Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AAK-ja në koalicion me PDK-në, vetëm nëse hyn edhe LDK-ja

Shko poshtë

AAK-ja në koalicion me PDK-në, vetëm nëse hyn edhe LDK-ja Empty AAK-ja në koalicion me PDK-në, vetëm nëse hyn edhe LDK-ja

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 08, 2011 6:55 pm

AAK-ja në koalicion me PDK-në, vetëm nëse hyn edhe LDK-ja

AAK-ja në koalicion me PDK-në, vetëm nëse hyn edhe LDK-ja Pa-Thacin
Pas mbledhjes së Këshillit Drejtues dhe Kryesisë, AAK-ja ka bërë publik qëndrimin përfundimtar të saj për të mos hyrë në koalicion vetëm me PDK-në. Sipas AAK-së, tani Kosovës i duhet një koalicion i gjerë mes PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, por pa Hashim Thaçin kryeministër.

Pas mbledhjes së Këshillit Drejtues dhe Kryesisë, AAK-ja ka bërë publik qëndrimin përfundimtar të saj për të mos hyrë në koalicion vetëm me PDK-në. Sipas AAK-së, tani Kosovës i duhet një koalicion i gjerë mes PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, por pa Hashim Thaçin kryeministër.

Këshilli Drejtues i AAK-së kërkon formimin e koalicionit të madh PDK-LDK-AAK ose do të mbetet parti opozitare
Këshilli Drejtues dhe Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në një mbledhje të përbashkët, vlerësuan se gjendja në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë si në aspektin ekonomik, politik, institucional dhe shtetëror.
Këshilli Drejtues dhe Kryesia e AAK-së vlerëson se mungesa e liderit z. Ramush Haradinaj është ndier në tërë skenën politike dhe si pasojë e kësaj gjendja në Kosovë është rënduar edhe më shumë.
Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për qartësi politike, veprime të mençura institucionale në mënyrë që të ndryshohet për të mirë kahja që ka marrë vendi për shkak të procesit të lënduar zgjedhor dhe qeverisjes së keqe në tri vjetët e kaluara.
Megjithë vërejtjet e shumta për procesin zgjedhor, i cili është karakterizuar me parregullësi të shumta, Këshilli Drejtues dhe Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerësojnë që duhet pranuar rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të cilat janë certifikaur nga KQZ me 7 shkurt, 2011.
Këshilli Drejtues dhe Kryesia e AAK-së janë të bindur se rrugëdalja më e mirë në rrethanat e sotme në Kosovë, është krijimi i koalicionit të gjerë midis PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, si mundësi e vetme për të tejkaluar situatën e rëndë në të cilën gjendet Kosova. Në një përbërje të tillë, AAK-ja do të jepte kontributin e vet për të stabilizuar shtetin e Kosovës, tejkaluar ngërçin politik, përmirësuar kornizën ligjore zgjedhore dhe për të vendosur sundimin e ligjit në prioritet të pashmangshëm.
Në rast të mos-mbështetjes së këtij propozimi nga subjektet tjera politike, Këshilli Drejtues dhe Kryesia e AAK-së vendosin sot (e martë, 8 shkurt 2011) që AAK-ja përfundimisht të qëndrojë në opozitë parlamentare.
Grupi Parlamentar i AAK-së do të jetë konstruktiv, aktiv dhe i fuqishëm në opozitë-bërje si mënyrë e përfaqësimit të interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
>>AAK-ja sot vendos për pozicionin e saj politik
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi