Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pas përleshjeve ndëretnike, situatë e tensionuar në Maqedon

Shko poshtë

Pas përleshjeve ndëretnike, situatë e tensionuar në Maqedon Empty Pas përleshjeve ndëretnike, situatë e tensionuar në Maqedon

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 13, 2011 10:04 pm

Pas përleshjeve ndëretnike, situatë e tensionuar në Maqedoni

(I plotësuar)- Njësitet speciale policore edhe më tutje janë të pranishme në rrethinën e Kalasë së Shkupit, pas incidentit të dhunshëm që ndodhi midis dy grupeve etnike shqiptare dhe maqedonase në këtë lokacion.
Bëhet e ditur se lidhur me situatën e tensionuar sonte pritet të mbahet një takim urgjent midis kreut të Qeverisë, Nikolla Gruevski dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Në një njoftim të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) theksohet se gjatë incidentit në Kala, dy pjesëtarë të policisë janë të lënduar, ndërsa ka të lënduar edhe në mesin e protestuesve.



“Nga sulmet me gurë janë lënduar dy pjesëtarë të policisë, ndërsa nga Spitali i Qytetit kanë njoftuar se rreth gjashtë persona të moshave prej 13 deri në 24 kanë kërkuar ndihmë për lëndimet që kanë pësuar në incidentin në Kalanë e Shkupit”, theksohet në njoftimin e MPB-së.
Sipas kësaj ministrie, janë siguruar xhirime nga protesta dhe incidentet dhe se gjatë ditëve të ardhshëm do të thirren në biseda informative dhe për përgjegjësi pjesëmarrësit e incidenteve.

MPB theksoi se deri tek incidenti erdhi pas përballjes së dy grupeve të protestuesve në Kalanë e Shkupit, të cilët më pas sulmuan njëra tjetrën me gurë dhe gjësende të tjera të forta. Njësitet e posaçme të policisë për disa minuta kanë qëndruar në mesin e dy turmave, duke arritur që të pas të ulin tensionet dhe të shpërndajnë grupet protestuese.


Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka apeluar që të ruhet gjakftohtësia dhe kjo situatë të mos shfrytëzohet për qëllime politike.
"Nuk do të lejojmë që dikush të luajë me ndjenjat e qytetarëve. Do të bëjmë ç’është e mundur që situata të vihet nën kontroll", ka theksuar Gruevski.
Tensionimi i situatës ka nisur pas vendimit të Ministrisë së Kulturës për të ndërtuar një kishë muze mbi Kalanë e Shkupit, e cila, siç u tha, bëhet në themelet e një kishe të rrënuar nga shekulli 13.
Kjo nismë ishte kundërshtuar nga partitë dhe organizatat joqeveritare shqiptare, të cilat, ditëve të fundit, kanë kërkuar ndërprerjen e punimeve dhe mostensionimin e situatës në aspektin ndëretnik dhe ndërfetar.
Punimet për kishën u ndërprenë me një marrëveshje qeveritare, mirëpo ajo nuk u respektua pasi që punëtorë të një ndërmarrjeje maqedonase u ndaluan të martën në mbrëmje nga qytetarë të Shkupit, derisa fshehtas po vazhdonin ndërtimin e kishës.
Pas përleshjeve ndëretnike, situatë e tensionuar në Maqedon Gruevski_947603139
* * * * * * *
Përleshje të dhunshme në Shkup

Në Kalanë e Shkupit sot ka ndodhur një rrahje ndërmjet dy grupeve, të cilat protestonin për dhe kundër ndërtimit të një kishe në këtë lokacion. Protestuesit kanë hedhur gurë drejt njëri-tjetrit, me ç'rast janë lënduar disa vetë, përfshirë një fëmijë.
Policia maqedonase ka arrestuar disa nga pjesëmarrësit në këtë incident. Protestat në Kalanë e qytetit të Shkupit janë organizuar nga organizata joqeveritare “Zgjohu” dhe disa grupe tjera joformale.
Pas përleshjeve ndëretnike, situatë e tensionuar në Maqedon 977
Mediet raportojnë se në turmën e protestuesve është goditur nga policia edhe kreu i Lëvizjes “ZGJOHU!”, Artan Grubi, i cili ka tentuar që të qetësojë radhët e para të protestuesve.
Pas përleshjeve ndëretnike, situatë e tensionuar në Maqedon Shkup-14
“Pas provokimeve të radhës, po bëhen pesë vite që po na provokojnë një pas një. Edhe provuan në mënyrë tinëzare duke punuar natën me na vjedhë Kalanë tonë, por ne fituam dhe hymë këtu dhe kjo është një betejë e fituar nga ne. Ata e treguan mënyrën e vetë se si veprojnë, si vjedhin, si falsifikojnë historinë dhe vlerat tona. Ne e dimë se kush jemi dhe s’kemi krizë identiteti dhe gjithmonë do të jemi në mbrojtje të shqiptarisë këtu. Ju lus që të shpërndaheni”, ka thënë Grubi.
Ndërsa, kryetari i të Shoqatës së të Burgosurve Shqiptarë, Shpëtim Pollozhani theksoi se kjo situatë është e provokuar dhe e organizuar nga struktura të pushtetit. Ky aktivitet është shkas që është montuar brenda një nate në stil kaçakes. Nuk ndërtohet një shtet binancional me këso provokime.
“Ky është tensionim i provokuar dhe ne kemi vepruar me dinjitet. Me këto kisha dhe kryqe po bëhet si varrezë masive. Është provokim i radhës i organizuar nga pushteti”, theksoi Pollozhani.
Sipas tij, kjo protestë popullore është si pasojë së veprimtarisë së një Qeverie të papërgjegjshme dhe si pasojë e pjesëmarrësve shqiptarë të papërgjegjshëm në Qeveri.

Pas përleshjeve ndëretnike, situatë e tensionuar në Maqedon 977
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi