Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kadri Mani: Marrdhëniet Kosovë - Mirditë gjatë Luftës së Dytë Botërore

Shko poshtë

Kadri Mani: Marrdhëniet Kosovë - Mirditë gjatë Luftës së Dytë Botërore Empty Kadri Mani: Marrdhëniet Kosovë - Mirditë gjatë Luftës së Dytë Botërore

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 04, 2011 1:22 am


Kadri Mani: Marrdhëniet Kosovë - Mirditë gjatë Luftës së Dytë Botërore U1_KadriMani

Ju paraqesim shkencëtarët tanë: Prof. dr. Izber Hoti

Nga Kadri Mani

MARRËDHËNIET KOSOVË – MIRDITË GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

(vrojtime të përgjithshme)
Sado që Kosova dhe Mirdita, thënë kushtimisht, nuk janë në kufi njëra me tjetrën, marrëdhëniet e tyre gjatë historisë ishin të ndjeshme, siç edhe ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ato filluan në shekullin XV dhe vazhduan deri në ditët e sotshme. Si të tilla herëherë arrinin në shkallën e një bashkëpunimi të ngushtë, veçanërisht në kohën e krizave historike. Në këto kohë kapërceheshin dallimet fetare dhe largësia e konsiderueshme dhe kosovarët dhe mirditorët bëheshin një, të çliruar dhe të pavarur, që në fakt ishin synimet e tyre shekullore.
Dëshmi historike
Kosova dhe Mirdita janë afër dhe larg, varësisht si dhe nga cili këndvështrim shikohen. Mirëpo, është e sigurt se marrëdhëniet dhe lidhjet në mes të këtyre dy viseve shqiptare dëshmohen që nga shekulli XV. Që në atë kohë pati lëvizje të ndryshme në drejtimin Kosovë – Mirditë dhe anasjelltas. Kjo dëshmohet edhe nga patronimet (Gojani, Kaçinari, Martini, Shkorreti, Kryeziu etj.), siç janë edhe patronimet Mirdita e Fani, ky i fundit konsiderohet këpujë në mes Mirditës dhe Kosovës. Marrëdhëniet e këtyre anasve nuk shquhen me vendosje dhe zhvendosje, por me batica dhe zbatica do të shënohen edhe në fusha të tjera të jetës ekonomike dhe shoqërore. Natyrisht, këto marrëdhënie do të forcohen më shumë në kohën e lëvizjeve për çlirim kombëtar, përkatësisht në kohën e rilindjes Kombëtare Shqiptare, por si të tilla do të vijojnë edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kadri Mani: Marrdhëniet Kosovë - Mirditë gjatë Luftës së Dytë Botërore U1_IzberHoti

Ndihma e ndërsjellë

Si edhe më parë, ashtu edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore marrëdhëniet Mirditë-Kosovë dhe anasjelltas shquhen me një varg veçorish që lidhnin këto dy anë shqiptare. Që në fillim duhet theksuar se në historiografinë dhe shkrimet e tjera shqiptare, ndërsa më shumë në ato të huaja, si mirditorët ashtu edhe kosovarët konsideroheshim malësorë dhe luftëtarë të denjë të çlirimit, mikpritës dhe trashëgimtarë të drejtpërdrejtë të veçorive ilire-shqiptare. Këtu qëndron mbështetja kryesore e krijimit të marrëdhënieve të këtyre anasve, jo në përmasa të mëdha, por jo edhe për t’u injoruar. Ani pse shumica absolute e mirditorëve ishin të krishterë, ndërsa shumica absolute e kosovarëve ishin myslimanë, nuk pengoi shqiptarët e këtyre anëve që të bashkëjetonin dhe bashkëvepronin. Megjithatë, duhet pranuar se ky bashkëpunim do të jetë më i ndjeshëm në kohën e kthesave të mëdha historike, apo thënë ndryshe në kohën e krizave politike. Kështu ndodhi edhe në prag dhe në ditët e para të shpalljes së cunguar të Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe në vitet e para të vendosjes së komunizmit si sistem shoqëror dhe shtetëror. Kjo nuk do të thotë fare se në ndërkohë nuk kishte marrëdhënie në mes të kosovarëve dhe mirditorëve. Veç kësaj, nuk duhet krijuar përshtypje të gabueshme se kështu do të ndodh vetëm në fushën politike dhe të luftës për çlirim. Në këtë frymë nuk duhet harruar ndihmën e shumë arsimdashësve mirditorë, apo që kishin prejardhje nga Mirdita që ia bënë Kosovës, duke filluar ndërmjet dy Luftërave botërore (mëkëmbja e shkollës në Zllakuqan) dhe duke marrë përmasa të gjëra gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur në Kosovë u hapën në mënyrë masive shkollat shqipe, tejet të etshme për kuadër arsimor.
Është për t’u shënuar dhe për t’u lavdëruar ndihma që kosovarët ua bënë mirditorëve në këtë kohë, të vendosur në shumë vende të Rrafshit të Dukagjinit por edhe në anën e Rrafshit të Kosovës.

Ndërmjet dy Luftërave Botërore dallon ndjeshëm dhe është i pakapërcyeshëm bashkëpunimi i mirditorëve dhe kosovarëve, të udhëhequr nga Isa Boletini e Bajram Curri dhe nga Preng Bibë Doda “për ruajtjen e pavarësisë nga rebelët e organizuar”, por nuk harrohen as veprimet patriotike të Prend Doçit, Imzot Gjon Gazullit, Zef Kolë Ndokut, të njohur si Zefi i Vogël, Kolë Tomës së Velës, Nënë Terezës, Anton Çetës, që kishin prejardhje të hershme apo të vonshme nga Mirdita. Që të gjitha këto personalitete do të ndikojnë ndjeshëm në jetën e gjithmbarshme dhe në historinë e Kosovës, mu ashtu siç ndikuan në orientimin dhe personalitetin e mirditorit të mirënjohur Bardhok Biba me qëndrimet e tyre Emin Duraku, Branko Kadia, Sadik Bekteshi, Hajdar Dushi, Xheladin Hana, Nazmi Rushiti, Tomë Kola e të tjerë. . Nëse dihet autoriteti dhe ndikimi i Bardhok Bibës në Mirditë, nuk mund të mohohet edhe ndikimi i tërthorët i këtyre kosovarëve në këtë anë. Kjo vlen sa i përket atyre që kishin orientime dhe ishin pjesëtar të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare të Shqipërisë përkatësisht Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës.
Përvoja e hidhur si mësim
Si në Kosovë ashtu edhe në Mirditë pati forca me orientime nacionaliste dhe antikomuniste që krijuan marrëdhënie të ndërsjellta dhe bashkëpunuan dendur. Zëri dhe emri i Kapidan Gjon Marka Gjonit si nacionalist i spikatur dhe trashëgimtar i një familjeje të njohur patriotike, si pjesëtar i Qeverisë së kohës, ndërsa më shumë si antikomunist i palëkundshëm, u përhap në mbarë Kosovën si te kundërshtarët ashtu edhe te përkrahësit e tij. Mirëpo, Kapidan Gjon Marka Gjoni nuk ishte i vetmi personalitet historik i Mirditës për të cilin dihej dhe flitej në Kosovë gjatë luftës së Dytë Botërore. Pra kishte edhe shumë të tjerë. Kjo ishte e natyrshme ngase, siç është e njohur nga historia mu ashtu si kosovarët kishin provuar si krimet ashtu edhe bashkëpunimin dhe tradhtinë e serbëve. Kjo e dhënë si dhe fakti se serbët në këtë kohë paraqiteshin si piemont të lëvizjeve ballkanike antifashiste, humbën plotësisht besimin në bashkëpunimin serbo-shqiptar. Në këtë mënyrë u dëshmua plotësisht se për mirditorët feja e krishterë mbi të gjitha ishte shprehje e nacionalizmit dhe si pasojë bashkëpunimi me gjermanët nuk kishte mbështetjen ekskluzive në orientimin fetar, ani pse në këtë rast as kjo nuk mund të mohohej por mbështetej në interesat kombëtare.
Bashkëpunimi dhe synimet
Falë së kaluarës historike dhe rrethanave mbizotëruese mund të pohohet lirisht se rrjedhat politike dhe luftarake në Mirditë ishin të njohura për shumë kosovarë, veçanërisht për ata që udhëhiqnin apo ishin goditur nga lufta, që mendoni e shqetësoheshin për të ardhshmen jo të ndritur të shqiptarëve në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti. Këtu duhet përmendur shumë pjesëtarë të jetës politike dhe të forcave të armatosura qeveritare bartës të arsimit e të jetës ekonomike dhe antikomunist të shquar Ymer Berisha, Muharrem Bajraktari, Kryezinjtë etj. S’do mend, se sa dini nacionalistët mirditorë për ata kosovarë, aq dinin nacionalistët kosovarë për ata mirditorë. Për këtë arsye janë të konsiderueshme korrespodencat e ndërsjella (Pashk Bibaj – Ymer Berisha, Pashk Bibaj- Muharrem Bajraktari etj.), por edhe takimet e drejtpërdrejta, siç ishte ai në mes të Ymer Berishës dhe Pashk Bibës në Vogovë afër Gjakovës. Në këtë frymë bëheshin përpjekje që nacionalistët kosovarë të lidheshim edhe me Kolë Bibë Mirakën, që kështu të sendërtohej lidhja e viseve shqiptare me nacionalistët që në këtë kohë gjendeshin në shtete të huaja. Për lidhjen e organizatave kundër komuniste shqiptare me 20 korrik 1945, sipas dëshmive të nacionalistit të mirënjohur Sadik Ramë Gjurgjevikut, në Mirditë u mbajt një mbledhje në të cilën përveç të tjerëve, nga Kosova së bashku me Ymer Berishën morën pjesë Ndue Përlleshi, Ndrec Përlleshi dhe Gjon Dedë Gjoni . Mirëpo, për synimet kundër komuniste si duket, nuk mjaftoi as kjo mbledhje prandaj bëheshin plane që në muajin shtator 1945 të mbahej edhe një mbledhje po në Mirditë, ku do të ishin të pranishëm delegatët e të gjitha organizatave të tilla pra edhe të Kosovës. Kështu edhe ndodhi, ani pse sipas dëshmive të të përmendurit para organeve hetimore jugosllave për shkak të kohës së shkurtë, kosovarët nuk arritën të mobilizoheshin e t’i dërgoni delegatët e kërkuar.
Ngjasimi me të kaluarën
Mbështetur në materialet arkivale, në kujtime dhe në arritjet e historiografisë së huaj dhe shqiptare fitohet përshtypja se në vitet e para të vendosjes së komunizmit në trojet shqiptare historia po përsëritej ngjashëm si në kohën e rrethanave të veprimtarisë së vitit 1912, kur njëri nga konsujt anglezë raportonte sa vijonte:“Qendër e zbatimit të vendimeve të saj paraqitet Komiteti i saj i Shkodrës, pa e humbur rëndësinë e mëparshme Komiteti i Vilajetit të Kosovës. Vendosmëria e kësaj organizate politike-ushtarake për t’u dalë zot trojeve etnike vërtetësohej me deklaratën e përfaqësuesve të krahinave të rrezikuara, të Komitetit të Shkodrës, si dhe të komiteteve të tjera të Veriut, të cilat ishin shqetësuese për përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha në Shkodër. Raportohej për një unitet të befasueshëm midis shqiptarëve të krishterë e myslimanë. Për t’u vënë në mbrojtje të krahinave të rrezikuara shquhen shkodranët e pasur, shtresat e tjera të qytetit, myslimanët e katolikët, malësorët pa përjashtim, përfshirë edhe klerikët e dy feve, si dhe mijëra vullnetarë nga krahina të tjera shqiptare, nga viset e Vilajetit të Kosovës, Mirdita, Mati, Dibra, Tirana, Kavaja etj. ”Për fat rrethanat ndërkombëtare dhe rrjedhat politike në vend nuk zhvilloheshin në dobi të këtyre forcave dhe të veprimtarisë së tyre dhe si pasojë ato do të dështojnë dhe shumë prej tyre u asgjësuan ose u detyruan të iknin në botën e jashtme, por edhe atje mirditorët dhe kosovarët vazhduan të mbanin gjallë lidhjet e dikurshme e të bashkëpunon, duke ruajtur kështu këtë traditë jo të varfër të së kaluarës, që po dëshmohet edhe sot me këtë takim në të cilin po marrim pjesë edhe ne.
Emri e mbiemri: Prof. dr. Izber Hoti
Emaili:ihoti@ihp-ks.org, izberhoti@yahoo.com
Telefoni:
tel. +38138516382
mob. +37744410512
Data dhe vendi i lindjes:
15. VII. 1948 Revuç, Besianë (Podujevë)

Fazat e shkollimit:
1969 – Mbaroi Shkollën Normale në Prishtinë.
974 - Fakultetin Filozofik, degën e Historisë, në Prishtinë.
28. XII. 1978 – U magjistrua në temën Prishtina dhe rrethina ndërmjet dy luftërave botërore.
2. VII. 1982 u doktorua në temën Lëvizja Nacionalçlirimtare në Prishtinë dhe rrethinë (1941-1945).

Përvoja e punës në arsim:
1969 – 1976 mësues klasor
Fusha dhe periudha e interesimeve shkencore
Koha më e re, filozofia e historisë, çështjet teorike-metodologjike.
Monografi të botuara

Veprat shkencore:


Lëvizja Nacionalçlirimtare në Prishtinë dhe rrethinë /1941-1945/ (1986);
Lëvizja ilegale antifashiste në Kosovën Lindore /1941-1944/ (1990);
Zhvillimi i mendimit historik dhe i historiografisë (1994);
Çështja e Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore (1997);
Qëndrimi i diplomacisë italiane ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve /1930 – 1941/ (1997);
Forcat e armatosura në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore (1998);
Të dhëna të panjohura për Luftën e Dytë Botërore në Kosovë 1941 – 1945 (1999);
Mehdi Raçi, pjesëtar i shquar i lëvizjes kombëtare (2000);
Nismë e ndërprerë që në fillim /Adem Ismaili/ (2002);
Në udhëkryqet e historisë dhe të historiografisë shqiptare (2004);


Tekstet shkollore (bashkautor):

Historia për klasën VII të shkollave fillore, Prishtinë, 1986;
Historia për klasën III të shkollave të mesme, Prishtinë, 1989;
Historia për klasën IV të shkollave të mesme, Prishtinë, 1990;
Lexime historike për klasën VII të shkollave fillore, Prishtinë, 1990;
Historia për klasën VIII të shkollave fillore, Dukagjini, Prishtinë, 2004
Atllas historik për shkollat fillore dhe të mesme, Albas, Tetovë, Tiranë, Prishtinë, 2005.
Monografi në dorëshkrim:
Prishtina dhe rrethina më 1918 – 1941


Punime të botuara në Revista Shkencore:


Partia Komuniste e Jugosllavisë organizatore e manifestimeve të Një Majit në Kosovë (1919-1937), Përparimi nr. 6, 1977;
Sistemi pushtues në Prishtinë dhe rrethinë 1941-1944, Kosova nr. 7, 1978;
Partia Komuniste e Jugosllavisë në Prishtinë dhe rrethinë dhe veprimtaria e saj ndërmjet dy luftërave botërore, Përpariminr. 2, 1979;
Bashkimi i Rinisë Komuniste të Jugosllavisë dhe lëvizja revolucionare në Prishtinë dhe rrethinë (1941-1945), Kosovanr. 8, 1979;
Formimi dhe rruga luftarake e Brigadës V NÇ të Kosovë e Metohisë, Kosovanr 9/10, 1980/1981;
Veprimtaria komuniste dhe antifashiste në Prishtinë dhe rrethinë më 1941, Përparimi nr. 5, 1981;
Prishtina dhe rrethina në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, Gjurmime Albanologjike nr. 11, 1981;
Bujqësia dhe pylltaria në Prishtinë dhe rrethinë ndërmjet dy luftërave botërore, Përparimi nr. 3, 1981;
Jeta kulturore dhe arsimore në Prishtinë dhe rrethinë ndërmjet dy luftërave botërore, Horizontet e historisënr. 5/6, 1981/1982;
Partia Komuniste në Prishtinë dhe rrethinë 1919-1945, Kosovanr. 11, 1982;
Rrethanat shoqërore në Prishtinë dhe rrethinë ndërmjet dy luftërave botërore, Kosova nr. 12, 1983;
Zejtaria e Prishtinës dhe rrethinës ndërmjet dy luftërave botërore, Përpariminr. 2, 1983;
Format e luftës së paarmatosur të shqiptarëve në Kosovë gjatë LNÇ-së dhe Revolucionit Socialist, Përparimi nr. 5, 1983;
Përmajtja anacionale e organizatës "Balli Kombëtar", Përpariminr. 5, 1984 (bashkautor);
Boris Vukmiroviq dhe Ramiz Sadiku shëmbëlltyra heroike të vëllazërim - bashkimit, Përparimi nr. 3, 1983;
Xehetaria dhe industria e Prishtinës dhe rrethinës ndërmjet dy luftërave botërore, Përpariminr. 2, 1984;
Çlirimi përfundimtar i Kosovës, Përparimi nr. 3, 1983;
Ilegaliteti dhe qëndrimi i PKJ-së ndaj lëvizjes ilegale antifashiste në Kosovë gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, Kosovanr. 13/14, 1985;
Komunikacioni, tregtia, turizmi dhe infrastruktura e Prishtinës dhe rrethinës ndërmjet dy luftërave botërore, Kosovanr. 15, 1986;
Partia Komuniste e Jugosllavisë dhe vëllazërim - bashkimi në Kosovë, Kosova nr. 16, 1987;
Politika koherente e Partisë (Lidhjes) Komuniste të Jugosllavisë mbi barazinë kombëtare dhe vëllazërim - bashkimin në Kosovë, Përparimi nr. 3, 1988.
Shtypi i kohës mbi rrethanat shoqërore dhe politike në Prishtinë dhe rrethinë ndërmjet dy luftërave botërore, Kosova nr 17, 1988;
Lëvizja Nacionalçlirimtare dhe Revolucioni Socialist - mbështetje e Programit të PKJ-së - LKJ-së, Përparimi nr. 5, 1988;
Uloga i značaj jedinica Narodnooslobodilačke vojske u formiranju društveno-političkih organizacija na Kosovu (1941-1945),Osnivački kongres, Beograd, 1988;
Formimi, forcimi dhe veprimtaria e pushtetit popullor në Podujevë dhe rrethinë, Përparimi nr. 5, 1989;
Qëndrimi i diplomacisë italiane ndaj të arratisurve shqiptarë në dhjetëvjeçarin e katërt të shekullit XX, Shqiptarët në rrjedhat ballkanike,Prishtinë, 1966;
Synimet dhe sendërtimet çetnike e partizane për shpërnguljen dhe shfarosjen e shqiptarëve, Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës (1877-1995),Prishtinë, 1997;
Ngritja dhe rënia e mëvetësisë së Kosovës 1937-1945, Kosova nr. 18-19;
Administrimi Ushtarak – akt i dhunës së armatosur kundër mëvetësisë dhe pavarësisë së Kosovës, Konferenca e Bujanit, Prishtinë, 1998;
Roli i Isa Boletinit në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Shalë, në Llap dhe në Gallap (1908-1912), Isa Boletini dhe koha e tij, Prishtinë, 1998;
Qëndrimet, orientimet dhe veprimet e Shaban Polluzhës, Dardania sacra nr. 1, 1999.
Kalendari (ditërrëfenjësi) kombiar i vitit 1910 për Lidhjen e Pejës, Kosova nr. 24/25, Prishtinë 2003;
Rrethanat shoqëroro-politike në Kosovë më 1945 – 1964 dhe lëvizja kombëtare shqiptare, botim i veçantë, E djathta shqiptare në mbrojtjen e Shqipërisë etnike, Shkodër, 2004;
Lëvizja Kaçake në Prishtinë dhe rrethinë sipas burimeve serbe, botim i veçantë Azem Bejta dhe koha e tij, Prishtinë 2005;
Qëndrimi i Partisë Komuniste të Jugosllavisë ndaj Çështjes së Kosovës në vitet 1919 – 1945, gjermanisht, Dardania, vëllimi 9/10, Vjenë 2001/2002
Balli Kombëtar dhe veprimtaria e tij mbështetur në letërkëmbimin e bartësve të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës,Gjurmime albanologjike, seria historike, nr. 31/32, 2001/2002;
Urtia shqiptare për të huajt, Gjurmime albanologjike, folklor dhe etnologji, 2005.
Punimet profesionale :
Primena nekih rezultata istoriografije o albanskoj narodnosti u nastavi istorije SAP Kosovo, Horizonti istorije nr. 8/9, 1985/1986; Nastava povjesti, Zagreb, 1987.
Njësi bibliografike të Bibliotekës Nacionale dhe të Bibliotekës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë mbi të kaluarën e shqiptarëve dhe të popujve jugosllavë, Kosovanr. 16, 1987;
Njësi bibliografike të së kaluarës së shqiptarëve 1504 - 1934, Gjurmime albanologjike nr. 18, 1988;
Dokumente historiko-diplomatike për historinë dhe shqiptarët (1930-1941), Gjurmime Albanologjike, 1995.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi