Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri:Revista Kosova në numrin e saj të dytë (2010)

Shko poshtë

Baki Ymeri:Revista Kosova në numrin e saj të dytë (2010) Empty Baki Ymeri:Revista Kosova në numrin e saj të dytë (2010)

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 19, 2011 4:57 am


Revista Kosova në numrin e saj të dytë (2010)

Baki Ymeri:Revista Kosova në numrin e saj të dytë (2010) Moz-screenshot-10Baki Ymeri
Në vigjilje të Vitit të Ri, në një vëllim prej 90 faqesh në kolor, e pa dritën e botimit në Bukuresht numri i dytë i Kosovës, revistë për histori, kulturë dhe qytetërim. Derisa numri i parë doli në të dy gjuhët, duke patur edhe një supliment të Kosovës letrare, numri i dytë doli me një lëndë të pasur në gjuhën rumune, kushtuar kryesisht Kosovës dhe vlerave të saj, duke qenë i dinamizuar edhe me një shtojcë në gjuhën shqipe ku bëhet fjalë për vlerat letrare të mërgatës shqiptare (Brahim Avdyli nga Zvicra dhe Ylli Dilo nga Greqia). Ja vetëm disa nga titujt e revistës respektive:
Pse dalim në dritë, Kombi i Shqipeve, Konferenca e Ambasadorëve - gjenerator i krizës kosovare, Rumunët e Serbisë nën thundrën e thive, Kosova p՚ër shqiptarët është porsi Republika e Moldovës për rumunët, Ka harruar Serbia se gjendemi në shekullin e XIX-të, Vlera magjike e një mrekullie historike, Opinione lidhur me Ligën e Shqiptarëve të Rumanisë e udhëhequr nga një persona non-grata, Fati i botës varet nga Kosova, Kosova në dritën e lidhjeve farefisnore rumuno-shqiptare, Dardanët ishin stërgjyshërit e shqiptarëve të Kosovës, Nga po shkon Dakia antike, Kush e ka humbur provimin e diplomacisë (rumune) lidhur me çështjen kosovare, Inaugurimi i tryezës së miqësisë së Kosovës me intelektualët rumunë, E drejta për replikë, Deklarata anti/Kosovë si një precendent anti/Moldovë, Kosova nuk ka kurrfarë lidhjesh me çështjen e hungarezëve të Rumanisë, Burime për Shqipërinë dhe Kosovën në gjuhën rumune, Kosova-nyja gordiane e Ballkanit, Lugina e Timokut – një Kosovë e re, Drama e rumunëve të Serbisë, Serbët kanë kërkuar intervenimin e armatës kundër rumunëve të Timokut, Prifti Bojan nuk trembet nga dallaveret e Kishës Serbe, Një artikull i Ovidiu Pecikanit kushtuar rumunëve të Timokut të persekutuar nga autoritet serbe, Nevoja për histori, E kujt është Kosova, shkrime tjera dhe një fragment fotodokumentar nga arkivi i kësaj tribune të përlindur për afrim, afirmim dhe komunikim.
Nga faksimilet shquhet ballina e revistës Kosova e Gjergj Bubanit (1932), arikulli Kosova është vatra antike e kombit shqiptar/Kosova este vatra antica a natiunii albaneze, botuar (nga B. Y.) në revistën Cuvântul, në kohën kur Rumania e miratoi kërkesën e NATO-s për shfrytëzimin e hapsirës ajrore rumune për bombardimin e kuçedrës militariste të Millosheviqit (1999), si dhe faksimile tjera artikujsh në gjuhën rumune si Masakrimi i të pafajshmëve, Forcat serbe kanë kryer krime lufte kundër shqiptarëve etnikë të Kosovës, Shqiptarët janë krenaria e Ballkaniet, etj. Përndryshe, edhe ky numër i revistës u botua me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, duke patur në kolegjiumin e redaksisë: Dr. Xhelku Maksuti, ideator, autorin e këtij shkrimi, kryeredaktor, filoshqiptarin Tiberius Puiu, zëvendës/kryeredaktor, etj. Përfundimisht vlen të potencojmë faktin se këtë numër të revistës e ilustrojnë edhe disa fotografi të Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Rumanisë, të viteve 1930, që dalin për herë të parë në shtypin e shtypur.
Box
Tribunë e fuqishme e kushtrimit për çlirim dhe pavarësi
Rrevista “Kosova” rrezaton një sukses të jashtëzakonshëm në botën e diasporës shqiptare për afirmimin e vlerave tona kombëtare. E përgëzoj botuesin për këtë arritje dhe uroj që ta realizojë me nder punën e kryeredaktorit, që është tepër e rëndë dhe jashtëzakonisht e komplikuar. Sidomos për faktin se ai është trashëguesi i një tradite të shkëlqyeshme të krijuar me sakrifica mbinjerëzore, prandaj, nga thellësia e zemrës uroj të ketë përkrahjen e Zotit e të shqiptarëve që t'ia dalë kësaj pune me faqe të bardhë. Revista "Kosova" e Gjergj Bubanit bëhet tribuna më e fuqishme e përhapjes së kushtrimit për çlirim e pavarësi, nëpërmjet të denoncimit të robërisë dhe shtypjes së egër që binte mbi popullin më të vjetër të Ballkanit, popullin me tradita të lashta kombëtare në hapesirën autoktone që nga krijimi i botës, i cili po persekutohej padrejtësisht nga fise endacake dhe pushtues pretendimesh globale, si e "Sëmura e Bosforit" që e kishte pushtuar dhe po e shtypte pamëshirshëm popullin, bijtë e të cilit i kishte forcën kryesore krijuese dhe vepruese të zhvillimit e të mburrjes së saj në shumë nga veprimtaritë jetësore.
Pavarësisht nga kjo, shqiptarët dhe atdheu i tyre mbaheshin nën pranga dhe goditeshin për vdekje. Revista "Kosova" me Gjergj Bubanin do të shpërthejë asokohe si një meteor dhe me një guxim madhështor lëshon kushtrimin duke bërë me dije se Shpirti i Arbërit, ndonëse i drobitur shumë, nuk e ka ndërmend të ligështohet, nuk guxon të ligështohet, i vetëdijshëm se i përket së vërtetës e cila është e pavdekshme, është "zogu që ringjallet nga hiri i vet", dhe që medoemos duhet të vazhdojë fluturimin. Kjo ndjenjë e shqiptarizmës e shquan dhe mbëtet e pavdekshme në "Kosovën" e Gjergj Bubanit dhe të një plejade korifejsh të atdhetarisë së pastër, të cilët nxjerrin në arenë dritën e mendjes, zjarrin e shpirtit dhe gjithë energjinë që kishin për t'i dhënë udhë zgjidhjes së çështjes shqiptare, daljes nga zgjedha e robërisë shekullore, çlirimit të tokave dhe realizimit të pavarësisë kombëtare...
Rruga ishte tepër e vështirë. Revista “Kosova” qëndroi fanar, prandaj nga armiqët e shumtë atakohet rreptë. Mirëpo, fryma e shenjtë e saj ndër kundërshtime nuk ligështohet, por merr forcë përjetësie, duke u bërë pjesë e mijëra shqiptarëve në të gjitha anët e botës, të cilët në dritën e atdhetarëve shqiptarë të Rumanisë marrin forcë dhe mësim për të shtuar përpjekjet në realizimin e idealeve kombëtare, këmbëngulshëm nëpër të gjitha trojet e coptuara shqiptare, e veçmas duke ndikuar në mobilizimin e shqiptarëve kudo nëpër botë, që sytë dhe zemrat t’i mbajnë gjithmonë hapur në drejtim të atdheut të tyre. Këtë e dëshmojnë të gjitha zhvillimet historike që ia hapin shtegun ngritjes së Flamurit të Pavarësisë në Vlorë, ku shumica e burrave ishin ata që ia mësyejnë atdheut nga anë të shumta të botës, me guximin atdhetar të bazuar në përgatitjen e fuqishme intelektuale dhe përvojën konkrete që e kishin përfituar nga zhvillimet dhe përvojat e përfituara në vendet e ndryshme, ndër të cilat Rumania është nga qëndrat më të fuqishme të zërit të shqiptarëve për mposhtjen e robërisë.
Kur është fjala për revistën "Kosova", nuk duhet të kalohet në heshtje errësira gjysmëshekulllore enveriane që brutalisht syrgjynosi traditën dhe themeluesit e saj. Mirëpo, ajo frymë hyjnore e shpirtërave të shenjtë të atdhetarisë së komunitetit shqiptar në Rumani, nuk mund të shuhej aq lehtë, sepse do të dilnin filizat e rinj që prap do ta ringjallnin. Dhe nuk u shua revista "Kosova", prapë është e gjallë dhe është në jetë, është në dritën e vertetë. Ajo është në shpirtin tonë, kurrë nuk shuhet dhe kurrë nuk shterron. "Një krua që ka rrjedhur pa ujë nuk të le!", ka thënë populli. Tradita e Rilindësve në Bukuresht vazhdon të rrjedhë, sepse idealet e tyre vazhdojnë të rrojnë të pastra në zemrat e veprimtarëve të palodhshëm dhe intelektualëve të shquar si Baki Ymeri, kjo figurë brilante e ruajtjes, vazhdimit dhe thellimit të kësaj tradite në frymën dhe ëndrrat e paraardhësve tanë. Dalja në dritë e numrit të parë të revistës "Kosova" në Bukuresht është dëshmi konkrete e përmbushjes së amenetit të tyre dhe dëshmi e re se fryma shqiptare gjallëron dhe Shpirti i Arbërit rron gjithandej në botë.
Krahas urimeve tona në adresë të komunitetit shqiptar të Rumanisë, për ruajtjen e traditave shqiptare në këtë vend si dëshmi e mbrojtjes së identitetit, kulturës dhe historisë sonë, urimet e përzemërta dhe mirënjohja e thellë i përket edhe inisiatorit për vazhdimin e botimit të revistës, dr. Xhelku Maksuti, liderit shpirtëror të shqiptarëve të Rumanisë, që jo rastësisht konsiderohet Nikolla Naço i ditëve të sotme. Revista "Kosova" është një ngjarje e shënuar historike për shqiptarët dhe çështjen shqiptare ende të papërfunduar, e cila më shumë se kurdoherë tjetër ka nevojë për vetëdijësim, që të mësojë sa më më ngulm nga e kaluara e saj, dhe, që nga përvoja të nxjerrë mësimet e vlefshme sot, për nesër dhe përgjithmonë.
Çasti është dhe përvojat janë. Revista “Kosova” është një pasqyrë e shkëlqyeshme ku mund të mësohet shumë për atdhetarinë e vërtetë. Ndjehem shumë i pasuruar me rikthimin e revistës “Kosova” ndër ne, që më sjell ndër mend shifra e fakte, njerëz e ngjarje, dëshmi konkrete për të cilat kemi aq shumë nevojë t’i mësojmë dhe të kuptojmë se, kush ishim, kush jemi dhe kush duhet të jemi. Na përkasin dhe ju përkasim korifejve (Nikola Naço, Ismail Qemali, Asdreni, Naim Frashëri, Gjergj Bubani, Dhimitër Pasko, Ali Asllani, Lasgush Poradecit, Viktor Eftimiu etj, deri në ditët e sotme: Xhelku Maksuti, Luan Topçiu, Baki Ymeri dhe bashkëpunëtorët e tyre), hiri i jetës dhe i veprave të të cilëve na vjen plot afsh nëpërmjet faqeve të revistës “Kosova”, një shkëndijë e re e përflakjes së përshpirtshme të këmbënguljes titanike për trasimin e rrugës së lirisë, një dëshmi e gjallë që reflekton sakrificën e jashtëzakonshme të këtyrë atdhetarëve, që janë biografia jonë dhe që na detyrojnë të mendojmë më thellësisht e të punojmë më seriozisht për vendin dhe kombin tonë, që pas errësirës së gjatë e të dendur ka zënë të ndriçohet.
Prandaj, ringjallja e revistës “Kosova” në mërgatën e shqiptarëve të Rumanisë me një lashtësi dokumentare prej mbi 400 shekujsh, është ringjallje e krenarisë sonë për veprat madhore të njerëzve të sakrificës mbinjerëzore. Në emër të kësaj urojmë që “Kosova” të vazhdojë të jetë tribunë e dritës fuqiplote anembanë shqiptarisë, duke depërtuar edhe tek ca mendje të errësuara që, për fat të keq, ende, pas shpinës së kombit dhe atdheut, e bëjnë punën e kasapit. Me shumë respekt, Skënder Zogaj, Fushë Kosovë, 19 dhjetor 2010.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi