Enver Bytyçi:Dr. Ibrahim Rugova e Adem Jashari plotësonin historinë e 20 viteve të fundit të Kosovës
Faqja 1 e 1

Dr. Ibrahim Rugova e Adem Jashari plotësonin historinë e 20 viteve të fundit të Kosovës
Në Kirchheim-Teck të Gjermanisë u festua njëvjetori i pavarësisë së Kosovës
Pamje nga manifetimi për pavarësinë e Kosovës në Kircheim/Teck
Shqiptarët në diasporë kujtojnë me respekt dëshmorët e lirisë, të cilët kanë kontribuar në mesin e tyre. Kujtojnë veprën e lavdishme të vëllezërve Gërvalla, Jusufit e Bardhoshit si dhe të Kadri Zekës, kontributin e shkëlqyer të Enver Hadrit, shqiptarit të parë në diasporë, i cili kishte hapur dyert e Brukselit, ku kishte denoncuar me guxim e kurajo krimet serbe në Kosovën martire.
---------------------------------------------
Në Kirchheim-Teck të Gjermanisë është festuar me madhështi një vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Mbi 600 pjesmarrës janë argëtuar dhe kanë festuar për disa orë radhazi festën më të rëndësishme të shqiptarëve, ditëlindjen e shtetit më të ri në Evropë. Mbrëmja kulturore ka filluar disi ndryshe nga manifestimet e tjera në diasporë. Në ekran është shfaqur për disa minuta historia e shqiptarëve dhe e Kosovës. Gani Ismajli ka realizuar përmes kompjuterit të tij pamjet vizive, në të cilat evokoheshin ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare. Si në revistë kalonin fotografi dhe të dhëna të shumta për origjinën e shqiptarëve, ilirët e dardanët, për historinë antike e të mesjetës, për qëndresën e shqiptarëve në udhëheqjen e Skënderbeut, për Rilindjen tonë kombëtare e shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912.
Pavarësia e Kosovës është momenti kulmor i historisë kombëtare të shqiptarëve
Më pas në memorien e pjesmarrësve vijnë ngjarjet e shekullit të XX, luftërat e pandërprera të shqiptarëve të Kosovës për liri, fotografitë dhe pamjet grafike të masakrave serbe në Kosovë si dhe të heronjve që kanë dhënë jetën për ëlirimin e saj. Rinia, e cila kishte zotëruar gjithë sallën, gjeti rastin të përcëptojë në ekran atë ëfarë ka ndodhur me shqiptarët për të ardhur deri te pavarësia e vendit. Por një vend të veëantë zinin pamjet nga historia më e re e Kosovës. Jo vetëm në këtë ekran filmik, por dhe në ballin e dekorit të sallës zinin vend dy figurat simbol të rezistëncës dhe të luftës për lirinë e pavarësinë e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari. Këto dy figura dukej se plotësonin historinë e 20 viteve të fundit të Kosovës martire, duket se gërshetonin në mënyrë të natyrshme përpjekjet e tyre për të realizuar vullnetin dhe ëndërrën e shqiptarëve. Këto dy figura, që madhështohen vazhdimisht, duket se i kishte sjellë perndia në këtë jetë për ta kurorëzuar me lavdi ëndërrën shumëshekullore të shqiptarëve. Dy simbole, që përfaqësojnë trurin, mendjen, diturinë, përkushtimin, luftën, heroizmin, qëndresën për të arritur në ditën e shënjtë të 17 shkurtit 2008.
Moderatoret e aktivitetit kulturor e argëtues, Afërdita Leci dhe Margarita Ismajli, nuk janë motra, por ngjajnë si të tilla. Për shkak të aftësisë moderuese ato ishin zgjedhur të zotëronin skenën. Ndërsa ngjashmëria e zbukuronte akoma më shumë këtë moderim të mrekullueshëm. Të dyja në harmoni paraqitën para pjesmarrësve përshëndetjet e rastit për pjësmarrësit.
Ndërkaq një përshkrim historik të rrugës së vështirë të shqiptarëve për fitoren e lirisë e të pavarësisë do ta komunikonte te pjesmarrësit Xhafer Leci. Ai përshëndeti në emër të Këshillit organizativ dhe theksoi me emocione momentet kyqe që çuan në këtë ngjarje historike. Ai tha në përshëndetjen e tij se pavarësia e Kosovës është momenti kulmor i historisë kombëtare të shqiptarëve. Ai vuri theksin në faktin se për lirinë e tyre shqiptarët kanë bërë shumë sakrifica, sakrifica, të cilat kanë kushtuar qindramijë jetë njerëzish, mbi një milion e tre qindmijë të dëbuar, një Kosovë pesë herë të djegur e të shkatërruar thuajse tërësisht në njëqind vjet. Kjo sakrificë është unikale në historinë e kombeve, të cilat kanë luftuar për lirinë e pavarësinë e tyre. Prandaj, tha Leci, pavarësia e Kosovës nuk ka çmim, nuk mund të krahasohet me asnjë ngjarje tjetër të këtij lloji në botë. Si e tillë pavarësia e Kosovës është e shënjtë, është e pazevendësueshme, është nder dhe detyrim i shqiptarëve për të mbërritur në cakun e qëllimit final - ndërtimin e shtetit tonë në të gjithë territorin e vendit dhe integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike.
Duke qenë një ngjarje e tillë e përmsave të jashtëzakonshme, Xhafer Leci, u ndal në faktin se ne shqiptarët e këtij brezi jemi krenarë që jetojmë në kohën e kurorëzimit të luftrave të disa brezave me radhë. Por ai theksoi se ne kemi dhe detyrimin që t'i përkujtojmë heronjtë e lavdishëm të luftës për lirinë e Kosovës, të rënët në fushën e nderit që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri në ditët e sotme. ëdonjëri ka vendin e vet në histori, tha Leci, por dy figurat e njezet viteve të fundit, Presidenti Historik i Kosovës, Ibrahim Rugova dhe Komandanti Legjendar, Adem Jashari, kanë një vend të veëantë. Ata ishin frymëzuesit e luftës sonë, ata i dhanë Kosovës pamjen e një vendi të pavarur, përpara se ajo ta shpallte pavarësinë. Ata i bënë shqiptarët të ndjehen të pavarur edhe nën pushtimin serb.
Kontributi i këtyre dy figurave ishte i pazevendësueshëm, i pashembullt në historinë 135 vjeëare të rezistencës së shqiptarëve kundër nasakrave dhe püushtimeve serbe, të cilat e kanë zanafillën që në vitet 1876-1877. Krahas këtyre heronjve të pavarësisë së Kosovës, përmend emrin e akademik Fehmi Aganit, njërit prej arkitektëve të rezistencës shqiptare në Kosovë dhe të pavarësisë e lirisë së saj, i vrarë dhe masakruar nga forcat fashiste serbe në pranverën e vitit 1999.
Me mirënjohje të veçantë nderohen veprimtarë të shquar të diasporës
Në ditë të tilla shqiptarët në diasporë kujtonë gjithashtu me respekt dëshmorët e lirisë, të cilët kanë kontribuar në mesin e tyre. Përmend veprën e lavdishme të vëllezërve Gërvalla, Jusufit e Bardhoshit si dhe të Kadri Zekës, me të cilët ai ka ndarë veprimtarinë patriotike dhe miqësinë e përbashkët. Ai u kujton pjesëmarrësve kontributin e shkëlqyer të Enver Hadrit, shqiptarit të parë në diasporë, i cili kishte hapur dyert e Brukselit, ku kishte denoncuar me guxim e kurajo krimet serbe në Kosovën martire. Ai denoncon vrasjet e Sigurimit Sekret Jugosllav të UDB-së si në Frankfurt të Gjermanisë më 14 maj 1981 kur ata kishin plagosur rëndë dhe e lanë invalid të përjetshëm Rasim Zenelajn. Ndërsa më 10 tetor 1981 në Bruksel të Belgjikës kishin vrarë Vehbi Ibrahimin, i cili ishte dhe viktima e parë në Perëndim,
Por në përshëndetje një vend të veçantë zë në përgjithësi e gjithë veprimtaria e diasporës. Hafiz Gagica merr mirënjohje të veçantë për kontributin e tij afatgjatë në ndihmë të lirisë e pavarësisë së Kosovës. Me emrin e tij, janë të lidhura të gjitha veprimtaritë patriotike të shqiptarëve në diasporë gjatë viteve 1990 e më pas. Ai i ka përfaqësuar interesat e shqiptarëve me një orientim të qartë, duke qeë gjithnjë besnik i vijës politike të udhëheqësit legjandar, Ibrahim Rugova. Ndërkaq me mirënjohje të veçantë nderohen dhe dy veprimtarë të tjerë të shquar të diasporës, vajza e heroit, Jusuf Gërvala, Donika Gërvalla, si dhe veprimtari Shaban Bobaj.
Atmosfera e kësaj feste të këndshme e të paharrueshme ndizet dhe përcillet me këngë e valle të pambarim deri pas mesnate. Në fillim ishin nxënësit e shkollës shqipe në Heilbronn, të cilët sollën në skenë këngë, valle e recitime me motive patriotike shqiptare. Udhëheqësi i këtij grupi, Abaz Imeri, është entuziast për punën e shkëlqyer që ka bërë si dhe për përgatitje të tjera të koncerteve argëtuese me këtë grup artistik.
Ndërsa këngëtarët Bedri Kryeziu, Farije Krasniqi, Hanife Murati e Fehmi Bicaj kënduan një repertor të pasur këngësh me motive patriotike e lirike shqiptare. Ata i kënduan trimërisë shqiptare dhe trimave shqiptarëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut. I kënduan liderit historik, Ibrahim Rugova, kënduan për Adem Jasharin, por improvizuan këngë edhe për Sali Berishën. Kjo atmosferë festive e kishte gjallëruar sallën e mbushur plot me mysafirë dhe vallet ritmike nën ritmin e këngëve nuk janë ndalur për disa orë.
E. Bytyçi

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dr. Ibrahim Rugova e Adem Jashari plotësonin historinë
» Enver Bytyçi:Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari janë simboli i lirisë së Kosovës
» Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari janë simboli i lirisë së Kosovës
» Dr. Enver Bytyçi:Përballja e një krimineli me legjendën e shqiptarëve, Ibrahim Rugova
» Autostrada mban emrin “Ibrahim Rugova”, aeroporti “Adem Jashari”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi