Gani Qarri: Ismail Kadare - Në përkujtim të 75 vjetorit të lindjes së Shkrimtarit
Faqja 1 e 1
Gani Qarri: Ismail Kadare - Në përkujtim të 75 vjetorit të lindjes së Shkrimtarit
Ismail Kadare: Në përkujtim të 75 vjetorit të lindjes së Shkrimtarit.
Nga Gani Qarri
Shkrimtari më i madh që kanë nxjerrë trevat shqiptare, fituesi i parë nga vendet jo anglishtfolse i çmimit prestigjioz ndërkombëtar "Man Booker" me 2007 në Amerikë, fitues i Çmimit prestigjioz për letërsi “Princi i Asturias”me 2009 në Spanjë dhe Pretendues për çmimin Nobel, personaliteti i shquar me famë botërore,zoti Ismail Kadare, ditë më parë larg Atdheut, pa shokë e të njohur pa zhurmë e bujë të madhe, festoi 75 vjetorin e lindjes me familjen e tij, në kryeqytetin e Francës në Paris.
Kryeqyteti francez me histori mijëra vjeçare,trashëgimi kulturore e arkitektonike dhe i njohur për aktivitete me rëndësi botërore të natyrës letrare, filozofike, shkencore, politike,edhe për një herë më tepër po nderohej,nga prania e kësaj pene të shquar,shqiptare dhe botërore.
28 Janari është dita e lindjes së Gjeniut të madhe të letrave shqipe,e njeriut që u lind dhe u rrit në gurët e kalldrëmeve dhe shtëpive karakteristike me krenarin e së kaluarës pranë kalasë shekullore të qytetit të Gjirokastrës,ku në shenjë nderimi ndaj Shkrimtarit, në mungesë të organeve shtetërore dhe drejtuesve nga Tirana, me rastin e 75 vjetorit të lindjes së tij, shoqata "Miqtë e Kadaresë", kishin mbajtur vetë një festim edhe në Qytetin e lindjes së Shkrimtarit në Gjirokastër.
Por, intelektualët gjirokastritë nuk kishin arritur që manifestimin ta mbanin në shtëpinë muze të Kadaresë,për shkak të vonesës së restaurimit të shtëpisë, përkundër fondeve të ndara nga UNESKO enkas për këtë restaurim,për gjithë opinionin qytetar dhe vizitorët që duan ti shohin nga afër pasuritë dhe vlerat e veçanta të shtëpisë muze të shkrimtarit të të gjithë shqiptarëve.
Ditën e hënë,me 31 janar 2011,në Tiranë, në përkujtim të 75-vjetorit të lindjes së shkrimtarit edhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë,organizuaka një konferencë jubilare për Ismail Kadarenë,për veprën e të cilit qenkan caktuar të flasin, Shaban Sinani, Mark Marku dhe Agron Tufa, por çfarë bëri Kosova dhe lidhja e shkrimtarëve të saj bashkë me Akademinë e shkencave për 75 vjetorin e personalitetit të shquar të Kadaresë i cili në vitin 1972, jo vetëm se për herë të parë,kishte vizituar Kosovën por ai gjatë gjithë jetës së tij,bëri shumë për te dhe të gjithë shqiptarët?!
Veprat e Kadaresë janë të njohura e të përkthyera dhe të pranuara me shumë dashamirësi në gjithë Botën ,madje disa prej tyre me të drejtë, për shqiptarët e të gjithë trojeve, cilësohen si Vepra të Shekullit, brenda dhe jashtë kufijve të vendit. Kjo edhe kishte bërë që veprat e mëdha të Ismail Kadaresë, ti kalonin kufijtë e tokës së pa shkelur shqiptare edhe në kohën kur ai veprat e tij duhej ti botonte nën regjinë e Drago Siliçit,si redaktor me porosi për futjen e ndonjë fjale anti parti dhe anti sistem të kohës. Fenomeni Kadare kishte arritur me mjeshtëri të modifikoi rolin shoqëror të njerëzve me kulturë duke u vënë në veprim për një Shqipëri më të mirë me vepra të pranuara dhe të përkthyera në mbi 30 gjuhë botërore të cilat jo vetëm atij por edhe neve na bëjnë nder si komb,kudo që ato paraqiten dhe lexohen. Në librat e shkruara nga ai, jo vetëm se gjejnë vend historia dhe legjenda shqiptare,por edhe e vërteta bashkë me problemet madhore të kombit tonë, të cilat janë thellë të ngulitura në veprat e Kadaresë.
Edhe pse Ismail Kadare me veprat e tij vijon të përfaqësoj më denjësisht se çdo shqiptar tjetër,letërsinë kombëtare në arenën mbarë botërore, inteligjencia shqiptare, jo çdo herë bën punën si duhet,duke vazhduar edhe në këto kohë luftën kundër Kadaresë nga hipokrizia, hakmarrja e pa arsyeshme dhe xhelozia kundër madhështisë së tij të përmasave botërore.
Ismail Kadare si Autor i veprave të famshme si "Dimri i madh" Gjenerali i Ushtrisë së vdekur" "Prilli i Thyer","Piramida", "Dosja H", "Tri elegji për Kosovën" e shumë veprave të tjera, përshkrimin e personazheve, ngjarjeve dhe cilësimet e figurave i bënë në mënyrë aq të përsosur sa që shpirti i lexuesit i afrohet krejt afër përjetimit të vërtetë me përshkrimin e plagëve të shoqërisë të cilat në brendësinë e tyre përmbajnë kuptimin e jetës deri në imtësi. Ato e bën të njohur në gjithë Botën jo vetëm atë por Shqipërinë dhe shqiptarët në tërësi, me veprat e tij të mëdha të përkthyera në mbi 30 gjuhë kurse "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", i zhvilluar edhe si film televiziv.
Ndaj në fillim të viteve `90-ta,shtëpia botuese “Fayard” në Paris, botonte për herë të parë një autor të saj në dy gjuhë në frëngjisht dhe shqip,dhe ky ishte botimi i tretë i serisë së veprave të Ismail Kadaresë,që ishte një nder jo vetëm për shkrimtarin,por edhe për gjuhën shqipe,për kulturën tonë dhe letërsinë shqiptare në përgjithësi. Emri i Ismail Kadaresë është një bekim hyjnor i letërsisë sonë kombëtare që ka Kadarenë për autor.
Ai nuk është vetëm letrar i shquar por edhe kombëdashës i madh, në veprat e të cilit Atdheu dhe Kombi janë bazamenti i ngritjes së letërsisë së tij në lartësi të pashembullta. Kombi ynë sa i takon letërsisë shqiptare në botë,me penën e Kadaresë, pati një fat që nuk mund ta ketë secili popull, edhe nga kombet më të mëdha në rajon e më gjerë,dhe këtë fat ne sot duhet ta duam ta ruajmë dhe ta çmojmë me krenari,sepse Fenomeni i cili letërsinë tonë e ngriti në përmasa ndërkombëtare,quhet Kadare ,të cilit edhe me rastin 75 vjetorit të lindjes së tij,ne nga zemra i urojmë shumë fat, shëndet të mirë ,suksese të mëtejme dhe me ndihmën e zotit të na rrojë sa më gjatë dhe nderojë sa më mirë që të jetë e mundur,si popull dhe Komb në tërësi.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» URIME-Shkrimtari Ismail Kadare feston sot 79- vjetorin e lindjes-
» Naxhi Egriu: PËRKUJTIM ME RASTIN E 50 VJETORIT TE LINDJES
» LETËR E HAPUR E KËSHILLIT STUDENTOR TË UNIVERSITETIT TË SHKODRËS DREJTUAR SHKRIMTARIT TË MADH ISMAIL KADARE RRETH ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT
» Gani Qarri:KADARE DHE ÇMIMI BRITANIK I "PAVARËSISË"
» Shkrimtarit Ismail Kadare sot i dorëzohet çmimi “Princi i Asturias”
» Naxhi Egriu: PËRKUJTIM ME RASTIN E 50 VJETORIT TE LINDJES
» LETËR E HAPUR E KËSHILLIT STUDENTOR TË UNIVERSITETIT TË SHKODRËS DREJTUAR SHKRIMTARIT TË MADH ISMAIL KADARE RRETH ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT
» Gani Qarri:KADARE DHE ÇMIMI BRITANIK I "PAVARËSISË"
» Shkrimtarit Ismail Kadare sot i dorëzohet çmimi “Princi i Asturias”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi