POEZI NGA KUJTIM STOJKU-Me rastin e ditlindjes se poetit
Faqja 1 e 1
POEZI NGA KUJTIM STOJKU-Me rastin e ditlindjes se poetit
Me rastin e ditlindjes se poetit
POEZI NGA KUJTIM STOJKU
MBI TAVOLINËN TIME.
Mbi tavolinën time qëndrojnë si kristale
Plagët, vuajtjet dhe lotët e atdheut tim
Lot që herë herë si inxhi ngrijn’ nën qerpik
N’kët’tavolinë pikojnë pik pik vazhdimisht.
Dhe unë kaloj përmes këtyre lotëve i njomur
Nga dhëmbja i plagosur pa mëshir’ n’ shpirtin tim
Si smeralde mbi tavolinën time janë vendosur
Kur i shoh këto i heshtur nuk mund të rri.
N’mes tyre endem dhe sytë e mi më shterren
Bashkë me ta avulloj përsëri
E ndoshta përsëri kur do të kthehem
Në një ditë feste lot gëzimi do derdh përsëri.
Duke u dalldisur n’mes gotave mbushur me birrë
I shoh të gjithë të dehur nga gëzimi dhe prap do m’shtypin
Ja do t’më thonë e shikon që gjithçka u bë më mirë
Duke mos dalluar lotin e tharë, jargët e tyre m’neverisin.
Ti shqipëri që je kaq e vjetër,fisnike , sot je kaq e brishtë
Si askush tjetër si shqipe marshove nëpër shekuj
E sot para botës ecën e shkujdesur me shpirt të trishtë
Që nga e shkuara deri tani n’tavolinën time kan’ mbetur.
T’shoh duke rrahur qerpikët sytë të ndrisin gjith’gëzim
Gjurmët e lotëve të gjitha t’janë tretur
Besoj se dhimbjet s’janë më t’nevojshme për ty
Të djeshmen e hidhur n’sytë e tu e shoh se ka mbetur…
DUA.
I dua njerzit dhe natyrën përrreth
Dua shiun që bie e bën gjethet t’shkëlqejn’
Bubullimat që nga qielli gjëmojnë
Diellin,yjet dhe mjegullën që malet mbulon’.
E dua jehonën që ushton nga mali
Ketrat që me lehtësi ngjiten nëpër pisha
Një lis kur rrëzohet nga sëpata druvarit
Dhe kur bie dridhet ajri dhe bari nëpër plisa.
Por mbi të gjitha dua ngjyrat pranverore
Gjethet e shelgut dhe të luleve të diellit
Dua detin me ngjyrën e kaltër qiellore
Dua parajsën dhe jetën tokësore.
Dhe të gjitha këto janë më i bukri mozaik
Si njolla në qelq më duket se m’pasqyrohen
Ska si t’mos dehesh me më t’bukurin mendim
Duke u endur n’mes tyre shpirti t’gëzohet.
NËNA E MADHE E GLOBIT.
Lart nga qielli në një vegim
Me krahë t’ ndritshme safiri
Çe ngazëlloi shpirtin tim
Me më t’ ëmblin përqafim.
Për ty asgjë nuk dinim
Mësuam vetëm kur bëre jehon’
Se ishe nënë e gjithë globit
Ishe gjak prej gjakut tonë.
Punën tënde se konceptoi kush
Që shkëlqente magjishëm si ylberi
Me puthjen tënde fëmijve u fshije lotet
U qetsoje shpirtin si gurrë mali
Rrezatoje si rreze dielli.
Ti u nise nga vendlindja Iliriane
Si stërmbesë e perëndive
Dashuria që t’buronte nga zemra
U bë strehë e miljona fëmijve.
Ata s’kishin as plang e shtëpi
Mbetur rrugëve të pa shpresë
T’gjithëve u fale dashuri
Dashurinë që kurr’s’vdes.
Për ty se dinin se ishe nënë
I ngjaje detit që ushqehej nga rrëket
Ti ishe shpresa e dërguar prej qiellit
Se të dërgoi Zoti vetë.
Dashurinë e dhe pa dhimbje, pa kursim
Dashuria jote sot rrjedh në t’gjith botën
Ku gjen ngushëllim çdo jetim
Kur nëna u fshin lotët.
Ti ishe mjeku,mesuesi,shkolla
Ti ishe engjëlli me krah t’praruar
Si zanë mali s’njihje vështërsi
Nina nana rrije duke kënduar.
Shpëtove me miljona jetë ëngjëllore
Me dashurinë tënde i bëre të lirë
Dhe prej qiellit u falenderove
Bekuar qofsh o Nënë e mirë.
Ti u fale dhuratat më të bukura
Bukuroshëve me sy ëngjëllor
Sot si lumi rrjedhin këto ëndrra t’ëmbla
Edhe hëna ninullë me ta këndon.
I zinte gjumi duke dëgjuar
Përrallat e nënës ëngjëllore
Ëndrrat e tyre përziheshin me engjëjt
N’kokën tënde ndrinte kurora qiellore.
Ti u ktheve shpresën me buzqeshje t’ëmbla
Ditën e re prisnin me gëzim
Sepse t’ardhmen shihnin n’sytë e tu
Dhe kët t’ardhme ua premtonte Nëna
Nëna qiellore, me më t’madhin përkushtim.
Ti perkuleshe n’gjunjë para Atit
Luteshe me më t’madhin besim
Të lutem Atë fali të gjithë
Ky është i vetmi shpëtim.
Pena ime gërvish lehte mbi letër
Duke ju lutur Atit por si ti
Ti je nëna e gjithë botës
Por je Nëna Shqipëri.
Tiranë më: 05.09.2010
DASHURIA.
Ti më je si flaka përvëluese
Si shigjetë zemrën ma plagos
Ti je zjarri që del prej shpirtit
Krejt t’pa mëshirshëm t’ prangos
Ty askush s’të shmang dot
N’kthetrat tua të gjithë bien
Dëshira dhe endrra thurin plot
E gris velin me zjarr magjie.
Ti djeg ëmbël dhe pa u ndjerë
Plagë përkdhelëse gjith zjarmi
Dora e butë kur të përkdhel
T’ shëron krejt si me magji.
Ti je prova e rëndë e jetës
Që t’ndjek pas deri n’pleqëri
Ti me zjarr e djeg vdekjen
Prandaj jeton në përjetësi.
Ti ndriçon si një llampë drite
Ne çdo skutë të shpirtit tim
Ti të verbon dritën e syve
Dhe thua shih me sytë e mi.
Dhe pastaj gjith’ dashuri
Mbështet kokën n’gjoksin tim
Dhe frymë marrjen unë ta ndjej
Erë këndëshëm si manushaqe
Je e bukur dhe gjithë hir.
SHPËTO VETVETEN.
Ne jemi si ujët që derdhet në tokë
Ne vetëm ikim dhe pas nuk kthehemi
Ne si ujët e lumit rrjedhim vazhdimisht
Kur shirat, dëbora bien, përmbysin çdo gjë me furi.
Dhe kështu marrim me vete dashuritë, këngët, vajet
Të gjitha na zhduken dhe na kthehen në hi
Ca falen në gjunjë ca bëjnë kryqin në gjoks
Të gjithë për shpëtim i luten të madhit Perëndi.
Endem n’mes perandorive ku su ka mbetur as pluhuri
Si Moisiu me shkop mundohem ta thaj detin
Nëpër libra dhe muze endem pa fund
Gjej armë, përmendore dhe eshtra të vdekurish.
Pastaj përqëndrohem mbi fushën e shahut
Tek gurët e kundërshtarit shoh ledin Makbeth
Detin e shoh të skuqur nga gjaku i derdhur
Shah mat më thotë gjith gëzim kundërshtari
Qysh në fillim thotë, ky ishte plani im sekret.
Djersët më mbulojnë dhe mendimi nga nuk bredh
Gjumi nga sikleti më ka ikur dhe zemra fort më rreh
Pastaj n’gjumë fluturoj n’mes pyjeve t’gjelbra me hije
Imazhe të pa fund mendimi, m’trazohen dhe mërzitem.
Dhe ja kështu përhumb n’mes këtyre ëndërrimeve
Historinë njerzore dua ta përmbledh në vargje
Gjithmonë kërkues ndaj së vërtetës mbetem
Dhe kështu ndoshta do ta lehtësoj vetveten.
ZGJIMI.
Unë them se duhet që të kujtojmë gjithçka
Që nga grimcat e pluhurit dhe deri planetet
Është mirë që ca t’ zgjohen nga gjumi letragjik
Nga toka në kozmos t’përshkruajmë universin
T’mos ndrydhen në vetvete e të kenë ankth n’shpirt.
Ta çajmë me guxim terrin e natës
E t’mundohesh q’ yjet n’ qiell ti bësh gërshet
Të kërrusesh nga pesha kur të mbash një planet
Dhe ndoshta bota ka një Abraham tjetër
Prandaj ndoshta kujton se s’pushojnë luftrat mbi dhe
BASHKIM.
Ne zemrat i kishim të bashkuar për botën tonë të re
Sepse kishim dashurinë në çdo gur, mal dru dhe trëndafil
Ne kemi këngët që tregojnë të madhe epope
Dhe për këtë bashkim gjaku u derdh curril.
Ne mendonim vetëm si të afroheshim
Që t’zhduknim kufijtë që me dhunë na lan’
Dhe prandaj tani shpirti na këndon
Se kët bashkim me gjak e kemi larë.
T’gjithë sëbashku këndojmë këngët tona
Dorë për dorë shetisim gjith gëzim
Me këngë i shprehim dhimbjet tona
Vitet e përgjakura, plot dhimbje dhe trishtim.
Por zemrat tona nuk mund të vdesin
Se dashuria triumfoi mbi çdo lule dhe pem’
Prandaj dhe qielli qesh dhe na uron
Nën flamurin e kuq bashkoni Atëdhenë.
Dhe kjo për ne është kënga e ditës
Që ushton deri tek yjet e largëta në qiell
Ky bashkim po na e gërryen shpirtin
Zemrat tona rrahin të gjithë për atëdhe.
Dhe kështu ne ishim bashkë me erën
Vetëm me retë që ishin mbi vendin tim
Ne ishim bashkë me valët e detit
Për t’arritur të madhin qëllim.
________________
Poeti dhe miku yne i nderuar Kujtim Stojku, ka dhene nje kontribut te vleshem ne "Sofra poetike", duke publikuar rregullisht poezite e tij. Ky mik yni,sot ka ditlindjen. Ne emrin tim dhe te miqeve te shumte nga "Sofra poetike", uroj nga zemra qe poeti ti jetoj edhe 100 vjet tjera te lumtura dhe te na dhuroj edhe shume poezi te bukura!
Gezuar ditlindja, miku yne Kujtim Stojku!
Pergatiti: Haxhi Muhaxheri
Tiranë,12.02.2011
Urimit të Haxhi Muhaxherit i bashkangjitem edhe unë dhe mikut tonë Kujtim Stojkut i Urojmë shumë shëndet, lumturi, suksese e jetë të gjatë sa malet.
Agim gashi
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Me rastin e ditlindjes se poetit-POEZI NGA FRAN TANUSHI
» Me rastin e ditlindjes se poetit POEZI NGA IZET ABDYLI
» Me rastin e ditlindjes se poetit-POEZI NGA VAXHID XHELILI
» Me rastin e ditlindjes se poetit:POEZI NGA ABDULLAH KONUSHEVCI
» Me rastin e ditlindjes se poetit-POEZI NGA QERIM RAQI
» Me rastin e ditlindjes se poetit POEZI NGA IZET ABDYLI
» Me rastin e ditlindjes se poetit-POEZI NGA VAXHID XHELILI
» Me rastin e ditlindjes se poetit:POEZI NGA ABDULLAH KONUSHEVCI
» Me rastin e ditlindjes se poetit-POEZI NGA QERIM RAQI
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi