Akademiku ynë kapricioz dhe inatçorë..!
Faqja 1 e 1
Akademiku ynë kapricioz dhe inatçorë..!
Akademiku ynë kapricioz dhe inatçorë..!
Nga: Rexhep Elezaj
Pse nuk pajtoehmi me Rexhep Qosjen?
Në shkrimin me titull: “Lulzim Basha është vrasës”, botuar në gazetën “Express” (Online) më 19 prill 2011, autori Rexhep Qosja, ka shkaktuar skandalin politik të radhës, duke lansuar në opinion akuza, hipoteza, pikëpamje, shpifje dhe ide kontroverse me qëllime shumë të këqija dhe shumë të diskutueshme. Me këtë rast dua t’i shprehu disa kundërshtime dhe mospajtime personale me “faktet” e tij të parashtruara, si gjithherë në mënyrën dhe stilin e tij spektakular për lexuesin shqiptar.
Askush nuk është i mirë për Qosjen
Se mendtë e akademikut tonë “nuk kanë rrënjë..” (thënie popullore; mendtë kanë rrënjë), e ka treguar pesha e agresivitetit të tij mendor, dhuna e fjalës, stili i veçantë i të folurit dhe i të shprehurit me arrogancë si dhe kritikat (varg e vi) ndaj gjithë asaj që nuk përkonte me logjikën e tij “qosisoiste” e të pa rrënjë. R. Qosja dallon shumë nga kolegët e tij akademikë shqiptarë në Prishtinë dhe Tiranë, qoftë nga pamja e jashtme, por edhe për nga sjelljet akademike. Meqë, qëkur është bërë kritik kurrë në shkrimet e tij politike nuk ka folur me qetësi intelektuale, butësi, ledhatim, kënaqësi, zemërgjerësi, mirëkuptim, rehati, dashamirësi, miqësi, vëllazëri, etj, veçse gati gjithherë ndaj kundërshtarëve ka drejtuar një mori kritikash, sharje, fyerje, ngacmime, nënçmime, përbuzje dhe ofendime. Për R. Qosjen askush nuk është i mirë, as Ismail Kadarea, as Ibrahim Rugova, as Mekultë, as Agantë, as Idriz Ajeti, as Dërvish Rozhaja, as Gazmend Zajmi, as Ali Hadri, as Rexhep Ismajli, nganjëherë as Adem Demaçi, as Mark Krasniqi, as Din Mehmeti, as Ali Podrimja, as Nexhat Daci, as Rexhep Hoxha, as Sali Berisha, as LDK-ja, as Balli Kombëtar, etj, etj. Të mirë për të janë vetëm Enver Hoxha, Ramiz Alija, Nexhmije Hoxha, Rexhep Mejdani, Fatos Nano, Hashim Thaçi, Adem Jashari, Sami Lushtaku, PDK-ja, UÇK-ja dhe Partia Socialiste e Shqipërisë..!? Dhe kjo është e vërteta e qëndrimeve të tij politike, tjetër definicion nuk ka. Ai, qysh herët ishte rreshtuar në taborin e komunistëve kundër të djathtës shqiptare, duke u angazhuar me mendje dhe zemër për të mirën e Partisë Socialiste të Shqipërisë, alias Partisë së Punës të Enver Hoxhës. Kjo është e drejtë e tij themelore të cilën s’mund t’ia mohon askush, mirëpo nuk mund të ishte e drejtë enkas dhe e rezervuar e tij që të shajë dhe denigrojë publikisht gjithçka që lëvizë jashtë domenit të politikës socialiste. Po të veprohej me këtë logjikë ekskluzive dhe agresive në botën e civilizuar të Perëndimit sikur vepron R. Qosja, çdo ditë do të kishin ndodhur luftëra të përgjakshme midis partive politike. Madje, nuk do të kishte pasur pluralizëm politik, as konkurrencë të vlerave etnike dhe kulturore brenda një populli, dhe jo se jo midis kombeve të ndryshme. R. Qosja duket qartë se gjithë botën rreth tij e kundron përmes dioptrisë politike të socializmit komunist, duke i konsideruar pikëpamjet dhe rrymat tjera politike si të panevojshme, sepse duket si i mjaftonte vetvetja?! Kjo është thjeshtë logjikë moniste, dhe nuk ka dyshim se Qosja është majtist-enverist i përbetuar. Prandaj, edhe lufton me kaq zell që ta mund filozofinë e të Djathtës shqiptare si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, e si duket, edhe më gjerë në Ballkan. Askush nuk e ndalon R. Qosjen që të luftojë për kauzën e tij politike socialiste-edviniste, vetëm se nuk i lejohet që të përbaltë, të shajë, të ofendojë dhe publikisht të linçojë liderët dhe ithtarët e të Djathtës shqiptare, sidomos jo të bën propagandë agresive kundër saj, duke i tejkaluar normat dhe kufijtë e demokracive të mirëfillta. Them me bindje të plotë se R. Qosja shpeshherë, jo vetëm se i ka tejkaluar këto norma dhe rregulla, por mbase shpeshherë i ka shkelur ato brutalisht..!?
R. Qosja nga Prishtina bëhet argat i Partisë Socialiste
Dëshiroj ta theksoj mendimin se akuzat që i drejtohen R. Qosjes se ka prejardhje serbo-malazeze, se është proserb, se është antishqiptar, se është antikombëtar, etj, janë të paqëndrueshme. Qosja është shqiptar i lindur në Vuthaj të Malësisë së Kelmendit, fshat ky “han e dan” me tradita shqiptare, siç është e papranueshme hipoteza se ai nuk është kosovarë. Kështu që, është absurditet i llojit të vetë që t’i mohohet e drejta për të qenë kosovarë në kuptimin gjeografik dhe etnik. Qosja është pa dyshim atdhetar dhe patriot dhe këto vlera nuk mund t’ia zvogëlojë askush. Për dallim të vetëm se ai filozofinë politike e të bërit luftë për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, gati gjithmonë e ka mbështetur mbi ideologjinë dhe parimet komuniste, e cila siç dihet, ishte në thelb antihumane, antidemokratike dhe antishqiptare. Pasur gjithnjë parasysh faktin se doktrina marksiste-leniniste-komuniste është zhvilluar dhe rritur në Rusi ku është kultivuar diktatura e proletariatit, si masë dhe mjet për zbatimin e monizmit ideologjik, etatist dhe politik. Derisa bota e përparuar dhe e civilizuar e Perëndimit bazat e zhvillimit shoqëror i kishte vënë mbi filozofinë e kapitalit shtetëror, të pluralizmit, multikulturalizmit si dhe lirisë së fjalës dhe të mendimit. Natyrisht, që shqiptarët duhej t’i takonin me kohë kësaj pjese të Evropës, të cilëve për një shekull iu imponua me dhunë diktatura, komunizmi dhe hegjemonizmi serbosllav, si mjet për t’i penguar shqiptarët që të bëhen pjesë e natyrshme e botës perëndimore.
Nisur nga kjo që u tha më sipër, në vazhdim në vija të trasha do paraqes mospajtimin tim me disa pikëpamje të tij politike, të cilat ndërlidhen drejtpërdrejt me shkrimin e tij:
Së pari, vetë përmbajtja e shkrimit se “Lulzim Basha është vrasës”, fletë për agresivitetin e shfrenuar të fjalës së R. Qosjes, sepse kur një akademik akuzon rëndë ministrin e Punëve të brendshme të Shqipërisë si “vrasës”, dëshmon për mungesën e kulturës politike të tij. Të akuzohet për vrasje nga goja e një akademiku kandidati i PD-së, partisë në pushtet në Shqipëri, i nominuar për kryebashkiak të Tiranës, kjo është barazi sikur ta vrasesh me plumba këtë kandidat. Shtrohet pyetja; pse R. Qosja e bën këtë akuzë kaq të rëndë pikërisht në kohën e fushatës elektorale? E bën sepse në shpirt i është grumbulluar inati dhe urrejtja ndaj gjithë asaj që vjen nga Partia Demokratike e Shqipërisë, për faktin e vetëm se në krye të saj gjendet Sali Berisha, pa dyshim, politikani më i sulmuar shqiptar nga R. Qosja. S’ka asnjë dilemë se një akuzë e tillë publike shkon drejtpërdrejt në favor të kandidatit socialist për kryetar të Tiranës Edvin Rama. Pra, R. Qosja nga Prishtina bëhet argat i Partisë Socialiste të Shqipërisë në krye të cilës gjendet Edvin Kristaq Rama, me qëllim që ta ndihmojë që ai t’i fitojë votat e elektoratit. Pse? Sepse nuk donë që në krye të Tiranës të vjen një kandidat demokrat, por një socialist i cili kryeqytetin shqiptar, siç ka vepruar deri më tash, do e shndërron prapë në oazë të socializmit, ku fjala dhe mendimi i lirë do vazhdojnë të shtypen si në kohën e diktaturës komuniste të Enverit. Kështu që me akuzën e tij antinjerëzore, se “Lulzim Basha është vrasës”, Qosja e ka vrarë në embrion tolerancën dhe të shprehurit e lirë të votës së qytetarit tiranas, një thikë politike të cilën nuk ka guxuar ta përdorte një intelektual me gradacion shkencor prej akademikut. Prandaj, edhe nuk mund të pajtohemi me logjikën e dhunës të këtij akademiku, i cili në vend që të krijonte harmoni midis shqiptarëve, ai vazhdon të mbjell përçarje deri në përkrahje të akteve të dhunës kundër shtetit, siç u panë në Tiranë me 21 janar.
Së dyti, R. Qosja thotë: “Anëtari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, është njëri prej anëtarëve të rrallë të kësaj partie, ndoshta i vetmi anëtar i kësaj partie, i cili brenda pak vjetësh i ka ndërruar tri poste ministrore, kurse tani është kandidat edhe për postin e katërt pak më të rëndësishëm sesa postet ministrore që kishte. Herën e parë ishte ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit; herën e dytë ishte ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë; mandej, herën e tretë, u bë ministër i Brendshëm; kurse tash, herën e katërt, është kandidat për kryetar të Bashkisë së kryeqytetit të Shqipërisë – Tiranës”. Këtë pasus apolitik Qosja e qëllimisht e glorifikon, ani pse e dinë mirë se nuk ka asnjë pengesë ligjore që Lulzim Basha të jetë kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës, duke ia numëruar detyrat dhe funksionet e shumta që ka kryer deri më tash. Me këtë ai dëshiron që ta huton sa më tepër elektoratin e Tiranës, se ja PD-ja e Sali Berishës ka kandiduar një njeri që “nuk mund të jetë i aftë” që t’i kryej shumë funksione shtetërore, me qëllim që ta zhvlerësojë sa më shumë kandidaturën e L. Bashës. Dhe, kjo përbën ndërhyrje flagrante të një akademiku në politikën e Tiranës, kur dihet se Qosja nuk është banor rezident i Tiranës, e që jo rastësisht në këtë shkrim ai e thekson këtë si “fakt” se është nënshtetas i Shqipërisë dhe banor i Tiranës që ka të drejtë të ndërhynë në këtë proces zgjedhor!? Shihni pra lojën politike të akademikut nga Prishtina, të cilën e bën me vetëdije të plotë me qëllim që ta dëmtojë rrjedhën zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen në Shqipëri me 8 maj 2011. Pra, akademiku nga Prishtina del sheshazi në anën PS të Edvin Kristaq Ramës, e që për të qenë votues me të drejt vote në këto zgjedhje ai do duhej të banonte në Tiranë, së paku gjashtë muaj para mbajtjes së zgjedhjeve. Përndryshe, nuk ka asnjë të drejt ligjore që të bëhet poltron dhe zëdhënës i PS-së nga Prishtina. Lexoni se çka thotë në vazhdim: “Në vendet e zhvilluara, sikundër janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e Bashkimit Evropian - Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Spanja, Holanda, Suedia, Norvegjia, Danimarka, këto piruete nëpër poste të ndryshme ministrore prej të njëjtit person sidomos për një kohë ashtu të shkurtër, do të ishin të pamundshme. Në këto vende, me tradita shtetërore dhe demokratike, asnjë vetje politike nuk shpallet i aftë për punë ministrore në të gjithë sektorët shtetëror. Jo”. I them, se një gjë e tillë nuk qëndron në asnjë nga vendet që ka përmendur Qosja, ngase ka raste të shumta kur një ministër apo kryeministër para se të zgjidhet në postet më të larta shtetërore, si rrethanë e volitshme merret pikërisht e dhëna nëse ka ushtruar disa poste shtetërore para se të vjen në pozitën e re, fjala vjen, të presidentit apo të kryeministrit. Pra, është përparësi e një kandidati që ka një përvojë të gjatë dhe të larmishme në karrierën e tij e cila i ndihmon në zgjidhjen e problemeve të vendit dhe shoqërisë që i takon. Me këtë logjikë punohet këtu në vendet demokratike të Evropës perëndimore, e jo duke i kufizuar dhe izoluar politikanët vetëm brenda një resori, siç mendon Qosja, kur dihet se postet politike nuk janë të natyrave profesionale nga fushat e ndryshme të ekonomisë, etj. E kundërta e asaj që thotë ai, është e vërteta e gjithë çështjes që quhet e drejtë dhe që ka të bëjë me të drejtat themelore të qytetarit për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në funksione politike dhe shoqërore, vlerë të cilën Qosja orvatet që t’ia mohojë z. Lulzim Basha.
Vijon
Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Sun May 01, 2011 9:54 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Shpifjet e Qoses kundër LDK-së e Ibrahim Rugovës
Shpifjet e Qoses kundër LDK-së e Ibrahim Rugovës
Nga: Rexhep Elezaj
Akademiku ynë kapricioz dhe inatçorë..! (2)
Së treti; R. Qosja në vazhdim shkruan: “Protestat e Partisë Socialiste dhe të qytetarëve të tjerë pas 21 janarit 2011 kemi parë më shumë se tri pankarta në të cilat shkruante Lulzim Basha - vrasës! Në mediat elektronike kemi dëgjuar dhe në disa gazeta të Tiranës jo njëherë kemi lexuar se si ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, akuzohej si fajtori kryesor për vrasjen e katër protestuesve në protestën e 21 janarit, të cilët, siç është dëshmuar tashmë, janë vrarë prej gardistëve jashtë perimetrit të ndërtesës së Qeverisë, në të cilën gjendej soditësi kryesor i protestës, kryeministri Sali Berisha!”. Shikoni prapë se sa në sinkron të fortë qëndron me PS-në dhe E. Ramën akademiku ynë socialist nga Prishtina, duke shkuar aq larg në akuzat e tij ndaj PD-së dhe Sali Berishës përmes denigrimit banal të kandidatit të saj z. Lulzim Basha për kryetar të Bashkisë së Tiranës, sa ta quaj atë hiç më pak se “vrasës” të katër protestuesve, me faktin e vetëm se paska qenë në detyrën e ministrit për punë të brendshme!? Duke harruar qëllimisht faktin se përgjegjësinë për vrasjen e katër qytetarëve, në rend të parë dhe para së gjithash e mban lideri i PS-së E. Rama si dhe gjithë organizatorët e protestës në fjalë. Në mos përgjegjësinë ligjore, atë morale gjithsesi. Qosja me çdo kusht dëshiron ta nxjerr fajtorin për vrasjen e katër protestuesve nga radhët e PD-së, më konkretisht z. Lulzim Basha si ministër përgjegjës për siguri për ta dëmtuar sa më shumë kandidaturën e tij para votuesve të Tiranës. Qëllimi kryesor i tij mbase është, jo vrasja e Lulzim Bashës, sa është vrasja dhe rrëzimi nga pushteti i Sali Berishës, njëjtë sikur që ka vepruar në vitin 1997 duke u bërë pjesë e skenarit më të zi luftës vëllavrasëse e cila mori mbi 5000 viktima të pafajshme dhe Shqipërinë e solli para zhbërjes së saj shtetërore!?
Akuzat bizare te Qosjes ndaj Sali Berishës e Lulzim Bashës
R. Qosja e thotë edhe këtë: “Në vendet demokratike, në vendet në të cilat, si tha kryetari i Francës, Nikola Sarkozi, protestuesit nuk vriten prej policisë dhe gardistëve, domethënë prej shtetit, as kur bëjnë protestë të dhunshme, ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, tashmë do të duhej t'i ishte marrë imuniteti i deputetit dhe do të duhej të ishte në dispozicion të Prokurorisë së Përgjithshme për hetime për shkak të vrasjes së katër protestuesve në protestën e 21 janarit..”. Nuk është e vërtetë siç thotë Qosja se në vendet demokratike perëndimore nuk vriten protestuesit, duke cituar presidentin francez Nikola Sarkozin, kur dihet se në Francë me rastin e demonstratave të vitit 2009, përveç se janë burgosur me qindra protestues, ka pasur edhe të vrarë, protesta të cilat qeveria franceze i shoi me dhunë. Sepse, kur është në pyetje shteti dhe stabiliteti i tij në vendet që përmend Qosja nuk ka kurrfarë lëshimi pe para kujtdo që cenon rregullin dhe rendin shoqëror. Kështu ndodhë në Gjermani, Zvicër, Angli, Itali, Belgjikë, Spanjë (me ETA-në për disa dekada), etj, etj. Me rastin e protestave tragjike të 21 janarit në Tiranë kam “dëshiruar” që viktimat t’i ketë vrarë shteti e jo dorë e fshehtë, sepse doja që aparatin e shtetit shqiptar, njëherë në jetën time, ta shoh së funksionuari si duhet për t’i dëshmuar botës, se më në fund, shqiptarët i duan dhe i respektojnë në rendë të parë interesat e shtetit, e pastaj ato personale!
Qosja thekson jo rastësisht edhe këtë sihariq: “Si qytetar i Tiranës, natyrisht, me nënshtetësi të Republikës së Shqipërisë unë, vetë, e përjetoj si fyerje të ndërgjegjes dhe të integritetit tim politik dhe moral kandidimin e ministrit të Rendit Publik, Lulzim Bashës,për kryetar të Bashkisë së Tiranës”!? Këtu patjetër duhet shtruar pyetjen tjetër; a thua si do ta kenë përjetuar mijëra e mijëra qytetarë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë dhe diasporës, përkrahës dhe simpatizantë të z. L. Bashës, akuzën e tij të rëndë se “Lulzim Basha është vrasës..”!? Besoj se shumë shqiptarë si edhe unë, pa qenë fare banorë të Tiranës, kjo akuzë bizare i ka bërë të ndjehen, jo vetëm të fyer, por të vrarë shpirtërisht, duke u mjaftuar me faktin se jemi vëllezër të një gjaku, të një gjuhe dhe të një kombi. z. Lulzim Basha përfaqëson gjeneratën e re të politikanëve shqiptarë, të cilët me punën dhe aktivitetin e tyre politik dhe diplomatik e kanë ndihmuar shumë çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, andaj nëse akademiku ynë nga Prishtina nuk e ka vërejtur kontribut e tij për shtimin e njohjeve të Kosovës si shtet i pavarur nga shumë vende të botës, sidomos derisa ishte në postin e ministrit të jashtëm të Shqipërisë, atëherë shtrohet pyetja e rishqyrtimit serioz të qëndrimit dhe pikëpamjeve politike të R. Qosjes!
Së katërti; Lidhur me deklaratën e zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Shqipërisë z. Edmond Haxhinasto, R. Qosja vazhdon e thotë: “duke bërë nderime te varri i ish kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova, se Kosova është bërë shtet dhe po ndërtohet shtet mbi idenë e Ibrahim Rugovës për pavarësinë e saj, është një deklaratë që mund të quhet e pazakonshme për dy arsye: e para, mund të quhet e pazakonshme për arsye se, si e tillë, si deklaratë historike, me synim shkencor, bëhet prej një politikani, në të vërtetë diplomati që nuk ka të drejtë të marrë rolin e shkruesit të historisë.., dhe e dyta, deklarata e tij është e pazakonshme edhe për arsye se ajo që pohohet në të nuk është e vërtetë. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i Kosovës kur Kosova ende nuk ishte bërë shtet nuk është njeriu mbi idenë e të cilit është fituar pavarësia e Kosovës dhe me idenë e të cilit po ndërtohet shteti i Kosovës. Jo. Jo. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova, në radhën e gjatë të atyre që kanë krijuar dhe kanë përhapur idenë e pavarësisë së Kosovës dhe në radhën e atyre që i kanë filluar përpjekjet politike për pavarësinë e Kosovës nuk është kurrkund, kurse në fund të këtyre përpjekjeve është njeriu i fundit. Kjo radhë e gjatë e luftëtarëve politikë për pavarësinë e Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore fillon me Adem Demaçin, me organizatën ilegale të krijuar prej tij dhe vazhdon me të burgosur të tjerë politikë e me organizata të tjera ilegale deri në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar kur ideja e pavarësisë së Kosovës bëhet ide pothuaj e gjithë popullit shqiptar të Kosovës e kur fillon edhe krijimi i partive të para politike shqiptare”!?. Për “arsyen” e parë i përkujtojmë akademikut tonë, se çdo ministër i jashtëm nga i cili do shtet në botë, kur jep deklarata zyrtare, siç bëri z. Haxhinasto në Prishtinë gjatë vizitës së tij zyrtare, ai nuk e thotë dhe nuk e përfaqëson thjesht mendimin e tij personal, por kryekëput qëndrimin e politikës zyrtare të vendit, ministër i të cilit edhe është. Dihet se aktualisht në Shqipëri në pushtet është PD-ja e cila qëkur është themeluar e ka përkrahur politikën kosovare të udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lideri i saj historik dr. Ibrahim Rugova. Së këndejmi, edhe ministri i jashtëm shqiptar i emëruar në këtë post si partner koalicioni qeverisës midis PD-së dhe LSI-së të Ilir Metës, deklaratën politike të dhënë në Prishtinë e ka dhënë në harmoni të plotë me politikën shtetërore të Shqipërisë, “se Kosova është bërë shtet dhe po ndërtohet mbi idenë e Ibrahim Rugovës..”, fakt ky të cilin Tirana zyrtare e ka pranuar dhe e ka theksuar qartë në politikën e saj të deritanishme ndaj Kosovës dhe procesit të pavarësimit të saj. Rolin kyç të dr. I. Rugovës si dhe idenë rugoviane për pavarësinë e Kosovës e kanë pranuar të gjithë politikanët e Shqipërisë pa dallim dhe asnjëherë nuk e kanë mohuar as demokratët ashtu as socialistët, përveç një njeriu i cili quhet Rexhep Qosja!? A thua pse? Sepse, i zhgënjyer me vetveten Qosja e ka kuptuar, por mjerisht shumë vonë, gabimin e tij trashanik dhe të pafalshëm kur në dhjetor të vitit 1989 refuzoi nga kryeneçësia e tij ofertën e LDK-së që të vihet në krye të saj, duke mohuar dhe sharë më pas në vazhdimësi liderizmin dhe politikën largpamëse të dr. Ibrahim Rugovës. Bile, këtë mendësi agresive e ka shprehur edhe në këtë shkrim, ani pse do duhej ta dinte se të vdekurit nuk shahen, nuk ofendohen dhe as që flitet keq për ta, siç vazhdon ta bën këtë me ngulm ndaj dr. Rugovës edhe për së vdekuri të tij!?
Vijon
Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Sun May 01, 2011 9:54 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
LDK-ja dhe liderit Ibrahim Rugova kanë shpejtuar zhbërjen e shtetit jugosllav
LDK-ja dhe liderit Ibrahim Rugova kanë shpejtuar zhbërjen e shtetit jugosllav
Nga: Rexhep Elezaj
R. Qosja në vazhdim shkruan: “Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, do të duhej ta dinte se në programin e saj të parë politik, me të cilin është themeluar Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kërkohej pavarësi, por autonomi e Kosovës, madje një autonomi dukshëm më e ngushtë se ajo e vitit 1974 në kuadër të Serbisë e të Jugosllavisë. Më në fund, LDK-ja me kryetar Ibrahim Rugovën do të jetë parti politike shqiptare e regjistruar në Ministrinë e Drejtësisë së Jugosllavisë, me çka dëshmohet se ideja e pavarësisë së Kosovës dhe LDK-ja, se ideja e pavarësisë së Kosovës dhe Ibrahim Rugova atëherë, kur radha e ideologëve dhe luftëtarëve politikë dhe jo vetëm politikë për pavarësinë e Kosovës, ishte shumë e gjatë, ende përjashtoheshin mes vete!”.
Të pavërtetat e R.Qosjes ndaj LDK-së
Nuk është vërtetë siç thotë Qosja “se në programin e parë të LDK-së nuk kërkohej pavarësi, por autonomi e Kosovës, madje një autonomi dukshëm më e ngushtë se ajo e vitit 1974...”, meqenëse koha kur është themeluar partia e parë pluraliste në ish Jugosllavi, ka qenë pikërisht LDK-ja, e cila si parti shqiptare e Kosovës për ta legalizuar punën e saj si subjekt politik ka qenë e detyruar që të regjistrohet pranë organeve federative të drejtësisë jugosllave, ngase kështu parashihej me ligjet e ish Jugosllavisë. Madje, mundësi tjera juridike nuk ka pasur, dhe këtij fakti i bishtnon qëllimisht Qosja, siç iu ikë edhe fakteve se në vitin 1989, kur Kosova ishte nën masat e rrepta të shtetrrethimit ushtarak serb, kërkesa në formë zyrtare dhe publike për pavarësi do ishte nonsens politik në rrethanat e okupimit shumë të egër dhe klasik të Kosovës dhe dy milion shqiptarëve. Madje, në ato vite(1989-91) në Federatën ish jugosllave midis 6 republikave dhe dy krahinave autonome (Kosovës veç iu kishte marrë autonomia me dhunë) flitej për arritjen e marrëveshjes politike midis tyre, që Jugosllavia të ruhej si shtet përmes sistemit qeverisës Konfederativ ose të një Konfederate asimetrike, ku të gjitha republikat dhe dy krahinat do ishin njësi të barabarta të saj. Pra, në ato vite udhëheqja politika shqiptare e Kosovës nuk ka mundur në asnjë formë të kërkonte pavarësi ose ndarje legale nga ky shtet, kur siç dihej ende po bisedohej për vazhdimin dhe mos shpërbërjen e shtetit jugosllav. E vërteta e pamohuar qëndron në faktin se janë intelektualët shqiptarë të Kosovës ata të cilët nën masa të dhunës policore dhe ushtarake serbe formuan Alternativën e parë politike në ish Jugosllavi me prapavijë të qartë politike, shkëputjen nga ky shtet, ngase ishin të vetëdijshëm se Jugosllavia po shkatërroj, se nuk kishte më jetë të përbashkët me serbët. Dhe, duke i ditur mirë skenarët që po përgatisnin hegjemonistët shovinist serbo-ortodoks për krijimin e Serbisë së Madhe, siç siç treguan ngjarjet pak më vonë, themelimi i LDK-së në Kosovë ka pasur ndikim të drejtpërdrejt që edhe republikat tjera jugosllave brenda disa muajve të formojnë partitë e para politike si në Slloveni, Kroaci, Bosnje, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe së fundi edhe në Vojvodinë. Dhe ta injorosh rolin e LDK-së dhe liderit të saj karizmatik dr. Ibrahim Rugova në zhbërjen e shtetit jugosllav, përkatësisht ta mohosh rolin dhe vizionin e tij në themelimin dhe shndërrimin e LDK-së në Lëvizje dhe front gjithë popullor të rezistencës kundër okupimit serb të Kosovës, post të cilën R. Qosja e kishte refuzuar në dhjetor të vitit 1989, thënë më së buti është dyfytyrësi dhe imoralitet politik. Dhe, dihet se si kanë rrjedhur ngjarjet më pas në ish Jugosllavi, më konkretisht ato në Kosovë, kur në fillim të vitit 1990/91 do të formohet edhe Këshilli Koordinues i të gjitha partive shqiptare në ish Jugosllavi, kryetar i të cilit ishte zgjedhur për disa vite, pikërisht dr. Ibrahim Rugova, si përpjekje për forcimin e luftës së përbashkët të shqiptarëve për çlirimin dhe pavarësimin sa më të shpejtë të Kosovës, si hallkë e domosdoshme për garantimin e të drejtave etnike të shqiptarëve në Mal të Zi, Medvegjë, Preshevë, Bujanoc dhe Maqedoni. Kështu që me 2 korrik 1990 nga deputetet e ish Kuvendit të Kosovës do shpallet Deklarata Kushtetuese për pavarësinë e Kosovës, pastaj me 7 shtator të njëjtit vit në Kaçanik do nxirret Kushtetuta e Republikës së Kosovës, si njësi e veçantë dhe e pavarur, po qese ruhet Jugosllavia, ndërsa në maj të vitit 1991 do mbahet Referendumi gjithë popullor për pavarësinë e Kosovës, dhe kështu me radhë e deri te formimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës si organ shtetëror paralel i shqiptarëve. Dhe, të gjitha këto fakte akademiku ynë i mbulon, i injoron, nuk i pranon, nuk i cekë në shkrimet e tij, veçse pa ndërprerë drejton akuza vend e pa vend kundër LDK-së dhe dr. Ibrahim Rugovës, i cili dy herë u zgjodh president i Kosovës me më shumë se 96% të votave të popullit. Pas gjitha këtyre fakteve që cekem R. Qosja ka vazhduar dhe vazhdon të mos e njoh kontributin e dr. Ibrahim Rugovës dhe partisë të cilën ai e udhëhoqi me sukses mbi 16 vite. Pra, nuk qëndrojnë në asnjë formë trillimet e tij “se propagandat partiake që aq shumë janë duke e shtrembëruar, duke e falsifikuar, duke e zvetënuar dhe duke e vjedhur historinë më të re të popullit shqiptar në Kosovë dhe në Shqipëri..”!? Mbase, janë pikërisht mohuesit e veprave të Ibrahim Rugovës, ata të cilët po i vjedhin meritat e tij dhe të LDK-së, sidomos kur bëhet fjalë për luftën, çlirimtarët, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Falsifikimet e historisë
Më poshtë Qosja konstaton: “Por, Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, do të duhej ta dinte gjithashtu se historia shqiptare, historia e Shqipërisë shtetërore dhe e Kosovës, një ditë, pashmangshëm, do të pastrohet prej gënjeshtrave, prej shtrembërimeve, prej zvetënimeve, prej ndotjeve të sotme partiake dhe politike..”. Ne i bashkohemi në tërësi këtij konstatimi të Qosjes, duke besuar se një ditë secilit do t’i kthehen meritat dhe lavdet e tjetërsuara, pikërisht nga ata të cilët më së paku kanë bërë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, qoftë me pushkë, qoftë me laps, qoftë politikisht, qoftë me diplomaci. Sepse, me fakte të shtrembëruara, falsifikime dhe përvetësime të meritave të tjerëve natyrisht se nuk mund të shkruhet historia objektive dhe e mirëfilltë e Kosovës. Bile, se kush ka merita më shumë ose më pak populli shqiptar i Kosovës e ka thënë qartë disa herë gjatë dekadës së fundit të shekullit –XX-të, andaj pse mos të vlen edhe për R. Qosjen ajo thënia e njohur; “Zëri i popullit, zëri Zotit..”!?
Së pesti, kur është fjala për deklaratën e ministrit të jashtëm shqiptar z. Haxhinasto e dhënë gjatë vizitës në Prishtinë me 18 dhe 19 mars të këtij viti; “se ideja për bashkim midis shteteve apo ndryshimi i kufijve është e dëmshme për Ballkanin Perëndimor dhe idetë e tilla Tirana zyrtare nuk i mbështet..”! Qosja konsideron “se kjo është një deklaratë fatkeqe e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit Haxhinasto..”. Pse të jetë e dëmshme dhe fatkeqe, kur një ministër shqiptar thotë një fakt të pamohuar, dhe kur pohimi i kundërt nga ana e tij do t’i shërbente në mënyrë të drejtpërdrejt aspiratave serbe për krijimin e Serbisë së Madhe, e që kjo është synim madhor i të gjithë udhëheqësve serbë në Beograd. Siç dihet Beogradi zyrtar që nga humbja e luftës në Kosovë si rezultat i bombardimit të Serbisë nga forcat e NATO-s dhe mbarimi i luftës në Kosovë me 10 qershor 1999, nuk a pushuar as për një minutë së luftuari me të gjitha mjete politike dhe diplomatike që Republikën serbe të Bosnjës dhe pjesën veriore të Kosovës t’ia bashkangjes Serbisë, duke krijuar nga këto territore bashkë me Vojvodinën Serbinë e Madhe. Dhe, sot përmes idesë së Serbisë së Madhe dhe Shqipërisë së Madhe po synohet ridefinimi i kufijve etnikë, që do copëtonin Bosnjën, Kosovën, Maqedoninë dhe Sanxhakun. Serbia do territor që nga Banjalluka deri në Mitrovicë, kurse aspiratat për bashkim po vijn gjithnjë e më tepër në fokus paralel me idetë e Dodikut, Jeremiçit e Borko Stefanoviçit, për t'i dhënë vule përfundimisht ndarjes së veriut të Kosovës.
Është pikërisht udhëheqja më e lartë serbe në krye me Tadiçin ajo e cila pak muaj më parë pati propozuar që të fillojnë bisedimet me Tiranën zyrtare për ndarjen e Kosovës, duke lansuar në opinion broçkullën politike, se me shqiptarët duhet të pajtohemi historikisht njëherë e përgjithmonë!? Po, pse jo, kur në Kosovë kishat ortodokse serbe i kanë uzurpuar mbi 30% të territorit të brendshëm të Kosovës, kur që nga viti 1999 Mitrovica përtej Ibrit dhe veriu i Kosovës sundohet dhe administrohet nga Beogradi, dhe kur Lugina e Preshevës nëse do realizohej tash projekti i “Bashkimit të Kosovës me Shqipërinë”, s’ka dyshim se humbësit më të mëdhenj do të ishin shqiptarët, ndërsa fituesit historik dhe politik do të ishin serbët. Për këtë kemi besim të madh në politikën e jashtme të Shqipërisë, si dhe në vetë ministrin e jashtëm z. E. Haxhinasto, se do t’i ruajnë dhe zbatojnë me zgjuarsi politike dhe diplomatike interesat tona gjithëkombëtare, pa i përfillur zërat e patriotëve folklorikë, sidomos të atyre që politikën nuk e kanë zanat as talent, siç është akademiku ynë kryeneç, kapricioz dhe shumë inatçorë..!
Fund
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Akademiku Mateja Matevski pranon origjinën shqiptare
» Nuri Plaku: Akademiku Jani Thomai në piedestalin e një krahine
» Alfred Papuçiu: Akademiku Bedri Dedja - shkrimtar poliedrik mbarëkombëtar
» Nuri Abdiu: Akademiku Bedri Dedja - mësues i mësuesve dhe profesor i profesorëve të fushës së tij
» Nuri Plaku: Akademiku Jani Thomai në piedestalin e një krahine
» Alfred Papuçiu: Akademiku Bedri Dedja - shkrimtar poliedrik mbarëkombëtar
» Nuri Abdiu: Akademiku Bedri Dedja - mësues i mësuesve dhe profesor i profesorëve të fushës së tij
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi