Vasil Tabaku:SHQIPËRIA NE UDHËKRYQ APO POLITIKA E KRYQËZUAR
Faqja 1 e 1

Libri 5.
Vasil Tabaku
SHQIPËRIA NE UDHËKRYQ APO POLITIKA E KRYQËZUAR
Vasil Tabaku:” SHQIPËRIA NE UDHËKRYQ APO POLITIKA E KRYQËZUAR”
Shtëpia Botuese “EPOS” Tirane 2001
Redaktor – Mujë Buçpapaj
Recensent: Kostaq Xoxi, Bardhyl Vuçitërni, Behar Sinani
(Fragmente nga libri )
1. HISTORIA KOMBËTARE, VETVETJA JONE QË DUHET RISHKRUAR
Nocioni “histori”, nuk është thjesht një ngjarje, një rrëfenjë, apo një shkruarje datash, ky nocion ka përmasa madhështore, të ngjizura nga e vërteta e madhe, e pakontestueshme, e pa trillueshme dhe pa zhberëshme. Shpesh, Brenda historisë kanë penetruar gjithfarë manipulatorësh, që nga politikanët, shkruesit e saj apo thënë ndryshe pseudohistorianë, dështakë, diktatore dhe smirëzinj kombëtarë. Të gjitha këto, na japin të drejtën legjitime si shqiptarë të kërkojmë jo vetëm rishikimin e Historisë, por edhe rishkrimin dinjëtoz të saj sipas të vërtetave të mëdha përmes shekujve. Ndërkohë një grup njerëzish të implikuar në krimin e madh ndaj historisë, por edhe ndonjë i keqinformuar, e kundërshtojnë rishkrimin e Historisë. Debati i gjerë që vazhdon prej vitesh, shpesh politizohet, duke veshur koracën e “imunitetit” të deputetit apo liderit politikë. Por Historia Kombëtare, nuk është vetëm historiografia politike, pasi këtu gërshetohen vlerat artistike, letrare, shkencore, arsimore dhe sociale. Kemi të bëjmë me një rrafsh tepër të gjerë, I cili natyrisht meriton vëmendjen e studiuesve dhe historianëve përkatës sipas fushave respektive.
Kur Historia Kombëtare, trajtohet si pronë dhe shpërfytyrohet
Përmes dekadave të rënda të diktaturës komuniste, u tentua tjetërsimi, nxirja dhe falsifikimi i HISTORISË si një vlerë e madhe kombëtare. Njerëzit e diktatorit e trajtuan Historinë si pronë dhe përmes një sakrilegji të përfytyruar e shpërfytyruan Historinë me gjithfarë deformimesh, sajimesh dhe falsifikimesh absurde. Diktatori paranojak Enver Hoxha, duke hyrë arbitrarisht në panteonin e Historisë, falsifikoj ngjarje data emra dhe mbi të gjitha shpërfytyroj të vërtetën kombëtare. Nuk e shoh të rrugës të ndalem në detaje konkrete, por do të përmend dy nga kolonat më të mëdha të historisë, identitetin kombëtar dhe panteonin e lavdisë kombëtare. Të dyja të manipuluara tragjikisht nga Enver Hoxha dhe shkruesit mjeran që i manipulonin vlerat duke i atribuuar Enver Hoxhës gjithçka. Këta shkrues të përunjur e futën diktatorin në histori si liderin që përcaktoj identitetin kombëtar të shqiptarëve, kur në të vërtet, diktatori e shkatërroj atë duke aplikuar monstrën e “socializmit fitimtar të Shqipërisë”. Këta pseudo shkrues, e zhveshën kombin dhe Shqipërinë nga çdo meritë historike, të shtetformimit. Zëvendësuan emrat e themeluesve të shtetit të parë shqiptar, në vitin 1912 me shpalljen e Pavarësisë Kombëtare. Kujtojmë këtu atdhetarin Lef Nosi , i cili u sfumua krejtësisht dhe u vendos emir i “Baba Çenit”, babai i diktatorit. Për ta servirur këtë krim ndaj Historisë, u zhduk dhe procesverbali i shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, firmosur nga gjithë pjesëmarrësit, ku natyrisht nuk ekzistonte emir i Baba Çenit. Ky mashtrim, u server për gati pesë dekada, deri sa u rigjet Procesverbali i Shpalljes se Pavarësisë. Po i njëjti krim i shëmtuar u bë nga të zellshmit shkrues të indoktrinuar të Historisë edhe me emrat e shquar të Rilindjes Kombëtare, të Pavarësisë, periudhës së qeverisjes së Mbretit Ahmet Zogu dhe periudhën e pushtetit diktatorial. Po sjell këtu rastet e paprecedent të dhunimit të vlerave të Mbretit Zog, fshirjen e aktivitetit dhe vlerave të patriotëve të mëdhenj Faik Konica, Gjergj Fishta, Mehdi Frashëri, Bilal Xhaferri, Musine Kokolarit apo dhe hedhjen e hijes së zezë të harresës mbi Shenjtoren e madhe Nënë Tereza, duke i mohuar asaj edhe identitetin si shqiptare.
Shqiptarët njohin historinë e “helmuar” për Kosovën dhe më gjerë
Historia e Shqipërisë, nuk mund të ndahet nga historia e Kosovës. Ky realitet i madh historik, tashmë nuk ka pse të diskutohet apo të hidhet për debat. Gjithë etapat historike të Shqipërisë, që nga fillesa jonë si komb e gjer më sot, janë të gërshetuara në mënyrë të pandashme me Kosovën, me Shqiptarët e Maqedonisë apo ata të Malit të Zi. Historiografia e Kosovës, nga ana e këtejme e kufijve politik,pra Brenda Shqipërisë, është trajtuar nën censurën e plotë të tiranëve të diktatorit Hoxha, në fokusin e interesave politike të komunizmit shqiptar. Shitja e Kosovës tek Serbia e Titos, ishte një vepër makabër e Enver Hoxhës, por në histori, kjo masakër kombëtare u trajtua si një verdikt i Fuqive të Mëdha, kur në të vërtetë ishte një tradhti e madhe e Enver Hoxhës ndaj Kosovës dhe kosovarëve. Po ashtu dhe trajtimi i figurave atdhetare të Kosovës, u trajtuan sipas interesave të diktaturës komuniste në Shqipëri. Manipulimi i historisë së Kosovës nga shteti komunist shqiptar, i kaloj të gjithë kufijtë, duke u shndërruar në një krim të madh. Manipulator të historisë, nuk ishin vetëm historianët servile, por edhe figurat qendrore të politikës komuniste, të cilët ndryshonin datat, emrat dhe ngjarjet sipas interesave të diktatorit dhe komunizmit shqiptar. Historiografi të tipit Paskal Milo apo Pëllumb Xhufi, edhe pse i përkasin një brezi më të avancuar historianësh, ishin nga manipulatorët më të zellshëm të historisë sonë kombëtare, përfshi këtu edhe Kosovën. Helmi komunist mbi historinë e Kosovës si pjesë e Historisë kombëtare, vazhdoj gjatë gjer në vitet 90, kur në Shqipëri shpërtheu Lëvizja për Demokraci, e cila shkatërroj të gjitha çerdhet antikombëtare dhe filloj korrigjimin e drejt të Historisë.
Ngjarjet madhore Historike dhe plagjiatura e diktaturës komuniste
Duke filluar nga mbretërimi i Ahmet Zogut dhe ngjarjet që e pasuan, për të ardhur në periudha më të avancuara si Konferenca e Mukjes, Kongresi i Përmetit, lufta kundër mendimit ndryshe politik dhe eliminimi i partive të tjera politike, ishin një nga manipulimet më flagrante të komunistëve. Shumë evenimente historike, u përvetësuan, u përpunuan dhe iu adresuan PS dhe Enver Hoxhës, duke shënuar kështu plagjiaturën me të madhe në Historinë Kombëtare. Shumë atribute historike, Enver Hoxha i përvetësoj në mënyrë të paturpshme duke e vënë veten në epiqendër të tyre. Kujtojmë këtu Frontin e Luftës kundër Fashizmit, më vonë etapat e zhvillimit të vendit në fusha të ndryshme si arsim, shëndetësi,shkencë, art, kulturë dhe letërsi. Të gjitha këto zhvillime, kishin si stampë sloganin komunist “nën drejtimin e Partisë dhe Shokut Enver” Ky përvetësim i paskrupullt dhe deformim, çonte edhe në manipulimin e të vërtetave historike. Të gjitha këto ndërhyrje flagrante për rreth 50 vjet diktaturë komuniste, servirën përpara opinionit, nxënësve, studentëve dhe botës, një histori të rreme, mashtrues, të deformuar dhe cinike. Ndaj dhe kërkohet me të drejt ndryshimi thelbësor, rishkruajtja e plotë dhe dinjitoze e Historisë sonë Kombëtare, e cila është dhe fytyra jonë, ndërgjegjja dhe veprimtaria jonë, pra është vetvetja jonë e madhe dhe unike.
1. GJERGJ FISHTA : HOMERI I KOHËVE MODERNE
Poeti ynë Gjergj Fishta është një nga vazhduesit autentikë dhe të drejtpërdrejtë të Rilindjes Kombëtare, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e krijuara në shekullin e njëzet dhe kjo se dhe mënyrat e pasqyrimit të jetës në krijimtarinë e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi. Gjergj Fishta lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Fillimisht punoi si bari, por shumë shpejt, kur ishte 6 vjeçar, zgjuarsia e tij i bie në sy famullitarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë, afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe "Ushtrimet e para poetike". Më 1893 i kreu studimet shkëlqyeshëm. Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.
Krijimtaria artistike Gjergj Fishta ishte i pari shkrimtar shqiptar, i propozuar për çmim Nobel, prozator, poet, përkthyes; "Militant i letërsisë shqipe" - cilësuar nga Lasgush Poradeci dhe "Poet kombëtar i shqiptarëve" nga Eqrem Çabej. Poezinë e parë Fishta e botoi në "Albania", më 1899, me pseudonimin e popullit. Gjatë veprimtarisë së dendur botuese, e cila përveçse në librat u publikua edhe në 15 gazeta e revista të kohës brenda edhe jashtë vendit, veprimtaria e tij përfshin 40 vite të jetës, ku ai përdori 24 pseudonime. Si krijues Fishta, në radhë të parë ishte poet. Përkushtimin më të madh e pati ndaj epikës. "Lahutës së Malësisë", veprës së jetës, ai i kushtoi 40 vjet punë. Ndërsa, vepra tjetër epike "Moisi Golemi dhe Deli Cena" u botua jo plotësisht në shtypin periodik. Tonet e madhërishme heroike, burimësia e papërsëritshme e përfytyrimeve, shqiptarësia në dhënien e mjediseve, heronjve dhe rrethanave kanë bërë që Fishta, si epik të quhej "Homer i Shqipërisë".
Ndërthurjet e ndryshme të mitologjisë me realitetin, ashpërsia e stilit , mendimi i fuqishëm filozofik, dramaciteti i veprës kanë bërë që Fishta të krahasohet në këtë lëmë me Gëten e Danten. Fishta arriti të botojë këngët e para te "Lahuta e Malcisë", kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Tre vjet më vonë botoi përmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit" dhe më 1909 përmbledhjen lirike "Pika vëset", më 1913 boton "Mrizi i Zanave". Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931, Greqia i jep dekoratën "Foenix ". Më 1939, Italia e bën anëtar të Akademisë së saj.
Në tetor 1913 botoi revistën "Hylli i dritës", ndërsa më 23 tetor 1913 shpalosi flamurin kombëtar në kishën e Shkodrës, duke e lidhur atë me drita me xhaminë, për të treguar unitetin mes shqiptarëve. Gjergj Fishta mori shumë medalje të ndryshme nga populli i Shkodrës, i Beratit, mbreti i Austrisë, nga Greqia dhe Turqia. Vetëm pas viteve ' 90'-të, krijimtaria e Fishtës zuri vendin e merituar në letërsinë dhe në kulturën tonë kombëtare.
Aktiviteti i tij patriotik Deri më 1899, Fishta shkruante me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar të 1899 ai u bë bashkëthemelues dhe pjesëtar aktiv i shoqërisë "Bashkimi", të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe. Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër, deri atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai instaloi gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit. Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ai e priti me entuziazëm të veçantë, por Luftën Ballkanike dhe Konferencën e Ambasadorëve me një brengë të madhe. Shkodra, qyteti i tij, të cilin kërkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte në duart e fuqive ndërkombëtare. Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publicistike që boton në revistën "Hylli i dritës", revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor të 1913 dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën "Posta e Shypnisë" (1916-1917) dhe më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqin "Komisinë letrare" që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare. Mbarimi i Luftës së Parë Botërore përkon me pjekurinë e plotë të personalitetit të Fishtës si poet, si intelektual, dhe politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit të 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar, ku kreu veprimtari të dendura politike. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit më 1924. Përndiqet pas rikthimit të Zogut në Shqipëri dhe vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali, ku ndërkohë krijon, boton e riboton pareshtur. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i "Lahutës së Malësisë" në 1937.
Korrespondenca e Fishtës me Musolinin dhe Jakomonin Njihen dy letra që Patër Gjergj Fishta i ka drejtuar Benito Musolinit. Letra e parë i takon vitit 1934 dhe është e postuar në Livorno, Itali. Kjo letër është e shkruar italisht, herë-herë me fjalë jo të italishtes së sotme. Duke ndjerë se nuk i mbetej shumë për të jetuar, Fishta i kërkoi Musolinit që vepra e tij të botohet e plotë dhe "e paraqitshme", gjë që nuk mund ta bënte Urdhri Françeskan dhe as Provinca e Fishtës, ndërkohë që të ardhurat nga shitja e veprës t’i kalonin kësaj province. Deri në atë kohë dijetari shqiptar thuajse e kishte mbyllur ciklin e gjithë krijimtarisë së tij, pavarësisht rishikimeve të mëvonshme. Lutja konsistonte në botimin e të shtatë vëllimeve të veprës, ku përfshihen poezia ajo epike me "Lahutën e Malcisë", lirika, drama, satira politike dhe sociale, proza, përkthimet nga Iliada e Homerit, Molieri, etj. Ndërsa letra e dytë e Fishtës drejtuar Musolinit është shkruar në Romë, me datë 27 prill të 1940 dhe po ashtu si letra e parë mban edhe vitin përkatës fashist, viti XVIII, i drejtohet tashmë Udhëheqësit – Duçe. Në këtë letër të shkurtër i shkruan për prof. Gino Bottiglioni, i Universitetit të Bolonjës, që në atë kohë ishte thirrur nga Akademia Italiane – anëtar i kësaj Akademie Gjergj Fishta u bë në 1939 – i ngarkuar me misionin për të promovuar studime në të gjitha fushat e dijes dhe për të drejtuar të rinjtë studentë. "Qendra jonë e Studimeve Shqiptare do donte një impuls të dukshëm nga profesori i Universitetit të Bolonjës ku me iniciativën e tij, po organizohet një grup të rinjsh veçanërisht i përkushtuar ndaj albanologjisë". Për këtë Fishta "guxoi" t’i drejtohet Duçes dhe "gjykimit të tij të ndritur" për t’u gjetur një mënyrë që ta shtyjë më tej këtë nismë. Letra drejtuar Jakomonit, mëkëmbësit të mbretit Viktor Emanuel III, është një lutje për të ndihmuar albanologun Norbert
Përgatiti: Sh. DIBRANI

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vasil Tabaku:SHPIRT I ZI
» Të kryqëzuar në një kryq biomase?
» Nga Prof. Dr. Mehdi HYSENI:NË BALLKAN EKZISTON VETËM SHQIPËRIA ETNIKE E COPËTUAR NGA FQINJTË E SAJ SLLAVË, JO “SHQIPËRIA E MADHE”, JO!!!
» Suzana Kuqi: Në udhëkryq
» Daut Duriqi:Serbia në udhëkryq

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi