Mustafa: Ibrahim Rugova vuri bazat e shtetit të Kosovës
Faqja 1 e 1

Mustafa: Tërë jetën ia kushtoi luftës për lirinë e Kosovës
Kryetari i LDD-së akadamik Nexhat Daci dhe kryesia e LDD-së, bënë homazhe tek varri i Presidentit të ndjerë
(E Plotësuar) Strukturat udhëheqëse të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë homazhe të premten tek varri i ish-presidentit dhe ish-kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova, në lagjen Velania, në pesëvjetorin e vdekjes së tij. Nga orët e mëngjesit degët e ndryshme të kësaj partie janë përkulur pranë varrit të ish presidentit të ndjerë, ndërsa nderime kanë bërë edhe drejtues të Lidhjes Demokratike të Dardanisë. Me këtë rast, lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka vlerësuar lartë figurën e Rugovës, duke thënë se ai ishte njeriu që themeloi LDK-në dhe vuri bazat e shtetit të Kosovës.
Mustafa tha se ish presidenti Rugova ishte njeriu i cili në mënyrën më të mirë hapi dyert e kancelarive botërore dhe informoi botën për atë çfarë po ndodhë në Kosovë.
"Tërë jetën ia kushtoi luftës për lirinë e Kosovës. Ishte njeri i cili në mënyrë të veçantë e fitoi besimin e popullit të Kosovës, u zgjodh katër herë president i Republikës së Kosovës, në mënyrën më dinjitoze e ushtroi këtë detyrë dhe unifikoi skenën politike të Kosovës. Ne si parti e tij do të vazhdojmë që të realizojmë filozofinë rugoviane, t'i realizojmë synimet e tij që të ndërtojmë një liri të vërtetë, një demokraci të vërtetë dhe një shtet të vërtetë ligjor të Kosovës", është shprehur Mustafa.
Mustafa: Rugova inspiroi dhe kultivoi disiplinë dhe kulturë të lartë shtetërore
E nderuar familje Rugova,
Të nderuar anëtarë të Kuvendit të Përgjithshëm të LDK-së,
Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues diplomatikë në Kosovë
Të nderuara familje të dëshmorëve dhe familje të veprimtarëve të LDK-së,
I nderuari Kryetar nderi i LDK-së, Fatmir Sejdiu,
Të nderuar pjesëmarrës,
Pesë vjet më parë ne i dhamë lamtumirën e fundit Presidentit Ibrahim Rugova. Sot, në këtë hark kohor, që mund të duket i shkurtër, e kuptojmë më së miri sa shumë i mungon shtetit të Kosovës njeriu që jetoi në kohën e tij, por vazhdimisht e projektoi dhe e përjetësoi të ardhmen, sikur të ishte duke e jetuar shumë vite para të gjallëve të tjerë, njeriu që vuri themelet e shtetit të Kosovës, duke i dhënë zë kudo në botë dhe duke mbledhur e kthyer me sy prej nesh shtetet dhe liderët më të fuqishëm të globit, njeriu që deri në frymën e fundit nuk u ndal së punuari për ëndrrën e madhe të të gjithë shqiptarëve - lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, njeriu që për dekada, breza, e shekuj do të kujtohet si Presidenti Historik i Kosovës.
Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut. Ishte i biri i Ukë Rugovës. Serbët, në janar të vitit 1945, ia pushkatuan babën dhe gjyshin, pasi kishin qenë luftëtarë të njohur kundër çetave çetnike që po ia mësynin Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Shkollimin fillor Ibrahim Rugova e filloi në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme e kreu në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik - Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe, e kreu në Universitetin e Prishtinës. Gjatë vitit akademik 1976-77, Rugova qëndroi në Paris, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, në teorinë letrare.
Në vitin 1984, Ibrahim Rugova doktoroi në fushën e letërsisë, në Universitetin e Prishtinës, kurse në vitin 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës.
Ishte redaktor në gazetën e studentëve "Bot e Re" dhe në revistën shkencore "Dituria", që dilnin në Prishtinë. Një kohë punoi në revistën "Fjala". Më pastaj, Ibrahim Rugova veprimtarinë e vet shkencore e zhvilloi në Institutin Albanologjik, ku një kohë ishte kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike të këtij instituti. Krijimtarinë e tij letrare e filloi në vitete e gjashtëdhjeta dhe e vazhdoi deri në vdekjen e tij, për t'i dhënë kulturës e letërsisë shqipe disa nga veprat më të rëndësishme.
Dr. Ibrahim Rugova në vitin 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Me të ardhur të tij në krye të saj, filloi të kundërshtohet sundimi serb në Kosovë.
Si intelektual me nam dhe njeri i guximshëm, që i jepte zë dhe forcë një lëvizje të fuqishme intelektuale e politike, jo vetëm në Kosovë, por edhe në arenën gjithëkombëtare, Ibrahim Rugova, më 23 dhjetor të vitit 1989, zgjedhet kryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i lëvizjes së madhe nacionale për liri e pavarësi. Nën udhëheqjen e Rugovës, LDK-ja bëhet forca politike e cila do t'u prijë proceseve për pavarësinë e Kosovës dhe forcë në të cilën ishte mbështetur i tërë populli i Kosovës.
Rugova u priu proceseve më të rëndësishme demokratike. Si njeri me merita të veçanta dhe me besim të pakufizuar të popullit u zgjodh President i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e para shumëpartiake të mbajtura në vitin 1992 e 1998, në zgjedhjet e vitit 2001 dhe në vitin 2004.
Ibrahim Rugova pati guximin që në kohërat më të vështira të dalë në ballë të lëvizjes për pavarësinë e Kosovës, duke e bërë legal vullnetin politik të popullit të saj. Ai legalizoi dhe legjitimoi në mënyrë institucionale këtë vullnet nëpërmjet zgjedhjeve parlamentare e presidenciale dhe nëpërmjet Referendumit popullor për pavarësinë. Krijoi sistemin e brendshëm të mbështetur në solidaritet e në mirëkuptim, për të siguruar mbijetesën e brendshme dhe respektin e jashtëm.
Ibrahim Rugova u cilësua me thirrjet e tij për pajtim të brendshëm, për durim, për solidaritet, për mirëkuptim, për dialog e për mirësi. Programi i tij politik e nacional për Kosovën e pavarur dhe demokratike u bë program i gjithëpranuar, i cili mori formën e një testamenti politik deri në ditët e fundit të jetës së tij: "Një Kosovë e pavarur e demokratike, e inkuadruar në Bashkimin Evropian e në strukturat evroatlantike, në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është vullneti i popullit dhe do ta qetësojë këtë pjesë të Evropës e të botës", artikulonte aspiratën dhe programin politik të Kosovës presidenti Rugova.
Presidenti Ibrahim Rugova, me politikën e tij, u bë i njohur dhe i respektuar në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar, kështu që nga viti 1995 e deri në vitin 2004, iu ndanë shumë çmime prestigjioze nga shtete dhe fondacione të rëndësishme ndërkombëtare.
Iu dha Çmimi për Paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë, u shpall Doktor Nderi (Honoris Caus) nga Universiteti Parisi VIII, Sorbonë, Francë, iu dha Çmimin Saharov i Parlamentit Evropian; nga qyteti i Mynster i Gjermanisë mori Çmimin për Paqen, ndërsa u shpall qytetar nderi i i qyteteve: Venedik, Milano dhe Bresha të Italisë.
Pas luftës mori Çmimin për Paqe nga Unioni Demokratik i Katalonisë "Manuel Carrasco i Formiguerra", Barcelonë, Spanjë. U nderua me Çmimin e Evropës, Senator Nderi, nga Fondacioni Panevropian Coudenhove-Kalergi. Nga Komonuelthi i Pensilvanisë (SHBA) u nderua me titullin "Mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës", dhe në vitin 2004 Universiteti i Tiranës, dr. Ibrahim Rugovën e shpall Doktor Nderi (honoris Causa).
Eshtë dekoruar me urdhërin e flamurit nga Presidenti i Shqipërisë. Me dekret të Presidentit të Kosovës është shpallur hero i popullit dhe është inaguruar Medala e Artë Ibrahim Rugova.
Të nderuar pjesëmarrës,
"Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë". Kështu thoshte ai në një deklaratë të tijën më 22 prill 1989. Ishte koha kur vërtet për një deklaratë të tillë në Kosovë të shkonte koka. Por, ai nuk u ndal.
Ishte një kohë kur ai fuqishëm po hynte në botën e politikës nga bota e dijes dhe e kulturës, ku, po kështu, ai kishte qenë në vazhdimësi një hap para të tjerëve, duke krijuar edhe në këtë fushë modelin, shkollën e tij, që do t'u shërbejë brezave të studiuesve edhe për një kohë të gjatë.
Ai doli në krye të lëvizjes së madhe të shqiptarëve për pavarësinë e Kosovës, me idetë e qarta për shtetin e pavarur të Kosovës. Ua bëri me dije fqinjëve se ky ishte qëllimi që shqiptarët do ta arrinin me çdo kusht, sepse ishte një gjë që u takonte si gjithë të tjerëve. E futi Kosovën në zyrat e të gjithë qeverive më të fuqishme botërore, duke kërkuar prej tyre përkrahjen për kërkesën legjitime dhe historike të shqiptarëve të Kosovës për të pasur edhe ata shtetin e tyre, kërkesë nga e cila Presidenti Historik dhe populli i Kosovës nuk hoqën dorë asnjëherë.
Dr. Ibrahim Rugova, që në fillet e lëvizjes për liri e pavarësi, e kishte të qartë se kjo rrugë do të ishte e gjatë, e dhimbshme dhe me shumë sakrifica. Këtë ai e theksoi në shumë deklarata të tij, sepse ishte shumë i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm për popullin e tij por edhe për të tjerët.
Zonja e zotërinj,
Pesë vjet nga ndarja prej Presidentit Rugova dhe mbi 21 vjet nga hyrja e fuqishme e tij në politikë dhe drejtimi i projektit të madh për lirinë e pavarësinë e Republikës së Kosovës, është shumë e lehtë të themi se me idetë e tij largpamëse ai e emancipoi mendimin politik në Kosovë. Po ashtu, ai me urtësinë që e karakterizonte përherë, e legalizoi dhe e institucionalizoi vullnetin e qytetarëve të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran.
Ibrahim Rugova u njoh dhe u pranua si përfaqësues autentik i Kosovës në të gjitha zyrat e mëdha në Evropë e në Amerikë, pavarësisht se vendi i tij ende nuk njihej në mënyrë zyrtare. Eshtë thënë tashmë se ai e krijoi pushtetin moral, në një kohë kur Serbia ushtronte dhunë me pushtetin e hekurt policor e ushtarak në Kosovë.
Në rrethana që nga perspektiva e sotme do të na duken të pamundshme, Presidenti Rugova inspiroi dhe kultivoi disiplinë dhe kulturë të lartë shtetërore. Ai i krijoi Kosovës shumë miq, në një kohë kur Kosova mbahej nën rrethimin e hekurt. Rrjedhimisht, ndikimi i filozofisë së tij politike i tejkaloi shpejt kufijtë e Kosovës, ndërsa emri i tij u krahasua me figura që krijuan epoka.
Kosova moderne identifikohet me emrin e Ibrahim Rugovës. Ai ishte prijës politik, themelues i një filozofie të veçantë politike joviolente, e cila arriti t'i proklamojë si asnjëherë më parë aspiratat legjitime të popullit të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi.
Rugova, krijues i një fryme, bëri epokë, kurse vetë u shndërrua në simbol të saj. Rugova, natyrë poeti e intelektuali, u bë zë i fuqishëm politik i Kosovës.
Zonja dhe zotërinj,
Të nderuar të pranishëm,
Pesë vjet më parë, në janarin e vitit 2006, Kosova ishte mbështjellë me petkun e zisë kombëtare. Kishte humbur kolosin e saj, Prijësin politik, dr. Ibrahim Rugovën. Nga mbarë bota nisën të vinin ngushëllimet për popullin dhe institucionet e Kosovës, po njëkohësisht edhe vlerësimet dhe konsideratat më të larta për presidentin Ibrahim Rugovën nga personalitetet më të njohura politike të kohës.
Nderimin për Presidentin Rugova e theksuan fuqishëm burrështetas e humanistë eminentë të botës. Rikujtojmë se Presidenti Bush theksonte se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur një mik të vërtetë, ndërsa Presidenti Bill Klinton shprehu botërisht admirimin e tij për Presidentin Rugova. "Presidenti Rugova çdo herë më impresiononte me devotshmërinë dhe pasionin e tij për paqe, liri dhe për një të ardhme më të mirë për popullin e tij", tha Klinton.
Ibrahim Rugova kaloi nga fusha e ideve në atë të veprimit. Nga poezia, nga kritika e studimi letrar, në arenën e veprimit politik, në të cilën, po kështu, u shqua si emër prijatar e plotësisht i veçantë.
Në fushën e studimeve albanologjike Rugova dallohej nga mënyra e veçantë e qasjes ndaj problemeve që trajtonte në studimet e tij, ndërsa në fushën e veprimit politik atë e veçonte krejtësisht urtësia e tij e thellë, e cila u shndërrua në doktrinë nacionale për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, edhe pse, në atë kohë, kjo pjesë e Evropës Juglindore ishte vatër e luftërave të përgjakshme dhe e tragjedive të rënda, të cilat ishin shkaktuar nga Millosheviqi dhe regjimi i tij i gjenocidit.
Dimension më vete, personalitetit politik e intelektual të dr. Rugovës, i jepte vizionariteti i tij. Ai fliste për projekte të mëdha, të cilat në fillim, veçmas nga oponentët e tij politik, cilësoheshin si utopike. Ai hodhi idenë e ndërtimit të autostradës Durrës-Prishtinë, ai fliste për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovës, me qëllim të shpëtimit të popullit shqiptar nga gjenocidi serb, si dhe për një protektorat ndërkombëtar si fazë kalimtare drejt shtetësisë së Kosovës.
Ibrahim Rugova trasoi udhën e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, riktheu përfundimisht trasenë e kësaj me thirrjen e përhershme dhe të pa asnjë dilemë: Kosova e pavarur, anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky përcaktim i tij politik u bë formulë e artikulimit politik të synimeve të lëvizjes sonë të madhe për liri e pavarësi. Siç është thënë edhe më parë, një platformë politike e një vendi liridashës u kondensua në disa fjalë dhe u kthye në një program politik e nacional të shqiptarëve të Kosovës në luftën e tyre politike e çlirimtare kundër dhunës brutale e sistematike serbe.
Presidenti Rugova e zhvilloi dimensionin politik të shqiptarëve në një program nacional, i cili synonte lirinë për vete dhe për të tjerët, jetën në paqë dhe harmoni. Ai parimet e tij politike i mbështeste në stabilitetin politik rajonal dhe në perspektivën integruese. Këto parime mbesin shumë aktuale edhe sot.
Zonja dhe zotërinj,
Presidenti Rugova u angazhua fuqishëm për liri, pavarësi dhe demokraci. Ky ishte slogani dhe kërkesa e çdoditshme e tij. Ai nuk e konsideroi kurrë këtë proces të përfunduar, sepse i konsideronte si sfida të pareshtura me të cilën duhet të ballafaqohet Lidhja Demokratike e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës.
Trashëgimia politike e Ibrahim Rugoves dhe vizioni i tij për shtetin është një program, të cilin do të vazhdojë ta bëjë vepër Lidhja Demokratike e Kosovës në angazhimin e saj për ta forcuar Kosovën si shtet ligjor dhe demokratik, shtet të inkuadruar në familjen e vendeve evropiane dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këto synime Rugova përherë pati besim të fuqishëm.
Presidenti Rugova na ka lënë një trashëgimi të begatshme politike, një thesar politik, i cili është vizioni më i mirë për të ardhmen e këtij vendi.
Vepra, personaliteti dhe emri i tij do të jenë të përhershme për Lidhjen Demokratike dhe për Kosovën dhe për qytetarët e Kosovës.
Ne, sot e përherë, përulemi para veprës historike të Presidentit Rugova, sepse vepra e tij është Kosova e Pavarur.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mustafa: Rugova vuri themelet e pavarësisë së Kosovës
» Akademiku ynë kapricioz dhe inatçorë..!
» Presidenti Rugova - emblemë e popullit dhe shtetit të Kosovës
» Mustafa: Ta duam atdheun për të cilin u flijuan Adem Jashari e Ibrahim Rugova
» Exhevit Rexhepi:DR. IBRAHIM RUGOVA, PRESIDENTI HISTORIK I KOSOVËS

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi