Natë e tensionuar dhe e frikshme në Shkup

Rrihen brutalisht shqiptarët nëpër Shkup
Në këtë incident të dhunshëm janë lënduar nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, të cilët janë goditur me sende të forta dhe grushte nga kriminelët sllavomaqedonas(e Plotesuar) Në Shkup mbrëmë ka mbretëruar situatë e tensionuar dhe e frikshme, pas sulmeve brutale nga huliganë të organizuar maqedonas ndaj shqiptarëve.
Situata e tensionuar ka nisur menjëherë pas protestës së dhunshme para Qeverisë, kundër emërimit të ministrit të ri të mbrojtjes, Talat Xhaferi, për shkak të së kaluarës së tij si komandant i UÇK-së.
Protestuesit pas përballjes dhe përleshjes me policinë para Qeverisë, ata pas shpërndarjes së tyre kanë nisur sulmin brutal ndaj qytetarëve shqiptarë në pjesën qendrore të Shkupit. Më pas sulmet kanë vijuar edhe në disa lagje tjera dhe se kryesisht caku i sulmeve kanë qenë gjithë ata qytetarë që janë identifikuar se janë të përkatësisë shqiptare.
Dhjetëra dëshmitarë kanë rrëfyer tmerrin që kanë përjetuar dhe shpëtimin e kokës së tyre nga brutaliteti i huliganëve të maskuar maqedonas, që ushtronin dhunë edhe para syve të policisë.
“Kanë rrahur fëmijë, gra shqiptare dhe pleqë në mënyrë barbare dhe të dhunshme. Kjo është e patolerueshme të rrihet një qytetar i lirë i këtij vendi. Ne si po na trajtojnë ata, a thua edhe ne t''ia kthejmë me të njëjtën mënyrë. Apeloj që të ndërmerren masa, përndryshe do të mund të eskalojë situata”, theksoi Blerim.M, një student shqiptarë në Shkup, që ka përjetuar tmerrin e huliganëve maqedonas.
Njësitet speciale kanë vazhduar të qëndrojnë në disa akse rrugore dhe në pjesën qendrore të Shkupit. Mirëpo, siç mësohet huliganët e organizuar maqedonas kanë qëndruar mbrëmë kryesisht në lagjet e pastra etnike të Shkupit, si Aerodrom, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë, Draçevë, etj.
Protesta ka qenë e organizuar dhe se grupe tifozësh maqedonas ultranacionalist kishin thirrur për organizim dhe rezistencë ne shenjë proteste kundër ministrit Xhaferi.
Ramazan Iseni, 13 vjeçar është njëri nga fëmijët që ka pësuar nga kriminelët sllavomaqedonas në Shkup duke pësuar lëndime në kokë.
Sllavomaqedonasit brutalisht kanë rrahur shumë të rinj shqiptarë në afërsi të një stacioni urban të autobusëve në Shkup. Në këtë incident të dhunshëm kanë pësuar nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, të cilët janë goditur me gjësende të forta dhe grushte nga huliganët maqedonas.
Ramazan Iseni, 13 vjeçar është njëri nga fëmijët që ka pësuar në këtë incident duke marrë lëndime trupore, përfshirë edhe në kokë. “Na kanë rrahur brutalisht, pa kursyer as fëmijë e gratë që ishin duke pritur aty autobusin”, ka theksuar Ramazani, i cili ka kërkuar ndihmën mjekësore për lëndimet e pësuara në këtë incident.
Nxënësit theksojnë se kanë shpëtuar falë shoferit të autobusit urban, i cili është shqiptarë dhe ka arritur që të mbyll me shpejtësi dyert dhe të largohet nga stacioni. “Ai na shpëtoi duke mbyllur dyert, mirëpo huliganët kanë gjuajtur me gurë dhe shishe autobusin, duke rrezikuar jetën tonë. Neve kemi parë edhe policië të uniformuar por që kanë hezituar për të reaguar dhe për të larguar huliganët e tërbuar. Këto incidente më nuk tolerohen. Ose të veprojnë ose ska hapësirë për të toleruar më këso tërbime kundër nesh shqiptarëve”, ka theksuar një nxënës shqiptarë, i shkollës “Zef Lush Marku”, i cili gjithashtu ka përjetuar sulmin brutal të huliganëve maqedonas.
Sllavomaqedonasit kanë qarkulluar nëpër disa akse rrugore dhe lagje, ku janë stacionet e autobusëve dhe ku dihet se udhëtojnë edhe një pjesë e udhëtarëve shqiptarë për lagjet periferike të Shkupit si Saraj, Karshiakë dhe Hasanbeg e Haraçinë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» NË SHKUP GJENDJE E TENSIONUAR PAS SHPËRNDARJES SË PROTESUTESVE
» Në veri – situatë e tensionuar
» EKSKLUZIVE || Albin Kurti mund të lirohet shumë shpejt. Situata në Kryeqytet e tensionuar!
» Pas përleshjeve ndëretnike, situatë e tensionuar në Maqedon
» EULEX: Situatë e tensionuar në veri të Kosovës(Video)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi