Profesor Sami Repishti njeriu që dëshmon për ferrin komunist
Faqja 1 e 1

Bisedoi Këze (Kozeta) Zylo
Botoi gazeta “Illyria”
Libri nën hijen e Rozafës
Profesor Sami Repishti është figurë e ndritur e Kombit shqiptar, ai është dëshmitar okular i ferrit komunist, ku për pasojë u burgos me vite të tëra, në Shqipërinë komuniste (1946-56), dhe Jugosllavinë komuniste (1959-60). Këtë kalvar vuajtje e hoqën mbi shpinën e tyre dhe familja e tij e shumëvuajtur. Si një intelektual erudit, ai me shkrimet e tij ka dhënë një kontribut të vyer në publicistikë, letërsi dhe politikë.
Mesazhet që përcjell herë pas here per Shqiperine dhe Kosoven, janë të qarta, si para auditorit amerikan e deri në shtepinë e Bardhë, ai shpreson, se një ditë do të vijë demokracia e vërtetë dhe Liria e plotë në Mëmëdheun tonë të shumëvuajtur dhe për të gjithë familjen njerëzore…një dhe e pandarë!
Profesor Repishti, ju jeni një prej viktimave të terrorit komunist, si ish i burgosur i atij regjimi c’mund t’ju thoni lexuesve të shumtë, për vitet tuaja në burgjet famëkeqe të Shqipërisë?
Kam qenë viktimë koshiente e terrorit komunist në Shqipëni. Kam kundërshtuar me bindje regjimin komunist që në ditët e para, sepse që në fillim “Shteti” filloi shtypjen dhe ushtroi terrorin. Kam dëshmuar arrestime, burgosje, ekzekutime publike pa gjyq, dhe atmosferën e frikës që krijon cdo terror, pavarësisht nga ngjyra. Jam nji deshmitar okular. Arsyeja a dytë e revoltimit dhe e veprimtarisë anti-qeveritare ishte atmosfera thellësisht kundërshtare e popullsisë së Shkodrës, qytet dhe fshatra. Kjo atmosferë u acarua akoma më shumë në muajtë e parë të vitit 1945, me persekutimet sistematike të klerit katolik shqiptar, me qendër në Shkodër. Shpresa e qeverisë komuniste se me persekutimin e klerit katolik do të fitonte “simpatinë” e pjesës myslimane u shua me shpejtësi, dhe u zëvendsua me nji frymë solidariteti qytetar shkodran që u revelue ma vonë gjatë gjyqeve të vazhdueshme, ku të akuzuarit ishin myslimanë e katolikë..Kjo atmosferë ka orientuar edhe veprimtarinë time. Arsyeja e tretë ka nji dozë naiviteti djaloshar. Shpresonim se “Aleatët e mëdhenj” anglo-amerikanë do të ndërhynin diplomatikisht për të dënuar regjimin e posavendosur, dhe te krijonin kondita për nji zhvillim demokratik të vendit, e të shoqënisë shqiptare. Kjo nuk ngjau! Europa ishte e lodhur nga Lufta e dytë Botërore, dhe kishte nevojë për rindërtim të vendeve të shkatërruara nga lufta, Shqipëria hyri nën tutelën jugosllave të shokut Tito, i cili ishte nji satelit i B.S. dhe Stalinit. Shqipëria ishte kështu sub-satelit i kampit socialist. Në këtë pozitë nënshtrimi të plotë, Shqipëria nuk kishte konditat e nevojshme për të vepruar lirisht. Ajo u bind verbërisht instruksioneve të Beogradit, i cili kishte planet e tia “imperialiste” ndaj Shqipërisë: kolonizimin e vendit politikisht, ekonomikisht, dhe sllavizimin e shoqënisë shqiptare, si dhe zgjidhjen e përhershme të problemit të Kosovës, mundësisht me inkorporimin e Shqipërisë në Jugosllavi në formën e nji republike të shtatë jugosllave. Nji skenar i këtillë i tmerrshëm, natyrisht lehtësonte punën tonë propagandistike “kundër pushtetit”, dhe gjente jehonë të madhe në popullsinë e Shkodrës, një qytet me histori shekullore konfliktesh kundër sulmeve sllave (serbe e malazeze). Por “MOMENTI” politik ishte kundër nesh. Pika kulmore e pakënaqësisë së përgjithshme u arrit më 9 shtator 1946, kur fshatarët e Postribes (në rrethe të Shkodrës) sulmuan me armë qytetin, luftuan nëpër rrugët e qytetit, por u thyen me humbje të mëdha. Si rrjedhim, filloi vala e ekzekutimeve pa gjyq, dhe e arrestimeve masive në qytet e rrethe. Viktimat e pushkatuara ishin më shumë se 100, ndërsa numri i të arrestuemve, sidomos në qytet, kaloi shifrën 1.200 të ndryme në 11 burgjet e Shkodrës. Në këtë valë terrori u përfshiva edhe unë, së bashku me një grup studentësh aktivë. Torturat e përdoruna kundër “armiqve të popullit” nuk mund të përshkruhen. Disa të arrestuar kryen vetëvrasje duke mos duruar dhimbjet. Shume të tjerë u sakatuen për jetë. Pjesa tjetër, përfshi edhe mua, kaluan 14 muaj në hetuesi, para se të dilnin në
gjyqe -të hapura dhe të fshehta- ku dënimet jepeshin simbas udhëzimeve të organeve partiake. Kjo shkelje kaq flagrante e ligjit ishte “norma” e vendosur nga “diktatura e proletariatit”. Unë u dënova më 27 nëntor 1947, me 15 vjet burgim të rëndë e punë të detyrueshme. Nga ky dënim kam vuajtur 10 vjet në burgun e Shkodrës, dhe kampet e shfarosjes së Bedenit e Maliqit, dhe në kënetat e Myzeqesë, aerodromin e Beratit dhe të Rinasit(Tiranë) nga ku jam lirue (1956). Trajtimi ynë nga rojet në burgje ka qenë thjesht shtazarak. Asnji ligj nuk mbronte të burgosurit që ishin lanë në mëshirën e oficerëve kriminelë dhe rojeve të kuqe të indoktrinueme, e të egërsuar nga “edukimi i propagandës ditore” të dhënë nga komisarët politikë, dhe njikohesisht viktimë e nivelit tyre shumë të ulët arsimor (shumë ishin analfabetë) Ata urrenin me gjithë shpirt “shkollarët armiq të popullit e të partisë”. Deri në vitin 1951 kemi pasë vetëm nji racion bukë për 24 orë. Mbas viti 1951 na kanë ushqyer me supë fasulesh pa asnji ndryshim me muaj të gjatë. Në kampe kishin patate, fasule dhe lakra të ziera me ujë e kripë, dhe pothuajse pa vaj. Ky ushqim vrau dhe sëmuri shumë të burgosur, sidomos pleqtë. Terrori i kampit është vështirë të spjegohet: i përditshëm, që në mëngjes deri në darkë. Nga një herë, edhe nata kalohej jashtë, të lidhur për peme ose shtylla druri. Puna ishte e rëndë, norma e lartë, konditat shumë të vështira, dhe nën frikën e kamxhikut të rojeve që e përdornin pa mëshirë. Ne punonim në uje të moçaleve deri në brez, me shushunja që na pinin gjakun. Një trajtim më të egër se të tjerët kishin “shkollarët armiq të popullit e të partisë” që kishin “helmuar mendjet e fshatarëve të varfër”. Çdo mbrëmje, rreshtat e gjatë të sëmurëve, pleqve dhe atyre që nuk kishin fuqi të mjaftueshme për punë e që nuk plotësonin “normën“ nuk lejoheshin për të marrë racionin e bukës as për të shkuar në krevat deri në mesnatë. Të nesërmen, të këputur nga uria e nga pagjumësia ktheheshin në kanal me këmbënguljen e atij që kërkon plotësimin e “normës“ për të siguruar bukën e gojës. Ka mjaft libra të botuar në Shqiperi që tregojnë me hollësi këtë regjim tmerri në burgje dhe kampe, disa herë në përpjestime të pabesueshme, por të shumtën e rasteve të paaftë për të përshkruar si duhet monstruozitetin e diktaturës. Më kujtohet një tregim i kampeve naziste. Nji i burgosur i lutej rojes naziste ta vrasë se nuk duronte torturat. Roja qeshte dhe thoshte: Jo! ”Duhet të jetosh e të tregosh atë që ke parë,” vazhdonte roja,” dhe jam i sigurt se bota nuk do të besoj tregimin tënd. Atëhere, do të jete vdekja e vërtetë për ty”. E pabesueshme!
Ç’ju detyroi ju në atë udhëkryq ku ndodhej Shqipëria, të ktheheshit në Atdhe, kur ju mund të bënit një jetë shumë më komode, në Itali.
U ktheva në Shqipëri për të ndihmuar rezistencën kundër okupatorit. Si çdo i ri (në moshën 18-19 vjecare) sidomos një i ri me arsim të lartë, isha i bindur se atje në malet e Shqipërisë ishte vendi im. Qëndrimi në Itali u bë moralisht i padurueshëm. Njëkohësisht, mosnjohja e realitetit shqiptar ndihmoi në formimin e nji bindje të këtillë. Personalisht, isha i ndarë në mes bindjes sime, se Shqipëria kishte nevojë për kuadro të arsimuar në Europë që të ndihmohej zhvillimi ekonomik e shoqëror i saj; nga ana tjeter, Italia ishte një shtet okupator i vendit tim, dhe ishte detyra e të gjithëve ta luftojmë pa kompromis. Qëndrimi im në Itali, në fakt, ishte nji formë kompromisi që nuk mund ta pranoja më gjatë. Kështu që vendosa të kthehem posa kalova provimet e vitit të parë, qershor 1943.
Ju në botën çnjerëzore të burgut u takuat dhe me dashurinë, me viktimat e atij sistemi, por që me botën e tyre të pasur shpirtërore, ju e mundët kërcënimin e vdekjes, si ndiheni për këtë?
Në “boten çnjerëzore të burgut”aty ku fshihet tortura dhe ku sundon pa ndërprerje kërcënimi i vdekjes, të gjithë ndihen të dënuar me vdekje. Një ndjenjë njerëzore që dashuron jetën, e përbuzë vdekjen, është dominante në situata të këtilla. Kjo ndjenjë e përbashkët e rrezikut iminent nxitë mëshirën dhe dashurinë për njeri tjetrin, dhe të të gjithëve për çdonjerin individ që vuan: viktimën. Kjo ndjenjë njihet me emrin solidaritet.: solidariteti i të dënuareve me vdekje, i të torturuarëve, i të përbuzurve, i të përndjekurve, i të gjithë atyre që keqtrajtohen ose e ndjejnë veten “më pak se njeri”, inferior, qytetar të dorës së dytë, të nxjerrur jashtë kufijve të shoqërisë njerëzore. Solidariteti i të burgosurve është ilaçi i mbijetesës. Jo vetëm sepse në shoqëri me të tjerët bashkëvuajtës, solidariteti largon mjerimin e vetmisë mbytëse, por solidariteti ofron mundësine për të ndihmuar tjetrin, vllaun në vuajtje, dhe ky akt lartëson sedrën personale të të burgosurit, ai jep si të thuash, nji dimension të ri arsyes për të mbijetuar me nji sens krenarie të pakrahasueshme.
Persekutoret akoma nuk e kanë pranuar fajin publikisht, për toturat që u bënin të dënuarve, internuarve, syrgjynosurve, a ju frikëson kjo gjendje fluide dhe pse?
Po, frikësohem. Mosnjohja e mospranimi i krimit-fajit nga fajtori nuk ndihmon procesin e “catharsis” që ngjet në situata të këtilla. Nji zhvillim fatkeq lejon HARRESEN, që në këto raste për mua, është vdekja e dytë e viktimës. Aty ku mbretëron errësira, aty kultivohet krimi. Breznitë e reja po rriten pa njohë të vërtetën mbi sistemet totalitare, mendimet dhe aktet e tyne, e sidomos shkatërrimin e pariparueshëm të pëlhurës shoqërore të vendit. Diktatura komuniste në Shqipëri ka vrarë elitën, ka toleruar mediokritetin, dhe ka lartësuar fundrritë e shoqërisë. Fibra morale e kësaj shoqërie është dëmtuar aq rëndë sa që sot mendohet për së mbrapshti, dhe punohet pa asnji skrupull moral. Nji brezëni e tërë ashtë humbur, dhe kam frikë se edhe nji tjeter e dytë do të sakrifikohet në llumin që mbuloi vendin për nji gjysmm shekulli.
A mendonit në burg se një ditë do të vinte “Dita e Lirisë”, dhe a kishit plane për këtë Ditë të madhe në mendjen tuaj në fshehtësi, me bashkëvuajtësit tuaj?
viojn

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Profesor Sami Repishti njeriu që dëshmon për ferrin komunist
Po! Shpresa për lirim nga burgu është e përhershme tek cdo i burgosur. Ajo na mbante të gjallë. “Ditën e lirisë” e prisnim të vinte me lëkundje sismike në vendin tonë. Ndërtesa komuniste dukej e fortë në sipërfaqe, por ajo përmbante nji seri kontradiktash të paevitueshme, karakteristike për çdo diktaturë. Njeriu i shtypur lufton për liri, dhe kurdo herë që i jepet rasti ai, ose ajo, shpërthen. Në shumë raste elemente të diktaturës kanë brejtje ndërgjegje, humbin enthusiasmin fillestar “revolucionar’, pendohen dhe kërkojnë per te reparuar dëmin e shkaktuar për të ndihmuar viktimat. Kjo është një karakteristikë universale. Këtë proces e kemi parë edhe në Shqipëri- edhe në burg. “Planet për të ardhmen e vendit tonë” kanë qenë subjekti kryesor i çdo bisedimi në burg. Ka pasë mjaft ndasi në opinionet e të burgosurve të edukuar, sidomos tek ata që kishin “bagazhe” të së kaluares në kurriz. Por të rinjtë idealistë e pa “bagazhe’ ishin entuziastë se do të vinte dita kur mendja dhe aftësia e tyre do të viheshin në shërbim të atdheut. Unë kam ëndërruar gjithëherë nji Shqipëri të lirë, të pavarur, demokratike, të bashkuar dhe perëndimore (tani europiane). Përgatitja ime arsimore dhe edukimi politik para, dhe gjatë burgut më kanë kondicionue për nji qëndrim të këtill. Akoma sot, mendoj si më parë. Idealizëm djaloshar? Ndoshta! Por nuk mund të heq dorë nga ai qëndrim, sepse për mue do të ishte vdekja ime morale. Kjo ndoshta shkakton edhe pesimizmin tim sot me klasën politike shqiptare e gjendjen në Shqipëri.
Në ato skuta të errta nëntokësore a kishte ndonjë ushtarak, që dhe pse mbante kërbaçin në dore së jashtmi, shpirti dhe sytë i flisnin diçka tjetër?
Po! Ka pasë “qënie njerëzore” në burgjet komuniste. Më kujtohet “Reshter Jonuzi nga Berati” dhe nji kapter nga Vlora (emni nuk më kujtohet) që kanë rrezikuar shumë për të na ndihmuar në ditë të vështira. Është e papërshkrueshme ndjenja e lehtësimit që mbush zemrën e të burgosurit kur “polici’, ose “oficeri” nuk zbaton urdhërat e superiorit për torturë. Aty duket sikur ushqehet shpresa se ka akoma zemër-bardhë në këtë botë të së keqes, ku ata “që i ka zënë rreziku” e në kondita të vështira rrezikojnë jetën e tyre për të lehtësuar vuajtjet e të tjerëve. Elementë të këtillë ngjallin besimin në mirësinë e natyrës njerëzore…edhe në konditat më anti-njerëzore.
Ju keni qenë direkt punëtor krahu në tharjen e Kënetës së Maliqit, në ç’kushte punonit atje?
Është e vështirë të përshkruhet Maliqi. Është shkrue diçka për këtë “njollë të zezë” të historisë sonë. Maliqi ka qenë nji kamp punë cfarosje, ku shqiptari vritej nga shqiptari me urdhër nga “shoku Tito” në Beograd - e vritej me dru, me hekur, me mbytje në ujin e kënetës, me urim, me pagjumësi, me punë jashtë fuqive njerëzore, me çveshje lakuriq në netët e ftohta, ose i lidhun për shtylle etj. Perveç kësaj, komanda e kampit, nxiste të burgosurit ordinerë, një ushtri e vërtetë elementësh të degjeneruar, si dhe ish komunistë të penduar, për të spiunuar, provokuar, dhe rrahur të burgosunit politikë. Kjo na detyroi të mbrohemi kolektivisht dhe të frikësojmë me hakmarrje sulmuesit.
Si i shpëtuat atij regjimi, dhe si e realizuat ëndrrën tuaj për të shkelur tokën e bekuar Amerikën?
Që nga dita e lirimit nga burgu (korrik 1956) deri në ditën e largimit pa entuziasëm nga toka-nënë (gusht 1959), kam qenë i përbuzur e i përndjekur nga Sigurimi (kam zbuluar dy agjentët që më kanë survejuar). Tre ditë para largimit, një shok që punonte në Polici me njoftoi se isha në listë për arrestim. Kontaktova nji ish shok burgu që kishte shtepinë afër kufirit dhe vendosëm datën e mënyrën e arratisjes. Ai më ndihmoj në udhëtim deri sa kalova kufirin pa asnjë incident. (Ma vonë, ai u vra në tentativë arratisje). Një experiencë të këtillë e kam pasë edhe në tetor 1956, gjatë revolucionit hungarez. Ai më njoftoi se isha njeri nga të 400 personat e caktuar për ekzekutim në rast se fillonte revolucioni në Shqipëri. Në Jugosllavi jam mbajtur një vjet në burg i akuzuar si “pro-perëndimor”. Më vonë në kampe refugjatesh në Jugosllavi dhe Itali, ku kam aplikuar për azil politik dhe të drejtën për emigrim në SHBA. Për fat kërkesa ime është aprovuar brenda 24 orëve. Kam arritur në New York më 9 prill 1962. Kam marr nënshtetësinë amerikane në janar 1969.
Gjatë qëndrimit në Amerikë, kishit kontakte me familjen?
Vetëm deri në vitin 1967. Më vonë jo. Edhe kjo gjendje ka qenë nji torturë e vërtetë, sidomos për arsye të nanës plakë që vdiq pa e parë përsëri. Gjithashtu u këput edhe ndihma financiare që dërgoja cdo muaj-për bukën e gojës!
Dhe tani një pyetje intime, në kohën që ishit student në Itali, kishit ndonjë të dashur atje, dhe cili ishte premtimi juaj kur u ndatë nga ajo?
Gjatë jetës studenteske kam qenë“miu i librave”. Nuk kam përballuar situata emocionalisht të vështira…
Ju keni dëshmuar herë pas here për krimet monstruoze të diktaturës komuniste para auditorit amerikan, ashtu edhe në qarqet zyrtare federale, deri në Shtëpi të Bardhë, keni hasur ndonjë reagim negativ nga politikanët amerikanë?
Jo! Përkundrazi. Administrata amerikane e ka njohë mirë gjendjen në Shqipëri, sidomos nga raportet e ambasadave franceze dhe italiane në Tiranë. Unë kam bashkëpunuar ngushtë me Amnesty International për të drejtat e njeriut, dhe kam ndjekur për së afërmi zhvillimin e gjendjes në Shqipëri.
Foto nga takimi i prof Sami Repishti me Dr. Ibrahim Rugovën
Cilat kanë qenë disa nga takimet tuaja me elitën e Diasporës, ku ju keni debutuar për vite të tëra si President i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, për çështjen Kombëtare, dhe cilat janë simpoziumet e organizuara nga ju për Kosovën para Pavarësisë së saj?
Kontaktet për Kosovën me “elitën” shqiptare në SHBA kanë filluar sidomos mbas demonstratave të 1968-s në Prishtinë, Problemi i Kosovës ka zënë vendin e parë në veprimtarinë time. Une kam dëshmuar në Kongres që në prill 1965, dhe besoj të jem i pari shqiptar. Ka dy arsye që Kosova ka zanë vendin e parë:
E para, Shqipëria komuniste ishte shtet i pavarur dhe anëtare e OKB.-s. Pavarësia dhe integriteti tokësor ishin të siguruara nga Bashkësia ndërkombëtare. Po të binte komunizmi, Shqipëria do të bëhej edhe e lirë, dhe natyrisht e pavarur si një shtet i njohur ndërkombëtarisht. Kosova kishte dy “armiq”: kommunizmin dhe serbin. Po të binte komunizmi, Kosova do të mbetej nën Serbinë. Prandej, ne duhej të përqëndroheshim në Kosovë, me qëllim që ta ndihmojmë në rast të përmbysjes së komunizmit në Jugosllavi. Kjo diagnozë politike doli me vend, dhe puna jonë për Kosovën vazhdoi deri në Pavarësi, dhe tani me përkrahje për forcimin e shtetit të ri. E dyta, ka qenë arsye personale. Familja ime ka qenë e internuar në Berat dhe Veliqot të Tepelenës. Ka ekzistuar nji legjislacion komunist që nuk lejonte amnesti për ata që dergohen në kamp për të dytën herë. Kjo don të thonte se çdo aktivitet i imi i hapët kundër komunistëve shqiptarë do të dërgonte familjen në kamp. Nji konsekuencë e këtill nuk justifikohej me aksionin tim, dhe për mua ishte imorale të sakrifikoja familijen për aktet e mia. Për këtë edhe sot jam i bindur se vlerësimi im i situatës në atë kohë ka qenë korrekt. Arsyeja dhe ndërgjegja ime më imponuan orientimin e veprimtarisë sime. Simpoziume e konferenca për Kosovën kemi bërë pothuajse çdo vit. Ajo më e rëndësishmja ka qenë Konferenca Ndërkombëtare për Kosovën, 2 nëntor 1982, ne Graduate Center of the C.U.N.Y. e organizuar nga Prof. Arshi Pipa dhe unë. Morën pjesë 14 profesorë europianë e amerikanë, të cilët folën, pa përjashtim në mbrojtje të Kosovës. Studimet e tyne u botuan në Studies on Kosova (Col.Univ.Press:1984) Po aq me rëndesi janë edhe dëshmitë para Kongresit dhe raportet për Departmentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë.. Në ato vite, ne “perfaqsonim” Kosovën në botën e jashtme.
Ju jeni takuar personalisht me Presidentin Rugova, cilat janë disa nga momentet më të rëndësishme që kini fiksuar në memorjen tuaj për këtë Kalorës të Lirisë?
Herën e parë jam takuar me Dr.Ibrahim Rugoven në prill 1990, në Washington,D.C. Nga Kosova erdhën dy grupe:shqiptare dhe serbe me paraqitë pikëpamjet e tyre. Më vonë kontaktet tona kanë qenë të vazhdueshme, dhe kemi pasë bashkëpunim të ngushtë. Në shtator 1986 unë kërkova hapjen e nji Zyre Informative Amerikane në Prishtinë. Kërkesa u refuzua “për mungesë fondesh”. Ajo u hap në 1996, dhe më vonë u bë Ambasada Amerikane në Kosovë. Kërkesa ime u kundërshtue egërsisht nga Qeveria komuniste e Shqipërisë, e cila përpiqej të mbante nën kontroll cdo inisiative që kishte të bënte me Kosovën. Me këtë rast mora nji letër falënderimi nga Dr. Rugova, dhe në 2005 :“Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit”. E ndjej shumë mungesën e tij.
Si professor i doktoruar për letërsinë franceze ç’mendim keni në lidhje me kontributin e Kadaresë për Kombin dhe Letërsinë?
vijon

Z. Ismail Kadare ashtë padyshim shkrimtari më i mirë i letërsisë shqipe e që jeton. Uroj që vlera e tij të njihet dhe të çmohet edhe më shumë në botën e jashtme, dhe nga institucionet ndërkombëtare prestigjioze. Në Francë ai adhurohet.
Ju keni punuar një kohë të gjatë si professor në disa shkolla të mesme dhe universitete të Amerikës, çfarë ndryshimi keni vënë re midis edukimit europian, pra universitetit në Itali ku ju studjuat dhe sistemit arsimor amerikan?
Foto familjare
Kjo është nji pyetje që kërkon spjegime të gjëra. Shkurtimisht, arsimi në Amerikë, ka një karakteristikë të vetën. Nxënësit e shkollave fillore e të mesme nuk janë nën trysninë e familjeve për të studjuar vazhdimisht, siç është rasti në Europë, e sidomos në Lindjen e Largët. Puna e vërtetë fillon në universitet..Këtu theksohet nevoja e zhvillimit emocional e shoqëror të të rinjve, të cilëve “nuk u grabitet rinia” me punë të rëndë në shkollë. Karakteristika e arsimit amerikan është fryma e lirë në klasë ku mësuesi e nxënësi shkëmbejnë lirisht mendimet e tyne. Ekziston nji tendencë me orientue nxënësin drejt “kërkimit”, pyetjeve të vazhdueshme, dhe për gjithçka, për të kënaqur kurreshtjen jo vetëm për dije formale, por edhe për aspekte të jetës së përditshme. Në mbarim të gjimnazit, nxënesit europianë kanë akumuluar një sasi më të madhe faktesh; por, nxënesit amerikanë kanë nji horizont më të gjerë, mendojnë më sistematikisht, dhe shprehen më lirisht për problemet që ballafaqojnë. Në universitet studimi bëhet rigoroz, më sistematik dhe ofron të rejat e fundit të shkencës artit e letërsisë. Këu në Amerikë ekziston edhe sistemi i “shkollave të zgjedhura” si të mesme ashtu edhe universitete për studentë të dalluar. Shumica e elitës amerikane përgatitet në këto “shkolla” dhe janë të aftë për udhëheqje.
Ju keni qenë vazhdimisht për hapjen e dosjeve, a mendoni se hapja e tyre do të bëhet në rrugë të ndershme nga Partia në Pushtet?
Procesi i hapjes së dosjeve të komunizmit është i nevojshëm dhe i paevitueshëm. Duhet të ndezim dritën mbi dhomat e errëta të diktaturës. Duhet të dalë në shesh e vërteta. Duhet të njohim historinë tonë. Duhet të dimë qëndrimin e shoqënise sonë. Dhe, duhet të peshojmë aktet barbare që u bënë në kurriz të popullit tonë, të dimë thellësine e masën e krimit, të reflektojmë sa poshtë ka ra shoqëria shqiptare, dhe si rrjedhim të mësojmë sa poshtë mund të bjerë shoqeria shqiptare në disa kondita të caktuara. E gjithë kjo nuk ka farë të bëjë me dënime e hakmarrje. Hakmarrja është nji kancer që shkatërron ata që e ushqejnë. Por ne duhet të informohemi mbi të gjitha, të mësojmë nga pësimet e së kaluarës, të dënojmë pa kushte, pa hezitim, pa rezerva “të keqen” që vret, që çnjerëzon, dhe që shkatërron lirinë e dinjitetin e çdo qënie njerëzore, pavarësisht nga bindja politike, gjinia, shtresa shoqënore, cilësitë fizike etj. Hapja e dosjeve na ndihmon në këtë proces informimi të së ardhmes sonë. Përsa kohë që ekzistojnë “hije të zeza” që qëndrojnë mbi kokat tona, shoqëria shqiptare do të lëngojë nga sëmundja e frikës dhe mania e persekutimit. Nuk besoj se klasa politike në Shqipëri ka vullnetin, aftësinë dhe gatishmerinë për nji proces të këtillë.
Cila është familja juaj dhe si u njohët me bashkëshorten tuaj fisnike, znj.Diana Chipi?
Jam kryetar i nji familje të lumtur. Bashkëshortja ime, Diana, ka lindur në Amerikë nga prind gjirokastritë, e flet shqip. Jemi njohur me ndërmjetësinë e të ndjerit Prof.Nexhat Peshkëpia, intelektual me karakter, dhe mik i të dyve. Jemi martuar në gusht 1964 dhe kemi dy femijë: Daren, mjek i martuear me tre femijë; dhe Ava (mban emrin e nënës) avokate, e martuar me dy fëmijë. Si gjysh dhe gjyshe jemi nji çift i lumtun me shtëpinë plot.
Së fundi a shpresoni se tragjedia juaj kolektive siç e cilësoni në librin tuaj: “Nën hijen e Rozafës”, do të jetë më së fundmi një frymëzim për një kryqëzatë kundër torturës?
Nuk jam i sigurtë në se shoqëria shqiptare ka mësuar nga e kaluemja. Ajo që më inkurajon është se Shqipëria po ec drejt qytetërimit perëndimor, që sot është Europë e bashkuar. Dokumentet ndërkombëtare që ka firmosur shteti shqiptar përjashtojnë me përbuzje torturën. Vetëm nji situatë e papritur e paimagjinueshme mund të sjellë torturën e zyrtarizuar. Individualisht? Nuk jam i sigurt. Jemi akoma të paedukuar.
Forumi mbarëkombëtar “Alb-Shkenca” ju vlerësoi me titullin më të lartë, anëtar nderi i Alb-Shkencës, aty ju jeni dhe një anëtar aktiv i saj, si e çmoni këtë forum?
Instituti Alb-shkenca është nje grup shkollarësh shqiptarë, shumica të edukuar në universitete perëndimore dhe tani me shërbime në institucione universitare, ose qendra kërkimesh nëpër botë. Qëllimi i tyre është të bashkohen në nji “tryezë të rrumbullakët” dhe me anë të Internetit të hetojnë, të diskutojnë, dhe mundësisht të keshillojnë autoritet shqiptare në Shqipëri e Kosovo mbi rrugën më të përshtatshme për të zgjidhur problemet që paraqiten sot në hapësinën shqiptare në Ballkan. Qëllimi është i mire, dedikimi është për të lavdëruar dhe puna që bëhet është në nivel të kënaqshëm. Sigurisht, ka të metat e fillimit, por ka gjithashtu edhe premtimin e një të ardhme më të ndritur. Une jam kryelartë që kolegët e Institutit më kanë dhënë titullin “Anëtar Nderi” dhe do të përpiqem ta meritoj.
Ju faleminderit për intervistën, prof.Repishti!
Ishte kënaqësia ime zonja Zylo, për këtë intervistë!
NY, 2009

Similar topics
» Sami Repishti: Zbrazëtia shqiptare më ngjall frikë!
» Sami Repishti: Kosova nuk ka vend për ''talibanë''
» Sami Repishti: KAMBANAT BIEN PËR TË GJITHË
» SAMI REPISHTI:SHOQNIA SHQIPTARE NUK SHËROHET NGA MURTAJA KOMUNISTE, PA DALË NË SHESH E VËRTETA
» SAMI REPISHTI:NË PRITJE TË KRYEMINISTRIT EDVIN RAMA

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi