Albert Zholi:Qyprilinjtë, Berati, historia dhe Kryearkitekt Kasemi
Faqja 1 e 1

Qyprilinjtë, Berati, historia dhe Kryearkitekt Kasemi
Albert Zholi
kush e dërgoi kronikanin e famshëm Evlia Çelebiun në Shqipëri në Berat? Sigurisht Qyprilinjtë. Qyprilinjtë e dërguan të shkruanin për Beratin, malin e Tomorrit, për gurët e Kalasë së Beratit. Ai thoshte se gurët e kalasë janë të mëdhenj si elefantë.
Përherë të parë në Berat (por dhe në vend) u zhvillua Simpoziumi “Qyprilinjtë” e organizuar nga Bashkia Berat dhe Shoqata “Mehmet Qypryliu”. Kishin ardhur nga Tirana dhe nga Fieri, profesorë historianë, atasheu kulturor i ambasadës Turke në Tiranë, (ku u mbajtën rreth 7 kumtesa) midis tyre dhe prof Dok, Kristaq Prifti, Petrika Thëngjilli, Ferit Duka, Shaban Sinani. Midis tyre fjalën e morën dhe shumë intelektualë beratas. Kjo tregoi se Berati ka mundësi intelektuale të zhvillojnë veprimtari të tilla, që ngjasojnë me ato të përmasave kombëtare Por sipas pjesëmarrësve, kjo konferencë i përket në radhë të parë aftësive organizative dhe shumë njerëzore të kryetarit të Bashkisë z. Fadil Nasufi. Kryetari Nasufi ka bërë shumë takime dhe veprimtari të ndryshme që e kanë gjallëruar jetën artistiko-kulturore të këtij qyteti. Në këto 2-3 vjet, në Berat është zhvilluar Konferenca “Hebrenjtë në Berat”, aktivitet i cili ka pasur jehonë të madhe. Aktivitet i një lloji të veçantë. Është zhvilluar një veprimtari për Muzakajt që kishin principatën më të fuqishme në historinë e kombit tonë, në vitet 1200 deri 1500, ku kjo principatë e shtrinte gjeografinë e saj deri në Gos të Kavajës. Vlorë, Skrapar, Elbasan, Myzeqe, Kostur, dhe përfundonte në Ohër, etj...Pra, në Berat me këto aktivitete po ndriçohen pjesë të veçanta të historisë shqiptare. Duke u pasuruar, rishikuar,interpretuar, ku çdo kohë sjell mençurinë e vet, nivelin e saj profesional, bëhet ajo që historia të kthehet në një shkollë për të ardhmen, pra të njihet historia njëherë, pastaj të nisë interpretimi. Ndoshta kjo Bashki dhe kryetari i saj duhen marrë si shembull, pasi si asnjëherë po i jepet rëndësi historisë, kulturës, të lëna në harresë nga politikanët, ministrat, të cilët kulturën e quajnë “vrimën e fundit të kavallit”. Në këto tema duket mençuria dhe vizioni i organizatorëve.
Dinastia e Qyprilinjve
Dihet se Qyprylinjtë kanë sunduar rreth 70 vjet në Turqi, bile në kohën më të vështirë të Perandorisë së madhe, në çastet më kritike të Perandorisë së paanë osmane. Ata sunduan prej vitit 1656 e në vazhdim. Njeri më i madh se tjetri (në kuptim të rolit që kanë luajtur në drejtimin e shtetit osman) ata kanë lënë gjurmë të thella në qeverisje, në vite të ndryshme, ku historia ka nxjerrë dhe po nxjerr shumë të veçanta, Kryevezira ose Kryeministra, pra figura të tilla pas Sulltanit. Në shumë libra thuhet se kur kanë qenë këta Kryevezira (Kryeministra) ndoshta kanë qenë këta që kanë drejtuar, pra e bënin këta ligjin, jo sulltani.
Prejardhja
Historia tregon se Qyprylinjtë janë nga Rostniku i Beratit dhe janë shquar për reforma të thella, në ushtri, ekonomi, në jetën shoqërore, në administratë si organizatorë, pra janë quajtur si një dorë e fortë në drejtimin e shtetit (që i kanë dhënë një drejtim dhe një zgjim drejtimit të shtetit). Mehmet Qypirlliu ishte pa shkollë. Kishte qenë kuzhinier i Sulltanit. Pastaj kishte shkuar në Qypri. (Qypri do të thotë urë turqisht). Pra kjo ishte një qytezë. Pikërisht Mehmeti erdhi si Kryevezir në një moshë të pabesueshme, pra kur ai ishte 75 vjeç dhe Perandoria po pësonte tronditje në drejtim.
Historianët turq, shteti turk, historianët grekë, boshnjakët, e kanë theksuar këtë fakt se ata janë shqiptarë nga Berati.
Eduard Lir
Simpoziumi u zhvillua në sallën “Edurat Lir” të qytetit të Beratit. Por lind pyetja kush është Edurat Lir që ka marrë emrin dhe një sallë aktivitetesh në Berat? Eduart Lir ka bërë një prej pikturave më të mrekullueshme të malit të Tomorrit në vitin 1848, rreth 150 vjet më parë. Kohët e fundit ka dalë në treg në Tiranë dhe libri i tij (i përkthyer) “Shënime për Shqipërinë të një piktori peisazhist” i porsa botuar, i porsapërkthyer, duhet theksuar se kemi përkthyer shumë libra por një libër që flet për Shqipërinë me mbresa të jashtëzakonshme ishte lënë në harresë. Ai këtë libër e kishte botuar fill mbasi ishte kthyer në vendlindje dhe ishte mrekulluar nga natyra shqipatre (si Bajroni) ku sidomos me malin e Tomorit kishte ngelur i mahnitur. Kur vajti në Berat ai e vazhdoi udhëtimin edhe në Elbasan ku sipas librit numërohen rreth 100 skica dhe piktura kryesiht nga Berati dhe nga vende të tjera të viseve të Shqipërisë. Eduart Lir ishte dhe poet. Në çdo lëvizje në Shqipëri, por më vonë dhe në vende të tjera në krijimtarinë e tij nuk i ndahet hija e Tomorrit. Nën atë hije mali ndodhin çudira. Sipas mitologjisë Baba Tomorri, është (apo quhet) babai i maleve . Asnjë mal tjetër në botë nuk quhet baba. Ka një arsye që thirret ashtu. Mitologjia përcakton se aty ishin perënditë. Zotat, ndaj dhe Eduardi e pikturoi disa herë dhe i thuri dhe poezi. Eduardi ishte fëmija i 21 i një familje angleze. Ai ishte një nga piktorët më të mëdhenj të kohës në Angli. Sipas shumë të dhënave ai i ka dhënë mësim dhe mbretëresshës Viktoria , rreth 12 leksione për pikturën. Vitet e fundit të jetës së tij ai jetoi në Itali. Varri i tij sot ndodhet në varrezat e Sanremos në Itali.
Xhevahir Spahiu
Pse nuk zhvillohen shumë aktivitete të tilla sot? Aktivitete të tilla janë me interes, pasi njihen figura të tilla si në plan kombëtar edhe ndërkombëtar. Në Shqipëri po punohet pak për monografitë. Monografitë bëjnë histroinë e vogël që po ti bashkosh bëjnë historinë e madhe. Në çdo vend të botës monografitë janë shumë të përhapura. Monografi studimore, për ngjarje të caktuara, për histori të caktuara si dhe për njerëz të caktuar. Nga të gjitha këto mund të bësh historinë qofshin të hidhura qofshin të gëzuara Berati ka bërë disa aktivitete të këtij lloji. Unë në këtë Simpozium pyeta por dhe u përgjigja vetë (qesh):
Çkanë bërë Qyprilinjtë për Shqipërinë?
Gjatë kohës së vitit 1699 e deri më tëhu është bërë një kryengritje e madhe shqiptare kundër turqve (Tomorica, Frashëri, Tepelena, Vlora) cili ishte qëndrimi i Qyprylinjve shqiptarë ndaj kryengritjes shqiptare?
Asgjë. Bile u munduan ta shtypnin.
Së dyti kush e dërgoi kronikanin e famshëm Evlia Çelebiun në Shqipëri në Berat? Sigurisht Qyprilinjtë. Qyprilinjtë e dërguan të shkruanin për Beratin, malin e Tomorrit, për gurët e Kalasë së Beratit. Ai thoshte se gurët e kalasë janë të mëdhenj si elefantë.
Së treti, kush ia propozoi Sulltanit Mehmet Qyprylinë për Kryevezir?
Kryearkitekt Kasemi që është nga Tomorica.
Duhen ndriçuar shumë gjëra, të debatojmë për këto tema. Kultura nuk duhet lënë e fundit. Në fund të Simpoziumit u shtrua një drekë dhe u pi një verë Vezirësh. Madje Kryevezirësh sepse ata për të vilët u mblodhëm ishin Kryeministra.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Albert Zholi: Era të dua
» Albert Zholi: Unë dhe ai
» Albert Zholi: Koketa
» Albert Zholi: Olta
» Albert Zholi: Xha Gaqoja
» Albert Zholi: Unë dhe ai
» Albert Zholi: Koketa
» Albert Zholi: Olta
» Albert Zholi: Xha Gaqoja
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi