Emin Azemi - Omlet me vezë qyqesh në Kumanovë!
Faqja 1 e 1
Emin Azemi - Omlet me vezë qyqesh në Kumanovë!
Emin Azemi
Omlet me vezë qyqesh në Kumanovë!
Në Kumanovë sot pati shumë krisma, por ato nuk arritën të shurdhojnë vetëdijën e kësaj popullate e cila është e bindur se edhe këtë mëngjes maji dikush deshi ata t’i qeras me një omlet ‘’vezë qyqesh’’ Kumanova sot gdhiu në një panik të paparë. Të gjithë ne që ndodheshim në këtë qytet, mundëm nga afër të ‘’prekim’’ psikozën e një atmosfere lufte. Detonime të fuqishme, kalibra armësh nga më të ndryshmet.
Mbi qiell pati edhe helikopterë. Breshëria e të shtënave kishte prishur sidomos gjumin e fëmijëve. Ata nuk e kishin ditur se sërish dikush do t’ua prish gjumin.
Sërish, dikush do të kujdeset që pikërisht në këtë zonë, të banuar me njerëz të urtë e hallexhinjë, të sprovojë edhe njëherë durimin e tyre.
Kumanova sot u rizgjodh sërish për të eksperimentuar armatimin dhe municionet e blerë taze nga shteti, por nuk e kemi ende të qartë se kundër kujt sot luftoi shteti i Maqedonisë.
Banorët përreth shtëpive ku u zhvillua përleshja nuk kanë lidhje me atë se çka ka ndodhur. Askush nuk di të tregojë se kush janë njerëzit misterioz kundër të cilëve sot u shkrepën gjithë ato armë dhe u zhvillua gjithë ajo përleshje mbi dy orëshe.
Pse pikërisht sot Kumanova edhe njëherë u zgjodh të jetë ‘’fole qyqesh’’ dhe pse pikërisht kjo zonë e qetë u piketua si një fushëbetejë absurde. Nuk e kemi të qartë se kush i solli ‘’vezët e qyqes’’ në këtë qytet, por një është e qartë se kushdo që të jenë ata, që sot iu futën kësaj aventure diletante, i kanë bërë një shërbim kolosal regjimit aktual, duke ia zgjatur jetën për aq sa atij do t’i duhet t’i realizojë edhe skenaret tjera. Të realizojë atë që paralajmëruam ditë më parë,:
1. T’i mbyllet goja opozitës maqedonase, që ajo të mos dominoj hapësirën publike me të vërtetën e saj për babëzitë e pushtetit.
2. Që shqiptarët në vend se të kthjellen dhe të konsolidohen për një ristrukturim të ri politik, ata tash duhet të mbrohen nga sulmet për vepra e trilluara subverzive kundër shtetit.
3. Opinioni publik maqedonas të homogjenizohet rreth idesë megalomane të Gruevskit për ruajtjen e Maqedonisë nga ‘’tradhtarët’’ maqedonas dhe ‘’bashkëpunëtorët’’ e tyre shqiptarë
Asnjë shqiptar në Kumanovë nuk ishte i rrezikuar nga askush që të ketë nevojë dikush prej anësh të vijë dhe t’i ‘’mbrojë’’ ata. Asnjë shqiptar në këtë qytet nuk pati nevojë që dikush të futet në shtëpinë aty afër dhe prej aty të zhvillojë njëfarë ‘’lufte heroike’’ ala Vojo Kushi kundër shtetit të Maqedonisë.
Kush deshi edhe njëherë këtë popullatë ta paraqesë kaq pa tru dhe kaq jointeligjente. Pse ka nevojë që tash zëdhënsit policorë ta tregojnë versionin e tyre për këtë aksion misterioz, ndërkohë që asnjë burim tjetër jozyrtar nga ana e shqiptarëve, madje edhe nga ata që supozohet se sot luftuan me shtetin e Maqedonisë, nuk po arrin të zbardh ndonjë detaj se çka në të vërtetë sot ndodhi në orët hershme të mënghjesit në Kumanovë.
Duke qenë viktimë vetëm të një vërtete që na servon shteti, shqiptarët, jo vetëm të Kumanovës, në mungesë të një truri politik shqiptar këtu, do të përdoren edhe gjatë kohë si pëluhurë toreadorësh për të mashtruar demin e harlisur, që pamëshirshëm shkel mbi fatet e qindra mijëra njerëzve.
Dikush, nesër, do të duhej ta paguaj tagrin e këtij mashtrimi.
Në Kumanovë sot pati shumë krisma, por ato nuk arritën të shurdhojnë vetëdijën e kësaj popullate e cila është e bindur se edhe këtë mëngjes maji dikush deshi ata t’i qeras me një omlet ‘’vezë qyqesh’’.
Marrë nga agjencia Ina
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Emin Azemi: Kalaja e budallallëqeve politike
» Emin Azemi: Idetë e vjetra në kohë të reja
» Emin Azemi: Përgjaket Kalaja, kështu deshti politika
» Emin Azemi: Kush godet interesat amerikane, ka goditur vetveten
» Përkujtim i familjes Azemi-Plotë gjashtë muaj pa të shtrenjtin tonë Gani Azemi..!
» Emin Azemi: Idetë e vjetra në kohë të reja
» Emin Azemi: Përgjaket Kalaja, kështu deshti politika
» Emin Azemi: Kush godet interesat amerikane, ka goditur vetveten
» Përkujtim i familjes Azemi-Plotë gjashtë muaj pa të shtrenjtin tonë Gani Azemi..!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi