Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dr. Ibrahim Rugova e Adem Jashari plotësonin historinë

Shko poshtë

Dr. Ibrahim Rugova e Adem Jashari plotësonin historinë Empty Dr. Ibrahim Rugova e Adem Jashari plotësonin historinë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 18, 2009 6:18 pm


Dr. Ibrahim Rugova e Adem Jashari plotësonin historinë









Nga Enver Bytyçi

Bota sot, 13.3.2009,f.16





Shqiptarët në diasporë kujtojnë me respekt dëshmorët e lirisë, të cilët kanë kontribuar në mesin e tyre. Kujtojnë veprën e lavdishme të vëllezërve Gërvalla, Jusufit e Bardhoshit si dhe të Kadri Zekës, kontributin e shkëlqyer të Enver Hadrit, shqiptarit të parë në diasporë, i cili kishte hapur dyert e Brukselit, ku kishte denoncuar me guxim e kurajo krimet serbe në Kosovën martire.




Në Kirchheim-Teck të Gjermanisë është festuar me madhështi një vjetori i shpalljes së

pavarësisë së Kosovës. Mbi 600 pjesmarrës janë argëtuar dhe kanë festuar për disa orë radhazi festën më të rëndësishme të shqiptarëve, ditëlindjen e shtetit më të ri në Evropë. Mbrëmja kulturore ka filluar disi ndryshe nga manifestimet e tjera në diasporë. Në ekran është shfaqur për disa minuta historia e shqiptarëve dhe e Kosovës. Gani Ismajli ka realizuar përmes kompjuterit të tij pamjet vizive, në të cilat evokoheshin ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare. Si në revistë kalonin fotografi dhe të dhëna të shumta për origjinën e shqiptarëve, ilirët e dardanët, për historinë antike e të mesjetës, për qëndresën e shqiptarëve në udhëheqjen e Skënderbeut, për Rilindjen tonë kombëtare e shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912.

Pavarësia e Kosovës është momenti kulmor i historisë kombëtare të shqiptarëve


Dr. Ibrahim Rugova e Adem Jashari plotësonin historinë Leci_01_smallMë pas në memorien e pjesmarrësve vijnë ngjarjet e shekullit të XX, luftërat e pandërprera të shqiptarëve të Kosovës për liri, fotografitë dhe pamjet grafike të masakrave serbe në Kosovë si dhe të heronjve që kanë dhënë jetën për çlirimin e saj. Rinia, e cila kishte zotëruar gjithë sallën, gjeti rastin të përcëptojë në ekran atë çfarë ka ndodhur me shqiptarët për të ardhur deri te pavarësia e vendit. Por një vend të veçantë zinin pamjet nga historia më e re e Kosovës. Jo vetëm në këtë ekran filmik, por dhe në ballin e dekorit të sallës zinin vend dy figurat simbol të rezistëncës dhe të luftës për lirinë e pavarësinë e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari. Këto dy figura dukej se plotësonin historinë e 20 viteve të fundit të Kosovës martire, duket se gërshetonin në mënyrë të natyrshme përpjekjet e tyre për të realizuar vullnetin dhe ëndërrën e shqiptarëve. Këto dy figura, që madhështohen vazhdimisht, duket se i kishte sjellë perëndia në këtë jetë për ta kurorëzuar me lavdi ëndërrën shumëshekullore të shqiptarëve. Dy simbole, që përfaqësojnë trurin, mendjen, diturinë, përkushtimin, luftën, heroizmin, qëndresën për të arritur në ditën e shënjtë të 17 shkurtit 2008.

Moderatoret e aktivitetit kulturor e argëtues, Afërdita Leci dhe Margarita Ismajli, nuk janë motra, por ngjajnë si të tilla. Për shkak të aftësisë moderuese ato ishin zgjedhur të zotëronin skenën. Ndërsa ngjashmëria e zbukuronte akoma më shumë këtë moderim të mrekullueshëm. Të dyja në harmoni paraqitën para pjesmarrësve përshëndetjet e rastit për pjësmarrësit.

Ndërkaq një përshkrim historik të rrugës së vështirë të shqiptarëve për fitoren e lirisë e të pavarësisë do ta komunikonte te pjesmarrësit Xhafer Leci. Ai përshëndeti në emër të Këshillit organizativ dhe theksoi me emocione momentet kyqe që çuan në këtë ngjarje historike. Ai tha në përshëndetjen e tij se pavarësia e Kosovës është momenti kulmor i historisë kombëtare të shqiptarëve. Ai vuri theksin në faktin se për lirinë e tyre shqiptarët kanë bërë shumë sakrifica, sakrifica, të cilat kanë kushtuar qindramijë jetë njerëzish, mbi një milion e tre qindmijë të dëbuar, një Kosovë pesë herë të djegur e të shkatërruar thuajse tërësisht në njëqind vjet. Kjo sakrificë është unikale në historinë e kombeve, të cilat kanë luftuar për lirinë e pavarësinë e tyre. Prandaj, tha Leci, pavarësia e Kosovës nuk ka çmim, nuk mund të krahasohet me asnjë ngjarje tjetër të këtij lloji në botë. Si e tillë pavarësia e Kosovës është e shënjtë, është e pazevendësueshme, është nder dhe detyrim i shqiptarëve për të mbërritur në cakun e qëllimit final - ndërtimin e shtetit tonë në të gjithë territorin e vendit dhe integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike.

Duke qenë një ngjarje e tillë e përmsave të jashtëzakonshme, Xhafer Leci, u ndal në faktin se ne shqiptarët e këtij brezi jemi krenarë që jetojmë në kohën e kurorëzimit të luftrave të disa brezave me radhë. Por ai theksoi se ne kemi dhe detyrimin që t'i përkujtojmë heronjtë e lavdishëm të luftës për lirinë e Kosovës, të rënët në fushën e nderit që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri në ditët e sotme. çdonjëri ka vendin e vet në histori, tha Leci, por dy figurat e njezet viteve të fundit, Presidenti Historik i Kosovës, Ibrahim Rugova dhe Komandanti Legjendar, Adem Jashari, kanë një vend të veçantë. Ata ishin frymëzuesit e luftës sonë, ata i dhanë Kosovës pamjen e një vendi të pavarur, përpara se ajo ta shpallte pavarësinë. Ata i bënë shqiptarët të ndjehen të pavarur edhe nën pushtimin serb.

Dr. Ibrahim Rugova e Adem Jashari plotësonin historinë Leci_02_smallNë foto këtu majtas: Kangëtarët, nga e majta; Avni Bicaj e Hanifi Murati. Kontributi i këtyre dy figurave ishte i pazevendësueshëm, i pashembullt në historinë 135 vjeçare të rezistencës së shqiptarëve kundër nasakrave dhe pushtimeve serbe, të cilat e kanë zanafillën që në vitet 1876-1877. Krahas këtyre heronjve të pavarësisë së Kosovës, përmend emrin e akademik Fehmi Aganit, njërit prej arkitektëve të rezistencës shqiptare në Kosovë dhe të pavarësisë e lirisë së saj, i vrarë dhe masakruar nga forcat fashiste serbe në pranverën e vitit 1999.

Me mirënjohje të veçantë nderohen veprimtarë të shquar të diasporës Në ditë të tilla shqiptarët në diasporë kujtonë gjithashtu me respekt dëshmorët e lirisë, të cilët kanë kontribuar në mesin e tyre. Përmend veprën e lavdishme të vëllezërve Gërvalla, Jusufit e Bardhoshit si dhe të Kadri Zekës, me të cilët ai ka ndarë veprimtarinë patriotike dhe miqësinë e përbashkët. Ai u kujton pjesëmarrësve kontributin e shkëlqyer të Enver Hadrit, shqiptarit të parë në diasporë, i cili kishte hapur dyert e Brukselit, ku kishte denoncuar me guxim e kurajo krimet serbe në Kosovën martire. Ai denoncon vrasjet e Sigurimit Sekret Jugosllav të UDB-së si në Frankfurt të Gjermanisë më 14 maj 1981 kur ata kishin plagosur rëndë dhe e lanë invalid të përjetshëm Rasim Zenelajn. Ndërsa më 10 tetor 1981 në Bruksel të Belgjikës kishin vrarë Vehbi Ibrahimin, i cili ishte dhe viktima e parë në Perëndim.

Por në përshëndetje një vend të veçantë zë në përgjithësi e gjithë veprimtaria e diasporës. Hafiz Gagica merr mirënjohje të veçantë për kontributin e tij afatgjatë në ndihmë të lirisë e pavarësisë së Kosovës. Me emrin e tij, janë të lidhura të gjitha veprimtaritë patriotike të shqiptarëve në diasporë gjatë viteve 1990 e më pas. Ai i ka përfaqësuar interesat e shqiptarëve me një orientim të qartë, duke qeë gjithnjë besnik i vijës politike të udhëheqësit legjandar, Ibrahim Rugova. Ndërkaq me mirënjohje të veçantë nderohen dhe dy veprimtarë të tjerë të shquar të diasporës, vajza e heroit, Jusuf Gërvala, Donika Gërvalla, si dhe veprimtari Shaban Bobaj.

Punë të mira kanë bërë edhe Stafi i Manifestimit i përbërë nga 10-të antarë;
Rexhep Hulaj i ngarkuar me arkën dhe mbikqyrës i stafit për shitjen e ushqimive dhe pijeve, Tomë Tunaj drejtues i kuzhinës, Flamur Tafilaj dhe Hasan Gjocaj për kujdesjen dhe mbajtejen e rendit, etj.
Vlen të përmendet se mjetet e grumbulluara materiale nga aktivitetet e bashkatdhetarëve në Kirchheim-Teck, si gjithherë më parë që u janë dërgue arsimit,shëndetësisë, luftës etj. tani do u dërgohen skamnorëve në ato vende-vise shqiptare ku ka më së shumti nevoj.
Atmosfera e kësaj feste të këndshme e të paharrueshme ndizet dhe përcillet me këngë e valle të pambarim deri pas mesnate. Në fillim ishin nxënësit e shkollës shqipe në Heilbronn, të cilët sollën në skenë këngë, valle e recitime me motive patriotike shqiptare. Udhëheqësi i këtij grupi, Abaz Imeri, është entuziast për punën e shkëlqyer që ka bërë si dhe për përgatitje të tjera të koncerteve argëtuese me këtë grup artistik. Ndërsa këngëtarët Bedri Kryeziu, Farije Krasniqi, Hanife Murati e Fehmi Bicaj kënduan një repertor të pasur këngësh me motive patriotike e lirike shqiptare. Ata i kënduan trimërisë shqiptare dhe trimave shqiptarëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut. I kënduan liderit historik, Ibrahim Rugova, kënduan për Adem Jasharin, por improvizuan këngë edhe për Sali Berishën. Kjo atmosferë festive e kishte gjallëruar sallën e mbushur plot me mysafirë dhe vallet ritmike nën ritmin e këngëve nuk janë ndalur për disa orë.


Enver Bytyçi

Bota sot, 13.3.2009,f.16
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi