Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meta: Rama flet në emër të popullit, vepron në emrin e bandave

Shko poshtë

Meta: Rama flet në emër të popullit, vepron në emrin e bandave Empty Meta: Rama flet në emër të popullit, vepron në emrin e bandave

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 20, 2011 4:04 am



Meta: Rama flet në emër të popullit, vepron në emrin e bandave
Meta: Rama flet në emër të popullit, vepron në emrin e bandave Ilir-Meta-5-150x150

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta akuzoi liderin socialist, Edi Rama se është i dëshpëruar për të mbrojtur pushtetin e tij në krye të bashkisë dhe prandaj bën thirrje për demonstrata.
“Dje i gjithë opinioni publik brenda por edhe jashtë vendit, dëgjoi sharlatanin dhe të papërgjegjshmin Edi Rama tek kërcënonte në emër të popullit, që ai nuk e përmbante dot, por që ai e dinte se me 21 janar, ditën kur ai ka lënë demonstratë në kryeqytet, do të bëhej hataja.
Populli do të merrte pushtetin dhe natyrisht që Edi nuk ia prishte dot popullit, po do ta mbante pushtetin, pasi populli do ta marrte atë pa kontrolluar vetveten”, tha sot Meta.
Duke shtuar se “kjo deklaratë e rrallë e padëgjuar më parë është tregues i dëshpërimit pa fund ku ndodhet kryetari i opozitës për të mbajtur pozicionin e kryetarit të Bashkisë nëpërmjet votës së lirë dhe njëkohësisht për të sjellë opozitën që përfaqëson në pushtet nëpërmjet votës së lirë”.
“Ndaj si zgjidhje e fundit i mbetet përdorimi i fjalës ‘popull’ për t’i shërbyer interesit të tij dhe bandave të tij të cilat e kanë financuar e sponsorizojnë e që nëpërmes bashkisë së tij prej një kohe të gjatë pastrojnë paratë e tyre në kryeqytetin tonë”, theksoi ai.
Duke përfunduar se “LSI përmes edhe strukturave të saj nga disa rrethet të vendit, sidomos nga Vlora, Shkodra e Laçi, nga Durrësi, nga Fieri ka të dhëna për të cilat do të informohet edhe Policia e Shtetit për apelin që i është bërë nga përfaqësues të Edi Ramës dhe strukturave të tij ilegjitime elementëve të inkriminuar, elementëve që i fshihen drejtësisë, elementë me precedentë penalë për t’u mobilizuar më 21 janar me ët gjithë arsenalin për të shkaktuar turbullira me qëllim gjoja marrjen e pushtetit në emër gjithnjë të popullit”.
“Edhe një herë dua t‘i bëj të qartë Edi Ramës të heqë dorë nga marrëzira të tilla të heqë dorë nga kërcënimet që bën ndaj rendit kushtetues në vend, të mos qëndrojë peng i bandave, sikurse tashmë është konfirmuar qartë nga të gjithë”, theksoi Meta në fjalën e tij.

Gazeta jonë


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi