Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Rexhaj: Kadri Mani - Burrë Kosove për mote

Shko poshtë

Xhevat Rexhaj: Kadri Mani - Burrë Kosove për mote Empty Xhevat Rexhaj: Kadri Mani - Burrë Kosove për mote

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 22, 2012 12:50 am

Xhevat Rexhaj: Kadri Mani - Burrë Kosove për mote XhevatRexhaj-KadriMani

Xhevat Rexhaj: Kadri Mani - Burrë Kosove për mote Shukrije-KadriMani

A I MBETEM BORXH EDHE SA ISHTE GJALLË VEPRIMTARIT TË SHQUAR SHQIPTARË KADRI MANIT

Nga Xhevat Rexhaj

Njerëzit e veprave të forta në aspektin kombëtar, shpesh mbesin të anashkaluar edhe per të gjallë të tyre. Një diç e tillë ndodhi edhe me një njeri, një të burgosur, një publicist, një poet, një veprimtar dhe thjeshte një shqiptar i dalluar i çështjes shqiptare në përgjithësi, dhe asaj të Kosovës në veçanti.

Kadri Mani nuk ishte thjeshtë një shqiptar, ai ishte një emër i veçantë me veprat dhe me personalitetin e tij, ai në disa raste nuk u kuptua, apo thenë me drejt nuk deshën të tjerët ta kuptonin, ngase e kishin zili, e kishin inat dhe e urrenin sepse Kadriu e fliste të drejten, e mendonte dhe e shkruante te vërteten, e përcillte dhe e dokumentonte faktin, i tillë ishte Kadri Mani, i tillë mbeti ai Burrë që këto ditë iku për në amshim. Që në fillim une do sjelli një pjesë të fjalës së Kadriut, dhënë në intervisten mikut tonë të çmuar Z. Zeqir Lushaj:

“Kush të nervozon më shumë: -Serbia… apo pleqëria?

Përgjigje: - As Serbia as pleqëria!! Po na nerovozojnë e po na çmendin shqipfolësit: kurrë s’kemi qenë në gjendje më poshtëruese! Në gjendje të pashpresë kur para syve tanë vdesin ose vetëvriten pensionistët, invalidët e luftës... Tash kemi rënë nën robërinë vetanake! Nën robërinë e të huajve ka qenë fare lehtë të luftosh: ia ke sha gjuhën, ia ke sha himnin, ia ke sha flamurin...

Kurse tash deputetëve tanë-hajna: as nuk mund t’ua shash gjuhën, as himnin, as flamurin!!! Adem Demaçi karrierist, edhe sot nëpër autobusët urbanë llomotitë kundër Dr. Rugovës! Adem Damaçi e pati propozuar për Kryetare të Kosovës Rada Trajkoviqin”

Kur lexohen me kujdes këto fjali të thëna nga goja e mendja e Z. Mani atëherë lexuesi dhe vrojtuesi e kuptojne se sa bukur dhe sa kthjelltë Z. Mani tregonte atë që ai e dinte dhe atë qe ai e njifte, ngase i njifte edhe personazhet e fëlliqura të cilat ai i permendë shpesh, dhe vërtet këto fjali të Z. Mani janë më shumë peshe, se sa edhe një libër historie a publicistike.

Kadri Mani, një shqiptar që qendroi në kampet dhe burgjet serbo-sllave për më shumë se 17 vite, K. Mani ishte një shqiptar që kishte kurajon dhe kishte mendjen e shedoshë, se Kosova do të fitojë lirinë e vet kur në krye te saj do të vijne njerëz të lapsit, dhe njerëz me gjak të kulluar kastrioti, këte Z. Mani shpesh here ma ka thëne edhe personalisht në takime dhe ndeja të cilat i kishim të shpeshta, sidomos në vitet e 90-ta, dhe ato viteve 2000 gjer më 2004, kur edhe ne nga Schaffhauseni do e përcjellim për në Dardani, ngase Kadriu do e lëshonte Zvicrën përgjithmonë. Kadri Mani pra, do të jetojë disa vite në Kantonin e Schaffhausenit, dhe këtu ne se bashku me Kadriun do të kishim shumë biseda dhe shumë aktivitete e sidomos në Nëndegen e LDKsë, kishim edhe konfrontime për çështje të caktuara, ai ishte shumë rigoroz dhe shumë kritik ndaj matrapazeve të luftës, dhe shumë të ish burgosurve politikë për të cilët fliste gjëra aq interesante (për te keq), saqë vërtet njeriu mbetej i pa mend, dhe pa tekst se mjerisht të tillët e morën edhe timonin e Kosovës me turre e me kërcënime.....?!

Në Schaffhausen unë pata njoftuar Z. Mani edhe me disa historianë dhe shkrimtarë zviceran, dhe ata që të gjithë kishin një respekt të veçantë për Z. dhe Zonjën Mani, dhe shpesh edhe qëndronim në vizita te njëri tjetri. Kadri Mani vertet mahniste bashkëbiseduesit, vërtet i jepte bisedave një kahje që të detyronin të ishe kureshtar, dhe me këto biseda u mësuan dhe u dashuruan edhe miqtë zviceranë të cilët kërkonin shumë mendime nga Z. Mani, se si do dukej Kosova e pas çlirimit e çështje të tjera. Përgjigjet e Kadriut ishin të shpejta, por shumë të rrepta, dhe ai frikën kryesore e kishte nga kapja e shtetit në duart e kontrabanduesve dhe kriminelëve, të cilët rrejshëm, do e dëmtonin emrin e luftës, Kadriu e thoshte troç se enveristët dhe islamistët do e sjellin Kosovën në një gjendje kaotike, kur edhe perëndimi do të pendohet se përse u ka ndihmuar shqiptareve. Me këtë rast do të ceki origjinal një thenje të Kadri Manit, në takimin që kishim në Kryesinë e Shoqatës mike Zvicerano-Shqiptare të Schaffhausenit, dhe në një rast Z. Kadri do të shprehej kështu; “Fati më i madh i shqiptarëve është që shpëtoi Ibrahim Rugova i gjallë, dhe përmes kësaj fatmirësie Kosova do të qendrojë e fortë dhe do të stabilizohet, deri dikund edhe pse falangat staliniste-enveriste të orkestruara nga deshtakët dhe përçarësit e kombit dueti Qosja-Demaçi, do të bëjne çmos që me spiunet e tyre të grupeve marksiste leniniste të LPKsë do të jenë kujdestarë të krimeve, dhe do të mbjellin virusin e të keqes në territorin dardan?, Une kam friken se do te ketë edhe likuidime dhe atentate të shumta ndaj veprimtarëve Institucionalistë, rugovistë, dhe besa i rrezikuar do të jetë edhe vetë Presidenti Rugova....”, kështu u pat shprehur Z. Mani jo vetëm një herë, por shpesh në shumë takime e festa të caktuara. Dr. Phil. J. Zimmermann dhe Dr. Phil. M. Wütrich kishin një respekt të veçantë për bashkëshortët Mani, dhe ne së bashku shpesh vizitonim dhe takoheshim së bashku, ku bashkëbisedonim për shumë tema. Kadri Mani edhe pse në moshë aso kohe, nuk ndalej se vepruari, së shkruari, e donte të flisnim për Fletoren e tij Shqiperia Etnike, dhe me një rast në St. Gallen në një manifestim të Xhevat Rexhaj: Kadri Mani - Burrë Kosove për mote KadriMani-IbrahimRugova

Grupit të 10 të Degëve të LDKsë pati thënë kështu: “Po ta ketë jeten e gjatë Ibrahim Rugova, dhe po të mësojë më shumë nga Rugova Sali Berisha , atëhere më shpejtë do të kemi Shqipëri Etnike, ngase vetem ne krye me Ibrahim Rugoven mundet te realizohet diç e tillë, e jo me Ballkaniada të Demaçëve dhe me Revolucione të poshtra të Qosjes...”, edhe këtu në këto shprehje, dhe mendime të tija vërehej qartë se sa simpati dhe dashuri kishte Z. Mani për Presidentin Rugova, sa shume e çmonte ai Rugoven, e sa shumë e adhuronte Nanën Tereze dhe Gjergj Kastriotin.

Vitet e fundit të qendrimit të tij në Schaffhausen, ishin pakëz të vështira për Kadriun, ngase ai gjitha mjetet që merrte nga pensioni i tij i shpenzonte për Fletoren- Shqipëria Etnike, ai ndihmonte në projekte te caktuara, dhe shpesh e kritikoja qe tani me të kujdesej me shumë për veten e vet dhe bashkëshortën, por ai gjithnji thoshte, i kemi te gjitha dhe për mua sa te jem gjallë çështja e kombit ështe mbi të gjitha, paraja ështe e ëmbël vetëm për profiteret dhe hajnat e popullit të vetë, sikur që i kemi ne sot disa liderë e politikajë të cilët i kanë duart edhe të zhytura me gjakun e shqiptarëve, dhe dikur medoemos, do i vjellin ato hajni, kështu thoshte me mllef Z. Mani: Vërtet të gjitha këto edhe ndodhën në skenen kosovare, të gjitha këto të cilat e i parashifte Z. Mani e tronditën trungun shqiptar, dhe i plaguan shumë Familje të çmuara shqiptare si rezultat i vrasjeve pas shpine të aktivisteve dhe të figurave madhore të Dardanise. E vërtet është se edhe z. Mani kërcenohej, shahej, etiketohej nga disa qarqe të caktuara kuqaloshësh, ngase atyre iu pengonte qasja dhe realitieti të cilin e tregonte Z. Mani për disa të burgosur, për disa figura që dikur ishin të dyshimtë, nepër agjentura të caktuara, dhe edhe sot e kësaj dite mbeten të dyshimte, ngase krijuan grupe dhe klane kriminale në trojet sheiptare.

Një natë para se të kthehej për në Dardani, une dhe miku im Dr. J. Zimmermann shkuam në banesen e Kadriut, dhe aty morëm me vete me automjet 5 paketa me libra dhe fletushka, letra e dokumente që ti merrja në banesen time, që ti ruaja gjerë sa të organizonim një transport extra për në Prishtine, pasi që Kadriu me bashkëshorten Shukrijen të nesërmen fluturonin me aeroplan, dhe nuk kishin mundësi të i merrnin të gjitha ato libra. Ishte vërtet e vështire kur u përcollem dhe i uruam fluturim të mbare, por edhe ishim të kënaqur une dhe miku ynë J. Zimmermann, se më në fund Kadriu shkonte ne vendin e vet të lindjes, që e deshi dhe e lau me veprimtarinë e tij për dekada me radhë.

“O Xhevat Rexhaj, o rugovist i fort, une po ti la këto libra e materiale se të besoj shumë, dhe këto jane pasuria ime me e madhe që kam sot në te shkruar....” keshtu me tha Kadri Mani ate natë kur i deponova pakot e tija ne banesen time.

Të gjithë librat dhe materialin e lënë te unë, ia derguam dhe Dr. Zimmermann, me një transportues, dhe pagesen ia beme në emër të Shoqatës kulturore “ Zvicerano-Shqiptare” pasi që une dhe Dr. Phil J. Zimmermann ishim Co-Presidentë të Shoqatës.

Me, tani më, të ndjerin Kadri u takuam në vitin 2010 përseri, në një ditë zie, kur Istogu dhe Kosova i jepnin lamtumirën e fundit një Burri të fortë të Kosovës, Kryetarit të Istogut dhe Nënkryetarit të LDKsë, Z. Fadil Feratit. Ne e bëmë një ndeje dhe bisedë vëllazerore me Kadriun në Istog, une i thash o Kadri, po o Burr ti je në moshë e besa edhe pakëz i sëmurë, dhe megjithatë paske ardhur në Istog që të besh nderimin e fundit për Fadil Feratin, je i Madh o Kadri i thashë, dhe ai më ktheu përgjigjen duke qeshur; O Xhevat Rexhaj, po ti ke ardhur sot prej Zvicrre 2000 km larg, e lëre unë këtu nga Prishtina, për Fadil Feratin do të shkoja edhe në Himalajë, ngase ishte nji Burrë i madh i Kosovës, kështu tha Kadri Mani...

Kadri Mani ishte kudo ku bëhej fjale për shqiptarinë, ishte kudo dhe kurdo i gatshem të respektonte figurat shqiptare, por valle a ia bëme ne për së gjalli të tij sa duhet nderimin dhe respektin, kam friken se jo, kam friken se nuk ishim gjithnji kur ai pati nevoj për neve. Megjithate vetë emri dhe vepra e tij mbesin madhështia e quajtur Kadri Mani.

Po, ashtu si tha Kadri Mani për Fadil Feratin, tani do e them une për Kadri Manin.

Nuk ta dhamë të merituaren deri sa ishe gjallë o Kadri Mani, por mbetesh një shqiptar me emër të denjë në Historinë e Dardanisë, mbetesh Burrë Kosove për mote - o Kadri Mani. Lavdi jetes dhe vepres tuaj e pushofsh i qetë në tokën e Dardanisë.

Ngushëllime Zemrës Shqiptare, Fletores Shqipëria Etnike e ngushllime shqiptarëve kudo për vdekjen e Kadri Manit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi