Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ilir Dardani: Copëza mjerimi

Shko poshtë

Ilir Dardani: Copëza mjerimi Empty Ilir Dardani: Copëza mjerimi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 31, 2011 1:27 am



Ilir Dardani: Copëza mjerimi U1_Ppshsymbol1981
Copeza mjerimi

Nga Ilir Dardani

Eshte qeveri perfekte? Kemi politikane, Kryeminister dhe President perfekt? Sigurisht qe te gjitha pyetjet kane nje pergjigje: Jo!
Po Opozita?
Historia e partise socialiste eshte neveritese. Nje njeri normal me shpirt demokrat kurre nuk do i bashkohej kesaj partie, e cila per 45 vjet ishte makineri shtypese, shfrytezuese e vrastare. Kjo parti i ka themelet e ngritura ne gjakun e pafajshem te shqiptarit. Kjo parti ecen e mbytur ne mekate. Kete parti nje popull normal do e kishte c’rrenjosur nje here e pergjithmone. Por populli jone nuk e arriti normalitetin sepse ne gjirin e tij kishte, ka dhe do te kete shume komuniste. Socializmi shqipo-sllav ishte dhe eshte vetem Barbarizem.

Shqiperia nuk mund te jete nje shtet si Amerika, vend ne te cilin nuk ka parti thelbesisht te majte, por Shqiperia e varfer mund te kishte nje parti tjeter sociale, te kishte themelin e papergjakur, te kishte fytyren e paster si partite e tjera te majta ne boten perendimore. Ne kemi nevoje per nje parti sociale, sepse jemi nje vend ne kushte te dhimbshme sociale.
Shqiperise nuk i duhet nje kapitalizem ‘’i eger’’ amerikan sepse jemi qindra vite mbrapa. Shqiperise i duhet nje parti sociale e shqiptarit te ri dhe jo partia e kriminelit ordiner Enver Hoxha. Cfare dobenin te pafytyret nese Hoxha me komunistet qe i dhane jete, si psh Kristaq Rama, nuk do e krijonte kete parti foneber?!

Populli i maratone-vuajtur shqiptar eshte mesuar te qendroje i nenshtruar edhe pasi pushtuesi fle ne cerdhen e djallit pergjithmone. Kjo vertetohet plotesisht sapo lexojme nje emer normal ‘’shqiptar’’. Ne nuk kishim se c’ti benim pushtuesit islamo-osman sepse ishte me i organizuar dhe me i shumte ne numer, gjithmone behet fjale pas largimit nga kjo bote te KryeShqiptarit Gjergj Kastrioti, por kishim c’ti benim kur e shkaterruan ruset dhe ballkanasit. Por jo. Ne per turpin tone, ne emrin e zotit me anti-zot, e ndryshuam historine e kombit tone pergjithmone.
E njejta gje eshte edhe me partine e punes, me pjellen e Diktatorit Enver Hoxha.

Shumica e vrasjeve te kryera nga shqiptaret ne mergim kane veshur me te zeza nenat shqiptare.
Asnje komb tjeter ne Europe nuk ka kaq shume armiqesi brenda vetvetes dhe kjo armiqesi tragjike, por edhe komike, ka lindur sepse ne vazhdojme te jemi nje popull i nenshtruar, viktime e pushtimeve dhe diktaturave.
Mosmarrveshjet apo luftrat mes shqiptaresh jane te shumta sepse kultura kombetare eshte kopilizuar, sidomos nga komuniteti fetar qe na ofron prapambetjen e vendeve te botes se trete, njekohesisht na feston gjithe krenari ditelindje e ditepushtime te pushtuesve islamo-osmane. E njeta gje ndodh edhe me ekzistencen e partise se punes dhe me perkujtimet e diktatoreve.
Nese pushtuesit islamike i perkujtojne vetem funderrimat e kombit, ndryshe ndodh me Partine e Enverit: votohet nga gjysma e Shqiperise.

Ilir Dardani: Copëza mjerimi U1_EdiRama-LakuriqFatos Nano ishte i mjere, por kryetari i sotem socialist eshte me i cmendur se lopet ne krye-krizen e tyre. Kjo eshte nje specie e papare ne politiken shqiptare ne 20 vitet e fundit.
Qe kur humbi zgjedhjet eshte shnderruar ne nje kanibal qe punon nate e dite kunder Shqiperise dhe ka pasur sukses duke e demtuar rende imazhin e nje shteti qe pretendon te Anetaresohet ne Bashkimin Europian.
‘’Lufta’’ politike eshte normale ne te gjithe boten, por kur behet fjale per ceshtje madhore kombetare te tjeret bashkohen, kurse krijesa e Kristaq Rames eshte shfaqur kunder gjithckaje duke perbuzur dhe urryer mbi te gjitha Levizjen e Lire te bashkekombaseve te tij.
Edvin Kristaq Rama tregon hapur se nuk ka as dashurine me te vogel per njerezit dhe vendin e tij, por gjysmen e Shqiperise e gjene sy-mbyllur. C’fatkeqesi.
Zemra e tij e zeze festoi pasi arriti te derdhe edhe gjak. Eh… c’ti besh naivitetit shqiptar, i cili te con deri ne varr, ne kohen qe nuk je gati per te vdekur. Sakrifice tragjikomike per t’i dhene emer e para me shume nje drogaxhie, nje mashkulli abuzues qe perdor dhune me femra, nje njeriu qe mohon edhe femijen e tij, nje njeriu qe mendon se ne Europe shkohet duke u zhveshur lakuriq. Nje njeriu qe fsheh pasurine me mendimin se ne jemi idiote. Jo o vampir komunist, ne e dime se ti je milioner, por ne dime gjithashtu se nuk kemi drejtesi qe te prangose ty dhe kelyshet e tjere te politikes shqiptare.

Gjate qeverisjes 8 vjecare te Partise se Punes me emer te ri, Socialiste, nuk di te jete realizuar ndonje projekt serioz. Di qe me ardhjen e PD-se jane realizuar disa projekte te medha: Anetaresimi ne NATO, Levizja e Lire, Rruga e Kombit (pavaresisht abuzimeve), Zhdukja e dhjetra Bandave, Projekte te tjera rrugore.
Kuptohet qe rruget jane shume te rendesishme, por ka ardhur koha qe te ecet ne menyre paralale sepse shqiptaret nuk kane vetem probleme rrugesh.
Ka ardhur koha qe t’i jepet rendesi turizmit ujor (nuk e kam fjalen per Shkodren veneciane!) e malor, por me pare duhet luftuar direkt varferia ekstreme, te cilen gjithmone e premton Sali Berisha, por asnje here nuk e ben.
Para pak ditesh qeveria miratoi projektin per ndertimin e tunelit qe lidh Tiranen me Elbasanin. Asgje te keqe nuk ka, por eshte ende heret kur shikon se kemi pafundesi plagesh ekonomiko-sociale dhe kulturore, te cilat duhen sheruar urgjentisht. Tuneli le te jete nje projekt i se ardhmes se afert dhe le te ndertohet nga qeverite e ardhshme.

‘’Made in Albania’’ nuk te bie ne sy askund ne Europe. Shqiperia eshte ndoshta vendi i vetem neEurope qe nuk eksporton pothuaj asgje. Nga ana tjeter importon gjithcka, nga domatet e specat deri tek farat e lulediellit, per te cilat shqiptaret kane aq pasion.
Qeveria shqiptare duhet te perkrahe bizneset shqiptare dhe ne bashkepunim te krijojne vende pune duke eksportuar, apo vetem per te plotesuar nevojat e vendit. Eshte e pafalshme qe nje vend me klime te tille te pasuroje fshataret e Turqise e Greqise, kur banoret e fshatit tone nuk prodhojne as buken e tyre.

Ilir Dardani: Copëza mjerimi U1_PresidentetShqiperiseBamir Topi eshte presidenti me i pasuksesshem ne Shqiperine demokratike. Deri tani nuk ka merite per asgje, pervec merites se trajtimit presidencial qe i ofrohet atij dhe familjes se tij. Topi do te jete deputet i ardhshem i partise se Enverit. Per mandat te dyte nuk besoj se eshte aq idiot sa te pretendoje. Edhe tani kur duhej te thoshte dy fjale burri shteti, luajti idiotin dhe mbrojti dhunen e kopese se cmendur, e cila sigurisht qe udhehiqej nga bariu Edvin Kristaq Rama.
Ne fakt edhe presidenti njeri dhe politikan eshte. Ka kryer ca shkolle, ka qene pjese e korrupsionit ne kohen qe ishte deputet dhe nuk mund te pritet shume, por te pakten duhet te lexonte me kujdes Detyrat e Presidentit dhe t'i shmangej kukulles hipo-injorante.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi