Emin Azemi: Përgjaket Kalaja, kështu deshti politika
Faqja 1 e 1
Emin Azemi: Përgjaket Kalaja, kështu deshti politika
Përgjaket Kalaja, kështu deshti politika
Kalaja është simbol i tejkaluar që personifikonte mburojën e kundërshtimit të invadimeve nga jashtë dhe na duket anakronike që politika të huazojë modele të tilla jomoderne për të demonstruar vetëmbrojtjen dhe vetësulmin njëkohësisht
Nga Emin AZEMI
Kalaja e Shkupit është prej gurit, por politika don ta të bëjë atë prej letre që ta ketë më lehtë me palos, me fut në xhep dhe me bë të padukshme. Sa më të padukshme të jenë gjurmët që tregojnë se nuk ishin sllavët këtu themeluesit e civilizimit, aq më i lehtë bëhet manipulimi me argumentat historike. Mirëpo as Kalaja e Shkupit nuk mund të bëhet prej letre, as argumentet nuk flasin për ndonjë jetëgjatësi shekullore të pretendimit antik të etnogjenezës sllavomaqedonase. Nuk i kanë fajet shqiptarët pse maqedonasit janë sllavë dhe pse ata nuk ishin këtu kur shqiptarët ndërtonin kala, ura e shtëpi.
Por, shqiptarët, sidomos ata që merren me politikë i kanë do faje të tjera. Partia që është në pushtet nuk e dimë pse e ka zgjedhë metodën e ojq-izimit të vetvetes, duke i paravënë veprimit politik metoda të deplasuara të refuzimit joqeveritar. Vetëm një politikë naive do të priste që t’ia kryejë punët sektori civil, duke e vetpërjashtuar përgjegjësinë që i takon kur partneri qeverisës i kurdis kurtha e pabesi nga më të ndryshmet. Politika nuk do të ishte politikë sikur të mos e kishte korigjues sektorin civil. Ky i fundit, madje, më tepër se sa i takon, po zëvendëson ( dhe më pak po korrigjon) zona të përcëlluara politike, duke u munduar t’i “gjelbërojë” ato me mjete të pamjaftueshme dhe joadekuate. Prej këtu ndoshta buron edhe etja (nga thatësia) e sektorit civil për pushtet (o)pozitar.
Mbase, kjo prishje e vijës që ndan politikën nga sektori civil mund ta ketë përkeqësuar situatën në Kalanë e Shkupit, ndërkohë që falanga kujdestare e nëntokës maqedonase mezi ka pritur prishjen e kësaj vije.
Repartet pararojë që vinin nga shoqëria dhe segmente të caktuara falangiste të politikës zyrtare u ndeshën dje në Kalanë e Shkupit. Gruevski nuk është aq i ulët me trup sa të mos ngrihet pak në gishta dhe të shohë se thika që u përdor dje në kala ishte mjeti i fundit i tij për të nxitur një konflikt ndëretnik. Ai, si të ishte kryeshefi i kadastrës, projektoi në pronën e historisë së përbashkët një ngrehinë që do t’i sillte kohës sonë një thikë për të pre jo vetëm një copë mish të njomë njeriu, por edhe indet që mund t’i lidhë historitë e dy popujve në këto hapësira.
Miti i vjedhur për lashtësinë e ekzagjeruar është rentgeni më i mirë që nxjerr në dritë të diellit kotësinë e hanxharëve të sotshëm që mundohen t’i fshijnë gjurmët e gjakut me atë fletëpalosjen e quajtur kala. Ta shndërrosh në kod të kujtesës një histori që ka pasoja të rënda në marrëdhëniet ndëretnike e ndërfetare, është modeli më i keq i të bërit politikë. Sigurisht që ky duhet të jetë edhe shkaku që Komisioni Evropian mund të tërheq rekomandimin për Maqedoninë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Rekomandimi mund të tërhiqet për t’i dërguar sinjal serioz pushtetit aktual në Shkup se nuk është i pjekur dhe serioz për tu ballafaquar me problemet kyçe, përpos që është i gatshëm të mbajë tinëz ndonjë thikë në xhep për të sulmuar gjithë ata që guxojnë të prishin historinë false të Kalasë së Shkupit.
Kalaja është simbol i tejkaluar që personifikonte mburojën e kundërshtimit të invadimeve nga jashtë dhe na duket anakronike që politika të huazojë modele të tilla jomoderne për të demonstruar vetëmbrojtjen dhe vetësulmin njëkohësisht.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Emin Azemi: Kalaja e budallallëqeve politike
» Emin Azemi: Idetë e vjetra në kohë të reja
» Emin Azemi - Omlet me vezë qyqesh në Kumanovë!
» Emin Azemi: Kush godet interesat amerikane, ka goditur vetveten
» Përkujtim i familjes Azemi-Plotë gjashtë muaj pa të shtrenjtin tonë Gani Azemi..!
» Emin Azemi: Idetë e vjetra në kohë të reja
» Emin Azemi - Omlet me vezë qyqesh në Kumanovë!
» Emin Azemi: Kush godet interesat amerikane, ka goditur vetveten
» Përkujtim i familjes Azemi-Plotë gjashtë muaj pa të shtrenjtin tonë Gani Azemi..!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi