Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pas pak minutash pritet të votojnë Berisha, Rama, Topi, Basha e Meta

Shko poshtë

Pas pak minutash pritet të votojnë Berisha, Rama, Topi, Basha e Meta Empty Pas pak minutash pritet të votojnë Berisha, Rama, Topi, Basha e Meta

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 08, 2011 11:27 am


Pas pak minutash pritet të votojnë Berisha, Rama, Topi, Basha e Meta



Pas pak minutash pritet të votojnë Berisha, Rama, Topi, Basha e Meta SOT%20SHQIPERIANga i dërguari ynë në Tiranë, Bajrush Morina.



(I plotësuar) Paraditen e sotme pritet që drejtuesit politik të bëjnë dhe deklarata e para në lidhje me procesin e zgjedhjeve. Kryeministri Sali Berisha, pritet të votojë rreth orës 10:00 në njësinë bashkiake numër 2 pranë Liceut Artistik në kryeqytet.

Presidenti i vendit Bamir Topi voton në njësinë bashkiake numër 9, në shkollën “Servet Malçi”. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta pritet të votojë në orën 09:30 në Kopshtin NR. 31.

Ndërsa kreu u PS dhe kandidati për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama pritet të votojë në shkolla “Pjetër Budi”, Njësia Bashkiake Nr. 7. Sipas PS, Rama pritet të votojë me bashkëshorten rreth orës, 11:30. Po ashtu edhe rivali i tij, Lulzim Basha voton në njësinë bashkiake Nr. 7. në “Çerdhen 13”

Sokol Olldashi dhe deputeti i PS-së Erjon Braçe, të cilët kanë votuar në orët e para të mëngjesit në njësinë bashkiake numër 2 pranë Liceut Artistik në kryeqytet.

* * * * * * *

Incident në Shkodër

Shënohet incidenti i parë gjatë procesit të votimit të zgjedhjeve vendore.

Një komisioner i Partisë Socialiste në fshatin Kuq të qarkut të Shkodrës është dhunuar në një qëndër votimi por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Mësohet se komisioneri i PS-së është dërguar në spitalin e Shkodrës ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

* * * * * *

Votojnë Olldashi dhe Braçe

Ministri i transporteve Sokol Olldashi dhe deputeti i PS-së Erjon Braçe kanë votuar në orët e para të mëngjesit në njësinë bashkiake numër 2 pranë Liceut Artistik në kryeqytet.



Ndërkohë që rreth orës 10:00 pritet që në këtë qendër votimi të vijë për të votuar edhe kryeministri Sali Berisha.



Ndërkohë në këtë qendër votimi procesi ka nisur në orën 07:00 dhe mësohet se deri më tani procesi i votimit ka vijuar normalisht dhe interesimi i qytetarëve për të votuar është i lartë.

* * * * * *

Interesim i madh i emigrantëve për zgjedhjet në Shqipëri

Zgjedhjet e 8 majit 2011 kanë bërë që në Shqipëri të vijnë si rrallë herë një numër rekord emigrantësh për votime dhe vizita familjare.

Gjatë 24 orëve të fundit për të marrë pjesë në këtë votim kanë ardhur rreth 3200 emigrantë nga katër pikat doganore me Greqinë.

Ndërkohë që pika e Kakavijës kanë ardhur gjatë këtyre ditëve 7200 persona. Ky është numri më i madh i emigrantëve që ka ardhur në vend gjatë zgjedhjeve.

Nis zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjet vendore

Ka nisur zyrtarisht proçesi i votimit ku 3166279 shtetas shqiptarë me të drejtë vote do t`i drejtohen 4882 qendrave të votimit në të gjithë vendin për të zgjedhur drejtuesit e tyre vendorë.



Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe do të mbyllet në orën 19:00 ku mbi 150 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë.

Mbi tre milion shqiptarë sot votojnë për pushtetarët lokalë

Janë 3 milion e 164.859 votues që do të zgjedhin 6125 pushtetarë në nivel komune e bashkie.Janë 3 milion e 164.859 votues që do të zgjedhin 6125 pushtetarë në nivel komune e bashkie.

Shqipëria është zgjuar sot në një atmosferë sa festive aq edhe të rëndësishme. Mbi tre milion shqiptarë sot do vendosin për të ardhmen e tyre duke zgjedhur me votën e tyre pushtetarët lokalë në nivel komune e bashkie. Në Tiranë dhe në përgjithësi në Shqipëri po mban një mot jashtëzakonisht I mirë për zgjedhjet.

Përgatitjet për këto zgejdhje tashmë kanë përfunduar dhe që në orën 7 të mëngjesit gjithëçka ka qenë gati për fillimin e votimeve të sotme.

Në zgejdhje kanë të drejtë vote 3 milion e 164.859 votues. Në këto zgejdhje garojnë 56 subjekte dhe ka dy koalcione të mëdha, Aleanca për Qytetarin që kryesohet nga Partia Demokratike dhe që përbëhet prej 22 subjekteve politike dhe Aleanca për të Ardhmen që përbëhet nga 23 subjekte dhe që kryesohet nga partia Socialiste.

Sipas njoftiemve të mediave televizive në orën 7 janë hapur 4882 qendra të votimit në 383 njësi zgejdhore.

Për herë të parë në këto zgejdhje do të votojnë 150 të rinj ndërsa votuesit do të zgejdhin 6125 përfaqësues komunalë e bashkiakë.

Të shtojmë se në KQZ janë bërë të gjitha përgaditjet për fillimin e mbarë të zgjedhjeve. Kështu në të gjitha qendrat e numërimit janë instaluar kamerat dhe anëtarët e KQZ-së kanë mundësi që të vëzhgojnë “live” gjithë procesin e numërimit të votave.



* * * * * * *

11Kanë mbetur vetëm disa orë deri në mëngjesin e 8 majit kur më shumë se 3 milion 100 mijë qytetarë të Shqipërisë do të kenë mundësinë t’ua mësyjnë kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit dhe udhëheqësit e tyre lokal.

Pas një “beteje” parazgjedhore që zgjati për më shumë se 6 javë, liderët e partive politike por edhe mediat radiotelevizive sot po e mbajnë “gojën e mbyllur” për shkak të heshtjes zgjedhore.

Edhe në këto zgjedhje lokale beteja kryesore është zhvilluar në mes të dy partive kryesore në Shqipëri, Partisë Demokratik dhe asaj Socialiste. Liderët e këtyre dy partive politike kryeministri Sali Berisha e kryesocialisti Edi Rama kanë udhëhequr një fushatë tepër të ashpër politike, herë herë me tensione, por që krahasuar me zgjedhjet e kaluara, kjo fushatë është përshkuar pa ndonjë ekces të rëndë që vlen të veçohet.

Por përderisa liderët politikë dhe mediumet audiovizuele po respektojnë heshtjen zgjedhore, Tirana sonte po “vlon” më shumë sesa netëve të tjera. Në kryeqytetin shqiptar kanë ardhë qindra vëzhgues ndërkombëtar e po kaq edhe gazetarë të mediumeve vendorë e ndërkombëtar.

Heshtjen e Tiranës po e shprish edhe valëvitja e flamujve partiakë dhe posterat e panot e liderëve kreysorë të garës për kreybashkiakun e Tiranës.

Reporteri special i gazetës kombëtare “Bota sot” është dëshmitar i kësaj “zhurme” të gjallë të Tiranës e cila vlon nga brenda, por që respekton heshtjen parazgjedhore nga jashtë.

Mbrëmja e 7 majit në Tiranë është e veçantë edhe për shkak të “etheve” parazgjedhore. Nesër tiranasit do të vendosin për të ardhmen e tyre. Është në dorën e tyre që të votojnë për ndryshimet e premtuara nga kandidati i Partisë Demokratike Lulëzim Basha apo do të votojnë për vazhdimin e mandatit të katërt të kryesocialistit Edi Rama.

>> Lista e plotë e kandidatëve të zgjedhjeve të 8 majit

>> Tirana në këmbë, votë për Lul Bashën >> Komente (9)

>> Për herë të parë pas 20 vjetësh PS struket në Pallatin e Sportit >> Komente (6)

>> Berisha: 8 maji është fitorja e qytetarëve

>> Topi: Qytetarët të votojnë masivisht
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi