Asllan Dibrani: Shqipe Hada një piktore e re me synime të përmasave të mëdha
Faqja 1 e 1
Asllan Dibrani: Shqipe Hada një piktore e re me synime të përmasave të mëdha
Shqipe Hada një piktore e re me synime të përmasave të mëdha
Nga Asllan Dibrani
Ishte një ditë janari në Tiranën e bukur ku gjithnjë po i lëshon rrënjët e një qyteti te kulturës dhe artit zhvillimit te,infrastrukturës ,ekonomisë dhe me një arkitekturë dhe pamje sikurse qytetet ma me influence të Evropës . Me sheshet dhe bulevardet, trotuare e gjëra që mund te krenohemi pran të tjerëve. Rruga qe shpinte drejt Laprakës për ta vizituar një fabrikë mobilierie si pronë e Shkëlqim Veliut një prodhues i mobileve klasike me modernen të punuara në mënyrë artistike që krijon një ndërlidhëshemeri të imazhit familjar, një prodhim shumë të veçanta dhe me kualitet të lart që sot mund të jenë konkurruese edhe në tregun e jashtëm. Me tu futur në brendësinë e objektit të fabrikës pos mobileve të bukura në katin e dytë aty ishte një hapësire e madhe e një galerie të artit me shumë piktura të ndryshme. Ngjyrat e atyre pikturave sikur i jepeshin një rrezatim reflektues ngjyrës së bardhë që dominonte në brendësinë e objektit,ku nga kureshtja pyeta mikun tim se nga është ky art në objektet e juaja?Zoti Shkëlqim duke qeshur na u përgjigj se ne jemi një shtëpi e madhe me artist dhe muzikant dhe u shpreh se Shqipja është bashkëshortja dhe autore e pikturave te ekspozuara ndërsa, Iliri vëllai im qe sa po arriti nga Fieri është këngëtar. U përshëndetem dhe i shtrënguam duart në shenjë miqësie. Me të mësua se Shqipja ka një Atelie arti në brendësinë e qendrës së Tiranës ,pa u vonuar ja mërsyem dhe arritëm në Atelienë e Shqipe Hades me një ambient jo të madh po i sterngarkuar me shumë punime ku edhe në ato momente e gjetëm me punën intensive me brushë në dorë duke punuar një punim në vaj, ku ishte kënaqësi ta zhvillonim një bisedë me këtë piktore të zellshme dhe punëtore .Shqipja qysh në fillim shihet se është një piktore e re me stilin realizëm po me synime të përmasave të mëdha. Me punimet e veta shihet se pamja dhe referenca është me ngjyra të forta ku ka një kombinim ngjyrash te ngrohta por në punimet e saj bien në sy edhe ngjyra e ftohtë me nuancat e së bukurës. Shqipja pos me ngjyra të vajit punon me ëndje edhe në grafikë akuarel ,punon edhe me ngjyra akrill me një optimizëm të brendshëm shpirtëror. Frymëzimin e përfitoj nga ambienti qe me rrethon dhe përpiqem qe ta plasoj me brushë në pëlhurë ose në letër thotë piktorja e re. Kjo piktore me një entuziazëm të theksuar sinjalizon një progres në zhvillimin e ngritjes së një perspektive në fushën e pikturës. Frymëzimin dhe motivin thekson Shqipja e kisha të paraqiturit e gjendjes jo te këndshme nganjëherë edhe nga ish sistemi monist në Shqipëri që nuk mundeshe të bëje atë që të flinte në shpirt si krijuese ,apo me rastin e përndjekjes së vëllezërve tanë kosovar nga regjimi serb nga trojet e veta ,ishte një gjë që ma ngacmoj imagjinatën që ato motive dhe pamje çnjerëzore t'i publikoja ne tablotë e ngjyrave të mia. Ma tutje thotë se ma me dëshirë punoj punime me frymë nacionale, ku skenografia e pikturës së Ali Pashë Tepepelenës qe ishte varur me kujdes në ambientin e Ateliesë së sajë kujton me nostalgji trimërinë e tij ku gjunjëzoj perandorinë osmane të asaj kohe. Ma tutje thekson se me qe jam me origjinë nga Tepelena ndihem shumë krenare dhe ajo qe me ka ngritur imagjinatën për ta lidhur të bukurën e kombinimit të ngjyrave me heroizmin e figurës se Ali Pashë Tepelenës u shpreh nder të tjera zonja Shqipe Hada.
Po tani ndryshimin ku e shiheni artin e tanishëm me atë në të kaluarën?
Shqipe Hada thekson se ka shumë, ku mund te them se është bëre një revolucion në zhvillimin e artit ne Shqipëri. Shqipja edhe se është e re në krijimtarinë e saj ka krijua një emër aty në rrethin e sajë, ku pretendon qe në te ardhmen të krijoj një unifikim te të krijuarit në veten e vet. Ma në fund u ndamë nga ai bagazh i madh të pikturave të Shqipe Hades duke u ndarë me një begati kujtimesh nga brusha e piktores tiranase .
Tiranë, janar, 2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Karikatura nga Asllan Dibrani
» Asllan Dibrani:Portret-intervistë me Alma Lama intelektuale e përmasave kombëtare!
» Asllan Dibrani - JO BACË, JO NUK U KRYE!
» Asllan Dibrani - Mos ma vidhni plisin
» Asllan Dibrani: Tefik Jashari-Dibrani pas 37 vjet pune në Zvicër u kthye në një parajsë të vërtet
» Asllan Dibrani:Portret-intervistë me Alma Lama intelektuale e përmasave kombëtare!
» Asllan Dibrani - JO BACË, JO NUK U KRYE!
» Asllan Dibrani - Mos ma vidhni plisin
» Asllan Dibrani: Tefik Jashari-Dibrani pas 37 vjet pune në Zvicër u kthye në një parajsë të vërtet
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi