LDK nuk pranon propozimin e AAK-së
LDK nuk pranon propozimin e AAK-së
LDK nuk pranon propozimin e AAK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës refuzoi propozimin e AAK-së, që formula e ardhshme qeverisëse të ndërtohet nga treshja PDK, LDK dhe AAK.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala, tha se LDK mbetet te pozicioni i mëhershëm se nuk lidh koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit, pasi që këtë parti politike e sheh si përgjegjëse për manipulimet dhe parregullsitë gjatë zgjedhjeve të 12 dhjetorit, transmeton REL.
“Nuk është propozim i ri i AAK-së, edhe pse ata sot e kanë shndërruar në propozim zyrtar. Qëndrimi i LDK-së dihet. LDK nuk hyn në koalicion me PDK-në dhe se ne nuk e kemi kushtëzuar asnjëherë hyrjen në qeveri me një parti të tretë”, tha Shala.
Gjatë ditës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mori një vendim, sipas të cilit, kjo parti politike do të përfshihej në qeverinë e ardhshme vetëm nëse ajo do të formohej nga treshja PDK-LDK dhe AAK.
Një formulë e tillë qeverisëse do të kontribuonte në stabilizimin e shtetit të Kosovës, do të tejkalonte ngërçin politik dhe do të përmirësonte kornizën ligjore zgjedhore, tha anëtari i Kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri.
Por, në rast se nuk përkrahet ky propozim, Tahiri tha se AAK, përfundimisht mbetet në opozitë dhe nuk preferon qeverisje vetëm me PDK-në dhe Hashim Thaçin.
“Në rast të mosmbështetjes së këtij propozimi nga subjektet tjera politike, Këshilli Drejtues dhe Kryesia e AAK-së vendosin të martën më 8 shkurt 2011, që AAK-ja përfundimisht të qëndrojë në opozitë parlamentare”, deklaroi Besnik Tahiri.
Duke e refuzuar formulën qeverisëse PDK – LDK dhe AAK, Kujtim Shala nga LDK-ja theksoi se si zgjidhje mund të jetë arritja e një marrëveshjeje politike për formimin e një qeverie të përkohshme gjithëpërfshirëse, e cila do të kishte mandatin e qartë, përgatitjen e vendit për një proces të ri zgjedhor.
“Zgjidhja që ofrojmë ne në këtë situatë delikate është që të kemi një marrëveshje politike që të krijohet një qeveri e përkohshme, e cila do të përgatiste zgjedhje të rregullta e të ndershme dhe kjo qeveri do të kishte mandatet e përcaktuara me data”, theksoi Kujtim Shala.
Ndërkaq sipas Besnik Tahirit të AAK-së, formula qeverisëse e ndërtuar nga PDK, LDK dhe AAK do ta stabilizonte vendin dhe do ta drejtonte atë në proceset e rëndësishme, si në aspektet e zhvillimit të brendshme ekonomik, ashtu edhe në politikën ndërkombëtare, me theks të veçantë në bisedimet e ardhshme me Serbinë.
“Ne e dimë se kemi probleme shumë të mëdha. Ne e kemi sot Kosovën pa buxhet të miratuar, kemi probleme të mëdha edhe me obligimet që kemi hyrë si shtet për shërbyesit civil dhe mbi të gjitha mbi supet tona kemi raporte të këqija për Kosovën, të cilat na rëndojnë në imazhin ndërkombëtar. E, në anën tjetër, kemi edhe kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare për bisedime me Serbinë”, u shpreh Tahiri.
Formula e AAK-së nuk u komentua nga PDK-ja, si fituese e zgjedhjeve, e cila tani edhe zyrtarisht është futur në fazën e ofertave për formimin e qeverisë së re.
Por, në bazë të disponimit të partive tjera politike, PDK-ja dhe kandidati i saj për kryeministër Hashim Thaçi tani kanë në dispozicion për bisedime vetëm pakicat dhe Koalicionin për Kosovën e Re të Behxhet Pacollit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Cili është politikani që i bëri propozimin 1 milionë eurosh Kallashit?
» Lajme mbi rezultatet e zgjedhjeve:Edhe PD-ja edhe PS-ja kane filluar te festojne fitoren!
» Serbia s’pranon zhbërjen e strukturave paralele
» Nuk e pranon akuzën
» Thaçi: Serbia sot pranon pavarësinë e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi