjo aspirative e popullit kosovar, për një tejnjohje te realitetit dhe të kulturimit njerëzor…

Shëndije Hoda lindi më 8 maj 1970 në Gjakovë. Shkollën e mesme dhe SHLP “Bajram Curri”, dega Gjuhë- Letërsi shqipe i përfundoi në vendlindje. Me profesion është ushtarake. Ishte pjesëmarrëse në luftë, në radhët e UÇK –së, në Brigatën “137 Gjakova”. Artin poetik e kultivon që në fëmini. K a botuar shumë shkrime në revista të ndrshme. Për herë të parë në vitin 1994 formoi grupin e parë letrar të të rinjve “LIDHJA”, duke treguar shpirtin e saj organizues dhe drejtues në drejtim të mishërimit të ideve të saj për të inkurajuar talented . Pas luftës ishte themeluese e revistës mujore ushtarake TMK “137 Gjakova”. Ka botuar librin me poezi ‘Tatuazh në zemër” në Gjakovë në vitin 2003, librin e dytë poetik “FUND ME DIELL”.
Ky është libri i katërt i saj m e titull “Energjizmi i virtytit” në anglisht dhe italisht. Janë botuar poezi të saj në antologjinë poetike “Korsi e Hapur”të LNPSHA “PEGASI” ALBANIA së toku me 270 poetë nga vendi dh e nga Bota, botuar nga Shtëpia botuese “Marin Barleti” Tiranë.
Është anëtare e LNPSHA “PEGASI” AlBANIA dhe “PEGASI” KOSOVA, Zëvendës Kryetare e Degës së LNPSHA “PEGASI” KOSOVA për Gjakovën, duke qënë një ng ainoicueset e krijimit të kësaj dege.


Shkëndije Hoda

Energji virtytesh

Fund me diell

Kohë e ëndërruar
As në tokë e as në qiell
Pabesia ma dogji ylberin
në moshën e ëndrruar

Gjurmë ornamenti


Midis nesh diga, marrëzisht të dashuruar
Unë dhe Ti…
Çdo natë në ëndërr
bëjmë qëndismën e fatit.
Edhe në vargun tim Gjurmë ornamenti.
Në vetmi të heshtur Unë dhe Ti
pijmë eliksilirin e luleve
të kryqëzuar në shpresë të dy bashkë.

Këndvështrimët e mi në ëndërrim
Kur të shoh në ëndërr të dashurisë,
më kaplon frika e humbjes.
Kur shoh ëndërrr në ankth, kuptoj aktrimin tim fals,
Kur të shoh ty në ëndërr, vdekjen e dua, para zgjimit
ose nurin tënd të ma mbushi ditën…

Një pritje ankthi


Mos nguro, sonte të dua, të dashuroj, të adhuroj…
Sonte të prita, më lëndove, më harrove.
Sonte të pres të më thuash se më do.

Dëshira plot frymë


Përse të jem hija e dashurisë tënde,
nëse një herë më kujton,
Do të jesh në frymën time, të lutem vetëm një herë…
Jeta do t’i lëjë gjurmët në vazhdë
hije trungu i dashurisë tënde.

Robinë


“Unë jam rob, - thashë e menduar, - po rob i kujt?
E dua robërinë me emërues… Nga Kush?
Unë kam dëshirë të jem robinë ,
Vetmi e dashurisë.

Pafatësia e largësisë


Larg nga ti,
me zemër të thyer
i qaj ditës dhe natës, dritës dhe territ.
Larg nga ti më quajnë mëkatare
për skenën e fundit të magjisë sime.
Larg nga ti më quajnë të pafat!

Ndarje?!


U ndamë kur u deshëm,
kur s’flisnim për zjarrin e sfilitur,
për etjen, për moshën, për hiç…
Përse u ndamë ,përse?!...

Ani pse të dua…


Përkund kujtimin ledhatues,
thirrjet në zemër të dashurisë;
të thyer takohemi të fshehur,
kur klithma e dashurisë hesht…
Ani se e pikëlluar avullohet dashuria,
Ne duhemi, por kurrë nuk dashurohemi.

Po të them diçka


Po flas me memecërinë time,
po shikoj me verbërinë time.
Të them diçka, ti nuk je i vëmendshëm.
Të flas me heshje, ku e ke kuptimin?!
Jemi të pajetuar në këtë dashuri,
verdhakë të moshës jemi.

• Forca e pyetjes “Pse?”


Pse s’më vret, kur s’më do?
Pse u takuam për të vuajtur?
Pse u bëmë të moshuar në rini?
Pse?...

Atje ku e gjen paqen e dashurisë
Dashuro thellësinë, dashuro lartësinë,
njerëzoren e thjeshtë,
dashuro… deri në pusi të vdekjes,
deri sa të shkosh në lëngjet e tokës,
diku në harkun e ylberit,
në thellësi të kujtimit…
Së fundi atje e gjen paqen…

Në pritje


Ma theri rritën e zemrës… ,
Ma thithi riskun e fatit,
më mësoi si të vuaj…
Ai dhe ai në cirk më ndihmoi të bëhem vlerë…

Shpresë se e jotja do të bëhem
Dashuri ma shih shpirtin,
Bandillet sorollaten hijeve të ngrira,
Rrugaçëria na solli Sidën.
Po e shikove e ke gjetur,
aromat do t’ kesh dhuratë.

*Gjyqi i dashurisë


Në gërhamat e jetës Dashurisë i bëhet gjyq.
E ulur atje në bankën e gjykimit,
ç’fat i keq, gjykohem për dashurinë!
Dëshmitare nuk e kisha as Nimfën,
Zemra dhe shpirti këtë e dinë,
përveç teje dhe meje ne errësirë asgjë, askush.
Në gjykatore avokat nuk kishte, askush s’pipëtinte,
Unë e dashuruar heshtja…
Pa pyetur më dënuat me verbim të syve
që të mos dashuroj kurrën e kurrës…


The energy of virtue

Mistaken

I was mistaken that your birth and your life
Are a crown for me,
Without meeting in the crossroad.
With feelings I created landscapes,
Your eyes with in the broken hollow
Perhaps you were born for me
And I in the hell of love
Did not embed my face.


Judgement of love

In the ruins of life love is judged.
Sitting there in the court,
What a bad luck, I am judged for love!
Even the nymph was not my witness
The heart and the soul know this,
None, except you and me in the darkness.
In the court was not a lawyer, none spoke,
I, in love, remained silent….
Without asking you punished me with blindness
In order that I never love anymore…

• The power of the question “Why?”


Why don’t you kill me, if you don’t love me?
Why did we meet to make each- other suffer?
Why did we become aged in young age?

Why…?

Energia delle virtu

La sfortunata della lontananza

Lontana da te,
con cuore spezzato
gli piango al giorno, ed alla notte,
alla luce del buio.
Lontana da te mi chiamano peccatrice
per la ultima scena della mia magia.
Lontana da te mi chiamano sfortunata!


Il potere della domanda: “ Perchè ? “

Perchè non mi ammazzi, quando non mi ami ?
Perchè ci siamo incontrati per soffrire ?
Perchè ci siamo diventati vecchi in gioventu ?
Perchè?...


Se vuoi prendeli tutti…

Prendele le mie labbra se vuoi,
ma ti velenano, se tu tesi un’insidia
Se vuoi ed anche le mani prendele
le gambe, gli occhi prendeli
Ma l’amore non me lo prendi
me lo lasci che viaggi alla profondita.

La menzogna

Mi mentivo che la nascita e la tua vita
sono corona per me,
senza incontrarsi mai nel crocicchio.
Con i sentimenti ho creato dei paesaggi,
I tuoi occhi con la faccia rotta…
forse sei nato per me senza dirmelo
ed io allo spiedo dell’amore
non l’ho conficcato il cuore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi