Nuk e pranon akuzën
Nuk e pranon akuzën
Nuk e pranon akuzën
Nga Jeton Musliu
Fazli Sejdiu ka dalë të premten para gjyqtarit të procedurës paraprake, duke kundërshtuar akuzën me të cilën e ngarkon prokurori i çështjes Osman Mehmeti. “Nuk jam fajtor për këto vepra penale dhe nuk e pranoj fajësinë”, është shprehur Fazli Sejdiu para gjyqtarit të procedurës paraprake, Sylejman Hajredini, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Sipas akuzës së përpiluar, e të cilën e posedon edhe Express, ky 20 vjeçar, në qershor të vitit të kaluar, ka tentuar ta vrasë Kryeministrin Hashim Thaçi dhe në të njëjtën kohë ka pasur armë pa leje.
Por, derisa prokurori, pala e paditur dhe avokatët e tyre, shumica të caktuar sipas detyrës zyrtare, kanë marrë pjesë në këtë seancë, ka munguar Tomë Gashi, i cili është mbrojtës ligjor dhe këshilltar për çështje juridike i Kryeministrit Hashim Thaçi “Ju kam thënë se nuk më ka ardhur asnjë ftesë dhe për këtë arsye nuk kam çfarë kërkoj në një seancë që nuk më kanë ftuar”, thotë avokati Gashi për Express.
Ndërkohë, derisa ka kundërshtuar dy akuzat për tentim-vrasje dhe armë mbajtje pa leje, avokati Shefqet Bytyci, mbrojtës ligjor i Fazli Sejdiut, ka pranuar se klienti i tij mund të akuzohet për vjedhje në tentativë. Këtë e ka pranuar edhe vetë Fazli Sejdiu, i cili në deklaratën e dhënë në prokurori ka treguar tërë rrugën që ka bërë më 6 qershor të vitit të kaluar, përfshirë edhe tentimin për të vjedhë.
ha as letra”, thotë Bytyci për Express, duke qenë i bindur se gjyqtari i procedurës paraprake nuk do ta konfirmojë akuzën aktuale. “Ose duhet që ky rast të mos konfirmohet ose duhet që akuza të ndryshohet. Kjo për faktin se nuk ka asnjë provë. Përndryshe, vetë policia në denoncimin e parë të rastit e ka paraqitur si tentim vjedhje”, shprehet avokati Shefqet Bytyci.
“Krejt çfarë ka pasur atë natë klienti im, ka qenë një paketë me cigare dhe një telefon celular. Asgjë tjetër. Kurse prokurori e akuzon për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që nuk ka prova”, shpjegon Bytyci për Express.
Së bashku me të dyshuarin kryesor për këtë rast, në këtë seancë janë paraqitur edhe tre personat e tjerë të dyshuar për dhënie ndihmë Fazli Sejdiut, pas plagosjes së tij nga rojet e Kryeministrit Thaçi.
Ata janë përfaqësuar nga avokatë të caktuar sipas detyrës zyrtare, të cilët janë shprehur të habitur me këtë akuzë të përpiluar nga prokurori Osman Mehmeti.
“Nuk ka asnjë provë, asnjë fakt nuk i materializon dispozitat e aktakuzës. Mjerisht të akuzuarit nuk mund të angazhojnë as avokatë”, thotë Ramë Dreshaj, avokat i caktuar sipas detyrës zyrtare për të mbrojtur Kushtrim Gecin.
“Avokatët, sipas detyrës zyrtare, angazhohen aty për aty. Krejt çfarë munda të bëj në këtë rast është fal asaj çka dimë nga mediet”, thotë Dreshaj për Express.
Sa i përket aktakuzës, në të shkruan se në natën e 6 qershorit të vitit të kaluar, rreth orës 23 e 15 minuta, Fazli Sejdiu me dashje ka dashur të privojë nga jeta Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci.
“Ai ka kaluar rrethojën 4-5 metra të lartë duke hipur në ballkonin prej 2-3 metra, i pajisur me armë zjarri të tipit të panjohur dhe me një shkop 25 centimetra, ka dashur të futet përmes dritares në shtëpinë e Kryeministrit”, thuhet në aktakuzë.
“Duke ecur nëpër ballkon, ai është vërejtur nga roja i sigurimit i cili i ka thënë ‘ndalu’, por i pandehuri nuk është ndal dhe kthehet në drejtim të rojës”, vazhdon më tej aktakuza.
Sipas këtij dokumenti, në atë rast, roja shtie një herë në ajër, por pasi dëgjon një të shtënë në drejtim të tij, nga ku ka qenë i kthyer i pandehuri Fazli Sejdiu, atëherë sigurimi i Kryeministrit shtie në drejtim të këtij personi duke e qëlluar në pjesën e djathtë të krahut të dorës.
“Duke i rrjedhur gjak nga dora, i pandehuri vazhdon rrugën nëpër ballkon, kalon rrethojën aty ku kishte hyrë dhe largohet nëpër oborret e shtëpive të tjera në drejtim të veriut rreth 100 metra dhe kur vëren 2 -3 persona, kthehet mbrapa në drejtim të rrugës kryesore te ura e Arbërisë”, saktëson akuza e prokurorisë.
Sa i përket personave të tjerë, Alban Geci, Kushtrim Geci dhe Orges Prelvukaj, prokuroria i ngarkon ata për bashkëkryerje të veprës panel dhe moslajmërim të kryerësit të saj.
“Fazli Sejdiu në natën kur ka ndodhur ngjarja i ka thirr ata në telefon duke iu treguar rastin dhe iu ka kërkuar ndihmë. Ata janë takuar në qytezën ‘Pejton’ dhe nuk e kanë lajmëruar rastin”, thuhet në këtë dokument.
Sipas aktakuzës, të nesërmen paradite Fazli Sejdiu ka shkuar te shtëpia e Alban dhe Kushtrim Gecit, të cilët së bashku kanë shkuar në një shtëpi të pabanuar, pronë e këtyre dy të fundit.
“Edhe pse i pandehuri Sejdiu u kishte treguar këtyre të dyve për rastin, ata e kanë strehuar dhe pas një kohe të tre janë larguar nga aty”, thuhet në aktakuzën e prokurorisë.
Në këtë dokument janë të përfshirë edhe emrat e personave, të cilët prokuroria i kërkon të dëshmojnë në lidhje me këtë rast, në mesin e të cilëve që nga koha kur ka ndodhur rasti e deri më tash, disa prej tyre kanë vdekur.
Për konfirmimin ose jo të kësaj aktakuze, palët duhet të presin disa ditë derisa gjyqtari të marrë një vendim.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» Haliti: Prokuroria të më hetoj për akuzën e Hotit
» Antinazisti Hans Troschel dënohet nga Bilbil Klosi me akuzën e “nazistit”
» LDK nuk pranon propozimin e AAK-së
» Lajme nga Maqedonia-Ilirida

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi