Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sofi Ziri:7 Poezi nga poeti i vogël Nilidon Pepushaj

Shko poshtë

Sofi Ziri:7 Poezi nga poeti i vogël Nilidon Pepushaj Empty Sofi Ziri:7 Poezi nga poeti i vogël Nilidon Pepushaj

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 10, 2011 1:14 am

Sofi Ziri:7 Poezi nga poeti i vogël Nilidon Pepushaj 27404_100001165007247_836_n
Sofi Ziri:7 Poezi nga poeti i vogël Nilidon Pepushaj

Miqtë e mi, a nuk është një poet i mrekullueshëm NILIDONI....?
Lexoni sa me ndjenjë ai shkruan, sa bukur di ti rradhisë vargjet, çfarë pranverë vargjesh na sërvir ky poet i vogël....
Kur na e ka publikuar për herë të parë zonja Fatime Kulli, jam befasuar vërtet nga mjeshtria e vargut të këtij fëmije...
Sot, them me bindj,e që vargu i tij është më i avancuar dhe e falenderoj për kênaqësinë që më jep gjatë leximit....

Faleminderit!
.....................................................

7 Poezi nga
Nilidon Pepushaj
.....................................................


Syri

Syri, pasqyra e shpirtit,
si gjuetari, gjuan gjithcka.
Nga toka lëshon shigjeten prerëse,
te Hëna, pastaj yjet e hapërira.

Oh, sa bukur do ishte,
sikur shigjetat te ndertonin
nje koloni të tërë.

Syri nuk banon vetëm në tokë,
por ku qejfi t’ia dojë,
në Tokë, hapësirë , sa edhe goja,
komshija e tij, lodhet duke treguar.

Syri flet më shumë se gjithçka,
e kurrë nuk bëhet llafazan.
Në një sy të vetëm,
mud të lexosh më shumë se në letër.

Grindja më e madhe është syri.
Kur të shikon me inat,
lufta nuk është asgjë
përballë atij zëmërimi që të mat.

Bie shi

Kur bie shi,
Natyra mbulohet me arin e saj.
Një ar që nuk ka ngjyrë të artë.
Por bukur merr ngjyrë loti.

Kur bie shi,
atë çast qielli qan.
kurrsesi për dëshpërim,
po qan si nuse, për gëzim.

Ato lot që lëshon qielli,
nuk bien vetëm në tokë,
s’kanë vetëm këtë detyrë,
ato dhe ujisin bimët,
lajnë të lumen Natyrë.

Bien në tokë,
mblidhen,
formojnë një pellg të vogël,
se vogësitë rriten.

Në atë moment,
pasi pushon shiu,
Dielli krihet mbi pellg,
si një hero mbipasqyrë.

Mjelma

Mjelma kur zhytet në ujë,
është njëlloj si poeti në ide,
njësoj si magjistari në magji,
njësoj si punëtori në punë.

Kur mjelma zhytet në det,
është vërtet magji
që magjistari nuk e arrin.

Kur mjelma krahët i hap e fluturon,
si është e mundur,
gjithë Botën e shijon.

Dimri

Flokë të bardhë janë,
bien përtokë,
nga Koka e Qiellit
E formojne nje qilim te bardhë.

Nje qilim te akullt për njerezit
e rrobë të bukur për Natyrën,
duke lënë tullac Qiellin
e duke dobësuar Diellin.

Piktura e parë

I vogël shumë,
piktor i mbarë,
piktura e parë,
në murë është bërë.

Fëmijët të tillë janë,
talent pikture në mure kanë
një bukuri,
një pakënaqësi.

Bukuria,
Shtëpia e mbushur me piktura.
Keqardhje,
Shtëpia pis bëhet,
jo me pluhur,
por me pikturë,
në .. murë.

Përpjekja

Gjatë një përpjekje,
Drjersa mu bë lot
e gëzimi trishtim,
në një lojë, si me thënë kot.

Sikur Tersiti kish pushtuar trupin tim,
dështim i plotë i përpjekjes, dëshpërim,
Tersiti po luante me trupin tim.

Ishte natë,

trishtimi kishte pushtuar trupin,
u përpoqa të bindja veten ,
të luftoja për gëzimin,
por kisha shumë frikë
trishtimi më kishte pushtuar kokë e këmbë.

Trishtimi gjallë ishte,
e gëzimi si i velur,
përpjekja ishte me qëllimin që të fitoja,
Edhe lojën prej koti, e doja

Papritur u shfaq Aferdita,
ajo më shpëtoi nga trishtimi,
dhe Gëzimi ma mbushgi shpirtin.

Elefanti në qytet

Atë ditë dhjetori,
Elefanti në qytet doli.
shkoi te një semafor,
por e theu me një dor.

Shoferët u tronditën aq shumë,
si monument u ngjante në rrugë.
shkoi te një hotel,
për kat te tetë ishte dembel.

Futet në një dyqan,
e tërhoqi një tulipan,
qyteti i qelqeu shumë,
deri sa pa një qen duke bërë hum-hum.

Kur e lodhi uria në dark,
duhej te fuste dicka në bark
hej, me piru s’ haheshin makaronat spaget,
ndaj u kthye përsëri te shtëpia e vet.
......................................................
Nilidon Pepushaj
Klasa e 3-te B
Shkolla “Zemrae Krishtit
Shkoder
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi