Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Timmermans: Kosova drejtohet nga kriminelët

Shko poshtë

Timmermans: Kosova drejtohet nga kriminelët Empty Timmermans: Kosova drejtohet nga kriminelët

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 31, 2011 10:33 am

Timmermans: Kosova drejtohet nga kriminelët

Timmermans: Kosova drejtohet nga kriminelët Main_frans-timmermans

Ish-ministri i Holandës për çështje evropiane, Frans Timmermans, aktualisht deputet në parlamentin holandez, gjatë një takimi në nëntor të vitit 2007 me zyrtarët e SHBA-ve në Hagë, ka thënë se Kosova drejtohet nga kriminelë.
Këto komente të tij u shfaqen nga WikiLeaks dhe ato janë bërë në kohën e zgjedhjeve në Kosovë vetëm pak kohë para se vendi të shpallte pavarësinë në vitin 2008, raportoi BalkanInsight.
Timmermans ishte i shqetësuar rreth pasojave në të ardhmes së BE-së në raport me Kosovën. “Kosova është e drejtuar nga njerëz të cilët jetojnë nga krimi ... Ata kanë mjete të tjera për të mbështetur veten e tyre”, citon WikiLekas ish-ministrin holandez.
Po ashtu ai kishte sugjeruar gjithashtu se BE-ja kurrë nuk do të jetë në gjendje të bie dakord për pavarësinë e Kosovës. “Ai (Timmermans) gjithashtu shprehu dyshim të fortë të BE mund të arrijë konsensus për Kosovën”, citon WikiLekas, holandezin në një dokument të publikuar.
Anëtari i Partisë Laburiste të Holandës, vuri në dukje se Rusia ishte duke krijuar kaos në Ballkan, dhe Kosova do të jetë një çështje problematike. “Rusët do të reagojë fort për deklaratën e pavarësisë së Kosovës dhe reagimi evropian do të jetë sa për sy e faqe, kam frikë”, thuhet në dokument, që, me sa duket, i referohet komenteve të Timmermans, raporton Telegrafi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi