Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baci ka kushte

Shko poshtë

Baci ka kushte Empty Baci ka kushte

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 31, 2011 11:13 pm

Baci ka kushte A.Fisnik%20Dobreci_718658_thumb_large
(Foto: Fisnik Dobreci)

Baci ka kushte


Behgjet Pacolli e ka ndarë mendjen: ose do të bëhet President, ose do të mbesë në opozitë. Zgjidhje të ndërmjetme nuk ka. Kryetari i AKR’së thotë se këtë ia ka bërë të qartë edhe Hashim Thaçit gjatë bisedave telefonike që i kanë pasur ditëve të fundit. Me këto kushte, Pacolli ulet në tavolinë me Thaçin javën e ardhshme.

Nga Valmir Klaiqi më 31 janar 2011 në ora 08:14


(E plotësuar) Behgjet Pacolli nuk tërhiqet nga kërkesa e tij.


Ai dëshiron Presidencën, në të kundërtën pohon se do të mbesë në opozitë.

“Nëse nuk ndodh kjo, ne nuk hyjmë”, ka deklaruar Kryetari i Aleancës Kosova e Re, për Express, të dielën.

“Nëse hyjmë në koalicion, ne hyjmë për t’i kontribuar Kosovës dhe popullit. Unë e di se vendi ku unë mund ta jap kontributin tim, është vendi i Presidentit. Kështu që kjo është pa asnjë dyshim. Nuk kisha pranuar asnjë post tjetër ku unë nuk mundem me dhanë kontributin tim”, ka shtuar Pacolli.

Këtë, thotë ai, ia ka thënë edhe Hashim Thaçit.

Behgjet Pacolli thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me Kryeministrin në dorëheqje për mundësinë e hyrjes në Qeveri, por pohon se asgjë deri më tash nuk është definuar në këtë aspekt.

Kryetari i AKR’së thotë se gjërat mund të lëvizin gjatë javës së ardhshme.

“Jemi në kontakt dhe gjatë javës që po hyjmë ne do të takohemi edhe zyrtarisht me Thaçin”, ka bërë të ditur Pacolli.

I pyetur se a mund ta fusë partinë në koalicion qeverisës, edhe nëse nuk i jepet mundësia të bëhet President, Pacolli thotë se do të jetë shumë vështirë të bisedohet me AKR’në kjo çështje.

“Ne hyjmë në koalicion nëse e kemi mundësinë e veprimit dhe mundemi të kontribuojmë për shtetin e Kosovës. E, unë ju thash se kontributin tim më të madh mund ta jap nëpërmjet postit të Presidentit. Pa këto kushte, është vështirë të bisedohet me AKR’në”, ka thënë Pacolli.

Ai thotë se pavarësisht si rrjedhin bisedat për koalicion, mandati i ri për institucionet do të jetë tepër i vështirë.

“Së pari është problem sepse ekziston një zhgënjim shumë i madh i qytetarëve për procesin zgjedhor. E dyta, imazhi i Kosovës. E treta, kriza ekonomike e financiare. Tjetër, qytetari i Kosovës nuk ka më shpresë në këtë situatë. Nevojitet shumë punë. Këtu duhet të lihet çdo gjë anash nga interesat personale, e të punohet në mënyrë të sinqertë me profesionistë dhe me vullnet për ardhmërinë e qytetarëve dhe shtetit tonë”.
Burime të Expressit brenda PDK’së kanë bërë të ditur se nga bisedat jozyrtare të deritashme mes Hashim Thaçit e Behgjet Pacollit, ky i fundit ka kërkuar që përveç postit të Presidentit t’i ketë edhe tri ministri të rëndësishme.

Por Pacolli të dielën tha se nuk dëshiron tani që të flasë për këto tema, duke shtuar se gjithçka do të mësohet ditëve në vijim.

Në garën për karrigen e Presidentit nuk është vetëm Behgjet Pacolli.

Për këtë post përmendet edhe Blerim Shala, Nënkryetari i Parë i AAK’së.

Në një variant tjetër - dukshëm më pak të realizueshëm, ai i koalicionit mes PDK’së dhe LDK’së - posti i Presidentit do t’i jepej Sabri Hamitit. Por, me gjithë disponimin e Hamitit, Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa mbetet kategorik që mos të hyjë në një Qeveri me Hashim Thaçin.

Në anën tjetër, Shefi i ICO’së, Pieter Feith ka shtyrë opsionin që në Presidencë të hyjë një femër. Ai nuk e ka përmendur të preferuarën e tij, por në opinion është spekuluar rreth Edita Tahirit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi