Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ingeborg Bachmann:Çfarë është në fakt muzikë?

Shko poshtë

Ingeborg Bachmann:Çfarë është në fakt muzikë?  Empty Ingeborg Bachmann:Çfarë është në fakt muzikë?

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 31, 2011 4:09 pm

Ingeborg Bachmann:Çfarë është në fakt muzikë?  Bachmann

Ingeborg Bachmann:Çfarë është në fakt muzikë?


Çfarë është ky tingull, që të ngjall mallin për vendlindjen. Si ndodh, që në orën tënde të vdekjes, thërret përsëri bilbilin, dhe ethet çlirohen prej trupit, me qëllim që ti të mund të shohësh edhe njëherë pemën, dhe sipër saj gjethen që shndrit si kristali në errësirë? Dhe bilbili të thotë: „Lotët rrodhën syve të tu, kur unë këndova për herë të parë. Kështu të falenderon ai ty, ndërsa ti duhet ti jesh mirënjohëse, pasi nuk të ka harruar kurrë. Ti ndjen fjalën e tij të magjishme …" Çfarë është në fakt kjo muzikë, që ty të jep fuqi dhe gëzim gjatë gjithë ditëve? Si ndodh, që përsëri ajo të sjell dëshirën për të ngrënë, për të pirë, dhe të mbush me gëzim ditët e së ardhmes? Çfarë është kjo muzikë, që të bën të dridhesh dhe të mban frymën pezull, si të dije, se i dashuri yt qëndron para derës, duke dëgjuar të rrotullohet çelësi i hapjes së saj? Çfarë është ajo, bashkë me të cilën shpirti fundoset digjet e bëhet hi, mbas shumë zjarreve, që e përflakën. Çfarë është kjo ekstazë dhe ky panik, që shpirtin përshkon rishtaz. Sipari përflaket, digjet nga qetësia, dhe një zë njerёzor shungullon: O shend! Çfarë është ky akord, me të cilin muzika çuditshëm kompozon rrezikun, të udhëheq drejt botës tragjike, dhe çfarë çliron ajo, kur të tërheq përsëri në botën e ëmbël të kënaqësive? Çfarë është kjo kadencë, që të ngre në qiell?! Pse shkëlqen qënia jote, kur i vjen fundi muzikës, dhe pse nuk shqetësohesh? Çfarë të bën të frigohesh, e çfarë të forcohesh? Nga faqet e tua shpërthejnë trëndafila, por goja jote është e zbehtë, si të kish shtypur gjemba. Syri yt noton, por ti nuk i luan qerpikët fare. Çfarë dëgjon ende, sepse mua s'mund të më dëgjosh, tani që muzika ka mbaruar. Çfarë është?! Më thuaj! "Paqe!" Këtë, kurrë s'kam për të ta harruar.

Përktheu Anrila Spahia (Kove)

Dergoi:Elda Hermes

Ingeborg Bachmann:Çfarë është në fakt muzikë?  161579_1607015062_6469088_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi