NASA: Një asteroid me emër shqiptar
Faqja 1 e 1
NASA: Një asteroid me emër shqiptar
GAZETA SHQIPTARE ONLINE 9.02.2009
9.02.2009
NASA: Një asteroid me emër shqiptar |
-Një student shqiptar në elitën e matematicienëve në Amerikë. Ndërkohë, për vlerësim si fitues i "Medaljes së Artë" mes 150 konkurrentëve nga e gjithë bota, NASA (Agjencia Amerikane e Zbulimeve dhe Kërkimeve në Hapësirë), emrin e tij ja ka vënë një asteroidi në hapësirë. Ai është vlonjati Klejdin Dobi, 22 vjeç.
SUKSESI
Klejdin Dobi shkoi në Filadelfia 15 vite më parë, si fitues në Lotarinë Amerikane. Ish-nxënës i shkollës fillore "Edit Durham" ("11 Janari"), ishte 7 vjeç kur vajti në Amerikë. Vazhdoi studimet në shkollë fillore "Johan Maphin Elmentary School". Prej klasës së gjashtë deri në të njëmbëdhjetën, avancon shumë në lëmin e dijeve. Me gjithë vështirësitë e para që i solli komunikimi, Klejdini arriti t'i kapërcente vështirësitë me talent e punë. Prirjet e tij në matematikë shumë shpejt tërheqin vëmendjen e mësuesve, e më pas dhe të shkencëtarëve. Në klasën e 7-të, Klejdini merr dy klasa algjebre menjëherë. Në klasën e nëntë, ai ka përfunduar gjithçka që ka të bëjë me Algjebrën Elementare dhe këshillohet të marrë leksione Algjebre të Avancuar, në Universitetin e Pensilvanisë, UPENN.
MBINATYRSHMËRIA
Megjithëse ishte nxënës i klasës së parë të shkollës së mesme, leksionet i merrte nga vitet e para universitare. Klejdini tregon se më pas shkoi në një kamp studentor, të quajtur "Math Camp", ku çdo vit mblidhen studentët më të mirë në SHBA, dhe i jepej prioritet shkencës së Matematikës. Aty, studenti shqiptar u njoh nga afër me një profesor Matematike me origjinë nga Rumania, i cili i tregon për një Teoremë Matematikore që asnjeri s'kishte arritur ta zgjidhte për plot 20 vjet. Prej këtu nis navigimi i Klejdinit pas Matematikes. "Në fillim provova të zbërtheja tri teorema matematikore në kushte krejt individuale. Në raste të veçanta kërkova edhe ndihmën e pedagogëve nga Universiteti i Pensilvanisë", - rrëfen ai. Mbasi përfundoi këtë projekt voluminoz, të nisur nga dy studiues të shquar rumunë dhe të papërfunduar nga ata, Klejdini hedh të tërë projektin e tij në 9 volume. Projekti quhej "Bord Presentation" dhe përmbante shënime, të quajtura "Çështjet e Shkencës". Me këtë projekt, Klejdini shkoi në shkallën e parë të konkurrimit, në Konkursin e Matematikës për shtetin e Pensilvanisë, dhe pas fitores së konkursit, merr pjesë për të parën herë në një konkurrim në matematikë në shkallë kombëtare. Midis 1500 studentëve nga e gjithë SHBA-ja, fiton "Medaljen e Artë" për Matematikë. Tre vendet e para të këtij konkursi kanë të drejtën e konkurrimit në "Intel International Science and Engineering Fair", konkurs prestigjioz ku marrin pjesë përfaqësues nga e gjithë bota. Klejdin Dobi, kur ka qenë 16 vjeç, konkurroi midis studentëve më të mirë të 40 vendeve të botës, si Japonia, Gjermania, Anglia, India, Rusia, Kina, Franca, Italia, Suedia, Argjentina, Brazili, Egjipti, Australia, Irani etj. Në këtë konkurrim merrnin pjesë 1500 konkurrues nga 40 shtete në 14 disiplina. Konkursi u monitorua nga 48 profesorë, doktorë, shkencëtarë dhe studiues botërorë të Shkencave të Natyrës, nga anembanë rruzullit. Midis tyre gjendeshin edhe 12 fitues të çmimit "Nobel", si kimisti i njohur, Dr.Horsebachk dhe fizikanti më i madh i Botës, Dr.Braingreen.
VLERËSIMI
Klejdin Dobi, në këtë konkurs, zuri vendin e parë dhe u nderua me çmimin "Grand World". Projekti i tij prej 9 volumesh u përzgjodh si projekti më i mirë i vitit në botë, midis 14 disiplinash. Çmimi i marrë nga Klejdin Dobi ka vlerën e 8000 dollarëve, një kompjuteri lap-top, 3 milionë dollarë grant për shkollën dhe një mijë dollarë për shpenzime shkencore. Njëkohësisht, Klejdini ka fituar një çmim special. Agjencia Amerikane e Zbulimeve dhe Kërkimeve në Hapësirë (NASA), do ta quajë një asteroid me emrin e Klejdin Dobit. Ndërkaq, NASA i ka rezervuar atij një udhëtim njëjavor në Qendrën Hapësinore në Hansvill, Alabama.
GJENIU
Klejdini, ky djalë shqiptar në Amerikë, bën një jetë si gjithë të tjerët. Atij i pëlqen të merret me aktivitete sportive, të jetë i shoqëruar me shokë dhe të marrë pjesë aktive në të gjitha llojet e aktiviteteve. Mirëpo, projekti i tij, i cili është tashmë i kompletuar, nuk e ka penguar të kryejë një jetë normale. Në krah, vazhdimisht ka dhe ndihmën e përkujdesjen e prindërve.
Dergoi: Ing. Adnan Kopliku
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Tronditese, NASA: Asteroid drejt Ballkanit, dy here Hiroshima.
» Toka nën zjarr të vazhdueshëm: 26 bomba atomike të ngjashme për asteroid që nga viti 2000
» Në emër të pavarësisë?
» NASA zbulon “Tokën e re” (Foto)
» NASA paralajmëron: Nesër vjen asteroidi
» Toka nën zjarr të vazhdueshëm: 26 bomba atomike të ngjashme për asteroid që nga viti 2000
» Në emër të pavarësisë?
» NASA zbulon “Tokën e re” (Foto)
» NASA paralajmëron: Nesër vjen asteroidi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi