Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nilidon Pepushaj:BUQETE ME POEZI

Shko poshtë

Nilidon Pepushaj:BUQETE ME POEZI Empty Nilidon Pepushaj:BUQETE ME POEZI

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 10, 2010 9:03 pm

Nilidon Pepushaj:BUQETE ME POEZI 20854_127614557280443_100000956997307_127712_6630613_n
Nilidon Pepushaj:BUQETE ME POEZI
Deti


Deti me ngjyrën e tij të hishme,
Shumë i bukur është.

Ngjyrën si qiellie ka,
po jo plotësisht.

Pulebardhat bejne feste siper tij,
Duke vallëzuar e ngrene.

Dhe peshqit gjithashtu bejne feste,
Në hapësirën e tyre të zbavitjes
Duke ngrene e kercyer.

E kaltra,
Ngjyrë shumë e bukur është.
Të gjithve ashtu ju duket.

Deti më i nevojshëm se i pashëm.
Për tu freskuar, për të mësuar të notosh,
E shumë të tjera sa s'mund të thuhen.

Sa mbreteri e kalter e e bukur eshte Deti!



MESUESJA IME

Mesuese Leonora e veçantë,
Me mençurinë e saj të zjarrtë,
Me mëson mua.

Ne mengjes kur hyj ne klase e s'eshte mesuesja aty,
Behet zhurme,
Une jo,
Ndersa kur eshte mesuesja, zhurmuesit rrine urte.
Vetem une jo,
Duke thene:
E di mesimin.

Prinder i dyte mesuesja është,
Perpiqet me shpirt qe te me mesoje,
Dhe une i jam borxhli.

Mesuesja kurre s'me edukon duke me qortuar,
Por me edukon me shembuj,
Sa e dashur mesuesja!

Une e dua shume ate,
Sa here qe ajo flet,
Une provoj nje njdenje shume te mire.

Sa mire qe mesuesja s' ka profesion tjeter,
Se ndryshe nuk do ishte mesuesja ime.



Libri

Mençuria e vërtetë,
është libri.
Libra të ndryshëm ka.
Plot me ide.

Ka libra me figura, pa figura,
Me poezi, me shkrime.

Është e vërtetë ,libri shume i mençur eshte,
por tjeterkush është më i zgjuar,
Eshtë mendja.

Se nga ajo është bërë libri.
Mendja dhe truri jane miq te ngushte,
Jetojne ne te njejten banese,
ne koke.

Mendja krijon poezi,
Mendja shkrime.
Kjo formon librin.


E mira dhe e keqja

Çdo e mirë ka dhe një të keqe.
E mira dhe e keqja nganjëherë rrinë afër.
Fjala vjen, kur ecën policia e lëshon alarm,
Hajduti ikën.

Por dhe kur ecën policia,
Të tjerët duhet të hapin rrugën.
Se ndryshe ndodh nje aksident.

Ose, kur punon dhe lodhesh,
Sfilitesh por fiton.

Të punosh shumë është mirë,
Por ndoshta jo dhe aq,
Se punon mbase aq sa s'të ngele as nje pike fuqie.



Luani


Luani e mban mend si të kish ndodhur dje,
Se si kandidoi me tigrin guximtarë,
Dhe fitoi,

Luanin e votuan se e kishin frikë.
Vrap shkoi në dyqan me ndjenje të mirë,
Dhe bleu paruke,
Për të mbuluar zonën pa flokë,

Për vete doli i bukur,
Por për të tjerët i shëmtuar.
Luani pavarësisht fjalëve të kafshëve,
Nuk mbajti gjë ne vesh.

Kështu që banorët nuk donin mbret një mendjemadh,
Por një që nuk e lodh veten kot për pamjen,
Kështu për mbret vëndosën tigrin.

Keq të jesh i ashpër,
Me keq mëndjemadh.



Lepuri


Ai lepuri me veshët e tij të gjatë
e me këmbët me muskuj
vrapon si aeroplani qe fluturon.

Lepuri bukurosh është shumë,
Ka dhëmbë teper të bukur,
çdo ditë ai shkon te dentisti babush.

Lepuri shpesh ngjyros dhe flokët,
po në vend të lyejë flokët ai ngjyros dhe trupin,
dhe merr tërësisht një ngjyrë tjetër e del i bukur.



Nilidon Pepushaj
Klasa e 2-të B, Shkolla "Zemra e Krishtit"
Shkoder
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi