Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani:Një novatim përshkrues me një trajtë meditative absorbuese Pjesa e parë

Shko poshtë

Kristaq Shabani:Një novatim përshkrues me një trajtë meditative absorbuese Pjesa e parë  Empty Kristaq Shabani:Një novatim përshkrues me një trajtë meditative absorbuese Pjesa e parë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 19, 2011 3:26 am

Kristaq Shabani:Një novatim përshkrues me një trajtë meditative absorbuese Pjesa e parë  164314_496630068185_678723185_6003127_2591630_n

Një novatim përshkrues me një trajtë meditative absorbuese

Pjesa e parë
Fokusuar libri poetik “Lotët e Nimfës” e poetes Lediana Stillo Paja
Zëvendës Presidente e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA , BOSTON SHBA
N Ë KUADRIN E RRUGËTIMIT PEGASI INTERNACIONAL 2010-2012

Kristaq Shabani:Një novatim përshkrues me një trajtë meditative absorbuese Pjesa e parë  49703_678723185_7208_n
Nga Kristaq F. Shabani
Poetja LEDIANA STILLO PAJA shquhet në brezin e saj poetik për eruditizëm e intuitë poetike, për figurim dinamik, për trajtesë origjinale dhe këndvështrim befasues të fenomeneve dhe gjasive, për ngulitëri në përpunim vargu, për gdhendësi mendimi me trajta shkallinore , për diagramë mendimore, për rrokje të temave dhe precipitim të saj me spontaneitet , siç mund të ndodhë faktikisht, por duke e skenizuar veprimin me një lehtësi që mund ta realizojë ajo kuptueshëm dhe të të rrokë e të pushtojë pushteshëm me vërtetësinë përshkruese dhe krejt origjinale... E thekur në artin skenatizues të poezisë(arritje vetiake e qenësisë së saj) të përcjellë me finesë dramatike, e pakënaqur kurrë me të arriturën e saj, nxitëse e vetvetes për arritje të pjekura dhe bazime për novacione poetike plasdarmon në shpirtra njerëzorë... ... Forca e saj konturuese e arkitekturës poetike dhe një profil origjinal poetik kërkues e përshkallëzon risinë e poezisë lirike të kërkesës së bashkohësisë...


1.
Nimfa loton nga gazmimi apo nga brengimi, nga mllefi apo nga arritmëria në kuadraturë përpjekësie për të rilindur në diellim...…Një nimfë identike me mjaltimin e kreaturës... Një përsëritje jo identike në lindësi , por në një trajtë tjetër fantazore dhe reale.
Lindësia e Nimfës:
Një dialogim ekzotik ndjenjësor dhe veprimor, dramatik në një krijim fantazt me tonativ urdhërues e mirësjellor për Adamin, i cili pret lajmërimin surprizë në një vështrim qeshës dhe frazimi… Ripret misterin gdhendës... dhe lindës. Lindësi të papërsëritshme në një kuptim kundrues dhe befasues....
Kobi nator mes reve shpirt jep.. dhe retë djallezore e mjegullore ndriçojnë me qiri dhjamor devesh a elefandor.. apo dhe eufemik
Kurdistirja orore ripërsërit itinerarin në një pambaritmëri ecejakje , me klithmime dhe tik- take ripërsëritëse , në një lodhësi kohore , në një zhbërje dhe në një shplekjse ,që detyrimisht vjen në një papritueshmëri ndaljeje… Ora zemrore mbetet me syhapur në një qetësi mosecjeje me fizionomi rrethore në një dymbëdhjetëshe numërore… Dora e paaftë të realizojë një kurdisim kthjellor lëvizës… Ka vdekur ora!
Pendimi lëshuar në një kryqëzim rrugësh: pafajësi, verbimim, vrastarizëm, intrigim, hipokrizim,mëkatim, lindësi pasionant, boshim, lutësi me duar bosh dhe shikim pendues, kobim, vrerim në një rrugëtim zhgënjyes…. Mbi këtë klimatizim të pashpirt shpirtrat sinqerisht përshkojnë dashurime… SÇ’naivitet shpirti!
Në këtë dramatizim meskin: bluarje shpirtazimesh, thyerje kafkash , thithërime gjaku dhe refreni kanibal rrëmben natën e fsheh në mengëlloren dhe yjet përfundojnë n ë një gllabërim total hapësinor… pa lëshuar as klithimin e ikjes! Hapësira ka frikimnga gllbërimi i saj...
Dramatizimi apelon : kurvërim, mashtrim, vjedhje, vrasje, heshtësi për drejtësinë e pakonturuar…
Protagonistimi në një “majë” frazimi lëshon “anatemat” e një fjaltëmanie zyrtare, duke përgatitur mburimin e busullës me shami copëbukurore diplomatike… Dielli mëndjemadh harron rrezen të vetmuar në një qeli burgimi.
Heshtësia dhe tulatja, fjalësia në universin fjalor predikim lutësie, zhgënjimi, ëndrrimi, mashtrimi. Gjethevjeshtat fjalëpërbaltin, vyshkin… Acarti dimëron… ndez “semaforët “ e dekompozimit…
Në jetësinë mjerore endet shebeku (endacaku varfëror).. .Trishtimi i akullzuar kristalizon në një lajthitje të fshehur… Dobësim në fatalitetin e kryefjalëzuar. E h, ç’kungim gjaku?! Pyetjet retorike nxitojnë në mendje, që gjithmonë kanë një gjendje : heshtësi plotore(memeceri të lindur)…
Në një fantazi shprehëse njerëzit, që luanin me kukulla, sot i kukllojnë dhe në rast inatçor, kukullat skllave shukohen në një përflakje inatçore… Ku e kanë zemrën? Ku e kanë shpirtin?! Shpirti humbet gjallimin në njësinë më të shpejtë kohore…Humanizmi atentatohert… Çuditësia ngre statujat e saj dhe vreroset … Një vrapim apo fugim me gjithë energjitë e mundshme, në një lëvizje instiktive, në një rrotullesë të pafudme. Eliptikim monstruoz…
Flatravogël, xixëllonja në xixëllim, lozonjarisht flakte pas vetësisë ajrin kënaqësisht dhe me vështrimin e saj: xixëllonjë, kundronte mrekullim njerëzor, xixëllonja… Por papriturshmëria e roboi. Ai, luajti dehëshëm me të dhe xixëllimin , por, kur u ngop, e flaku i lodhur nga lojërimet e saj… Xixëllimi e të trishtës xixëllonjë ia mori terri, frikimi… Një flakërim trupi për të mos e rimarë asnjeherë jetën… Kujdes vajza-xixëllonja apelon vetë xixëllonja e mbetur shterpë me xiximi!
Tipikim krahasimtar i qenieve xixëllonja, një parabolë dhe një figurim xixë.. , I cili apelon dhe mesazhon dinamikshëm ndaj gjinisë xixëllonjë…

2. Ç’pellgim lotor… Sytë e Nimfës t’I kenë nxjerrë gjith ë këta lot? Habitëria e habitërisë e ngulur

Buzë të thara, thartirë. Buzëçara drithëruese… Një fjalëe ngel, heshtësia flet në errësirrën e pafundme.. Përcjellje e mesazhit memec për në rrugën e zemrës….. Njerëz, sytë lotëmbushen.. buzëçarat nuk prodhojnë’ asnjë fjalëe , pale frazë…. Udhërrëfyese heshtja, e cila çel zemrën… Sa keq i vjen vetvetes për Nimfën e përlotuar …

Shpirti im , drejt teje fluturon
çdo mbrËmje…
një hije në dhomën tënde
shndërrohet…
Buzëqeshjen tënde të venitur
e sheh…
Frymëmarrjen tënde të rënduar
e ndjen.
Çdo mbrëmje
Hijeza ed homës sate shndërrohem…
Kur loti,
Shpirtin tënd të brishtë rëndon
Me duar
Trupin tënd qarkuar mbaj…
Me shpirt,
Miliona herë pëshpëris, të dua…

Një mënyrë origjinale e të thënurit dinamik dhe befasues, ku materialja niset e hijezuar, e shndëruar në një hije që e ndergjegjesuar me kundrimin e saj -hije të gjalluar pa konturime materiale, veç ndjenjësore riimpulson konturimin shpirtëror, që nis përshpëritje milionshe të fjalës bukurore të dua… E ç’nuk mund të bëje hija e vetvetes?!... Një anatomi tjetër shpirtërore e përfaqësuar nga shpirti i hijezuar ..
Epileptizëm dhe kundrime spektakolare të interpretuesve të ndjenjave … në një botëzim plotor … Në fundimin e aktrimit shpërthesë duatrokitjesh- dhuratë talentit..
Poetja Ledianë rrëfen sinqerisht shkeljen në botën misteriale dhe shndërrimin në djall. Transformimi i ëngjëllit shtegëtues… të pafaj gënjyer nga qeshurinat, një transformacion me motive negative … njeriu I braktisur;
Honi yt I zi,
Gulçimin e shpirtit pjell,
si një klithmë...
Figurim i ndjeshëm ky, i cili e stilizon dhe e sfilon bukurisht mendimin...
Ky figurim, kur përdorohet me dritëzim vetiak pjedelaston sin ë rastin :
Qetësia e natës
Me petkun e saj vesh.
Dhe unë.
Muzën e gjumit vras…
Apo një figurim lirik, që buron nga shpirti i bukur i një femre-gruaje

Fli i dashur,
Qetësinë e kësaj nate rrëmbeje,
Si petk veshjeje përdore
Hedhur rreth meje e teje…

Një udhëzues poetik, i cili ka një mori ngjarjesh dhe ngjyrimesh të theksuara jetësore, që ndërlidhen dhe gufojnë.
Duhet folur për metaforizmat e epitetëzimiet, figurimet prezente te ky kapitull lotues: ankthi hijen e vet mbolli, mumje të dashurisë, dashuria gojën ia mori; në membrane tënde ndodhem cipë e falsitetit njerëzor.. si pëshpërimë e harruar ndoqa gjurmët e heshtjes e tjerë, janë ndriçime që vinë rrjedhshëm dhe trokojnë mendërisht. Apo perifrazimi i bërë për pemëne dashurisë mbresëlëënse,… unë muza e gjumit tënd; jam nimfa e pellgut të lotëve, atje ku ti mëkatet lan çdo mbremje…
Shembëlltyra dinamike të këtij ekstrati:
E lulja
adhuronte lëkundjen e krahëve të saj
nën frymën tënde…
• * * *
Si një lule që petalet shkund nga era
Në dorën tende u gjenda...
Dhe ti i mërzitur se lulja , mbi dorën tënde kokën vari,
petalet fillove t’ia shkulje një nga një...
Një bukurim ideje dhe një trajtesë vetiake , pavarësisht nga përafëritë..


Poezia “Karrikatura” ka një ide të bukur dhe lidhesia zog pushëverdhë i pikturuar, i shndërruar mandej një një gjallim fluturues dhe cicërues… është gufuese dhe maarrarendëse e marramendëse.
E shoh të arsyeshme të reklamoj poezinë e saj :
Trishtim i ëmbël

Shpirtin fillove të ma pikturosh një ditë ,
të vrarë, të pikëlluar, si film bardhë e zi,
me shpresë të vdekura,
pa ëndrra , pa dëshira…
pa dritë jete…


Penelin ngjeve fort në bojën e zezë
e skaj për skaj shpirtin tim hijëzove,
theksove limanet e tij,
errësirën egërsove
vend për dritë, nuk le.

Si një mjeshtër pastaj firmën hodhe ,
vështrove shpirtin tim të brishtë
me ëmbëlsi i buzëqeshe.
Derisa të dorëzohej i tëri
duke e ngjyrosur me trishtim…

LEDIANA STILLO PAJA shquhet në brezin e saj poetik për eruditizëm e intuitë poetike, për figurim dinamik, për trajtesë origjinale dhe këndvështrim befasues të fenomeneve dhe gjasive, për ngulitëri në përpunim vargu, për gdhendësi mendimi me trajta shkallinore , për diagramë mendimore, për rrokje të temave dhe precipitim të saj me spontaneitet , siç mund të ndodhë faktikisht, por duke e skenizuar veprimin me një lehtësi që mund ta realizojë ajo kuptueshëm dhe të të rrokë e të pushtojë pushteshëm me vërtetësinë përshkruese dhe krejt origjinale... E thekur në artin skenatizues të poezisë(arritje vetiake e qenësisë së saj) të përcjellë me finesë dramatike, e pakënaqur kurrë me të arriturën e saj, nxitëse e vetvetes për arritje të pjekura dhe bazime për novacione poetike plasdarmon në shpirtra njerëzorë... ... Forca e saj konturuese e arkitekturës poetike dhe një profil origjinal poetik kërkues e përshkallëzon risinë e poezisë lirike të kërkesës së bashkohësisë...
Vijon...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi