Reshat Kripa: Mikpritja kosovare
Faqja 1 e 1
Reshat Kripa: Mikpritja kosovare
Në tre vjetorin e pavarësisë
Mikpritja kosovare
Nga Reshat Kripa
Nga mendimet ku isha zhytur më zgjoi zilja e telefonit. Ngrita receptorin dhe pas tij ndjeva zërin e Uranit, mikut tim:
- Kemi një ftesë nga miku im, Sabri Maxhun Novosella, pronar i llixhave “Nëna Naile” në Kosovë. Dëshëroni të vini?
E prita me kënaqësi. Dhe nuk mund te ishte ndryshe. Shkuarjen në atë vend gjithmonë e kam patur ëndërr. Qysh i vogël kisha dëgjuar për atë vend të begatë që e quanin “Hambari i Shqipërisë”. Këtë ëndërr munda ta realizoj më 17 shkurt 2008, ditën e pavarësisë së Kosovës. Ishte një ditë e paharruar. Në mes të atij entusiazmi të paparë, rrethuar ngado nga parulla “Bacë, u kry!”, më dukej vetja sikur përjetoja në Vlorën time të vitit 1912, në krah të Plakut të Vlorës dhe Isa Boletinit, në krah të Mit-hat Frashërit dhe Luigj Gurakuqit. Në ato çaste mendoja:
- Përse duhej pritur kaq shumë, gati një shekull për t’ia arritur kësaj dite?
Para syve më dilnin ditët e Luftës së Dytë Botërore, kur Kosova ishte Shqipëri dhe kur, nga të katër anët e atdheut, niseshin burra për të punuar dhe ndihmuar Kosovën. Edhe nga qyteti ynë shkuan shumë. Po përmend vetëm dy prej tyre, juristin dhe poetin Kudret Kokoshi, prokuror i përgjithshëm në Prizren dhe Ago Agajn, prefekt në Mitrovicë, të cilit vendasit i ngjitën epitetin “Kosovari nga Vlora”. Ishin komunistët shqiptarë ata që ia falën këtë gjymtyrë të atdheut serbëve me mbarimin e luftës. Një tradheti e padëgjuar në historinë e kombeve.
Ajo që më ra më shumë në sy në këtë vizitë të parë ishte mikpritja kosovare. Sapo merrnin vesh që vinim nga toka mëmë, na përqafonin me një dashuri të paparë, madje as që na linin të paguanim edhe kafetë që pinim. Për ata, ne përfaqësonim atdheun mëmë, aq shumë të dëshëruar prej tyre. Në mënyrë të veçantë mikpritësi ynë, i nderuari poeti dhe shkrimtari Ibrahim Kadria që na liroi dhomat e shtëpisë së tij gjatë atyre ditëve që qëndruam atje.
Vizitën e dytë në këtë vend të begatë e bëra një vit më vonë, me nismën e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, mikut tim Bujar Leskaj. Vizituam disa qytete dhe qendra kulturore e historike. Zhvilluam takime me personalitete të kulturës dhe politikës. Një mbresë të jashtëzakonshme më la vizita në vendlindjen e heroit të Kosovës, Adem Jasharit. Kur shikoja kullën e jasharajve të bërë shoshë nga plumbat e pushtuesve serbë, varrezat e martirëve të rënë në luftën për liri, apo kur dëgjoja ciceronin të na shpjegonte çastet kulmore të kësaj lufte, më kujtohej parulla që kishte mbuluar fasadat e ndërtesave të Prishtinës në ditën e pavarësisë, “Bacë u kry!” dhe mendoja se populli i Kosovës i nderonte ashtu siç e meritonin bijtë e tij të rënë.
Ndaj kjo ftesë më zgjoi nostalgjinë për këtë vend të mrekullueshëm. U nisëm një ditë janari. Ishim njëzetedy të përndjekur politikë, burra dhe gra, pothuajse nga të gjitha krahinat e Shqipërisë. Nuk do të ishte një vizitë treditore si dy herët e mëparëshrme. Do të qëndronim plot dhjetë ditë. Mbërritëm në mbrëmje. Na priste mikpritësi ynë, i nderuari Sabri. Pasi u sistemuam nëpër dhoma dhe hëngrëm një darkë të shijshme, miku ynë na ftoi për një kafe, ku na tregoi për veten dhe kompleksin e tij. Ajo që më bëri përshtypje ishte njoftimi i tij se për çdo dhjetë ditë ai ftonte grupe personash të shtresave të ndryshme si të përndjekur politikë, veteranë të luftës për liri, familiarë të të rënëve e të
tjerë. Një gjest me të vërtetë humanitar që tregonte zemërgjërësinë e këtij burri.
Sabri Maxhuni, një luftëtar idealist i luftës për liri dhe bashkim kombëtar. Një luftëtar i parimeve nacionaliste, i burgosur nga pushtuesit serbë në burgun famëkeq të Goli Otokut, pjesmarrës i grupit të rinjve të Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve ne vitit 1964 për të drejtën e Kosovës për vetevendosje, autor i tre librave me përmbajtje thellësisht kombëtare, luftëtar i idesë së bashkimit të Kosovës me truallin mëmë, kryetar i Partisë Nacionaliste Kombëtare, armik i betuar i çdo lloj tiranie dhe diktature, ku natyrisht përfshihej edhe ajo komuniste me në krye tiranin Enver Hoxha, ishte mikpritësi ynë i nderuar.
Me shembjen e sistemit komunist emigroi në Suedi ku punoi për dymbëdhjetë vjet, duke siguruar një shumë të ardhurash, të cilën vendosi ta investojë në atdheun e tij. Kështu bleu truallin dhe ndërtoi kompleksin modern të banjave termale në Kllotok të komunës së Vitisë. Ndërtoi gjithashtu edhe një spital me të gjitha paisjet e kohës si dhe ngriti një fermë ku mbarështronte lopë, dhënë, dhi dhe ku kishte mbjellë shumë pemë dhe kultura bujqësore. Ky ishte Sabri Maxhuni, modeli më i mirë i biznesmenit të shekullit në të cilin jetojmë.
Pikërisht në këto ambjente komode gjetëm mikpritjen kosovare që kisha vrejtur në dy vizitat e mëparëshme. Treqind të rinj dhe të reja, që shërbenin në këtë kompleks, ishin të gatshëm, me buzën në gaz, të na shërbenin sa më mirë që të ishte e mundur. Të njëjtën gjë vrejtëm edhe në pacientët kosovarë që ndodheshin aty për kurim. Por mbi të gjitha më kanë mbetur në mendje mbrëmjet kosovare ku, të ulur në sallonin e pritjes, pinim kafen në praninë e disa personaliteteve të shquar, që ishin ftuar nga mikpritësi ynë posaçërisht për të biseduar së bashku.
Kujtoj poetin dhe shkrimtarin, Murteza Xajë Nura, autor i mbi njëzet librave, tre herë i burgosur politikë nga rregjimi serb, që dritën e botimeve e pa vetëm pas vitit 1992. Kur ligjëronte ai të gjithë heshtnin. Ishte figura dominuese e atij ambjenti.
Kujtoj dramaturgun, kineastin dhe regjizorin e njohur kosovar, Ekrem Kryeziu, autorin e dramës së shfaqur edhe në vendin tonë “Epoka para gjyqit”, që fliste me profesionalizëm për artin e shtatë.
Kujtoj arshivistin e urtë, Jusuf Osmani, që me fjalën e tij të ngadalshme të krijonte bindjen që kishe para vetes një njeri të madh.
Kujtoj Selatin Novosellën, vëllanë e zotit Sabri, njëmbëdhjetë vjet burg si kundërshtar i pushtimit serb, autor i shumë monografive, portreteve, librave publicistikë dhe dokumentarë,
Kujtoj kryetarin e Komunës së Vitisë, Nexhmedin Artifin dhe stafin e tij që erdhën posaçerisht për t’u takuar dhe biseduar me ne.
Kujtoj gjithashtu zonjat e nderuara të zotërinjve të mësipërm që shoqëronin për çdo ditë zonjat e ardhura nga Shqipëria.
Bisedat tona ishin krejtësisht miqësore, si ato që zhvillohen midis vëllezërve të një gjaku. Herë binim dakord për mendimet e shprehura, herë jo dhe debatet ndizeshin edhe më shumë. Megjithatë ato ishin gjithmonë miqësore.
Një mbresë të veçantë më la udhëtimi nëpër Kosovë. Vizituam disa qytete dhe qendra historike. E para Prishtina. Në selinë e Partisë Nacionaliste Kombëtare të Kosovës, në një nga sallat e saj disa fotografi të heronjve të kësaj partie. Ne mes tyre nje vajzë njëzetetrevjeçare. Ishte shkodrania Marie Shllaku që kishte shkuar në Kosovë për të luftuar që Kosova të quhej Shqipëri dhe u sakrifikua për të. Më kanë mbetur të rregjistruara në mendje fjalët e saj përfundimtare para gjyqit ushtarak në Prizren,
1946, ku ajo do të deklaronte:
Ne luftuam që pjesët më të dhimbshme të Atdheut t’ia kthenim mëmës së vet. Por, e kuptoj se kjo gjë s’do të mund të bëhet sot. Megjithatë, edhe pas vdekjes sonë, djemtë dhe vajzat shqiptare do të vazhdojnë luftën derisa Kosovën t’ia bashkojnë Shqipërisë1
Një mbresë të veçantë na la vizita në vendin e quajtur Strelishtë, ku ishin pushkatuar me qindra e qindra martirë të lirisë. Me dhimbje Sabriu na tregonte se profesori i njohur Muhamet Pirraku, pati propozuar që aty të ngrihej një përmendore madhështore dhe që për fat të keq ende nuk ishte ngritur. Për më tepër ishte shndëruar në një vend grumbullimi dherash dhe plehrash. Mua m’u kujtua Shqipëria që edhe ajo nuk ka vendosur asnjë pllakatë përkujtimore në vendet ku kanë rënë martirët tanë.
E dyta Mitrovica. Një vizitë dhe disa fotografi në urën e famshme të Ibrit që serbët, më kotë ende kërkojnë ta bëjnë një pikë ndarje me shqiptarët. Pastaj një drekë e shijshme në restorant “Trofta” në Istog, për të vazhduar në Gjakovë dhe Pejë dhe për të përfunduar përsëri në Kllokotin mikpritës.
Nuk mund të le pa përmendur edhe vizitën e bërë së bashku me mikun tim, Kostaqin, në banjat e vjetra të Kllokotit ku u takuam me të njohurin tim, doktorin Aziz Zubaku, me të cilin isha takuar gjatë vizitës time të parë në Prishtinë. Biseduam, shkëmbyem mendime. Miku na shpuri edhe në Gjilan ku, në praninë edhe të disa miqve të tij, drekuam në një restorant shumë të këndshëm.
Këto ishin përshtypjet e mia nga kjo vizitë. Këto ishin edhe përshtypjet e të gjithë shokëve të grupit tonë. Këto përshtypje na i krijoi Kosova me mikpritjen e saj, por na i krijuan të gjithë ata burra me të cilët u njohëm atje dhe në mënyrë të veçantë mikpritësi ynë, Sabri Maxhun Novosella.
Faleminderit i nderuar Sabri! Faleminderit e shtrenjta Kosovë!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Reshat Kripa: Fatkeqët
» Reshat Kripa: Të ndalim dhunën komuniste
» Reshat Kripa: Përvjetori i një masakre të paramenduar
» Reshat Kripa:Disa vrejtje për mikun tim
» Reshat Kripa: “Minosët” e kohës sonë
» Reshat Kripa: Të ndalim dhunën komuniste
» Reshat Kripa: Përvjetori i një masakre të paramenduar
» Reshat Kripa:Disa vrejtje për mikun tim
» Reshat Kripa: “Minosët” e kohës sonë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi