Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Buqe Berisha:Ftesë

Shko poshtë

Buqe Berisha:Ftesë Empty Buqe Berisha:Ftesë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 15, 2011 6:22 pm

Buqe Berisha:Ftësë

Buqe Berisha:Ftesë 161496_699252563_1940349_n

Të nderuar, kemi kënaqësinë që t`ju ftojmë se me 16.02.0 ne orën 20:00 për ndere te tre vjetorit te pavarsis se Kosovës shfaqjes “Darka e gabuar” sipas romanit me të njëjtin titull të shkrimtarit Ismail Kadare, dramatizuar nga regjisori Fatos Haxhiraj.

Luajnë aktore e mirënjohur : Bujar Asqeriu, Artan Imami, Ahmet Pasha, Naun Shundi, Anastas Kristofori, Mehdi Malka, Guri Koço, Marjana Kondi, Erjona Kakeli, Pirro Malaveci, Andon Qezari, Merkur Bozgo, Sokol Angjeli, Bajram Dosti, Gjergji Mena, Dritan Boriçi, Marsiaz Lila dhe Anil Frashëri. Skenografia vjen si realizim nga Taulant Pustina, kompozitor Ardit Gjebrea dhe kostumografia nga Durim Neziri.

Sinops:

“Darka e gabuar” është kronikë e ndryshimeve dramatike, përmbysjeve, përjetimeve të dhunshme, tragjikomedisë që kaloi Shqipëria që nga kapitullimi i Italisë, pushtimi gjerman e deri në vdekjen e Stalinit, kohë kur hidheshin themelet e “Rendit të Ri”, komunist. I bazuar në një ngjarje të vërtetë, për të cilën janë dhënë interpretime të ndryshme, Ismail Kadare bën “autopsinë” jo vetëm të qytetit, por sidomos të periudhës historike të fillimit të vendosjes së diktaturës komuniste, këtij mashtrimi të madh, viktimë e të cilit janë në radhë të parë intelektualët. Ngjarjet ndodhin në Gjirokastër ku jeton dhe punon doktor Gurameto i madh (Bujar Asqeriu), kirurg i qytetit, i cili ka studiuar në Gjermani.

Pararoja e trupave gjermane që futen nga Greqia për të pushtuar Shqipërinë qëllohet nga komunistët. Si rrjedhojë qyteti bombardohet dhe në vazhdim merren peng 80 civilë.

Doktor Gurameto i madh fton për darkë komandantin nazist, Fritz Von Shvabe (Ndriçim Xhepa) që ka qenë dikur shok shkolle me të. Në përfundim të “Darkës” pengjet lirohen dhe doktor Gurameto shihet si hero në sytë e disave, shpëtues i qytetit dhe si armik, në sytë e të tjerëve. Kjo “Darkë” u bë e “Gabuar” pasi fatalisht përcaktoi kthesën në jetën e doktorit.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi