Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ç’ ËSHTË NJERIU? CILA ËSHTË ORIGJINA? ÇFARË LLOJ SHORTI KA AI?

Shko poshtë

Ç’ ËSHTË NJERIU? CILA ËSHTË ORIGJINA? ÇFARË LLOJ SHORTI KA AI? Empty Ç’ ËSHTË NJERIU? CILA ËSHTË ORIGJINA? ÇFARË LLOJ SHORTI KA AI?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 25, 2009 1:55 am

Ç’ ËSHTË NJERIU? CILA ËSHTË ORIGJINA? ÇFARË LLOJ SHORTI KA AI?



Nichita Stanescu (1933–1983, Rumani)

Ç’ ËSHTË NJERIU? CILA ËSHTË ORIGJINA? ÇFARË LLOJ SHORTI KA AI? 10535_1070098972694_1832703235_138600_7739387_n


Njeriu është gjethja e parë nga njeriu.
Njeriu është lulja që i mban erë njeriu,
Njeriu është kali i shaluar nga njeriu,
Njeriu është pjeshka e shijuar nga njeriu.

Njeriu është deti i ledhatuar nga njeriu.
Njeriu është rrota,
Njeriu është qumështi i dhisë i pirë nga njeriu.

Njeriu është lindja e diellit mbi njeriun.
Njeriu është ëndrra e natës,
Njeriu është kënaqësia e qiellit të kaltër parë nga
Njeriu.
Njeriu është fluturim i zogut i fluturuar nga njeriu.

Njeriu është fjala e folur nga njeriu.
Njeriu është fjala e kuptuar.
Njeriu është fjala e lexuar nga njeriu.
Njeriu është fjala e pakuptuar.

Njeriu është fjala që fle në gurët e njeriut.
Njeriu është fjala që prehet nën yjet
Mbi njeriun.
Njeriu është jofjala e njeriut.

Njeriu nuk ka lindur dhe pra s’ka si vdes.
Eshtë i përjetshëm dhe i gjithëhershëm
Se përmes tij bëhen dëshmitë
Rreth atyre që ekzistojnë.
Njeriu nuk ka ekzistuar dhe nuk do të ekzistojë asnjëherë
Sepse joekzistenca është dhe ajo dëshmitare.
Dhe megjithatë njeriu, njeriu, njeriu
Është ai që nuk beson
Që nuk besonte
Që nuk besonim
Se do të mësojë të vdesë ndonjëherë.

Përktheu: Luan Topçiu
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi