Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder Karaqica:Dilemat rreth regjisrimit të popullsisë në Maqedoni

Shko poshtë

Skënder Karaqica:Dilemat rreth regjisrimit të popullsisë në Maqedoni Empty Skënder Karaqica:Dilemat rreth regjisrimit të popullsisë në Maqedoni

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 15, 2011 12:06 am

Skënder Karaqica:Dilemat rreth regjisrimit të popullsisë në Maqedoni 49231_603727769_4450_n

Skënder Karaqica:Dilemat rreth regjisrimit të popullsisë në Maqedoni


Në lokalet e Qendrës Kulturore Shqiptare në Çikago u mbajt një takim pune me asociacionet politiko-kombëtare të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane dhe Shoqatës,,Prespa,,ku për temë diskutimi ishin disa aspekte dhe dilemat rreth regjistrimit të popullsisë në Maqedoni.Muhamet Rakipi,Konzul i Republikës së Maqwedonisë në Çikago i njohtoi të pranishmit përkitazi me disa segmente të Ligjit për regjistrimin e popullsisë në këtë vend dhe angazhimi i të gjithë bashkatdhetarëve tanë kudo në botë dhe SHBA që të bëhen pjesë e këtij segmenti ligjor për realizimin e të drejtës për regjistrim.Më këtë rast asociacionet politiko-kombëtare të SHSHA-ve paraqitën dilemat rreth regjistrimit të popullsisë në muajin prill të këtij viti,që siç thanë ata shumica e mërgimtarëve tanë nëpër botë nuk do të kenë mundësinë për të realizuar të drejtën për regjistrim të familjeve të tyre.

Në margjinat e këndit ligjor për regjistrim,zëshëm kanë vënë në spikamë Tefik Abdullahu,Mahmut Skenderi,Astrit Mehmeti,Skënder Karaçica,Vëllaznim Sherifi ,Sedat Sadiku se këtë herë do të mbesin jashtë listave të regjistrimit më se 200 mijë shqiptarë të shpërndarë nëpër botë.Kjo,sipas tyre,do të ndikojë në (mos)ndryshimin e strukturës kombëtare shqiptare në Maqedoni me të cilën pushteti aktual do të caktojë një përqindje qysh tashti të njohur(!)që dosido do të ruajë baraspeshën dhe mbipopulimin me ,,popullin,,maqedonas!

E gjithë kjo rrjedhë,u tha në takimin e sotëm të Çikagos,kërkon që bashkatdhetarët tanë kudo që janë në botë dhe SHBA të bëjnë çdo gjë të mundur që të jenë prezentë me të dhënat e tyre për regjistrim në vendlindje.Ka ardhur koha që çështja shqiptare në Maqedoni sa i përket spektrit të regjistrimit më të dhënat relevante të thuhen të vërtetat statistikore.Tërë mekanizmat shqiptarë në Maqedoni duhen të mendojnë mirë për për të sotmën dhe ardhmërinë e tyre në konditatat dhe në ndryshimet kushtetuese,që ata njëherë e mirë të bëhen pjesë e të barabartëve dhe shtetformues në Maqedoni.

Skënder Karaçica

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi