Zhdukja e Remzi Hoxhës, zbardhet dëshmia e Avdyl Loshajt

Publikuar: Sot, më 18 shkurt 2011
Tiranë, 18 shkurt - Zbardhet rrëfimi tronditës i Avdyl Loshajt, pengut që u mbijetoi torturave të SHIK-ut. Dëshmia e tij, e ardhur përmes letër-porosisë, është prova kryesore në gjyqin ndaj tre ish-SHIK-asve, Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Ilir Kumbaro, të cilët akuzohen për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, 16 vjet më parë.
Loshaj për herë të parë ka pranuar para gjykatës se e ka parë Remzi Hoxhën në bazën e SHIK-ut në Lezhë, me fytyrë të deformuar dhe të dërmuar nga rrahjet, dhe e ka peng në zemër që nuk e mësoi fatin e tij. Ai ka sqaruar se ka qenë në Shqipëri për arsye shëndetësore dhe se ishte i angazhuar në aktivitete politike në kuadër të Ballit Kombëtar, për shkak të programit të tij për bashkimin e trojeve shqiptare.
Në dëshminë e tij, Loshaj thekson: “Muaji tetor ka qenë muaji ma i tmerrshëm në jetën time, për shkak se unë kam përjetuar torturat më çnjerëzore. Unë nuk jam i vetëdijshëm se sa ditë kam qëndruar aty, por nga torturat dhe goditjet nga çdo lloj mjeti, dru, shufra gome etj, unë i kam thënë Ilir Kumbaros se “ti nuk mund të jesh ma atdhetar se unë” dhe të gjitha këto tortura që më bëheshin kanë qenë që unë të pranoj se kam kryer atentat mbi Kiro Gligorovin, presidentin e atëhershëm të Maqedonisë, transmeton Balkanweb.
Loshaj rrëfen se gjatë rrugës për në bazën e SHIK-ut në Lezhë ka pasur një thes të zi në kokë dhe nuk ka parë asgjë, “vetëm frymëmarrjen e kam pas të lirë”.
“Pastaj, Ilir Kumbaro përsëri ka vazhduar të më marrë në pyetje, duke më rrahur me një zorrë uji, këmbëve ku isha i dëmtuar dhe me këmbë të thyera, për arsye sepse unë jam hedhur nga kati i tretë, duke më thënë ‘ti e kë bërë veprën, ti do na i shkatërrosh marrëdhëniet me Maqedoninë’. Aty kam qëndruar 6-7 ditë, ditë dhe natë ka qenë më e tmerrshmja nga tjetra. Na fusnin në ca gropa të hapura dhe të thella deri në fyt, gjuanin me armë në drejtim tonë dhe unë kam pas fat që të shpëtoj. Kjo ndodhte gjatë natës”.
Avdyl Loshaj tregon edhe njohjet e tij me Remzi Hoxhën. “Jemi njohur si aktivist politikë me një ideologji të përbashkët, të krijuar nga viti 1989, pas vrasjes së shokut tim I. Qorraj, në muajin mars nga forcat serbe. Unë e kam parë Remziun edhe në burg në muajin tetor 1995 në Lezhë. E kam parë Remziun në gjendje të atillë, që ai nuk ishte Remziu që unë e kam njohur për shkak të torturave që i ishin bërë. Ai ka qenë i dobësuar fizikisht, me fytyrë të deformuar dhe nuk mund të qëndronte në këmbë dhe vetëm jemi përshëndetur kështu të them me kokë. Dhe më nuk e kam parë, por vetëm kam dëgjuar britmat e tij nga torturat që i janë bërë. E kam brengë jetësore që të dijë fatin e tij”.
Ndërkaq, në lidhje me Arben Sefgjinin, Loshaj shprehet se nuk e njeh, por mendon se ky duhet të jetë ai personi i gjatë që fliste greqisht. Gjykata e Krimeve të Rënda e ka administruar si provë këtë dëshmi dhe në seancën e radhës pritet të marrë në pyetje edhe të pandehurit.
http://www.koha.net/index.php?cid=1%2C7%2C50036

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shtyhet përsëri gjyqi për zhdukjen e Remzi Hoxhës
» SHIK-u i Berishës fajësohet për vrasjen e Remzi Hoxhës
» A po zbardhet misteri ‘vetëvrasjes’ së Dino Asanajt
» Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël?
» Zhdukja e Bleonës, fshatarët panë rrëmbyesin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi