Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Google fshin Gecajn

Shko poshtë

Google fshin Gecajn Empty Google fshin Gecajn

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 31, 2011 11:03 pm

Google fshin Gecajn Petrit%20rrahmani%20-%20protesta%20e%20familjes%20Gecaj%20%20159_15203_thumb_largeGoogle fshin Gecajn


Zvicra dyshohet se ka kërkuar nga kompania Google, të fshijë të gjitha lajmet e publikuara nga aplikacionin “Google News”, që ndërlidhen me Dedë Gecajn. Avokati i kësaj familjeje nuk çuditet me një hap të tillë. Ai thotë se ky veprim i Zvicrës është bërë me qëllim.Nga Lirita Halili më 31 janar 2011 në ora 08:29

Dora e hekurt e shtetit mund të veprojë kudo, kur është në pyetje mbrojtja e interesave të veta. Kështu duket se ka bërë edhe shteti zviceran. Dyshohet se shteti ka urdhëruar kompaninë e faqes së njohur të internetit, Google.ch, t’i fshijë të gjitha lajmet dhe komentet lidhur me vetëvrasjen ose vrasjen e Dedë Gecajt.

Gecaj i cili u gjet i vdekur në burgun e St. Gallenit në Zvicër, para disa muajsh, për të cilin familjarët e tij dyshojnë se nuk është vetëvrarë ashtu siç tregojnë autoritetet zvicerane, por është vrarë, është kthyer në çështje të debatueshme ndërmjet Kosovës dhe shtetit helvetik.

Kështu, sipas një lajmi të publikuar ditë më parë nga një agjenci e lajmeve nga Zvicra, në gjuhën shqipe (lajmet.comeze.com), thuhet se për ta zhdukur rastin, qeveria zvicerane ka kërkuar nga kompania Google të tërheqë të gjitha lajmet e publikuara në platformën “Google News”.

Në këtë platformë, janë fshirë të gjitha lajmet që kanë të bëjnë me këtë rast dhe aty nuk mund të gjendet asnjë zë për këtë çështje.

Prandaj, të gjithë ata që hyjnë në aplikacionin “News” dhe shkruajnë emrin e të ndjerit Dedë Gecaj, nuk mund të gjejnë asgjë, përveç mbishkrimit -“në kërkimin tuaj nuk ka asnjë dokument që përputhet me emrin Dedë Gecaj”.

Përveç kësaj, në këtë faqe janë fshirë të gjithë artikujt e shkruar në gjuhën gjermane, të cilat kanë përshkruar ngjarjet mbi rastin e Gecajt.

Se shteti mund të ndikojë në çdo faqe, këtë e thotë edhe eksperti i teknologjisë informative (IT), Hekuran Kadolli. Ai thotë se shteti mund të urdhërojë një kompani, qoftë edhe e madhe si Google, të ndalojë ose edhe të heqë çdo gjë që nuk i konvenon.
“Një faqe interneti siç është Google është e ndikuar nga shteti, i cili mund ta kontrollojë, ta urdhërojë për çdo gjë. Ata kanë edhe një kontratë ku thuhet se shteti ka të drejtën e kontrollit mbi ndonjë faqe të caktuar”, sqaron Kadolli për Express.

Sidoqoftë, heqja e të gjitha lajmeve mbi familjarin e tyre, nuk e ka çuditur shumë familjen Gecaj, nga fshati Janosh i Gjakovës.

Përkundrazi, një veprim i tillë i ka irrituar tej mase ata. Kolë Krasniqi, avokati i familjes Gecaj, thotë se zhdukja e lajmeve mbi Gecajn, shpjegon qartë që Deda nuk ka bërë vetëvrasje, siç pretendohet.

Sipas avokatit, një hap i tillë i shtetit zviceran ka treguar edhe një herë se Dedë Gecaj është vrarë në burgun e St. Gallenit. “Ky rast me Google është përpjekje e qeverisë zvicerane për t’i humbur të gjitha gjurmët e rastit”, tregon Krasniqi për Express.

Ai thotë se një veprim i tillë i Zvicrës është bërë me një qëllim. “Këtë e kanë bërë se e kanë parë që këtu kemi të bëjmë me gabime tejet të mëdha, të cilat ka filluar t’i kuptojë edhe opinioni dhe institucionet kompetente”, thotë i bindur avokati Krasniqi.

“E për fshehjen e këtyre realiteteve që tash po i di edhe populli, ata kanë dhënë urdhër që të hiqen të gjitha dokumentet mbi rastin, në mënyrë që të zbehet kjo ngjarje”, pohon ai.

Sidoqoftë, Krasniqi thotë se çdo veprim i shtetit zviceran në përpjekje të zhdukjes së fakteve, i bën nder atij në grumbullimin e dëshmive.

“Në fakt unë në këtë periudhë kam pritur të dhëna publike nga prokuroria e shtetit ku ka vdekur Gecaj, nuk kam pritur zhdukjen e këtyre artikujve që tregojnë fakte”, thotë i bindur Kolë Krasniqi, i cili e ka ndërmend që lëndën mbi dyshimet se Dedë Gecajt, sipas të cilit ai është vrarë në burg, ta çojë deri në fund.

“Sepse nuk është vetëm humbja e një jete të një personi. Është shkatërrimi i një familjeje të tërë. Zhdukja e vajzës dhe aksidenti i djalit të të ndjerit, që mbetet i dyshimtë”, thotë avokati i familjes Gecaj, Kolë Krasniqi.

Dedë Gecaj (1957) u ekstradua ne drejtim të Zvicrës në shtatorin e vitit të kaluar, nën akuzën se në vitin 1999, ka vrarë mësuesin zviceran, Paul Spirig. Pas dy muajsh, ai është gjetur i vdekur në qelinë e tij. Sipas autoriteteve të burgut të St.Gallenit, Gecaj kishte bërë vetëvrasje.

Aktualisht familja Gecaj, përmes avokatit të saj ka paditur shumë institucione vendore e ndërkombëtare si dhe ato ën Zvicër në lidhje me këtë rast.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi