URIME-Shkrimtari Ismail Kadare feston sot 79- vjetorin e lindjes-
Faqja 1 e 1

Shkrimtari Ismail Kadare feston sot 79- vjetorin e lindjes
Agim Gashi: Ismail Kadare
Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin "Nobel" në letërsi. Shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës. Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; në 2005 fitoi Man booker International Prize dhe në vitin 2009 mori çmimin Prince of Asturias për Artet. Ai e ka ndarë jetën e tij mes Francës dhe Shqipërisë, dhe është martuar me shkrimtaren e njohur të skicave dhe tregimeve për fëmijë, Helena Kadare.
Biografia
Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm në gjimnazin “Asim Zeneli”. Tregohet se në moshën 12 vjeçare Kadareja është arrestuar nga regjimi i sapo vendosur komunist me akuzën “falsifikues monedhash”; akuzë e pabazë që ngrihet nga 'lartë' për të dëmtuar gjeneralin Tahir Kadare, që ishte i martuar me një grua hebreje, në mënyrë që t'i bëhej qejfi Stalinit që kishte nisur fushata kundër hebrenjve.
Më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas studioi në Moskë, për dy vite, në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" nga viti 1958 në vitin 1960. Detyrohet t'i braktisë studimet për shkak të ashpërsimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BS . Kthehet në Shqipëri dhe më pas punon ne gazetën “Drita”, e me pas drejton revistën “Les letres albanaises”.
Largimi në vitin 1990
Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e diktaturës komuniste e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua.
Nga viti 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare, brenda dhe jashtë vendit. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar – shtuar lirinë e autorit për të trajtuar tema që më parë nuk mund të trajtoheshin lirshëm.
Shkrimtari Ismail Kadare feston sot 79- vjetorin e lindjes dhe me këtë rast është botuar edhe një bibliografi e tij
Në të Kadare flet për marrëdhëniet me disa kolegë të tij shkrimtarë, por natyrisht edhe për marrëdhënien me diktatorin Enver Hoxha.
“Unë kisha një jetë të dyzuar midis Perëndimit dhe Shqipërisë. Isha një shkrimtar europian dhe shkrimtar shqiptar njëkohësisht”, tha Kadare në një intervistë për GSH.
“Vepra ime u botua në Francë dhe kjo shkaktoi një farë shqetësimi te regjimi. Enver Hoxha si duket u tremb nga fama ime dhe nuk e përballonte dot një pëlqim të madh të Evropës borgjeze. Shteti bënte sikur s’kuptonte, nuk përmendej romani shumë, por nuk u ndalua gjithsesi. Askush në Shqipëri nuk fliste për sukseset jashtë, megjithëse të gjithë e dinin. Kishin dëgjuar në lajmet e radios apo në mënyra të tjera, por bënin sikur nuk dinin gjë”, tha Kadare.
Fama që Kadare fitoi pas librit “Gjenerali” thotë se ishte e rrezikshme dhe e bukur njëkohësisht dhe në Shqipëri filluan ta quanin si dekadent, borgjez e një sërë emrash, që gjithsesi nuk i bënin përshtypje.
Në intervistën e dhënë Kadare flet edhe për “sulmin” nga Nasho Jorgaqi me anë të një letre të hapur, e cila u botua në një të përditshme.
“Është e shëmtuar. Unë nuk jam marrë me rrëzimin e shpifjeve që janë bërë kundrejt meje. Më duken shumë monstruoze. Si mundet një shkrimtar, një kritik të shkruajë diçka të tillë?”.
Me këtë rast shfrytzoj rastin që shkrimtarit të madh z. Ismail Kadare t’i Uroj Ditëlindjen duke i dëshiruar jetë të gjatë, shëndet dhe krijime tjera për të mirën e kombit. Je gjiganti i letërsisë kombëtare dhe asaj botërore i dashur Ismail Kadare!
Dhurata ime është kjo këngë për të madhin e kombit!
KËNGË PËR ISMAIL ISMAIL KADARE
Moj sharki mos ma këput telin
nji kangë sëbashku ta këndojmë,
ma të ndritshmit të letrave shqipe
me gjithë zemër ia kushtojmë.
Le t´kumbojnë sot telat tu,
të ngrihet zani, të marri dhenë,
tokës së Arbërit deri n´qiell
të ushtojë për Kadarenë.
Ngritu lart moj kanga ime
përhapu lartësive nëpër re,
Për ma të dashtunin sot këndojmë,
Për të madhin Ismail Kadare.
Këto vargje zemre e melodi
i shpërndaj botës anembanë,
Janë për Ty shkrimtar i shqipes.
T´vinë n´Paris edhe n´Tiranë.
Se ngrite lart popullin tand
I dhe zemër, je unikal,
ndaj ky popull t´ka në zemër
Gjeneral mbi gjeneral!
Sot me Ty mburret Arbnia,
simbol kulture je për ne,
të na jetosh sa malet tona
O i madhi Kadare!...
08.07.2010
Düren

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ismail Kadare: Martin Camaj, shkrimtari i lartësive
» Aktorja Tinka Kurti feston sot 79-vjetorin
» Gani Qarri: Ismail Kadare - Në përkujtim të 75 vjetorit të lindjes së Shkrimtarit
» Rrahim Sadiku:Ku dallojnë Ismail Ismail Kadare e Rexhep Qosja
» Ambasada e Sh.B.A-së Feston 100 Vjetorin e Pavarësisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi