Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Everest Haxhi: 21 Janari, Erjoni dhe Shitësja e Vogël e Shkrepseve

Shko poshtë

Everest Haxhi: 21 Janari, Erjoni dhe Shitësja e Vogël e Shkrepseve Empty Everest Haxhi: 21 Janari, Erjoni dhe Shitësja e Vogël e Shkrepseve

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 12, 2011 2:11 am



Everest Haxhi: 21 Janari, Erjoni dhe Shitësja e Vogël e Shkrepseve U1_EverestHaxhi
21 Janari, Erjoni dhe Shitësja e Vogël e Shkrepseve

Nga Everest Haxhi

Duke ndjekur faqet e ndryshme të internetit dhe I shqetësuar për ngjarjet e dhunës së 21 Janarit në Shqipëri, më zuri syri një titull paksa të cuditshëm në një nga sitet e qendrës Uillson nëUashington DC. Titulli ekstrem dhe aspak miqësor në një situatë të tillë kur të gjitha institucionet ndërkombetare, dhe vecanërisht Shtete e Bashkuara të Amerikës po apelonin për një ndalim të dhunës dhe uljen e retorikave, më bëri kureshtar të thellohesha se kush po hidhte benzinë në një zjarr aq të madh, dhe pikërisht në zemër të Uashingtonit.
Tabloja u be e qartë menjehere sa pashë emrin e Erjon Veliajt I cili shfaqej konfuz nësë duhej të kshte ardhur si activist I shoqërisë civile apo si koordinator I opozitës në këtë pseudo event.
Më erdhën menjëherë përpara syve bloget e pafund dhe faqet e FaceBook me titullin” Erjon Veliaj Kryeminister” dhe u ndjeva keq për liderin e opozitës që nuk do të ketë shansin të provojë ndjesinë e të qenit kryeministër ne nje fitore te mundshe te forcave opozitare në të ardhmen e perceptuar si të afërt.
Ç’të bësh! Erjoni zyrtarisht I kudoprezantuar si Koordinator I Opzitës Shqiptare investon në të ardhmen e vet dhe ka objektiva të qarta se ku do që të shkojë. Don Erjon Kishoti I Mjaft-ës I updatuar rishtaz si Don Erjon Kishoti I Majt-ës, mashtrues profesionist dhe politikan amator ka meritën e madhë që kuptoi së fundmi dy gjëra :
1. Si aktivist I shoqërisë civile nuk arrinte dot të realizonte ëndrën e vet për tu bërë Kryeministër edhe pse paturpesisht vazhdon të prezantohet si I tillë në faqet e internetit dhe,
2. Paratë e vjedhura nga Lëvizja Mjaft duhen investuar për të realizuar qëllimin e madh.
Me këtë motivim dhe I shoqëruar si përherë nga arroganca e tij idioteske Z. Veliaj u fut ne sallën ku do të zhvillohej konferenca e ideuar, organizuar dhe strukturuar prej tij dhe prej nje shiteseje të vogël shkrepsesh që supozohej të moderonte takimin por që degradoi në preferencat e saj se kush do të fliste dhe cfarë duhej të thoshte.
Ajo shitëse e vogel por me ndjenja të thella antishqiptare ndizte nje kunj shkrepseje dhe ia servirte sa herë që Erjoni ndjehej ngushtë dhe ftohtë për të dhënë një përgjigje të hajrit. Flaka e brishtë dhe e vogël e kunjit e ngrohte Erjonin dhe e bënte që të fillonte ëndërimin me sy hapur duke folur që nga filmat më të rinj të hollivudit, ndarjen ne periudha të jetës së tij qysh nga fëmijëria dhe se si qarja e tij foshnjore në pesë vitet e para të jetës së vet nën diktaturën komuniste kishte qenë një e qarë proteste ndaj regjimit duke e futur Erjonin në grupin e të përndjekurve politikë.
Shitësi I fiqve dhe shitësja e vogël e shkrepseve në nje duet të përkryer vollën për Shqipërinë sa u mbante kandari që dikur peshonte fiqtë Erjoni. Antishqiptarizmi I tij arriti deri sa ti lejonte vetes te bënte lojra fjalësh me kontributet shqiptare të Forcave të Armatosura në Irak dhe Afghanistanduke I quajtur këto kontributë si përçapje të qeverisë për të joshur vendet perendimore dhë marrjen e mbështetjes prej tyre.
Nëse ka një shqiptar që e quan veten të tille, ka krenarinë e ligjshme që bijtë dhe bijat e vendit të vet luftojnë krah për krah me Shtete e Bashkuara të Amerikës për të kontribuar në kuader të aleancës si dhe për marrjen e eksperiencave dhe suportit të nevojshme për strukturimin e një force të armatosur moderne.
Pyetjes së njërit prej të pranishmëve se me ç’cilësi kishte ardhur në Uashington, me atë të aktivistit apo atë të politikanit të majtë Erjoni iu përgjigj duke folur per hallet që kishte kaluar në moshëm pesë vjecare, dhjetë vjecare dhe ato te njëzet viteve te fundit që pretendonte se I kishte kaluar nën rregjimin e urryer te Sali Berishes. (Më konfondoi edhe mua me atë arithmetiken e e tij se nga doli Sali Berisha 20 vjet në pushtet, po nejse!!!!!)
U kuptua nga e gjithë audienca se kishin të bënin me një njeri te ç’ekuilibruar qe nuk kishte të qartë pse ndodhej aty dhe se kush e kishte dërguar dhe me c’qëllim. Si Koordinator I opozitës është absurd fakti që ai pranoi inkriminimin e forces që përfaqësonte ne dhunën e 21 Janarit duke deklaruar fjalë për fjalë se “..if four people couldn’t have died, no body ëould have cared…” që në shqipe letrare përkthehet “…nëse katër njerëz nuk do të ishin vrarë asnjeri nuk do të merrej me ne…”.
Në gjuhën politike kjo deklaratë kaq e rendë inkriminoi jo vetëm autorin e saj por edhe forcën politike që ai po përpiqej ta përfaqësonte në atë evniment. Erjoni nuk tha asnjë gjë më tëpër se shefat e vet që paralajmërun ditë më parë në mediat shqiptare vdekjet dhe dhunën e skajshme. Erjoni si arrogant duke folur pa letër dhe duke kontradiktuar vehten në pothuaj të gjitha deklaratat që bënte, ritheksoi që këto skenare qenë te parapërgatitura dhe se për kauzën duheshin martirët e rradhës.
Arroganca e shitësit të fiqve I kaloi kufijtë e mendueshme dhe të pritshme.
Deklarata se raportet zyrtare te Departamentit Amerikan te Shtetit dhe OSBE/ODIR për legjitimitetin e zgjedhjeve te 2009 dhe të maxhorances që doli nga këto zgjedhje ishin të pabazuara dhe të ngjashme me letrat fallco të një makine të vjedhur që shëtit rrugëve te Tiranës, ishte një fyerje e tëmerrshne ndaj institucioneve perendimore dhe një atakim I stilit Enverist dikur për vendet kapitalisto-revizioniste.
Thirrjes së pjesëmarrësve në këtë takim për ndalim të dhunës, pritjen me durim për mbarimin e investigimeve dhë përcaktimit të përgjegjësve, Erjoni iu përgjigj se nuk mundet që opozita për hir të satbilitetit të pengojë axhendën e vete të bërit opozitë me të gjitha mjetet e mundshme.
Kupa u mbush kur “Koordinatori I Opozites” foli pëer parimet e demokracisë qe ndiqeshin Brenda strukturës që ai përfaqëonte duke marrë si shembull se kjo force politike mblidhej nje herë në dy javë dhe lintë hapsira për pjesëmarrësit, antarë të kësaj partie të shpreheshin lirshëm dhe të diskutonin politikat Brenda partisë.
Nuk u kuptua se kujt force politike I atribonte ai këto parime demokratike se të gjithë shqiptarët, elektorati I ndershëm I majtë, antarët e thjeshtë të asaj opozite por edhe figura intelektuale dhe me nivel të saj janë nën trysninë e një menaxhimi autoritar që pengon dhunshëm demokratizimin e partisë që ata aderojnë. Se kujt I referohej ai për një opozitë aq moderne ku përsëri sipas tij “fraksioni dhe fjala ndryshe qenë themeli I progresit dhe zhvillimit të mendimit politik të brendshëm”, një Zot e di.
Pyetja që lindi natyrshëm dhe që nuk po I jepej përgjigje ishte se kush e kishte dërguar Erjonin këtu në Uashington, pasi ai me brockullat që nxori nga goja nuk I shërbeu aspak forcës që ai zyrtarisht pretendonte se po përfaqësonte, duke e inkriminur hapur dhe duke e bërë përgjegjësë për dhunën dhe viktimat e shkatuara.
Nëse protestat që Erjoni I quajti thirrje e deshperuar per të tërhequr vëmendjen Ishin “paqësore” pse ai deklaroi qe nëse katër njerëz nuk do të ishin vrarë asnjë nuk do të merrej me ne?
Pse Erjoni atakoi seriozitetitn dhe vërtetësinë e institucioneve perendimore që monitoruan zgjedhjet e 2009 në Shqipëri dhe që kishin konfirmuar legjitimitetin e qeverise të dalë nga ato zgjedhje, duke krahësuar raportet e tyre me letrat e falsifikuara që përdor një makinë e vjedhur që leviz rrugëve të Tiranës?
Cfarë alternative ofroi ai si përfaqësues I opozitës përvec thirrjes dhe fyerjeve , dhe me cfarë guximi mashtronte ai në atë qendër të nderuar të demokracise kur fliste se sa moderne dhe sa mirë funsiononte demokracia e brendshme e partisë së vet?
Një mik I im I mirë më thotë shpesh proverbën e hedhjes së gurit në lumë prej një të cmenduri dhe përpjekjeve për nxjerrjen e tij nga njerzit që përpiqen ti japin nje sens këtij akti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi