Të kryqëzuar në një kryq biomase?
Faqja 1 e 1
Të kryqëzuar në një kryq biomase?
Të kryqëzuar në një kryq biomase?
William Jennings Brian: Duhet t'u përgjigjemi kërkesave të një regjimi të artë, duke u thënë atyre se nuk mund të mëshohet mbi ballin e punëtorëve kjo kurorë gjembaçësh. Mos e kryqëzoni njerëzimin në një kryq të artë
Gjatë 50 viteve të fundit, kombinimi i çmimeve të larta të energjisë dhe i preokupimeve lidhur me ngrohjen globale ka gjeneruar kërkesa dhe apele në favor të një game të gjerë burimesh të reja energjetike nga ana e të gjithë spektrit politik, nga Ralph Nader tek John McCain; edhe T. Boone Pickens, bosi teksan i naftës, dhe Al Gore, ambientalisti, kanë shpallur projekte që vënë një theks të fortë mbi burimet e rinovueshme si diellorja apo eolikja. Veç kësaj, Administrata Bush ka kërkuar që t'i japë fund "varësisë" tonë nga nafta e huaj dhe po kështu sot Administrata Obama. Është një çudi në kuptimin e vërtetë të fjalës për maninë aktuale lidhur me energjitë e rinovueshme fakti që, fillimisht nafta ishte një karburant i gjelbër dhe që e ka reduktuar ndotjen e shkaktuar nga qymyri të Mbretërisë së Bashkuar. Në fakt, nafta fitoi terren si alternativë ndaj biokarburanteve, sidomos nafta e balenës e përdorur tek fenerët. Ka mundësi, askush nuk do të arrinte sot të sugjeronte zëvendësimin e burimit aktual të ndriçimit me vaj balene, por gëlojnë shembuj të tjerë të ngjashëm, edhe pse jo dhe aq haptazi absurde. Ose, për të dhënë një shembull më modern, mund të themi se haitianët që asistojnë në shpyllëzimin ua kanë zili fqinjëve të tyre të Republikës Dominikane, që për të gatuar kanë akses ndaj propanit. Megjithëse energjitë e rinovueshme kanë një rol të rëndësishëm në furnizimin energjetik, realiteti është se shumë shpesh sigurojnë një lloj Passepartout nga pikëpamja analitike. Shumë prej propozimeve nuk do ta kalonin testin e të qeshurës nëqoftëse do të avancoheshin nga kompani të mëdha private, por përqafohen nga aktivistë dhe politikanë pa një refleksion serioz lidhur me kostot e tyre apo me përfitimet. Ky artikull do që ta vendosë theksin pikërisht mbi efikasitetin ekonomik.
Resurse të kufizuara: jehona e Maltusit
Natyra e rinovueshme e energjisë eolike, diellore apo nga biomasa shpesh përmendet si një prej faktorëve kryesorë që e bën të durueshme, por bëhet fjalë për një argument mediokër. Në fund të fundit, edhe vaji i balenës ishte një resurs i rinovueshëm dhe, praktikisht, ekzistojnë shumë më tepër shembuj resursesh të "rinovueshme" të pakta respektivisht atyre jo të rinovueshme, qoftë për tonin apo për arinjtë polarë. Shembulli më i mirë është ndoshta bakri: Epoka e Bronzit filloi rreth 5000 vjet më parë dhe gjatë luftës së Trojës, nëqoftëse kihet parasysh se Homeri është i besueshëm, njerëzit luftonin dhe vdisnin për të rikuperuar një armaturë bronzi të çmueshëm. Sot, pjesa më e madhe e amerikanëve nuk do të përulej as për të mbledhur monedhë prej bakri. (Sigurisht, në mijëvjeçarët e kaluar midis dy epokave ka ndryshuar edhe forma fizike relative). Shumë kanë përvetësuar të ashtuquajturat teori lidhur me pikun e naftës për të justifikuar nevojën e dëshpëruar për të braktisur lëndët djegëse me bazë fosile, të kufizuara në sasitë e tyre. Megjithatë, këto argumentime bazohen mbi analiza sempliciste dukshëm false. Baza e rezervës së naftës është prej rreth 8-10 mijë miliard fuçi nafte konvencionale, nga të cilat në 150 vjet janë përdorur rreth 1000 miliard dhe 2500 miliard fuçi të tjera janë të rekuperueshme me teknologjitë aktuale. Është tejet probabël që kjo masë të rritet, ndoshta me shtesën e 3000 miliard fuçive të tjera, edhe pa konsideruar 10 apo 15 miliard fuçitë nga rërat bituminoze, të rekuperueshme teknikisht, por jo ekonomikisht, të paktën në dukje. Problemet aktuale në sektorin financiar janë vetëm një promemorie e mëtejshme e faktit që resursi më i kufizuar dhe i detyrueshëm në botë është mungesa e parasë së mjaftueshme për të bërë atë që kemi nevojë të bëjmë, pa pyetur pastaj atë që do të donim. Bota duhet të përballojë probleme sociale, ekonomike dhe mjedisore të mëdha, shumë përtej asaj që mund të zgjidhet me financat publike aktuale. Megjithatë, do të bënim më mirë që të mos i harxhonim paratë për politika energjetike joefikase.
Avantazhe: një tortë e gjelbër në qiell?
Argumentet e përgjithshme të lëshuara nga shumica dërrmuese e mbështetësve të energjive alternative janë si më poshtë:
* çmimet e larta të energjisë do të zgjasin shumë, kështu që energjitë e rinovueshme do të bëhen ekonomikisht më tërheqëse në të ardhmen;
* nga momenti që përgjithësisht prodhohen brenda vendit, e rrisin sigurinë energjetike të Shteteve të Bashkuara;
* shumica e burimeve energjetike janë ekologjikisht të avantazhuara, pasi që janë shumë afër neutralitetit nga pikëpamja e karbonit dhe, për pasojë, kontribuojnë në masë shumë të vogël ndaj ngrohjes globale;
* burimet e rinovueshme e rrisnin konkurrencën ekonomike amerikane dhe krijojnë vende të reja pune.
Megjithëse është e vërtetë që burimet e rinovueshme dhe tipet e reja të lëndëve djegëse kanë një rol të tyre për të luajtur, duhen shqyrtuar me kujdes këto pohime.
Reduktimi i ndotjes
Nuk ka dyshim se shumë prej burimeve të energjisë e reduktojnë ndotjen, por pyetjet për t'u ngritur ekzistojnë, në radhë të parë, nëqoftëse ndotësit specifikë përfaqësojnë objektivat më të mira dhe, në radhë të dytë, nëqoftëse përfitimet e tyre janë maksimumi që mund të sigurohet me barazi shpenzimesh. Jo e gjithë ndotja paraqet të njëjtin nivel dëmi mjedisor dhe karburante e teknologji të ndryshme, natyrisht, japin sasira të ndryshme përfitimesh. Të kufizohesh duke thënë se duhet të ndiqet çdo lloj qëndrimi reduktimi të ndotjes është krejtësisht joefikas; krahasimet midis kostove dhe përfitimeve relative mundësojnë një përdorim shumë më efikas të resurseve tona të pakta financiare. "Copenhagen Consensus" i Bjorn Lomborg është një prej këtyre tentativave për të përpunuar prioritete sociale të përgjithshme dhe duhet t'i njihet përpjekja. Duke pasur parasysh bilancin tonë të kufizuar dhe përparimet në kuptimin tonë të sfidave mjedisore - dhe sociale - duke filluar nga Dita e Tokës e parë, ky tip vlerësimi duhet t'i zbatohet procesit vendimmarrës lidhur me politikat energjetike. Fatkeqësisht, është e pamundur që njerëz të cilët zhvillojnë burime energjetike të jenë në favor të postimit të resurseve, në favor të asistencës shëndetësore, të furnizimit me ujë të pijshëm e kështu me radhë dhe është njëlloj e vërtetë e kundërta. Është natyra njerëzore, por kjo nuk do të thotë që propozimet e tyre duhet të pranohen me symbyllur.
Çmime të larta: déja-vu të vazhdueshme
Krizat energjetike nuk kanë mposhtur akoma, por do ta bëjnë nëqoftëse nuk do të veprojmë me shpejtësi. Gjëja më e rëndësishme, në këto propozime, është se alternativa mund të jetë një katastrofë kombëtare. Çdo shtyrje mund të influencojë mbi forcën dhe fuqinë tonë si komb.
Presidenti Jimmy Carter, 18 prill 1977
Është një déja-vu. Kemi qenë tashmë këtu në të kaluarën. Më 18 prill 1977, Presidenti Jimmy Carter mbajti diskutimin e tij të famshëm në të cilin përcaktonte krizat energjetike si ekuivalentin moral të luftës dhe propozonte masa të ndryshme si përgjigje, midis të cilave krijimin e Synthetic Fuels Corporation për të promovuar energjitë alternative, kryesisht rërat bituminoze dhe gazifikimin e qymyrit, përveç sigurimit të subvencionimeve për energjinë diellore dhe atë eolike (Në një plan më banal, ai inkurajoi edhe kursimin energjetik dhe një përdorim më të madh të qymyrit). Në të gjithë vendin u shfaqën panelet diellorë termikë, deri dhe mbi çatinë e Shtëpisë së Bardhë, kompanitë e naftës zhvilluan (apo fituan) degë energjie diellore, u ngritën impiante për energjinë eolike në shumë vende dhe u financua kërkimi në një larmi burimesh energjetike ekzotike. U tha se makina elektrike ishte e afërt dhe Chrysler, sa për të përmendur vetëm një, e braktisi linjën e saj të veturave më të mëdha. Pjesa e madhe e gjithë kësaj rezultoi një zgjedhje pak e zgjuar, për të përdorur një eufemizëm. U zbulua se të gjithë modelet e kompjuterizuara, të gjithë ekonomistët dhe konsulentët, organizatat qeveritare dhe kompanitë e naftës, qenë gabuar përsa i përket një rritjeje të vazhdueshme të çmimeve dhe për rrallësinë e resurseve të disponueshme. Bindja se tregjet qenë miope në mos rritjen e çmimeve në mënyrë të mjaftueshme sa për t'i bërë absolutisht të nevojshme karburantet sintetike u demonstrua vetëm arrogancë nga ana e shumë ekspertëve. Synthetic Fuels Corporation qe një dështim total, panelet për dielloren termike dhe turbinat eolike patën probleme të shumta teknike dhe amerikanët u kthyen tek dashuria e tyre për makinat e mëdha, duke vlerësuar Ford dhe General Motors për "nuhatjen" e tyre (dhe duke ndëshkuar kështu Chrysler) dhe makinat elektrike qëndrojnë akoma sot "afër fare". Përpjekjet për të promovuar bashkëgjenerimin patën si rezultat sulmet e mëtejshme nga ana e avokatëve të konsumatorëve, të cilët kontestonin pagimin e çmimeve mbi ato të tregut. Ka ndryshuar ndonjë gjë? Mjafton të shkohet në fjalët e Christopher Flavin të vitit 1979, tek The Future of the Automobile in an Oil Short World ("E ardhmja e industrisë automobilistike në një botë me pak naftë") për të kuptuar se argumentimet e tij janë pothuajse identike me ato që dëgjojmë sot. Në atë kohë të gjithë, përfshi industrinë e naftës, besonin në idenë e çmimeve në rritje të vazhdueshme dhe projektet si ato mbi rërat bituminoze konsideroheshin jo vetëm të zgjuara, por deri dhe thelbësorë.
Në gjendjen aktuale, duke mbajtur parasysh ardhjen e administratës së re dhe problemet ekonomike reklamizohet fuqimisht aftësia e krijimit të vendeve të punës nga ana e energjive të rinovueshme si ajo eolike dhe ajo diellore
Problem, mungesa e punësimit
Në gjendjen aktuale, duke mbajtur parasysh ardhjen e administratës së re dhe problemet ekonomike (receta e përkryer për katastrofat politike) reklamizohet fuqimisht aftësia e krijimit të vendeve të punës nga ana e energjive të rinovueshme si ajo eolike dhe ajo diellore. Por nëqoftëse këto lloj energjish nuk janë ekonomikisht të vetëmbajtshëm pa subvencionime të konsiderueshme, atëhere aftësia e tyre për të krijuar vende pune nuk duhet të jetë një karakteristikë e mjaftueshme për të derdhur miliarda dollarë mbështetjeje të reja.
Në të vërtetë, qysh nga kohërat e Depresionit të Madh dhe të Public Works Administration, ka qenë një gjest tipik dhe i përbashkët ai i denigrimit të "ditch-digging" ("hapjes së gropave") - domethënë punësimi i të papunëve me detyra të parëndësishme vetëm për t'u dhënë atyre një rrogë - duke e treguar si shembull të madh shpenzimi qeveritar. Megjithatë, ideja se duhen dhënë para për burimet e energjisë së rinovueshme është po aq e shpifur. Përse të mos gërmohet një gropë e madhe dhe të derdhet ujë në të për të gjeneruar energji hidroelektrike? (Bile dhe mund të gërmohet me lugë çaji, duke gjeneruar kështu akoma më shumë vende pune). Sepse do të ishte një harxhim. Atëhere si mund të mendohet se krijimi i vendeve të punës me subvencionime federale për burime energjie antiekonomike është më i mirë se hapja e gropave? Humbjet mund edhe të jenë të vogla, por gjithsesi nuk janë të parëndësishme.
vijon

Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Tue Mar 17, 2009 12:36 am, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Të kryqëzuar në një kryq biomase?
Siguri energjetike
Diskutimet mbi pavarësinë energjetike përfaqësojnë triumfin e retorikës ndaj realitetit. Probabiliteti që Shtetet e Bashkuara të mund t'i reduktojnë importimet e naftës me 12 milion fuçi në ditë pa dëme të mëdha është fantazi, ashtu si shpresa që instrumenti kryesor i reduktimit mund të jenë energjitë e rinovueshme. Raporti "Project Independence" i Presidentit Nixon vërente në mënyrë të arsyeshme se të bërit të pavarur nga pikëpamja energjetike nuk do të ishte vetëm ekonomikisht e ndaluar, por nuk do të kish eleminuar bile as nevojën për t'i mbrojtur furnizimet energjetike në nivel botëror, duke pasur parasysh ndërvarësinë e ekonomisë dhe impenjimet e marra me aleancat e ndryshme. Vetë vende si Shqipëria komuniste dhe Koreja e Veriut e kanë zhvilluar autarkinë në nivel të tillë dhe mbesin të vështirë për t'u imituar. Në mënyrë më sarkastike, mjafton të kujtohet që Presidenti Bush, naftëtar teksan dhe mik i familjes mbretërore saudite, ka përqafuar Ariel Sharon si një mik të madh, për të pranuar se është krejtësisht e pamundur se ku varësia energjetike amerikane e ka kushtëzuar në mënyrë domethënëse politikën e jashtme. Frikërat përsa u përket luftërave për resurset janë po aq të fryra: tregjet ndërkombëtarë janë aq mirë të zhvilluara sa që "aksesi" kërkon thjesht pagesën. Bindja për rrallësinë e resurseve minerare, përfshi energjinë, është e bazuar mbi një analizë sempliciste. Në fakt, preokupimet lidhur me bujqësinë, që i përkasin Malthus dhe më herët, në mënyrë të përsëritur janë demonstruar të gabuara.
Duke u kthyer tek Toka
Në vitet '60 mendohej e papranueshme të kritikohej klasa punëtore, por situata ndryshoi në vitet '80. Mund të ndodhë e njëjta gjë me ambientalizmin?
Denny Ellerman, MIT.Fanatizmi është ana negative e politikave publike, në të njëjtën mënyrë me të cilën racizmi është ana negative e nacionalizmit. Duke pasur parasysh benefitet e natyrshme të sjella nga reduktimi i ndotjes, nuk mund të habisë fakti që shumë ambientalistë të bien në rolin e kryqtarëve. Megjithatë, kjo ka bërë jo vetëm që të adoptonin një ton moralist, por edhe që t'i dorëzoheshin tundimit për të ekzagjeruar.
Ndoshta rasti më ekstrem është ideja e Jeremy Rifkin për një ekonomi hidrogjeni dhe argumentimi i tij sipas të cilit, nga momenti që kemi krijuar internetin, jemi edhe në gjendje të ndërtojmë një ekonomi hidrogjeni. Krahasimi midis dy gjërave nuk ka kurrfarë kuptimi dhe implikon që ndërtimi i një ekonomie me hidrogjen, që kërkon përpjekje të mëdha, është një fakt banal. Të harrosh në mënyrë të vetëdijshme dhe sistematike defektet e burimeve të reja të energjisë është një strategji që ka histori të gjatë. Prezantimet jashtëzakonisht të mangëta të automobilave elektrike janë anashkaluar për një kohë të gjatë nga ithtarët e tyre. Megjithatë, është e vështirë të mendohet për produkte të tjera të konsideruar të dëshirueshëm që paraqesin kufizime të ngjashme: ndoshta një televizor që funksionon vetëm 16 orë në ditë? Apo që ndizet vetëm 3 orë çdo 8 orë?
Vetëm dy vjet më parë, automobilat elektrikë dukeshin përgjigjja ndaj preokupimeve për zhurmën, ndotjen dhe shkatërrimin mjedisor, që janë pasoja të motorit me djegie të brendshme. Kalifornia kishte në program që t'i kërkonte industrisë automobilistike të ndërtonte dhe të shiste dhjetëra mijëra automobila elektrikë në vit në Golden State. Më pas, autoritetet e rregullimit e kanë pranuar me zemër të thyer faktin që shoferët do të rebeloheshin sikur të detyroheshin të drejtonin automobila me bateri të kushtueshme që kishin një autonomi më pak se 150 kilometra dhe kishin nevojë për 4 orë që të rikarikoheshin.
Tani, automjetet elektrike janë bërë të modës. Ndryshimi më i madh në perspektivat e tyre ka ndodhur nga shfaqja e papritur e teknologjisë më qeliza me lëndë djegëse me çmime të pranueshme […] konsorciumi shpreson që të prodhojë fillimisht nga 10000 deri në 50000 autovetura në vit të ushqyera me bateri me lëndë djegëse, duke filluar komercialisht në vitin 2004.
"The Economist", 18 dhjetor 1997.Është i habitshëm fakti që një teknologji kaq komplekse dhe e kushtueshme si ajo e automobilave me qeliza me karburant hidrogjenor në vitin 1997 të konsiderohej pothuajse e gatshme për tregun, pavarësisht faktit që prodhimi i hidrogjenit nuk ishte akoma ekonomik, që nuk ekzistonte një sistem shpërndarjeje për karburantin hidrogjenor, që teknologjia me qeliza ishte akoma jashtëzakonisht e kushtueshme dhe që sistemet e magazinimit qenë të mëdhenj dhe joefikasë.
Një përgjigje tipike ndaj këtyre vëzhgimeve është se teknologjitë që për momentin nuk rezultojnë tërheqëse duhet të imponohen me rrugë normative apo të subvencionohen për t'u mundësuar atyre të realizojnë ekonomi shkalle dhe, për pasojë, kosto të ulëta. Por ky do të ishte një shembull tjetër i overselling. Pothuajse të gjitha produktet e konsumit e fitojnë konsensusin e konsumatorëve pa nevojën që t'i detyrosh dhe fakti që thuhet se disa teknologji kanë nevojë imponimi tregon që sektori nuk mendon se ekonomitë e shkallës do t'i ulnin kostot aq sa t'i bënin tërheqëse. Në rast të kundërt, do t'i merrnin përsipër detyrën.
Ekonomia: nuk është gjëja e vetme, por të paktën është diçka
Ndërsa konservatorët janë të prirur të përqendrohen tërësisht mbi kostot relative të burimeve të ndryshme të energjisë, mbështetësit e energjive alternative adoptojnë një taktikë të ndryshme. Zakonisht pranojnë se:
a- ekonomia nuk është shumë e rëndësishme;
b- energjitë alternative në përgjithësi janë ekonomikisht të mbështetshme që tani (ose mund të bëhen të tilla nëpërmjet politikave qeveritare); ose
c- benefitet e pakapshme janë më të larta në një ekonomi të varfër.
Inxhinierët tentojnë që të adoptojnë qëndrimin e parë, sidomos eksponentët e botës akademike. Amory Lovins shpesh flet për teknologji që janë teknikisht të vlefshme, por tepër të kushtueshme, motiv sipas të cilit parashikimet e tij mbi rritjet e mëdha të efikasitetit të tyre gjatë 10 viteve të fundit janë demonstruar të gabuara. Megjithatë, nuk bëhet fjalë për një çështje kostosh dhe fitimesh të pastra sesa më shumë për kosto dhe fitime relative. Shtetet e Bashkuara kanë shumë mundësi për ta reduktuar konsumin energjetik, emetimet e dyoksidit të karbonit dhe/ose importimet e naftës dhe bilanci i tyre gjithsesi është i kufizuar. Për pasojë, shpenzimi i parave në mënyrë të zgjuar do të thotë të gjenerohet fitimi maksimal, duke presupozuar se për të realizuar këto objektiva është e nevojshme t'i drejtohet parasë së kontribuuesve apo të konsumatorëve. Siç ilustrohet në tabelën e mëposhtme, kostoja e eolikës është e afërt me konkurrencën me burime të tjera, ndërsa fotovoltaikja është akoma tepër e kushtueshme sa të mund të jetë konkurruese, përveçse ndonjë përdorimi të pakët e të kufizuar. Subvencionet janë të mëdha për të dyja, megjithëse eolikja nuk ka nevojë dhe fotovoltaikja thjesht nuk është gati që t'i japë një kontribut domethënës nevojës tonë energjetike.
Tabela 1
Kosto gjenerimi
Subvencione federale
Qymyr i pluhurizuar
4.3
0.044
Gjeotermik
4.4
0.092
Cikël i kombinuar me gaz natyror
4.7
0.025
Eolik
4.8
2.337
Biomasë me qark të hapur
5.1
Bërthamor
6
0.159
Diellor termik
12.6
Fotovoltaik
21
2.434
Çmimi i energjisë në Shtetet e Bashkuara në vitin 2006 në tregun e shumicës
5.9
Megjithatë, shumë theksojnë se energjitë e rinovueshme janë përgjigjja ndaj problemit të kostove të larta të energjisë, gjë që tingëllon paksa si mbretëresha Maria Antonietta që u sugjeron fshatarëve pa bukë që të hajnë brioshë.
Defekte të tjera
Është e rrallë të dëgjohet ndonjë që pranon se burimet e energjisë së rinovueshme kanë defekte, veç mos qoftë kundërshtar i tyre. Fatkeqësisht, me burimet e rinovueshme ekziston një larmi problemesh që zakonisht injorohen, përfshi kërkesën për terrene të mëdhenj, konkurrencën me prodhimet ushqimore, çrregullimin e furnizimit dhe ndotësit. Megjithëse metanoli mund të ketë benefite të qarta mjedisore, ai ka edhe një seri pasojash negative, midis të cilave nevoja e madhe energjetike për plehërues, transformimin dhe transportin, edhe pse shpesh e gjitha kjo ekzagjerohet. Impakti mbi çmimet e prodhimeve ushqimore në nivel botëror ka qenë i dukshëm, edhe pse duhet të zbutet në perspektivë. Kurse karburanti me metanol bart me vete një larmi substancash ndotëse, përfshi nivelet më të larta të acetaldeidit dhe formaldeidit respektivisht benzinës normale, por edhe komposto organike volatile më të mëdha. Nga ana e tyre, qelizat fotovoltaike mund të përmbajnë materiale të rrezikshme që mund të dalin në rast incidentesh, ndërsa impiantet për përqendrimin e diellores zakonisht përdorin naftë apo kripëra të shkrira dhe pothuajse të gjitha impiantet kërkojnë substanca si lubrifikues dhe fluidë hidraulikë.
Konkluzione
Promovimi i teknologjive akoma jo gati për tregun nënkupton të harxhohen para dhe të dëmtohet imazhi i tyre në sytë e konsumatorëve. Resurset e kufizuara të bilancit tonë duhet të ridrejtohen, duke u dhënë subvencionime tejet inferiore diellores (e cila nuk ka nevojë) dhe fotovoltaikes (jo akoma gjerësisht e ndjekshme). Paratë e kursyera duhet të shpenzohen në kërkime për të reduktuar kostot e fotovoltaikes dhe përmirësimin e teknologjive të baterive, që do ta bënin më tërheqëse një larmi burimesh energjie dhe përdorimin e tyre, por mbi të gjitha duhet pranuar se aftësia ekonomike e një teknologjie energjetike të caktuar ka si rezultat adoptimin e përhapur të vetë teknologjisë nga ana e konsumatorëve, gjë që është shumë e dobishme se detyrimet qeveritare. Ky është motivi sipas të cilit kursimi energjetik ka dhënë një kontribut të fuqishëm në tri dhjetëvjeçarët e fundit.
Michael C. Lynch është President i Strategic Energy and Economic Research dhe kërkues pranë Center for International Studies të Massachusetts Institute of Technology.
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Similar topics
» Serbët vendosin një kryq të lartë 7 metra në Rudare
» Vasil Tabaku:SHQIPËRIA NE UDHËKRYQ APO POLITIKA E KRYQËZUAR
» Këze (Kozeta) Zylo: Nga i kryqëzuar në Mëmëdhe, sot i ringjallur me këngët e tij në Diasporë
» Sipas serbëve, Flamuri ynë para Skenderbeut, paska pasur mbi shqiponjë një kryq

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi